Nëna: “Jam penduar që hodha foshnjën në mbeturina”. Pipero: “Mjekja Thaçi ka bërë vrasje me paramendim”

24 Janar 2013, 11:15Politika TEMA

“Jam e penduar që hodha foshnjën në mbeturina. Zoti më ka dënuar për këtë”. Këto janë fjalët e nënës 28- vjeçare, e cila vetëm  dy javë më parë abortoi foshnjën dhe e hodhi në kazanin e mbeturinave.

Sipas saj vendimi u mor për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe kushteve të vështira ekonomike.

“Mjeku tha që nëse nuk  e abortoja, rrezikoja jetën, ose unë, ose fëmija. Prandaj më mirë vendosa që ta abortoja,” shprehet për GSH Silvi Dollanaj.

E pyetur se si e gjeti mjeken, ajo pohon se: “Ajo punon tek klinika këtu në lagje, punon edhe në një klinikë private. Më siguroi që çdo gjë do të shkonte në rregull, vetëm se duhej t’i paguaja shumën prej 400 mijë lekësh. Më tha se nuk më merrte në dorëzim nëse nuk i merrte lekët në dorë. U detyrova dhe mora borxh që të abortoja, fillimisht i dhashë 200 mijë lekë dhe pjesën tjetër ia dhashë pas operacionit”.

Ajo shprehet se me duart e saj e ka vendosur foshnjën në kazanin e plehrave.

“Po, e kam hedhur vetë dhe ky është gabimi që bëra unë. Zoti më faltë! Po patjetër që jam penduar siç pendohet çdo nënë për fëmijën e saj, por ajo që ndodhi, ndodhi. Jam e penduar shumë që në momentin që bëra abortin, por s’e ktheja dot pas. Madje tani kam edhe vajzën sëmurë dhe mendoj se Zoti më ka dënuar për veprimin që kam bërë”, deklaron Silvi Dollanaj.

I kontaktuar nga GSH, Pëllumb Pipero ka pohuar se mjekja nuk kishte licencë dhe ka kërkuar publikisht që prokuroria të fillojë hetimet në lidhje me ngjarjen.

“Kjo mjeke nuk ka licencë. Veprimi që ajo ka bërë është vrasje me paramendim, ndaj i kërkoj publikisht prokurorisë të fillojë hetimet për ta dënuar sipas ligjit. Megjithatë edhe po të kishte licencë, ajo sërish ka thyer ligjin, sepse aborti në vendin tonë është i lejuar deri në muajin e tretë të shtatzënisë. Pas kësaj periudhe është rreptësisht e ndaluar”.

Ndërkohë mjekja ka deklaruar: “Unë nuk kam se çfarë të them për gazetat. Deponimet i ka marrë policia, por është mirë të mos lakohet emri im se jam mjeke e nderuar dhe është turp. Gazetarët janë me shkollë të lartë si puna ime dhe nuk duhet të merren me prishjen e reputacionit të mjekëve se dalin njerëzit e flasin poshtë e përpjetë. Mos bëni lajme budallëqesh. Këto janë. Del një psikopate atje edhe …”, thotë Mira Thaçi.

Mjekja nuk pranon kurrsesi që ta ketë bërë abortin pasi 28 vjeçarja Dollanaj ishte në muajin e gjashtë.

10 komente në “Nëna: “Jam penduar që hodha foshnjën në mbeturina”. Pipero: “Mjekja Thaçi ka bërë vrasje me paramendim””

  1. Mjek says:

    Ngjarje komplekse, si dhe shume te tjera te ketyre koheve te fundit, ku Pellumb Pipero ka marre rolin e kaloresit te imazhit te moralit dhe perfeksionit profesional.
    C’mund te presesh?!

