Prokuroria nis hetimet për përmbytjet në Durrës. Dako mbështet akuzat

25 Janar 2013, 20:48Politika TEMA

Nga Xhevo Gradica

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka mirëpritur nisjen e hetimeve nga prokuroria për çështjen e përmbytjes së zonave, lagjeve dhe banesave e bizneseve të shumta në Durrës duke pohuar se situata të tilla kanë vite që përsëriten. Dako  ka fajësuar drejtpërdrejtë qeverinë shqiptare dhe institucionet e saj të varësisë në nivele lokale për gjendjen tejet problematike në Durrës të shkaktuara nga përmbytjet masive.

Shqetësimi qytetar ka mëse dy muaj që ka nisur, ndërkohë që një ditë më parë është deklaruar zyrtarisht se prokuroria do të nisë të hetojë për shkakun e përmbytjeve dhe personat përgjegjës. Kanë qenë shumë ankesa qytetare të nisura në adresë të qeverisjes vendore e qendrore si dhe të institucioneve që hetojnë abuzimet të cilat kanë bërë të ditur deri në detaje problematikën. Këto ankesa janë adresuar në bashki, prefekturë, qark dhe deri në qeveri me shpresë për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë.

Durrësi është një nga rrethet që e ka ndier më shumë përmbytjen masive të banesave, bizneseve dhe tokave, ndërkohë që emergjenca thuajse nuk është ndier fare.

“Do të mbështesim prokurorinë dhe do të jemi të gatshëm për t’i shkuar deri në fund problematikës së përvitshme të shkaktuar nga përmbytjet e reshjeve të shiut”, ka bërë të ditur për gazetën, kryetari i bashkisë, Dako. Ai ka qartësuar se situata e krijuar nga përmbytjet është përgjegjësi e qeverisë dhe institucioneve e strukturave të saj të varësisë.

Durrësi përgjithësisht në ditë me reshje të shumta shiu përmbytet në më pak se një orë dhe kjo ngase ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimet dhe bordi kullimit nuk ushtrojnë përgjegjësitë. Dako ka thënë se janë të evidentuara pikat shqetësuese të cilat krijojnë situatën alarmante, ndërkohë që ka saktësuar se bashkia e ka të pamundur të reagojë për të detyruar shkaktarët të veprojnë në zgjidhjen e problemit.

“Në prefekturë ka një zyrë më vetë e cila quhet zyra emergjencave dhe ajo duhet para së gjithash të evidentojë problemet dhe të raportojë për t’i futur në rrugën e zgjidhjes”, ka bërë të ditur kryetari bashkisë së Durrësit.

Në shënjestër të qortimeve është vënë shtabi emergjencave civile, që prej 18 vitesh drejtohet nga Artur Lekbello. Ky shtab nisur nga ankesat e peticionet qytetare është tërësisht pasiv pasi nuk ka reaguar asnjëherë për të afruar ndihmë apo edhe për të relatuar lidhur me situatën.

Ky shtat e ka justifikuar veten me dërgimin në ndonjë vend të një mjeti zjarrfikës për të thithur ujin, por reagime të tilla kanë qenë sa për të krijuar idenë tek qytetarët se ka një interesim për të afruar ndihmë.

Realisht në Durrës në disa zona ka dhjetëra familje të përmbytura prej dy muajsh në një kohë që shteti hesht. Kryetari bashkisë Vangjush Dako ka thënë se për situatën ngarkon me përgjegjësi ujësjellës-kanalizimet sh.a dhe bordin e kullimeve të cilët jo vetëm që nuk kanë ndërhyrë, por edhe kanë lejuar përkeqësimin e situatës. Bordi kullimit nuk ka vënë dorë prej disa vitesh në pastrimin e kanaleve kryesore të cilat përcjellin ujin për në kolektorët e Porto Romanos. Këto kanale janë ngushtuar, mbushur dhe bllokuar në disa nyje duke sjellë edhe përmbytjet për arsye subjektive, në një kohë që bordi kullimit nuk ka vënë askënd para përgjegjësisë.

Edhe ujësjellës-kanalizimet që varet nga Ministria Transporteve e ministrit Sokol Olldashi nuk ka reaguar fare për të zhbllokuar gjendjen alarmante të krijuar. Edhe tani që reshjet kanë pushuar, uji në mjaft vende e zona ka izoluar dhjetëra e qindra familje e biznese. Dëmet jo vetëm që janë të konsideruar, por edhe rishfaqen sa herë që vjen stina e vjeshtës dhe dimrit. Banorët kanë protestuar gjithandej por pa mundur të gjejnë zgjidhje dhe as mirëkuptim.

Nga ana tjetër prefekti Durrësit, Genci Alizoti, është mundur të marrë në mbrojtje shtabin e emergjencave civile, ujësjellësin dhe repartin e PMNZSH. Alizoti e ka pasur të vështirë të prononcohet si për situatën e vështirë të përmbytjes, edhe për nisjen e hetimeve nga prokuroria. Ai ka marrë mandatin e prefektit në saj të një kompromisi mes PD e LSI duke qenë përfaqësues i kësaj të fundit. Kjo e ka bërë edhe më të brishtë pozicionin e tij në gjykimin e përgjegjësive për situatën.

Marrë nga gazeta Bulevard

13 komente në “Prokuroria nis hetimet për përmbytjet në Durrës. Dako mbështet akuzat”

  1. Ardita says:

    Mungesa absolute e urbanistikes ka sjell ne kete shkaterrim qe po i ben vete dora e njeriut…

    http:// gazetatema.net/web/300-familje-te-permbytura-ne-qytetin-e-fierit/

    1. Para Durrsi says:

      Shqipëria po ndryshon
      Është një rrug’ që na bashkon
      Drejt të ardhmes po na çon
      Hëna Blu, që na ndriçon!

      Shqipëria po ndryshon
      100 vjetshi po afron,
      Na përmyt e na lulzon
      Si Venecia, Durrsi jon!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html

  2. Pilo Lala says:

    Kjo Qeveri eshte pa poture, ka dale lakuriq.
    Cuditet dhe thote, Si mbahem akoma ne kembe?

  3. Treviso says:

    Deri sa kam banuar ne Durres nuk mbaj mend ndonjehere qe te jete permbysur nga shirat. Ka ndodhur dy here qe te permbytet nje pjese e kenetes ku erdhen kusherinjt e saliut nga veriu dhe kjo u be me qellim. Stakimi i korentit te motorpompave ne Porto-Romano per dy dit dhe kusherijte e saliut u kthyen ne malsi. Qyteti i durresit ka kanalizimet shume te vjetra.
    Kanalizimet e qytetit te Durresit jane te ndertuara nga romaket dhe kan qene shume te sigurta. Kjo tregon se jane shkaterruar me ndertimet shume- kateshe qe jane bere.

  4. ardi says:

    O gazeta TemA. Ju keni te drejte qe botoni komentet qe ju vijne. Po carfe shefi emergjence eshte ai Artur Lekbello …. apo se i ka dhene gruaja e tij kredi Genc Alizotit, nje palo prefekti qe e man gruaja ne pune…

  5. Ne fakt behet mire te nise nje hetim nga Prokuroria qe te marre vesh njerezia se ku e nga kush calon kjo pune. Sepse te paret qe vrapojne te ankohen per situaten e permbytjeve te pervitshme jane pikerisht drejtuesit e institucioneve qendrore qe me c’presin t’ia ngarkojne pushtetit vendor, pra Bashkise, faturen e kesaj katastrofe.
    Ne kete pikepamje, prononcim i zotit Dako dhe inkurajimi qe i ben ai Prokurorise se rrethit Gjyqesor Durres, sqaron para se gjithash pozicionimin e tij dhe te institucionit qe ai perfaqeson ne kete histori kalvar dhe mbi te gjitha deshmon vullnetitn e tij per nxjerrjen para pergjegjesive te fajtoreve te vertete qe jane ne fakt institucionet qe me te drejte ai i permend ne prononcimin e tij.

    1. ishmaku says:

      O durrsaku vjeter,pse ai qe perkrah automatikisht veprimet e prokurorise, eshte i pafajshem? E shef me detin ti kur shkon ne plepa? Po vilen e zogut kur del xhiro nga bregu detit? Po 3-400 lejet e ndertimit qe dha ky zotnia me 1 dite, se me pas nuk e lente me ligji? Po hetimet per, intelektualin Z. Shqopa, qe e kishte lexu ligjin mbrapsht (prishte ndertimet me leje dhe nuk prishte ato pa leje) po keto hetime i perkrah kr.bashkise? Se po i perkrahu nuk duhet ta lej drejtorin e ndertimores vetem ne burg…se si eprori vet duhet ta kishte kontrollu.

      Ti mos kujto se prefekti dhe inst.qendrore jane me te mire, por ndryshimi qe ekziston midis pushteteve ne durres eshte ky: Pushteti vendor eshte aktiv ne shkaterrimin e durresit, kur pushteti qendror eshte pasiv dhe nuk ben asgje.

  6. Ishmaku says:

    Mir Hoti:25 vjet heqje lirie, Ter Koka: 25 heqje liri, Gjush Dako: 30 vjet heqje lirie. Durresi nuk ka vend per te bere shurren mbrapa pallatit se ka direkt pallat,,,,e jo me te kete vend per kanalizime qe do kullojne ujin.

    Kush i boni gjith kto pallate keto 10 vjet?

  7. Durrsaku says:

    Trevisio,
    Kur ke ardhe ne Durres ti zoteri dhe na e thuaj nga cilat gerxhe a mocale ke ardhe,pasi qe s’je durrsak kuptohet mesemiri
    Ti vetem paske banuar ne Durres por ne jemi lindur dhe plakur aty.Durresi gjithmone eshte permbytur sidomos ne zonat Plazh,Shkoset dhe ndermjet tyre,si dhe ne hyrje te qytetit.Kjo dihet,por e keqa me e madhe eshte se me ndertimet qe sot jane bere me lejet e dhena nga bashkite e viteve te fundit,kjo e keqe eshte bere e pariparueshme,jo vetem persa i perket permbytjeve por aq me teper per infrastrukturen e shkaterruar me themel.Shihni e vini re se si jane ngritur pallate 14-16 kateshe neper rrugica 3-4 metro te gjera pothuajse ne cdo lagje te qytetit,ku nuk ka hapsire as per te ecur ne kembe e jo me mjete te cilat kan nevoje edhe per parkime,pa permendur raste fatkeqesishe,si zjarre,perbytje e tj.E ke vene re se si eshte betonuar bregdeti i Durresit duke filluar pothuaj qe nga Currilat e gjer te mali Robit?E ke vene re re se si eshte katandisur i vetmi park natyral qe kishte qyteti ne kodrat rreth viles?Dini gje se sa parqe te tilla kane edhe qytetet e vegjel neper Europe? E din ndopak se kush jane ata qe kane dhene leje per keto ndertime dhe kush ka nxjerre te ardhura prej tyre?Jane deme keto qe shekujt nuk i riparojne.Keto shiko,zoteri,nese je ndopak Durrsak e te dhimbset qyteti dhe lere prpoganden partiake…

  8. etika says:

    Jepi kon.o con!Ne artikull flitet per qytetin e Durresit,pamja e fotografise eshte e Korrces.Ne plan shihet mitropolija.Cfar niveli… !

    1. ardi says:

      Ore qe meriton nje pergjigje pa etike ti kete e di dhe pse je etika, po ne respekt te gazetes TemA …pleher, po te sqaroj se foto eshte ne pamje te pare shkolla Jan Kukzeli ne Durres dhe pamja pas e kishes eshte karshi godines se shikut ne Durres. Si s te vjen turp qe nuk paske qene as ne Durres dhe as ne Korce ose paske bredhur moteleve ku te jane tundur loqet si kembanat!

  9. arkeologu says:

    Sa i holle qenka ky z.Trevisio:Kanalizimet e kohes se Rromes funksionokan akoma sot ne qytetin e Durresit!?Ku e ke pare nje gje te tille,o zoteri qe dashke te marresh edhe rrolin e akreologut pervec politikanit racist ku ke “merita…”.

  10. Treviso says:

    O Dursak i lindur
    Kam punuar ne NFILU-NFIL per 25 vjet. Kjo eshte zona me e ulte ne zonen idustriale te Shkozetit.Deri ne 97 qe jam larguar nga Durresi, nuk ka pasur permbytje.Ne qofte se ti je i ri eshte gje tjeter. Kam shum vite qe se kam pare Durresin dhe nuk i di ndryshimet. Nuk i di lartesite e pallateve, por e imagjinoj se sa demtime jane bere.
    Kryetaret e bashkive qe permenden i kam njohur si buka qe hahet, por nuk mund te jap pershtypje per punen qe kan bere dhe qe po ben Vangjushi,kur nuk e njoh realitetin nga afer. Vendi me i ulet dhe i mbyllur ka qene pallati ku ka jetuar Vangjush Dako dhe permbytja ka qene pune oresh. Tani nuk e di se ku jeton zoti vangjush. Familja e Likve qe ka banuar ne banese te ulte po ne kete zone, pak distante nga pallati i vangjushitn nuk ka pasur probleme serjoze nga shirat e shumta.
    Durrsak i lindur, nuk bej politike per asnje parti dhe per asnje person. Nuk kam interes nga askush politikan ne Shqiperi, por deshiroj qe te jetoni edhe ju si europiane. Te mos ju mungoje uji, korenti, te kete pune per te gjithe. Te kene mundesi qe te dalin te gjithe per te pare boten dhe jo vetem politikanet qe jane bere stra-miljardera ne korriz te popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje