Entela Sako: Admirimi nuk ka pasur konflikt me asnjë. Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash

25 Janar 2013, 10:50Politika TEMA

Vrasja e Admirim Sakos ka ndodhur vetëm në pak sekonda.

“Gjithçka ka ndodhur brenda 5-6 sekondash. Unë e kam parë vetëm nga mbrapa autorin, po nuk arrita ta identifikoj. Ndryshe nga çfarë kanë shkruar në media, unë nuk e njoh personin  që qëlloi Mirin. E kam parë vetëm nga mbrapa dhe në ato pak minuta arrita të shikoja vetëm që ishte një djalë i gjatë, kishte veshur një xhup të zi, që ndoshta ashtu mu duk atë natë dhe nuk munda që të dalloj asgjë tjetër,” deklaron Entela Sako, bashkëshortja që ishte në vendin e ngjarjes në çastin e ekzekutimit të të shoqit  pak ditë më parë në kryeqytet.

Sipas saj Admirimi nuk ka pasur asnjë konflikt me të tjerët.

“Jo, Miri nuk ka pasur konflikte me njeri dhe dua të theksoj se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar më parë as për drogë dhe as për pastrim parash”, deklaron ajo për GSH.

Ajo gjithashtu mohon që 37- vjeçari të ketë administruar pronat e Elton Deliut.

“Admirimi prej shumë kohësh nuk e administronte më pasurinë e Elton Deliut. E gjithë pasuria që administronte Miri ka kaluar nën emrin e Ada Musaraj. Ne me familjen e Elton Deliut nuk kemi  asnjë konflikt, kemi marrëdhënie të mira shoqërore. Që nga vdekja e Eltonit, burri im punonte në një mobileri me rrogë fikse dhe nuk kishte lidhje fare me pasurinë e tij”.

7 komente në “Entela Sako: Admirimi nuk ka pasur konflikt me asnjë. Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash”

  1. Bono says:

    Po normale c’te dish ti. Po kush ti ha keto pallavra moj goce e mbare. Punonte ne nje mobileri me rroge fikse dhe dilnim cdo dite ne restorante, me makina luksoze, etj… Jo per gje por na thuaj dhe ne ndonje metode te tille te hame dhe te pijme dhe ne, se ne fund te fundit dhe ne me nje rroge jemi por besa nuk na del as per te blere leter bythe ne kete palo Albanistan.

    1. altin says:

      kjo eshte e keqja e shqiptareve.
      per çdo gje do e paragjykojme tjetrin.
      shiko hallin tend me mire Bono se keshtu permiresojme rracen

      1. Bono says:

        Hallin tim shikoj mo Altin dhe as po e paragjykoj te shkreten. Puna eshte se, qofte une qe jam kepucar apo dhe ti qe je marangoz (ne thonjeza kuptohet), nuk po na heq njeri qafe per nje pale kepuce apo per nje meter kub derrasa. Zoti te ka dhene mendjen qe ta vesh ne pune dhe ty ne kete rast ta ka dhene Altin qe te reflektosh dhe te arsyetosh pastaj te me besh moral mua. Nese do mund te shartohesh me mua se te jap garanci qe ta permiresoj rracen qofte menderisht ashtu dhe shpirterisht.

    2. dead says:

      o BONO a do qe ta mesoj un se si te hash dhe te pish ne restorante?apo do qe ta blej un letren e bythes meqe nuk e blen dot.shkerdhat muti.pse flet kur si njef njerzit apo ke qef ti futesh halleve me kok

  2. Tan Kaqoli says:

    mire mire, Entela, po e beson ti e besojme dhe ne.

  3. i aferm says:

    Zoti Bono, Albanistanin sic e quan ti e bejne njerez si puna jote qe paragjykojne tjetrin edhe ne vdekje. Ata njerez qe une i njeh nuk ishin duke ngrene ne resorante por duke mbyllur lokalin-bar- ne perdorim. Shqiperia nuk ka per tu bere derisa te kete neper kembe njerez si puna jote dhe gazetare qe shtremberojne lajmin per te shitur gazetat mbi fatkeqesine e tjetrit. Besoj se duhet te jeni dhe ju ndonje nga te papunet qe rrine tere diten duke pare telenovelat dhe duke pergojuar jetet e te tjereve.

    1. veronika says:

      o njerez shifni hallet tuaja dhe mos u merni me hallet e te tjereve ,,ai ka qen duke mbyll lokalin dhe jo duke ngren dark ne resorant sic cthon gazetat por ju dhe gazetaret jeni kokrrat e kurvave qe merreni me thashetheme dhe nuk e lini te qet nje njeri dhe pse ja moren jeten 39 vjec,,,por kur ska shtet kjo te gjen ,,,dhe qe ta kuptoni ju se cpo heq familja e tij dhe sa i pafajshem ka qen ai …e gjetshi keshtu se sot te vrasin pse shef,,,pse i kap makinen apo pse i fole shtrember,,o plera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje