Braçe: Argita i shmanget përgjigjeve për tokën e Portoromanos dhe vilat e apartamentet e saj falas

24 Janar 2013, 18:57Politika TEMA
Braçe: Argita i shmanget përgjigjeve për tokën e

Argita Berisha ose “Zonja tre milionë euro”, vazhdon t’i shmangë përgjigjet e saj për pronarin e tokës në Portoromano, që donte t’i shiste me një çmim super të shtrenjtë biznesmenit pakistanez, Ansar. Deputeti socialist Erion Braçe, ia ka përsëritur pyetjen rreth këtij skandali dhe ka shtuar më tej në rrjetin social Facebook dhe pyetjet për apartamentet e saj të pafundmë në Tiranë që janë me çmim 2500 euro metri katror dhe janë blerë prej saj thuajse falas.

Zoti Braçe ia përsëriti pyetjet pasi “Zonja 3 milionë euro” ka kërkuar sot nga Linda Rama të shpjegojë çmimin e lirë të tokës së saj në fshatin në Surrel.

“Unë vijoj të pyes për çështjen “Ansar” apo çështjen “3 milion euro”, dhe shqiptarët meritojnë një përgjigje nga ty!!

Së pari për “tarifën 3%” për “suksesin” me firmën e babait tuaj kryeministër;

Së dyti për “tokën” e vlerësuar në miliona euro që ju donit t’i shisnit zotit Ansar;

E kujt ishte toka në fjalë? A ishte e juaja? A ishte e tjetër kujt, apo e klientit tuaj? Si e dispononit këtë tokë ju apo klienti juaj, pasi ajo ka qenë tokë e shpërndarë me ligjin 7501.

Dhe po shtoj edhe disa te tjera:

Ku ishte kjo tokë? Në Portoromano? Cili ishte çmimi për metër katror? Si e vendosët këtë çmim? Pse donit ta shisnit patjetër?

Siç thoni ju zonjë, transparenca është standard moral dhe ligjor, ndaj përgjigjuni!!

Dhe të lutem zonjë mos hyr në llogari çmimesh e pastaj në vlerësime për to!! Të shohësh çmimet me të cilat ti ke blerë duzinën e apartamenteve, është ku të thërret qameti!!”

20 komente në “Braçe: Argita i shmanget përgjigjeve për tokën e Portoromanos dhe vilat e apartamentet e saj falas”

  1. Sum Gruda says:

    Eshte nje ironi qe nuk kuptoni z. Brace qe toka e qitur ne shitje per
    z. Ansar eshte e z. Fazlliq ne Portomilene qe e mori e tjetersoje prej fukarajve legjitim per nje dollare m2. Zonj. Argita s’di te tregoje
    me drejte per trasaksionet e shumta qe ka pasur avokatura e saje me ndihmen e babait kryeminister. Z. Brace te vazhdojne te flase dhe te bej, meriton te beje nje zbulim te hapur deri ne funde mos te ndalohen as Balla dhe kush do jete per ta qite ne drite nje gje qe eshte e ligjeshme dhe populli pret nga perfaqsuesit e Opozites. Nuk eshte e gabuar qe edhe Topi te flase per keto ceshje qe peshojne rande me rende se asgje tjeter.

    1. AMISH family says:

      Kur te hapet thesi i pislleqeve te tyre, do ndyje te gjithe Shqiperine. Metastazat jane shtrire ne te gjithe Ballkanin
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

      1. raimondi says:

        Ore une cuditem me keta te PS-se .

        Keta mendojne se shqitparet jane kaq budallenj sa te marin seriozisht keto gomarlleqe qe nxjerrin nga goja Brace me shoke ??

        __Pse ajo toka e Argites po na le pa pune ne Shqiperi ???

        1. fl says:

          Dhi-ari Ramy. Po c’te shqeteson ty o dallkauk mjekra e Janullatosit? SE vrasjet dhe vjedhjet e milona urove nuk te shqetsokan mjafton qe ti kete urdheruar i Pari i Tribuse

        2. VERONIKA says:

          Raimondi-nuk tè jam pèrgjigjur asnjèher,se ti je nèn nivelin e zhvillimit,por sot do tè spiegoj ndonjè gjè,tè paktèn radhèn tjetèr do replikosh me emèr tjetèr,se kèshtu ske pèr tè kuptuar gjè
          Toka e xanun e Argitès,gocès sè babit,priceshèsh sè mamit,dhe kurvès sè Shqipèrisè,quhet KRIM EKONOMIK,dhe shiko-lexo analfabet;
          1-E ka bler nèn çmim,spekulon me pronarèt e vèrtetè,nuk paguan taksèn pèr vlerèn qè ka realisht ajo tok,dhe marzhi qè po pèrfiton prej saj,èshtè shumè superior nga çfarè pèrcakton ligji
          2-Shantash,quhet shantazh ajo qè po i bèn biznesmenit,duke shfrytèzuar kolltukun e babit po instalon mafien,duke marrè fitime marramendèse,duke mos lejuar konkurrencèn dhe studio tè tjera legale tè punojnè,duke na krijuar njè imazh tepèr negativ ,sepse deklarata dhe denancimi i Ansarit,nuk do marrè kaq lehtè,dèmi pèr ne èshtè i pallogaritshèm….dhe pèrmbledhja e budallallèkut tè trurit tènd,fitime kolosale nè dor tè njè njeriu tè vetèm krijojnè mjerim,jo varfèri–mjerim,dhe krijojnè perandorinè ekonomike—pra ajo mund tè luajè me klasèn politike,dhe me jetèt e njerèzve–ktè tè fundit ka kohè qè po e bèn.Prandaj mos u qudit me PS,quditu me injorancèn qè ke nè trurin e vogèl,dhe fatkeqèsi tjetèr èshtè goja e madhe.dhe mos mè fillo pyetjen:Pse toka e Argitès…sepse ajo nuk èshtè toka e Argitès,ajo ka vetèm shpellèn nè viçidol,dhe njè apartament nè TR,qè i dha xhaxhi enver,qè derman mos gjentè kur na solli malokarin nè qytet.

  2. S.B & S.B says:

    Kur Shvejkun e pyesnin se si do te ishte prodhimi i patates per ate vit,pergjigjej: Patjeter,sigurisht ….. biles kam degjuar se mbreti i Marokut eshte njeri shume i mire …

    “O Shvejke! O Shën Mëri! Do t’ju pushkatoj! Hajvane! Gomare! O bajgë e qelbur! O hale! Të jesh kaq budallaçke, kaq idiote?!”
    “Si urdhëroni, tamam ashtu është, zoti prokuror, unë jam idiote!”

  3. Horri i Bulevardit says:

    O toke e xonme, e ka pas xon Roma baba sales, kur ka zbrit njeher posht.

    1. fl says:

      O monstrat e injorances. Linda ka punuar tek Sorosi per vite me radhe. E dini ju zgjebaraket e Saliut sa e ka pasur rrogen? Dhe kjo eshte vetem njera nga punet qe ka kryer fale zotesise profesionale. Cfare jane aq para per dike qe nga profesioni per vite me radhe eshte paguar shume me teper?

      Dilni o qorrat e Saliu, pas ambasades amerikane dhe numuroni katet pastaj interesohuni e kujt eshte toka. E sigurte esthe se nuk eshte toka Zanme me dhune sic e gllaberoi ne Tirane raca juaj bastarde.

      1. loku says:

        Po ti o koqe mos po replikon me veten.Pale na e mban dhe veten intelektual ne ilegalitet

      2. roni says:

        100.000-net e Lindes jane me orgine jashtetokesore, ia ka derguar nje ufo, per kete nuk ja di as adresen e as emrin, tjeshte i ka marre per te mos ofenduar nje ufo qe pastron para. Pallatin e paligjshem mbi lulishte e kane ndertuar thjeshte per te mos ofenduar Ramen, mbasi ai u kishte dhene edhe nje leje te paligjeshme, po ashtu edhe truallin per dy vilat ne Dajt e Tirane, i kane marre me 2 dollar metrin, thjeshte per te mos ofenduar nje tjeter filantrop qe kishte vendosur qe token e tij ta dhuronte. Linda e ka marre kete toke thjeshte ne shenje sakrifice, per te mos lejuar qe i zoti i kesaj toke te lodhej gjate, duke kerkuar njerez lart e poshte per te pranuar falas token e tij. Athua valle do t’i kene dhene ndonje gje “simbolike” Rama e Linda, per kujtim ketij bamiresi qe dhuron troje ndertimi ?

      3. roni says:

        100.000-net e Lindes jane me orgine jashtetokesore, ia ka derguar nje ufo, per kete nuk ja di as adresen e as emrin, tjeshte i ka marre per te mos ofenduar nje ufo qe pastron para. Pallatin e paligjshem mbi lulishte e kane ndertuar thjeshte per te mos ofenduar Ramen, mbasi ai u kishte dhene edhe nje leje te paligjeshme, po ashtu edhe truallin per dy vilat ne Dajt e Tirane, i kane marre me 2 dollar metrin, thjeshte per te mos ofenduar nje tjeter filantrop qe kishte vendosur qe token e tij ta dhuronte. Linda e ka marre kete toke thjeshte ne shenje sakrifice, per te mos lejuar qe i zoti i kesaj toke te lodhej gjate, duke kerkuar njerez lart e poshte per te pranuar falas token e tij. Athua valle do t’i kene dhene ndonje gje “simbolike” Rama e Linda, per kujtim ketij bamiresi qe dhuron troje ndertimi…… ? O Fl sa e kishte rrogen tek Sorosi,pergjigju.

  4. +10 says:

    More po kjo cika 3 mil e babes KM mos ka formuar ndonje parti te re????

    1. tiranare says:

      Po pse hapesh kot ore el. Linda Basha doli ne tv dhe beri sqarimet e saja. Jane apo jo te verteta, le ti sqarojne organet, qe meren me ate pune. Ne fund te fundit, Sala i ka te gjithe nen kembet e veta.
      Problemi eshte pse kjo goca e babit nuk jep pergjigje (qofte edhe sa per te lare gojen)? Njehere foli per problemin ne fjale dhe ne vend te sqarimit i beri gjerat edhe me te dyshimta nga cfare ishin ne fillim. Mos fol me sikur apo me kam degjuar. E di qe e keni urdher nga shefi, se edhe ai me te degjuar i ka akuzat, qe leshon lart e poshte. I thone kamarieret, nje gazetar, nje pastrues etj etj.

  5. ILIRET says:

    O zoti Brace, po na habit more.
    Thuaj zoti Argita dhe zonja Shkelzen. Nuk e keni pare sesi zoti Argita e mer prej dore zonjen Shkelzen ?

    1. gjethi says:

      O Iliret nje saktesim te vogel telutem,Shkelzeni nuk eshte zonje por zonjushe, sepse i ka ikur Sadija per gjithmone ne Suerdi bashke me femijet qe i solli ne paje dhe ato qe i polli,kur ishte me Shkelzenin.Keshtu tashme Shkelzeni eshte zonjushe.

  6. LORA says:

    Dr.dhjeramani eshte mburrur shume me nismat “Shqiperia nje euro” dhe me”skemen e kotheres”.A do te vije nje dite qe Opozita t’i shkermoqe,me themel dhe publikisht keto nisma-mynxyra??????????????????
    Kjo pyetje nuk e perjashton te respektuarin Brace.

  7. At dhe says:

    O njerez a e moret vesh qe ju prish plani argites per te qene miliardieria e pare ne Forbes.
    Ja ka kaluar goca e presidentit te angoles ne afrike

  8. kozenca says:

    Mendoj se z.brace apo dhe z balla e te tjere kur te vijn ne pushtet kan me i harru si floririn e metes bashke me videon si familjen berisha si vjedhjen e votave te bashkis si rrugen e kombit.

  9. Lirim says:

    Keto jane tokat qe Berisha u grabiti pronareve te ligjshem me qellimin te pasuronte siorollapin e tij. Te ngrihen pronaret, ti drejtohen Be-se dhe Amerikes per ndihme.

  10. besniku says:

    Te nderuar gazetare te gazetes TemA!

    Keto qe tregoni ju, jane nje pjese shume e vogel e atyre pasurive te palujtshme qe ka Argita dhe Zeni. Perse nuk i pyesni per tokat ne Konispol, per pyjet dhe pllajat, per lendinat dhe per repartet ushtarake qe kane ne pronesi! Edhe keto jane vetem nje pjese e atyre qe kane keta njerez. Kur te bjere nga fiku Z. Berisha, vetem atehere do te mesoni me pasurite e verteta te tyre! Femijet e Gadaffit, Mubarakut, dhe atij te Sirise, nuk jane gje fare ne krahasim me pronat dhe dollaret dhe eurot e ketyre femijeve te kryeministrit tone te nderuar, me nder!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje