Entela Sako: Si ma ekzekutuan burrin përpara syve. E qëllova atentatorin me çadër

24 Janar 2013, 10:49Politika TEMA

Ekzekutimi i Admirim Sakos është bërë në sytë e bashkëshortes së tij, Entelës.

Bashkëshortja e Sakos ka pohuar në polici se e ka parë të riun që qëlloi mbi burrin e saj, madje ajo e ka goditur atë edhe me çadrën e shiut. Ajo ka rrëfyer se ka qenë duke pritur Admirimin që të nxirrte makinën nga garazhi, në momentin që ka parë një djalë afro 25 vjeç, që ka qëlluar tre herë mbi Admirimin.

“Admirimi hipi në makinë dhe unë qëndrova jashtë që ta nxirrte nga aty, pasi nuk kisha nga të hipja, duke qenë se dera e pasagjerit ishte e ngjitur me murin. Sapo ai u fut në makinë dhe  e mbylli derën, një person i shëndoshë, fytyrën nuk ia pashë dot se ishte errësirë, u afrua tek xhami dhe qëlloi me armë. Në fillim mendova se mos ishte ndonjë i njohur i tij dhe iu afrua për t’i thënë ndonjë gjë, po kur dëgjova krismat, u tmerrova. Fillova të bërtas dhe të shaja personin që kisha pranë dhe e godita me çadrën që kisha në dorë. Ai nuk foli asnjë fjalë dhe më shtyu duke më përplasur tek makina dhe më pas u largua”, tregon nëna e dy fëmijëve.

Policia bën me dije se po heton në dy pista, në atë të konflikteve të mëparshme të Sakos dhe pistës tjetër, sipas të cilës 37 vjeçari është ekzekutuar për shkak të lidhjeve që ka pasur me Elton Deliun, i cili u ekzekutua bashkë me nënën e tij në vitin 2008 në banesën e tij.

“Nipi im ishte në punën e tij, nuk shqetësonte njeri. Unë nuk di ndonjë rast që nipi im të ketë pasur probleme apo konflikte me njeri. Për arsyen dhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja, unë nuk di se çfarë t’u them. Këtë e di vetëm ai që vdiq. Tani që neve na iku djali, nuk kemi më kohë për asgjë tjetër”, rrëfen për GSH xhaxhai i viktimës Shyqyri, Sako.

7 komente në “Entela Sako: Si ma ekzekutuan burrin përpara syve. E qëllova atentatorin me çadër”

  1. Cen Cibuku says:

    Po o xha Shyqi, nipi jot ishte ne punen e tij me lokale dhe makina. Se me ca lekesh i keni ble ato lokale ti nuk din gjo.

    Gjith ato qi jan mor me pun te pista u bon me lokale ne ket vend. Si nje vend mafjozesh. Nuk ka pyet kush ktu ku i gjete leket si e vune pasurin, si e bleve lokalin 300 mij euro etj, etj,

  2. elio says:

    Nuk kishte asnje konflikt, ishte i mire, i ndershem, i sjellshem vetem se ishte “pak mafioz e drogaxhi”…

  3. duro says:

    E po si te meresh me pune te pista keshtu do e pesoni moramdhjenj e dreqit si s’u bet njrez njehere race e poshter

  4. dritani says:

    Po Shyq po!
    Nji “shofer” tek ai restorant as per te marre ere nuk futet dot.
    Edhe ai qe e vrau ne “punen” e tij ishte.

    S’po marrim vesh se cfare quhet pune…

  5. Claudio says:

    O komentatora pa ditur dhe pa e njohur historine mos beni komente kot. Se ja fusni kot jo per gje.

  6. Beni says:

    Po ne fakt si eshte e verteta Claudio?

  7. fjolla says:

    Ishalla arrin rradhe dhe te politikant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje