Fatos Tarifa: Le të ndëshkojmë njëherë me votë

26 Janar 2013, 11:59Politika TEMA

Ish- diplomati dhe sociologu Fatos Tarifa, sqaron se integrimin  e Shqipërisë e pengon politika e brendshme.

“Bindja ime më e thellë është: Diplomacia dhe politika e jashtme më e mirë për Shqipërinë do të ishte një politikë e brendshme më e mirë. Integrimi i vendit tonë në BE nuk e kanë vonuar dhe penguar politika e jashtme apo veprimtaria e misionit tonë diplomatik në Bruksel, por politikat e brendshme të qeverive që kanë drejtuar vendin në këto 20 e ca vjet, reformat e pakryera në fusha të rëndësishme, sidomos në atë të drejtësisë, korrupsioni endemik, problemet me zgjedhjet legjislative dhe ato lokale etj”.

Sipas tij, nuk është e drejtë shfaqja vazhdimisht e ambasadorëve.

“Në një farë mënyre nuk më pëlqen. Këtë e them si qytetar dhe si diplomat. Ambasadorët e huaj kanë për detyrë të përçojnë politikën shtetërore të vendit që ata përfaqësojnë në vendin pritës dhe të mbrojnë interesat kombëtare të vendit të tyre. Këtë mund ta bëjnë përmes kontakteve me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Diplomacia bëhet përmes kanale zyrtare, sepse ajo, siç e theksova më sipër, është politikë me mjete të tjera”, pohon Tarifa për gazetën Shekulli.

Për sa i përket politikës në Shqipëri, Tarifa thekson se: “Ka ardhur koha që shqiptarët, të mashtruar për një kohë të gjatë nga politikanët demagogë dhe populistë të çdo lloji, t’u japin atyre një mësim demokratik: t’i nxjerrin nga politika me votën e tyre të lirë dhe të mbrojnë këtë votë”.

Për sa i përket çështjes Barjaba, ai thekson se “Veprimi i tij, sado i padenjë dhe i dënueshëm, nuk e meritonte një reagim kaq disproporcional dhe linçues thuajse nga të gjitha mediat shqiptare. Sepse çështja mbetet të sqarohet ligjërisht dhe, përpara se politika dhe media të merreshin me rastin Barjaba, ato duhet të merreshin me grabitësit e mëdhenj të pasurisë kombëtare, me aferat mafioze të politikanëve dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, si dhe me ata që nuk ndëshkojnë këta të fundit”.

Ai thekson se shërbimi diplomatik shqiptar ka kohë që është inaktiv, në një gjendje koma.

14 komente në “Fatos Tarifa: Le të ndëshkojmë njëherë me votë”

  1. Meleku says:

    Standardi i Ambasadorit në Uashington

    Nga Mero Baze

    Për të gjithë ata që nuk kanë mundur të thonë dot ndonjë fjalë të mirë për Fatos Nanon në Uashington, ka qenë lehtësi e madhe të flisnin fjalë shumë të mira për ambasadorin Tarifa. Mes tyre ka shquar Brus
    Xhekson. Gati një vit më parë, në udhëtimin e tij të radhës në Tiranë për të mbështetur zotin Nano, në disa takime me gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ai e portretizonte si shpresë ambasadorin
    Tarifa. Të njëjtën gjë ka bërë dhe gjatë vizitës së fundit në Tiranë. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe disa lobistë të tjerë të qeverisë shqiptare, të cilët ngaqë mbeteshin të pafuqishëm për të mbrojtur zotin Nano nga ato çfarë ndodhnin në Shqipëri, përdornin si mburojë
    zotin Tarifa. Kishte plot argumente kundër Tarifës në ballafaqim me ta, por ato mbuloheshin të gjitha nga ideja se ai ishte djali i sekretarit personal të Enver Hoxhës dhe sulmet ndaj tij ishin “biografike” dmth., për shkak të babait. Skandali i fundit i bisedës së
    botuar në revistën ‘Klan’, në të vërtetë çmonton në detaje banalitetin e ambasadorit shqiptar në Uashington. Ai nuk është as intelektual, as diplomat, as komunist, as perëndimor, as lindor, por thjesht një
    hajdut i neveritshëm, nga ata që raca krenare e hajdutëve të Tiranës, nuk i pranon as në bisedë.
    Problemi, siç e ka theksuar dhe vetë revista, nuk është tek sasia e parave të cilat mundohet të vjedhë ambasadori. Ai është ves kolektiv i kësaj qeverie.
    Turpi qëndron tek standardi i ambasadorit tonë në Uashington. Nëse u përkthehet kjo dosje gjithë atyre zyrtarëve të Qeverisë amerikane, që e kanë dëgjuar Tarifën të mbrojë qeverinë nga akuzat për korrupsion,
    besoj se do të bashkohen në këtë pikë. Po ashtu besoj se do të mbeten të shokuar kongresmenët, të cilëve zoti Tarifa, para ca muajsh, në dëshminë e mbajtur, i akuzoi se nuk e njohin Shqipërinë dhe se janë të
    dezinformuar. Tani ata kanë rast të njohin zotin Tarifa. Nëse një njeri me kaq shumë vese dhe kaq banal, është avokati më i mirë i qeverisë në Uashigton, atëherë ç’mbetet për avoketët e këqinj të kësaj qeverie. Të shokuar do të mbeten dhe ata pak miq të mbetur të tij në Uashington, të cilëve ka mundur t’ua hedhë me stilin e tij prej servili dhe zhvatësi të ndonjë dreke. Zërat e fundit që përpiqeshin të
    mbronin kabinetin Nano në Uashington, kishin si arsyetim pikërisht ambasadorin Tarifa. Për hir të së vërtetës, afera e tij nuk imiton dot aferat e qeverisë që ai mbron, por e përsërit fenomenin në mënyrë shumë
    të neveritshme, duke vjedhur ato pak lekë që ka në xhep si ambasador. Standardi hajdut xhepash.

