Pritje entuziaste e emigrantëve në Athinë për Bamir Topin

27 Janar 2013, 00:03Politika TEMA

 

FRD themelon degën e saj në Athinë, së shpejti edhe në qytete të tjera. Anëtarësime masive në kryeqytetin grek. Topi: FRD ka mision t’u shërbejë qytetarëve shqiptarë kuqo që jetojnë.

Emigrantët shqiptarë pritën në hotel Hilton në Athinë kryetarin e Frymës së Re Demokratike Bamir Topi. Ai shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Oketa, Sekretari Organizativ, Sali Shehu dhe Sekretar Koordinimi për Programin, Arben Shehi.

Kryetari i FRD-së u foli pjesëmarrësve në këtë takim për vizionin dhe parimet politike të kësaj force të re, misionin që ajo ka marrë përsipër për të qenë pranë qytetarëve shqiptarë. Z. Topi u tha bashkëatdhetarëve se FRD do të angazhohet kurdoherë për të ndjekur një politikë parimore në shërbim të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.

Duke u ndalur në marrëdhëniet me fqinjët, Topi theksoi edhe rëndësinë e një politike të fqinjësisë së mirë e cila reflektohet drejtpërsëdrejti në jetën e përditshme të emigrantëve.

Takimi vazhdoi me një komunikim të hapur rreth problemeve që shqetësojnë emigrantët shqiptarë. Ata vunë në dijeni përfaqësuesit e FRD-së për vështirësitë që ndeshin në jetën e tyre si emigrantë dhe për përpjekjet që bëjnë për t’i përballuar.

Pjesëmarrësit premtuan dhe u angazhuan se do të vazhdojnë misionin e tyre në qytete të tjera të Greqisë për hapjen e degëve të FRD-së.

Një tjetër çështje që u diskutua në takim ishte dhe e ardhmja e fëmijëve të emigrantëve në Greqi. Z. Topi deklaroi se FRD do të angazhohet me të gjitha forcat dhe mundësitë e saj për ngritjen e një ministrie posaçërisht për Emigracionin. Në ketë mënyrë – vijoi kryetari i FRD-së – shteti amë do të mund të kujdeset institucionalisht për shtetasit e tij që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Gjatë diskutimeve u fol edhe për detyrën që ka radiotelevizioni publik shqiptar për t’u mundësuar fëmijëve të emigrantëve mësimin e gjuhës shqipe përmes emisione të posaçme.

Një element kulmor në takim, ishte pranimi i anëtarësimeve masive në FRD të bashkëkombasve tanë në Greqi.

18 komente në “Pritje entuziaste e emigrantëve në Athinë për Bamir Topin”

  1. tironsi says:

    Bamiro vazhdo se je ok vetem me ate I Meten mos e felliq veten te besh koalicion se do humbesh pike

    1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Zoti Topi,nese e ka me tere mend te behet faktor ne politiken e ketij vendi,i nevojitet ALEANCE me Partine Socialiste,perndryshe e ka te humbur davane.
      Nje aleance e tille eshte krejt e natyrshme,po te kemi parasysh rrjedhjen e ngjarjeve deri me sot,por edhe faktin (e parendesishem ne dukje por, shume domethenes ne te njejten kohe)e DEKORIMIT te Hiresise se Tij me urdherin e heroit te kristianizmit.
      Zoti Topi, te jete i sigurte se nese nuk flirton me AKZ-ne e shqiptaromedhenjeve , do te kete(per kete jam i bindur) edhe shume vota nga komuniteti yne.Flm.

      1. miri says:

        ju cemerit e pabese nuk ja jepni votat cemerve do ja jepni topit?

  2. hiru says:

    prap e paske je sali

  3. emigranti says:

    FRD-ke MOS HARPNI EMIGRATET NE SHBA.

    FRD mos haroni emigrantet ne Cikago,Filadelfia,Nyjork,Boston,Uster,etj, ne c’do qytet na lajmeroni kur do vini te pregatitemi tu presim.Shqiperia eshte e te gjithe emigranteve jo vetem e atyre qe desh saliu.

  4. Emigranti shqiptar says:

    LLOGARITNA EDHE NE.

    Ritu zgjeroju FFD-ke
    Neper bote beju mike
    Ngado qe ke emigrante
    Jane puntore duar arte
    Duan nderin drejtesine
    Te clirojne Shqiperine
    Nga ajdutet kleptokrate
    Qe na lane krejt ne balte
    Na deshin vetem parane
    Jo shpirtin shqiptar
    Na degdisen si barbar
    Nga s’u mbytem o s’u vrame
    Kur braktisem vatane
    Ne FRD-ke kemi besim
    Do hedhim voten pa pertim
    Nderin do te fitojme
    Per drejtesi do votojme
    E perdhunoi Saliu
    Qe gjakosi shqiptaret
    Ai shkateroi familjaret
    La femijet pa baba
    Ne mjerim dhe ne hata
    FRD-ke mos na haro
    Llogaritna edhe ne
    Te respektojme sikunder je
    Pa kodoshe sharlatane
    Hipokrite dhe rufjane
    Ne emigrantet shume jemi
    Dashuri te madhe kemi
    Per liri demokraci
    Per drejtesi dhe Shqiperi.

  5. raimondi says:

    Pritje entuziaste per …Topen –hahahahahahahahahaha Ky sa ishte president ishte si president i federates se futbollit

  6. XIXA says:

    Mos i jepni shume kesaj pune,se edhe une kam qene disa vite emigrant,por kur vinte dikush nga vendi, aq shume gezoheshim, sa sikur te ishte edhe nje sharraxhi i thonim o ku je more, po si ore, po ckemi andej more, po si ja kalove ore, e keshtu me radhe, se emigrantet jane shume bujare dhe shkojne aty ta humbin pak kohen e merzitur, sepse nuk shkon vetem pune e banese dhe prape pune e banese.Por mire kane bere se e kane gezuar pak Topin!!!

  7. Nedin says:

    FRD dhe KeZ jane shpresa e vetme per te shpetuar Shqiperine, Kush deshiron te miren e Shqiperise dhe te shqiptareve, kudo qe jane t’i japin voten FRD. Ndryshe krimet e Saliut do te jene ne force edhe disa vite te tjere per te keqen dhe mjerimin e Shqiperise dhe shqiptareve.

  8. tourkofagos says:

    hahahahaha,u prit me entuziazem se gjysma e tyre ishin te papune,lane dominote dhe xartia-te neper platia dhe shkuan te tallnin topet me Topin…….

    1. Ramy says:

      Me qê Topolashi êshte kamxhik i Rames pse nuk vajte edhe ti o gojor

  9. ibrahim says:

    Po e priten tradhtarin esat pash toptanin dhe kush greket e agimit te arte,keni pare kush shkon ne greqi rama,majko,ruqi,tash topi dhe ku tek shqipfolsit qe nderruan emrat pra nga greket si Sabanis etj.

  10. Leone-53 says:

    Jo vetem qe duhet “te ingranohen” emmigrantet ne aktivitete te tilla por edhe sipas mundesise ata duhet te marin pjese ne votimet e 23 qershorit ne Shqiperi si nje nga mundesite per te permbysur “kuçedren” Sali Berisha. Votat per FRD-ne jane vote per shpetimin e DEMOKRACISE ne Shqiperi.

  11. h says:

    Cudia me e madhe vjen Topi ne Athine te formoje degen e partise se djathte shqiptare , o hajavan keta qe jetojne ketu jane proletare fare biles disa disa grade me poshte , vetem krahet e punes kane .Ozot na ruaj nga injorantet dhe mashtruesit , ka dhe qe i besojne ,p,sh ,kunati im ne kohen e zogjit gjyshi i tij ishte hysmeqar babaii tij puntor me meditje ne kohen wEnverit , eshte i djsthte!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  12. OPINION. says:

    me sa kame kuptuar une TOPIT i intereson vetem KARRIERA e tij POLITIKE dhe se QANE KOKEN FARE per problemet e SHQIPTARVE.njeri labil e dinak me nje fjale F.NANO i 2te.

  13. trak says:

    Nje politikan i vertete patiot dhe atdhetare qe ben cmos per ket popull e komb nuk mund te jete kurre nje politikan qe hyn e del lirshen ne Greqi kjo gje eshte e sigurt te tille politikan e kan deren e mbyllur ne Greqi pra Topi eshte e kunderta e kesaj gjeje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje