Frikë nga votuesit e importuar, ODIHR udhëzon njerëzit në terren

24 Janar 2013, 13:31Politika TEMA

Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR ka vendosur si mision të punës së tij jo vetëm monitorimin e procesit zgjedhor apo zhvillimin e fushatave, por në mënyrë të veçantë do shqyrtojë çështjen e listave të zgjedhësve dhe mënyrës se si ato ndikojnë në zhvillimin normal të votimit.

OSBE ka publikuar së fundmi një material drejtuar ekspertëve të saj të vëzhgimit në terren pikërisht për çështjen e identifikimit të votuesve, regjistrat zgjedhorë, çështjen e shtetësisë dhe rolet të tyre në zgjedhje.

Ai quhet “Handbook”, apo manual në gjuhën shqipe, “Për vëzhgimin e regjistrimit të votuesve” dhe ka 55 faqe ku janë të përfshira 8 kapituj. Në dokument theksohet se: “Kur ODIHR ka përfshirë regjistrimin e votuesve në metodologjinë e tij të përgjithshme për të vëzhguar zgjedhjet, ky manual ndihmon në furnizimin me më shumë qasje sistematike dhe gjithëpërfshirëse për të vëzhguar këtë pjesë kritike të procesit zgjedhor”, citohet në gazetën Shqip.

Në manualin e shpërndarë për ekspertët e vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, jepen të detajuara mënyrat e analizimit të problemeve.

OSBE-ODIHR theksojnë se: “Regjistrimi i votuesve që ndodhen jashtë rezidencës së tyre në kohën e regjistrimit duhet të ndahet mirë në njerëzit që zgjedhin të jenë jashtë rezidencës dhe ata që e kanë të pashmangshëm largimin si pasojë e detyrës apo nëse është i burgosur”.

Rëndësia që i ka kushtuar ODIHR çështjes së regjistrave zgjedhorë, koincidon edhe me shqetësimet në opinionin publik shqiptar pas deklaratave të Berishës për dhënien e shtetësisë shqiptare edhe qytetarëve që banojnë jashtë Shqipërisë.

23 komente në “Frikë nga votuesit e importuar, ODIHR udhëzon njerëzit në terren”

  1. Beso says:

    Veshtire do ta kete baci kete radhe!!!

    1. Andreas says:

      Ku qendron veshtiresia? Edhe po humbi, do nxjerre nje procedure te momentit qe e cileson ate qe ka mare me pak vota si fitues. Do e mare ne dore Toma me Sashenken per ta miratuar si legjitime. Do dale dhe Artan Hoxha te argumentoje pse kjo eshte ne perputhje me kushtetuten, duke thene qe kushtetuta e thote qe perballe saj jane te gjithe njesoj, atehere perse ai qe mer me pak vota nuk mund te quhet fitues? Eshte diskriminim i pakices qe fitues te dali vetem shumica. Stop! Ku eshte veshtiresia?!!

    2. fl says:

      Hiq mos qani hall se din Doktori me ja u heq friken ktyne t’hujve

    3. shkodrani says:

      O beso.. aspak sdo ta kete veshtire, ashtu si vodhi votat ne tirane sy per sy ashtu do ti vjedhi perseri dhe europa do te thote zgjdhjet ishin me te mira se heres se kaluar por kishte vend per te permiresuar.

      Nuk rrezohet maloku nga kali pa e vrare. ai kafshe do plumbin pastaj clirohet shqiperia disi por jo plotesisht

  2. Stef Staku says:

    ANALIZE : Handbook perkthehet ne “Liberdore “. Ose ne ” shenime “.
    Manual eshte fjala handbook ne gjuhen italiane.
    Per mendimin tim ky liberdore eshte publikuar per ti shpjeguar vezhguesve te huaj logjiken e Minister Mulit. Eshte normale qe nje vezhgues i huaj qe nuk dine asgje mbi vjedhjet me bashkepunim mes OSBE dhe krim Berishes do habitej me listat dhe do fillonte te plotsonte raporte te tera per shkelje qe me listat. Per te shmangur kete denoncim OSBE i del punes perpara dhe fillon e ben avokatin mbrojtes te z. Flamur e te Qeverise se krim Berishes.

    1. voica says:

      Per perdorimin e gjuhes- verrejtja eshte me vend.
      Fjale tjeter eshte “doracak”

  3. LORA says:

    Bla,bla,bla,,,,,,,perr,,,,,,pordhe,,,,,,,,made in OSBE-ODIHIR.
    Popull Opozitar,thembra e Akilit (te integritetit dhe pacenueshmerise se zgjedhjeve te 23 qershorit)dmth listat e zgjedhesve verifikohen vetem ne terren,nje per nje te gjitha familjet,dhe mbahen ne nje kontroll te panderprere pergjate gjithe kohes derisa te shkohet ne kutite e votimit.Kjo eshte nje pune qe do shume njerez dhe perkushtim.Kjo pune e kryer me ekzigjence,eshte garancia e plote per te mos lejuar votime te perseritura dhe votues qe nuk jetojne ne banesat qe mbulojne QV-te.Pikerisht kete pune nuk e ka bere Opozita ne zgjedhjet e 2009-es dhe ato te 2011-es,prandaj edhe u tjetersua vullneti i shqiptareve, ne shumice opozitare.Druaj se censusi qe propagandon PS-ja,nuk eshte bere si duhet,perderisa verifikuesit nuk kishin dhe ende nuk kane ne dore listat aktuale te pones se dikasterit te mul-idjotit.

    1. Qetsohu, Lora!

      Hiqi pritmerite dhe sidomos, iluzionet!

      Opzoita, sidomos PS-ja, mund te kete shume njerez, por jo te perkushtuar.

      Te perkushtuarit jane lodhur, jane neveritur, jane zhgenjyer, jane tehuajzuar dhe jane terhequr ne boten dhe hallet e tyre personale apo familiare para se, perfundimisht, te fillojne ti mbushin mendjen vetes qe, e di cfare, shiko, po ta mendosh mire, ky Sala nuk eshte aq i keq sa kam menduar, prandaj, po sikur, te shikoj mos gjej dike apo ndonje menyre qe, eh natyrisht, te filloj edhe une, dreqi ta marre, te filloj, si te them, te angazhohem me strukturat e PD-se, te ndertoj ca lidhje se, ne fund te fundit, kam edhe une familje e femije per te sistemuar diku ne ndonje pune te shtetit apo per te na zene dhembi ndonje afere te vogel, aq sa per tia dale mbane jeteses.

      Se, qe te rrime shtrember dhe te flasim, eh ne fakt, dhe te veprojme drejt, fajin nuk na e ka edhe aq Sala sepse, e di qe nuk eshte mire ta them une komisioneri socialist, por pa shiko edhe shoket tane te udheheqjes, pa shiko edhe deputetet tane, a nuk fusin edhe ata bishtin ne shale, a nuk shkojne ata urte e bute ne parlament dhe pasi ju ka zene dora, apo xhepi ndonje vogelime, apo kur u ka zene dhembi ndonje afere a kredi a koncension, ju volis te heshtin dhe ti lene ne dore Edit vetem cicerimat, por ne fakt ti lene ne dore Sales ulurimat, bashke me sigurisht, edhe tagrin, karta bianken qe te shese e te bleje, te shqyeje dhe te perlaje, copa dhe thela nga pasurite dhe pronat e vendit dhe deri tek interesat kombetare dhe integritetin e atdheut.

      Ja keshtu, e dashur Lora, po ta mendosh holle- holle, ajo qe ka ndodhur ne vjedhjen e zgjedhjeve, eshte nje bashkepunim, here nga halli dhe here nga malli, i komisionereve PD-PS.

      Komisioneret e PD vidhnin dhe fallsifikonin dhe komisioneret e PS, firmosnin rezultatet.

      Nese opozita, me se shumti PS-ja, nuk mund te siguroje njerez te perkushtuar per listat e Keshilltareve apo kryetareve te bashkive, qe te mos ndrrojne ngjyre pas zgjedhjeve si pa te keq, per pako gje, pa folur per ndonje kokerr deputeti, qe kercen ne grupin parlamentar kundershtar; nese PS-ja nuk mund te siguroje komisionere te perkushtuar per qendrat e votimit apo per komisionet e zonave zgjedhore qe te mos firmosin manipulimet e rezultateve por ti kontestojne keto manipulime ne kohen e duhur dhe me procesverbale sipas ligjes , si mund te kesh iluzione, e dashur Lora, se PS-ja mund te gjeje ushtrine e vullnetareve qe te kontrollojne paraprakisht por edhe ne proces, listat e zgjedhesve.

      Berisha eshte manipulator i lindur dhe e ka persosur kete krim nepermjet nje eksperience te gjate vjedhjesh te zgjedhjeve.

      Berisha gjithmone i ka vjedhur zgjedhjet. Edhe kur i ka humbur ato zyrtarisht, rezultati i tij real ka qene shume me i ulet sesa ai i zyrtarizuar. Tani, Berisha, ashtu sikurse ne 1996, i ka ne grusht te gjitha mjetet, te gjitha pushtetet dhe institucionet, te gjithe aparatin shteteror dhe armaten e administrates, te gjitha burimet financiare dhe po ashtu, ka te njeten bande te specializuar, per ti manipuluar, tjetersuar dhe grabitur zgjedhjet.