    1. Nje mjek tjeter says:

      Pellumb Pipero eshte nje tjeter super hajdut i Ministrise se Shendetesise po aq i shemtuar ne shpirt sa eshte ne fytyre. I ka mbushur (zbrazur) spitalet me ilacet e pavlera qe sjell firma e vet farmaceutike dhe del ben moralistin poshte e perpjete. Ka mesuar nje taktike qe del e prononcohet publikisht sa eshte lajmi i ngrohte qe gjasme MSh do te marre te gjitha masat e nevojshme, do denoje fajtoret dhe te tjera genjeshtra, por po te ndjekesh ne vijimesi ceshtje te caktuara asgje nuk zgjidhet nga momenti qe ka dale nga vemendja e medias. Eshte thjesht nje mashtrues ordiner servil ne sherbim te ministrit te radhes qe ka vjedhur aq sa i dalin edhe nga syte dhe eshte ne ate pozicion vetem per te mbyllur gojet e njerezve me nje fjale te mire qe gjoja do vene drejtesine ne vend. Si mjek qe jam ju them te gjitheve mjere ju ku e keni lene veten. Sikur ta dini cfare inkompetence profesionale dhe mentaliteti hajdut kane bluzat e bardha do iknit te llahtarisur nga syte kembet. Tek klinikat private eshte akoma me keq. Atje rrjepja e shtate lekureve eshte e perligjur. Dhe keshtu do te vazhdoje deri sa ky popull te heshte dhe te pranoje me koke ulur nenshtrimin. ACT NOW!

  2. Lucila says:

    Gjykata duhet te jete e pameshirshme ne dhenjen e vendimeve per vrasesit e femijeve, qofshin keta dhe prindrit e tyre. Aborti pas muajit te trete eshte KRIM i rende ndaj njerezve te pambrojtur ndaj dhe shteti duhet te shtrengoje daren ndat te gjithe aty qe perfshihen ne ksi lloj krimesh.

  3. Indivil says:

    Ta ben apo sta ben gjemen nje psikopate femer qe e quan veten nene qe shkon me paramendim te abortoje madje jep edhe leke qe ta beje, dhe sikur te mos mjaftonte kjo e merr dhe foshnjen e hedh ne plera dhe pastaj ben rolin e viktimes duke thene qe jam bere pishman, nuk doja ta beja etj etj……..
    Po cfare dreq femre qenke ti moj, qe na del edhe neper deklarata tani dhe hedh edhe balte mbi mjeken qe te beri abortin, pse me zor te detyroi ajo ty???? shkon si cjapi tek kasapi vet dhe pastaj do te marresh edhe mjeken ne qafe,
    Jo se me kete sms dua ti jap te drejte mjekes(se sigurisht qe nuk duhet ta kryente abortin ne gjendjen e saj) por kjo e ashtequajtura nene ma shpifi……..

    1. Bora says:

      Plotesisht dakort. Nje nene qe shkon te abortoje femijen 6 muajshe nuk ka fytyre te beje moral, se ka marre me zor ajo.
      Mjekja sidoqofte eshte nje vrasese psikopate qe mire qe u kap tani sa pa bere ndonje krim tjeter. Te dyja duhen duhen denuar per krimin. Jane dhe nena turp te dyjave.

  4. mjeke says:

    ngjarje e instrumentalizuar nga Ministria e shendtsie dhe mjeke dallkauke qe punojne ne spitalet e renuAr per te monopolizuar “tregun” e aborteve.

  5. Andreas says:

    ça do te thote “mjekja nuk kishte liçence”? eshte apo nuk eshte mjeke? po eshte mjeke e dipllomuar ka te drejten e ushtrimit te profesionit, ne te kundert, jo. per ça liçence flet ky?

    1. Mjek says:

      Pikerisht!
      Te gjithe mjeket jane te licencuar nga Urdheri i Mjekut perndryshe nuk mund te ushtrojne profesionin.
      Po te jete pa licence i bie te fuse veten ne burg pasi mjekja punon ne poliklinike lagje, pra ne strukture shteterore.
      Ky flet qe te tregoje se i pikon shpirti per foshnjen.
      Dava kermash qe edhe vdekjen, jo me fatkeqesine e tjetrit, e shfrytezojne per t’i treguar shefit qe po punojne fort.

  6. Keshtu eshte kur s ka Shtet says:

    Historia varferie dhe injorance, zhvatjeje dhe mungese Shteti. Ajo grua duhej te gjente nje dere ku te trokiste per te marre perkrahje materiale per foshnjen qe do te lindte, e vetmja dere qe ajo e nje mjekeje te paskrupullt Mira THACI, e cila ia mbyti foshnjen. S’ka politika per familjen, cudi pse xhaxhi Saliut i pelqen te dale ne foto me niperit dhe mbeskat e tija, per cilet shiti gjithe Shqiperine… Ah, fare e ndyre

  7. Lui says:

    Kjo ishte ne listen e intelektualeve te PD qe firmosen peticionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje