Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike Aleksandër Biberaj, në vazhdim të vizitës zyrtare në SHBA, zhvilloi takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u takua me David Burger (Drejtor në Detyrë për Europën Jugore dhe Qendrore) si dhe me z. Christopher R. Carver (Përgjegjës për Shqipërinë).
Në takim u diskutua për zgjedhjet e 23 qershorit dhe rotacionin politik dhe rotacionin e elitave politike në Shqipëri. Tema të tjera të bisedës ishin lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shteti ligjor, respektimi i të drejtave të njeriut , papranueshmërinë e retorikave nacionaliste dhe roli i shqiptarëve në Ballkan.
Burger shprehu shqetësimin amerikan për zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat tha ai duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Ai vuri në dukje se administrata amerikane po ndjek zhvillimet politike në Shqipëri dhe do të monitorojmë nga afër procesin zgjedhor në qershor.
“Politika shqiptare duhet të reflektojë ndaj mesazheve të dhëna nga Sekretaria amerikane e Shtetit gjatë vizitës së saj në Tiranë,” tha Burger.
Duke folur për tonet nacionaliste të vërejtura gjatë kohëve të fundit, Burger shprehu papranueshmërinë ndaj këtyre toneve, pasi problemet e shqiptarëve të rajonit zgjidhen nëpërmjet dialogut, i cili duhet mbështetur.
“Në këtë pikë Burger mbështeti politikën e ndjekur nga lidershipi i FRD-së për çështjen e shqiptarëve në Ballkan,” thuhet në një njoftim të FRD.
Biberaj i njohu zyrtarët amerikanë me arsyet e krijimit të FRD-së si një domosdoshmëri e kohës dhe kërkesë e qytetarëve shqiptarë,si dhe me rolin dhe misionin e saj. Nënkryetari i FRD-së Biberaj shprehu bashkëbiseduesve besimin se FRD do të jetë një faktor i rëndësishëm politik në vendimmarrjen pas 23 qershorit, “vendimmarrje që do të jetë në shërbim të demokracisë dhe qytetarëve shqiptarë”.
Po Lisandro Gojoren mer Aleksander, ate djalin me miningjit qe keni ne FRD, nuk e paske marre me vete?
Po ju nuk dini as me lidh poturet me ushkur mer karagjozat e Bamirit !
Vota per FRD-ne eshte vote per Sali Berishen, babane e bastardeve dhe gjyshi i femijeve te importum.
Kujdes me voten qe neser mos befasoheni nga qendrimi i kesaj palo partie.
Duket qè Aliu diçka ju ka bèr,por nè çdo artikull ku flitet pèr FRD,keni merak dhe Lisandrin,qè nuk e njoh,dhe asqè mè duhet.Fakti èshtè, ty qè tè ka bèr Aliu,se jeni tepèr injorant,dhe sot e keni kaluar cakun duke pèrmendur dhe menigjitin,qè dhe nqs nuk èshtè e vèrtetè ,ju jeni njè bastard qè shkruani kto komente kaq tè ulta nè nivelin personal,ku tregoni qè èshtè eksperienca e hidhur qè do ju ketè lènè Aliu,ose Lisandri.
Ishe mè *simpatik*,si shoku burgaxhi,edukohu injorant!
Veronika,
Aliu eshte Ali Aljushani, ish minister shendetsie vite me perpara. Ka nje histori shume interesante midis tij dhe Berishes dhe une ankohem qe ne nick per ate qe na ka bere Aliu. ?
Per FRD-ne e kam zgjedhur kete emrin sepse sa here flet ky me kujton Enkelejd Alibene, me duken nje prerje. Mbase mund te isha marre Blerim Celen, po ky me ben me shume pershtypje.
Lisandri nuk me ka bere gje, Aliu po. ?
Po gjithsesi nuk duhet votuar FRD sepse vota per ta eshte vote qe shkon per Berishen. Ketu do jemi e do e kujtosh Aliun. ?
He se mos harroj : FRD ka ndermarre nje fushate sulmi ndaj Edi Rames per 21 Janarin qe i coi njerezit para plumbave si mish per top. Ku ndryshon FRD-ja nga PD-ja atehere?
E di kush i thote keto? Lisander Saraci, shef departamenti ne FRD.
E nisem demokracine me Piper dhe po e perfundojme me Piper! (Elez Biberaj & Co)
Cfare vjen me pas?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/albanian-independence-day-new-york-city_29.html
MOREM FUND-22 vjet me pare ne nje radio zhurme qe quhej ‘zeri i Amerikes’ ku flisnin zera te ngjyrrur anti shqipetare e injorante nen drejtimin e ‘biberonave’ filloi shkaterrimi nepermjet ‘terapise se shokut’ udhehequr nga shurranjozet e bllokut fatosa e pashko.Tani po mbyllet varri.MJERE KY POPULL ME BIBERAJ E BIBERONE.
FRD e drejtuar nga Z Bamir Topi eshte e vetmja parti rreale e Djathte,ka ne gjirin e saje intelektual te vetete,ska lidhje me komunistat e spiujte e plakut,antishqiptaret e vertete,hajdutet e vrasesit,qe komandohen nga plaku diktator,komunisti,flliqsira i vetmi ne SHqipri e rajone.Kundershtaret e ksaje partie jane xheloze,se shqiptaret tani me jane gjendje te dallojne,mashtruesit me paretite mashtrues te tyre.FRD do te kete perkrahjen masive te shqiptarve qe duan rrealishte,ndryshimet e DEMOKRACINE,e penguar qellimishte deri tani nga komunisti Krokodili i vicidolit.
Po kombinimin agresiv, kemishe blu-kollare ngjyre kanarine, kush ta ka rekomanduar o Aleksander?!
hahaha, ajo me ra ne sy edhe mua. jane nam keta duke bo kombinime kuqezi neper festivale boterore e festa e ngjyra partish me ndihmen e kollareve… hipokrizi provinciale e neveritshme.
Shume i thjeshte dhe popullor ky Biberaj.Publikon vetem fotot me keta zorraxhinjt dhe jo me Obamen dhe Biden,kur dihet mire qe ata e kane pritur dhe percjellur si hero…se helbete tropojan hesapi.