    Tema

    10-05-2005

    1. ramy says:

      Ramy o qen bednik.
      Versulu kush I afrohet saliut.
      Tani je melek.
      O melek more melek
      Po ta vura nuk ta hek.

      Do dalesh ne greve prap ramy per pallatin e z. Basha?

      1. Meleku says:

        O xhaxhi shih se mos me ngaterron me dike tjeter!
        Kishe gje per te thene lidhur me shkrimin apo thjesht perpiqesh te luash rolin e zhurmuesit?

  2. Antikatovica says:

    Si ka mundesi qe gjallojne keto specie qe e “Tarifojne” kete vend dite e nate. Ky njeri qe me ze u kap duke negociuar per te vjedhur tenderin e bojerave per te lyer Ambasaden tone ne SHBA. Prandaj shprehet per rastin Bajraba se nuk e meritonte nje reagim kaq te madh le te merremi me grabitjet e medha. Ka hallin e vet se dhe ky per keto xheplleqe po gjallon akoma. Vemje te shoqerise, njerez qe sot japn dije. Enverista fund e krye.

  3. tironci says:

    Care thu mer lal?! Ene ti ke vjedh si ai shoku jot. Ti ke vjedh paret e Ambasades ene ai ka vjedh ne supermarket!!!! Njilloj jeni te dy! Ene ke ftyre e na flet per parime!!!!!

  4. Sadiku says:

    O Fatos ty nga Washingtoni te hoqi kunati i Faros, pastaj erdhe e hyre ne universitetin e Argites, para ca kohesh i dole ne krah Saliut per gjuhen angleze ne universitete, nashi po na flet per voten, o Fatos po lere me mire e riboto shkrimet e shokut Sevo se ai i dinte gjerat me mire se ty. Nderime Sadiku (baba diplomati)

  5. Artani says:

    LORA, per here te pare nuk ke permendur “doktor brekedhjerin”.Hahahahah..

  6. ligji says:

    Teper domethenes artikulli i gazetes Tema i vitit 2005 qe ka paraqitur komentuesi Meleku.Ate lexoni nese dishironi te dini se si vertitet lapsi i nje gazetari “objektiv”…Te lumte Melek!Po medet kujte ia praqet…!

  7. banija01 says:

    MELEK…

    Melek ,pse nxore vehten zbuluar.
    Qe te mbaje ti artikullin e vitit 2005 te TEMES eshte e pamundur.

    Kjo tregon se je ose punonjes i SHIK-ut qe per kete kam dyshuar gjithmone ,ose nga kreret e PD-se i mbuluar me emrin MELEK.

    Kushdo qe te jesh balte mbi gazeten TEMA nuk hedhe dot se kjo gazete qe ne opozite ne 2005-en dhe sot qe ju jeni ne pushtet dhe jeni me keq ne qeveria Nano gazeta TEMA prap eshte ne OPOZITE

  8. Fidai Telo says:

    Cudi, si del para opinionit ky Tarif “ambasadori”, ky hajdut i ambasades
    shqiptare ne Vashington. Portretin, zerin e tij i kemi pare permes Fiksit teksa legjitimonte vjedhjen e vete. Shume mire beri atehere Tema dhe Meleku qe e riboton sot.
    Fajtor eshte kunati i Faros o Sadik duke qene drejtor i kontrollit financiar ne Ministri te Jashtme qe zbuloi vjedhjet e tjera te tij? Hajdutet te heshtin se boll zullume ka bere ku Tarifa i famsshem qe sot e neser na bejne moral.

    Fidai Telo

  9. Fllad says:

    Meqenese kunati i Faros qenka kaq i zoti si drejtor i kontrollit financiar, le te hidhet se ka shume zullume atje ne ministrine e jashtme. A do ta ndihmojme ti tregojme rastet apo i di vete ai se eshte shume i zoti.

  10. era says:

    Niper, mbesa, dhendure qe bejne sikur punojne neper ambasada dhe bejne dhe sikur studiojne me parate e shqiptareve.

    Ku eshte kunati i Faros??

  11. nje nga te paktet diplomate klasi qe ka shqiperia.Respekt dhe mirenjohje per fatos tarifen, urojme (megjithese te pashprese) qe te ndiqet shembulli i tij nga te tjeret

  12. arti says:

    TE MBROSH HAJDUTIN,DO TE THOTE TE JESH DHE VETE I TILLE,

    ai u kap duke vjedhur dhe policia e konfirmon kete gje,ky thote te flase drejtesia,ka drejtesi me te madhe se ajo amerikane ku ben pjese dhe policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje