Në nderim të Shefit të Krimeve të Burrelit, Musa Skura, i cili u plagos rëndë në krye të detyrës e më pas vdiq në një spital në Itali, janë kryer homazhe në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë.
Familjarët, por edhe autoritete shtetërore e forca të shumta policie e pritën atë në portin e Durrësit. Një eskortë e policisë e shoqëroi drejt Tiranës trupin e pajetë të Skurës, për ta vendosur në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në Tiranë.
Ceremonia e homazheve nisi më vonë se sa orari i parashikuar, rreth orës 11:45, për shkak të vonesave që pati mbërritja e trupit në portin e Durrësit.
Në homazhe kanë marrë pjesë kryesocialisti Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe deputetë të qarkut të Dibrës e Shkodrës, kreu i LSI-së Ilir Meta, e pak pas tij kryebashkiaku Lulzim Basha, ministri i Brendshëm Flamur Noka, kryeministri i vendit Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Avokati i Popullit Igli Totozani, ish- presidenti Bamir Topi, etj.
Kryeministri Berisha pas homazheve, vlerësoi lart figurën e komisarit Musa Skura. Duke thëne se ai ishte shembulli i sakrificës për të vënë siguri, Berisha tha: “Erdha të shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin e qeverisë familjes së komisarit Musa Skura që ra në krye të detyrës, në përballje me falangat e krimit, të shpreh ngushëllimet për efektivët e policisë së shtetit për këtë humbje të madhe. Ishte një nga komisarët më të shkëlqyer, më trima, më të vendosur, qytetar shembullor e prind i shkëlqyer. Shembull do të mbetet sakrifica sublime e komisar Skurës, burrëria e tij do jenë frymëzim për të garantuar sigurinë e jetës”.
Ai nënvizoi më tej se drejtësia do veprojë forcërisht për çdo rast kur krimi godet uniformat blu.
“Do merret çdo lloj hapi ligjor brenda kuadrit demokratik kushtetues, qeveria e gatshme ta marrë, por nga ana tjetër në të dyja rastet drejtësia po vepron dhe do veprojë forcërisht”, shtoi Berisha duke iu referuar edhe rastit të komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, i cili ashtu si Skuraj humbi jetën në krye të detyrës.
Ndërsa kryetari i LSI-së, Ilir Meta, theksoi sërish se LSI do kërkojë forcimin e ligjit për të ndëshkuar këdo që ngre dorë mbi policët.
“Natyrisht që sot është një ditë e trishtë për të gjithë, jo vetëm për familjarët e kolegët. Krimi ka goditur përsëri shtetin, ka marrë jetën e një punonjësi shembullor. Ne duhet të marrim masa të forta dhe konkrete për forcimin e ligjit, për goditjen e krimit. Ne do propozojmë ashpërsim të Kodit Penal, do propozojmë që kushdo ngre dorë mbi policët, të dënohet vetëm me burgim të përjetshëm”.
Pas homazheve, kryesocialisti Rama ka deklaruar për mediat se koha kur policia të fitojë terren ndaj krimit është e afërt. Ai u shpreh edhe njëherë se sot policia është tradhtuar.
“Fatkeqësisht pasi erdhëm këtu para pak kohësh për t’i dhënë lamtumirën një komisari kurajoz, sot jemi prapë këtu për një tjetër komisar kurajoz. Janë dëshmorë në një lufte ndaj krimit, që ka fituar një epërsi të frikshme në kushtet kur policia është tradhtuar, braktisur dhe po rrënohet dita- ditës. Duke ngushëlluar këto familje, këto gra, këta fëmijë, dëshiroj që në nderim të kujtimit të këtij komisari dhe të tjerëve të angazhohem solemnisht për ditën e një përballje kur policia të marrë terrenin e vetë dhe krimi të zmbrapset”, tha Rama.
Musa Skura u shpall dje “Dëshmor i Atdheut” nga Komisioni Qendror për Statusin, i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Ndërkohë që qeveria miratoi dje një ndihmë financiare prej 5 milionë lekësh (të vjetra) për familjen e të ndjerit.
Shefi i Krimeve të Burrelit, Musa Skura, u qëllua në befasi nga disa trafikantë armësh, gjatë një operacioni policor të zhvilluar mbrëmjen e datës 13 janar, në vendin e quajtur “Përroi i Kecit”, në fshatin Suç të Matit. Ai qëndroi për dy ditë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale. Mjekët thanë se u detyruan t’i hiqnin shpretkën dhe njërën veshkë, ndërsa nga plumbat ishin dëmtuar rëndë edhe tre organe të tjera. Dy ditë pas ngjarjes, kreu i krimeve të Burrelit u dërgua për një ndihmë më të specializuar në spitalin “Padre Pio” të Foggia-s në Itali, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Jam shume i lumtur qe marr pjese ne hidherimin tuaj – Sali Berisha
edhe sa police do perfundojne si keta te paret?
Saleh, ke harruar te shtosh qe ato falangat e krimit jane te Edi Rames.. qe po ben te pamunduren per te destabilizuar Shqiperine, ate Shqiperi qe ti Salehu jone i dashur e do aq shume dhe po perpiqesh ta bash “kopsht me lule”.. ehhh mor Saleh.. nje here ne 500 vjet lind nena djale si ty…!!!
NGUSHELLIME FAMILJES SKURA.NJE POLIC ME PAKE NE DETYRE ESHTE NJE HUMBJE E MADHE EDHE PER GJITHE SHOQEWRINE.KUJDES NE ASNJE RASTE POLICI NUKE DUHET QELLUAR.LIGJI DUHET TE VEPROJE PA MESHRE NDAJ KUJDO QE NGRE DOREN MBI UNIFORMEN E SHTETIT.
Jo per t’ia ulur vlerat komisarit por une e dija se deshmor eshte ai qe jep jeten ne mbrojtjen (territoriale) e atdheut. Lufta e nje polici kunder krimineleve mund te quhet, ne raste te caktuara, heroizem, por jo te cilesohet me titullin Deshmor i Kombit.
Thjeshte nje tufe politikuajsh qe po mundohen te shenojne ndonje pike ne politike.
Meqe keshtu e ditka zoteria juaj meriton te quhet Idi…Emer i bukur apo jo.
Ngushellime familjes.
Ne 4 muaj jan ber ‘kurban’ 2 komisar. Ne cilin vend europian ndodh kjo? Dhe nese ndodh cfare bejn Ministrat e Brendshem? Kto vetem plumbi i shuan o njerez me thoni gjuhen qe njohin kto pervec plumbit?
Po ju jeni morracak dhe vetem njeri tjetrin vrisni per nje fjale goje si klysha bushtrash!