      Berisha nuk ndalet ne rrugen e tij. Gjuha e tij eshte ajo e 1996-es.
      Ai u kerkon shprehimisht strukturave te veta, ashtu si me 1996-en: Dua nje fitore te thelle, me cdo kusht!

      Berisha, mjerisht, i ka vene ne gjunje te gjithe.

      Berisha ndjehet dhe eshte i gjithpushtetshem, absolut.

      Vini re rrjeshtin e “intelektualeve”, rrogetare apo te oborrit, qe nxitojne te firmosin peticionet antiopozite.

      Vini re arsimtaret e shkrete tek emissioni “Fiks Fare”, qe as nuk guxojne te thone qe nuk e kane marre kompesimin e transportit prej muajsh, pa le më, te ngrihen ne protesta per ta kerkuar ate qe u jep ligja.

      Po pse valle eshte kjo situate absurde per nje vend me sistem te pretenduar demokratik, nje antar i NATO-s, nje vend europian?

      Menjane Berishen dhe ate, padronin hije qe qendron prapa tij, kjo situate eshte se Shqiperia ka nje opozite te rrahur, qe nuk ngjall shprese, qe nuk i ke besim, qe nuk eshte e zonja te mbroje as veten e saj dhe interesat pushtetore dhe programore te saj, pa le me te mbroje interesat e votuesve te saj dhe me gjere, ato te punonjesve dhe qytetareve shqiptare.

      “Intelektualet” firmosin peticione antiopozite, arsimtaret ikin te lebetitur nga kamera e “Fiks Fare”, administrata vihet ne rresht per te shkuar ne mitingjet e PD-se, komisioneret opozitare firmosin manipulimet e PD-se ne komisionet zgjedhore, prokouroria hesht per akuzat ndaj mafias Sali-Argita dhe gjykata nxjerr te pafajshem pushtetin ne cdo krim apo shkelje qe ky pushtet ka kryer dhe po kryen, sepse ata nuk ka kush ti mbroje.

      Ne Shqiperi, ligji eshte i pambrojtur.

      Dhe prandaj, ne Shqiperi, qytetari dhe punonjesi, intelektuali dhe nepunesi, artisti dhe gazetari, gjyqtari dhe prokurori, arsimtari dhe mjeku, jane te pambrojtur nga dhuna, nga arbitrariteti dhe nga ndeshkimi i padrejte i regjimit te Berishes.

      Opozita, jo vetem nuk eshte ne gjendje te mobilizoje elektoratin dhe shoqerine civile per te imponuar ne parlament nisma ligjore ne sherbim te institucioneve te pavarura te shtetit, por kjo opozite nuk mundet as te imponoje zbatimine ligjeve egzistuese, mbrojtjen e atyre te drejtave dhe garancive te punonjesve, aq sa ua njeh ligji aktual.

      Populli yne ka nje shprehje te bukur: Delen, qe nuk mban dot lekuren e vet, e çaftë ujku!

  4. alban4eva says:

    manual qenka shqip??? qe kur keshtu?? hajde gazetare hajde..!! nk mund ta perkthejne libreth, apo liber dore?? apo shenime dore??? ehhh, ku kemi perfunduar..

    gjithsesi, mos kini merak, se Saleh shpella e ka nje zgjidhje per cdo problem, edhe per zgjedhjet.. ka kohe qe ka filluar pergatitjet per te “fituar” (vjedhur) perseri zgjedhjet..

    1. katunari says:

      Dikur ka qene perdorur fjala DORACAK per manual.

      1. Sali says:

        Tamom katnaro! Keshtu i thojna ne n’gjuhen ton! Hahahaha!

  5. ben tirona says:

    Ca thoni mooo,a nuk ishte arvizu ai qe ngriti menget ne votimet per tironen…………..prap sali dallaverja ja futiiiiii

  6. OSBE-ODIHR Nr 2 says:

    Kur te jape konkluzionet OSBE-ODIHR,ka ikur vapa me gushtin!
    OSBE-ODIHR jane shume te ngadalte per te dhene konkluzionet.Me vonesen e saj OSBE-ODIHR i lejon vend abuzimit te veproi,te behet i ligjshem !

  7. zekthi says:

    I ka hyre frika ne palce edhe ODHIR-it, ose me mire nuk i ka dale frika qe nga 1996 kur saliu i ndoqi dhe tha se i bej vet zgjedhjet. Mos valle pergatitet e njejta skeme si atehere edhe me aprovimin e heshtur te ODHIR ?
    Duhet frenuar saliu me lukunine e tij dhe jo te udhezoje njerzit. Nuk kuptohet si jepen udhezimet : Si te vidhen votat apo si te votohet ne kuti.
    Te gjithe po tallin bythen me ne shqiptaret. Hallall u qofte !

  8. zekthi says:

    I ka hyre frika ne palce edhe ODHIR-it, ose me mire nuk i ka dale frika qe nga 1996 kur saliu i ndoqi nga shqiperia dhe tha se i bej vet zgjedhjet. Mos valle pergatitet e njejta skeme si atehere edhe me aprovimin e heshtur te ODHIR ?
    Duhet frenuar saliu me lukunine e tij dhe jo te udhezoje njerzit. Nuk kuptohet si jepen udhezimet : Si te vidhen votat apo si te votohet ne kuti. Shqiptaret i dine mire rregullat por kerkojne qe te mos futen duart ne kutite e votimit, te numurohen votat e njerzve qe shkojne fizikisht tek kutia dhe votijne dhe mos te deformohet vota ne numurim e te dalin perfaqesues nga proces verbale fallco apo me vendime te deformuara te KQZ-se apo Kolegjit te saliut.
    I ka hyre frika e nuk vepron edhe TROJKA e ambasadoreve .
    Te gjithe po tallin bythen me ne shqiptaret. Hallall u qofte !

  9. tomori i beratit says:

    Nuk eshte se kjo qe po kerkon OSBE eshte zgjidhja per MOSMANIPULIM TE VOTAVE nga berisha.Ky vjedhes i votes se lire nuk e ka per gje TE VJEDHE HAPUR DHE NE MES TE DITES duke i boshuar kutit me vota te regullta dhe duke i mbushur me FLET VOTIMI FALLCO.Nuk ka se si shpjegohet fakti qe do te shtypen edhe 1.300.000 flet votimi me shume gjasme per EMERGJENCE.———JO—–.Ky numer kaq i madh fletesh votimi me shume nga ç’duhen per nji votim normal do te mbush kutit ne mes te dites e ne mes te njerezve pra fare hapur me flet votimi fallco dhe OSBE le te VEZHGOJ NE TEREN.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Ca birra me salcice dhe rregullohet muhabeti..Fillon ben tym dhe do bjeri shume shpejt..Jau piu lengun se shume levdata i dhate, tani vetem rrini dhe veshtroni..Por nje pyetje kisha per qebaptorin..P’se nuk i shkoi nder mend ODIHR-it nje gje e tille per zgjedhjet lokale ?!?!

  11. lili says:

    ju lutem redaksise ,TEMES ,te verifikoje sa e vertete eshte qe me nisjen e faushates zgjedhore qeveria e SALIUT,ka sperndare nje qarkore ne drejtorit arsimore ne forme vendimi ku kerkohet qe punonjesit ri kthejne mbrapsh qeverise rrogat e tyre ne kembim te qendrimit ne pune ,20 per qind per mesuesit,dhe 40 per qind per drejtore nendrejtore,dhe nje rroge te tere ne maj,qeveria po zhvat administraten e saj me ane te presioneve me largim nga puna,flm,

    1. AGON says:

      Nese kjo eshte e vertete, do te ishte nje skandal shume i rende!

  12. AGON says:

    Nga nje sondazh qe PD ka bere ne terren, i cili qarkullon vetem ne ambjentet e brendshme te PD ka te dhena shume interesante:

    Koalicionet:
    K1:PS+AK
    K2:PD
    K3:LSI
    K4:FRD + disa parti surprize qe ne 2009 ishin rreshtuar me PD ose me Polin e Lirise

    K1:75-79 mandate

    K2:56-62 mandate

    K3: 1-2 mandate

    FRD: 2-3 mandate

    Urime

    1. romeo says:

      Eshte e vertete.Kam degjuar edhe une nga nje miku im per kete sondazh qe ka perfunduar ditet e fundit

  13. a says:

    Behuni antar te partis qe mbron interesat e tua, keshtu asnje ste vjedh voten tende o SHqipe…eshte koha per veprim…e jo viktimen e radhes..

  14. iliriTirana says:

    Po ta lene lumin ne rrjedhen e vet rezultati eshte 8-2, qe do te thote se PD nuk merr me shume se 30 deputete. Ky parashikimi me siper(AGON)ka parashikuar dhe vjedhjen e rreth 25-30 mandatave. SRB do qe maxhoranca e ardhme te mos kete 84 vota se i bien te gjitha majat e pushtetit
    (prokurori pergj.,gjykatat,presidenti, KQZ etj)dhe i hapet rruga drejtesise. SRB po pregatitet dhe ka filluar zbarkimin e pasurise dhe njerezve jashte vendit. Ky njeri do ti njollose dhe keto zgjedhje me cdo cmim. Po nuk u fut ky moster ne burg askush nuk ta hap deren e BE(si ne disa vende fqinje). Tashme i ka dale boja nderkombetarisht, rrotacioni eshte i padiskutushem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje