Horror në një klub nate në Brazil, mbi 200 të vdekur (FOTO)

27 Janar 2013, 15:58Politika TEMA

Të paktën 220 njerëz kanë humbur jetën nga zjarri që ka përfshirë një klub nate në pjesën jugore të Brazilit, raporton CNN.

Sipas informacioneve të para, flakët kanë shpërthyer kur një grup në skenë ka nisur të performojë me fishekzjarrë. Incidenti ka ndodhur në klubin “Kiss” në qytetin Santa Maria.

Disa raporte thonë se lokali ka pasur vetëm një dalje dhe se njerëzit i ka kapluar paniku derisa kanë bërë përpjekje të dalin jashtë. Shumë nga viktimat thuhet se kanë vdekur nga gazi toksik.

Shërbimet e zjarrit janë në kërkim të viktimave të tjera. Nuk mund të japim ndonjë numër të saktë të të vdekurve. Njerëzit i ka kapur paniku dhe kanë përfunduar duke shkelur njëri tjetrin”, ka thënë shefi i emergjencave të zjarrit, Guido de Melo, për mediat lokale.

Një gazetar në vendngjarje ka thënë se klubi ka pasur kapacitet për 2,000 njerëz dhe se ka qenë i mbushur të shtunën në mbrëmje.

Autoritetet spitalore të Santa Marias thonë se qindra njerëz po trajtohen për plagët e marra.

Në këtë qytet ndodhet Universiteti Federal i Santa Marias, si dhe një numër universitetesh dhe kolgjesh të tjera private.

17 komente në “Horror në një klub nate në Brazil, mbi 200 të vdekur (FOTO)”

  1. lexuesi... says:

    Ah, kjo eshte jeta e nates! Por kjo eshte nder “pagesat” me te vockla te degjenerimit njerezor! A nuk do ishte me mire qe ne ate ore, ata njerez te ishin duke lexuar ndonje liber; te ishin duke medituar rreth Krijimit dhe Universit, apo duke biseduar me njeri – tjetrin per pune te mira e te hajrit?! Jo, nuk eshte ceshtje tersi. Eshte thjesht ajo cfare kane kerkuar. Dhe e gjeten!

    1. indrit says:

      Po te ishte motra,vellai apo femija juaj ndonjeri prej tyre, do kisha deshire te shikoja nese ti ABC e LEXUES do shkruanit te njejtat budallalleqe., qe edhe nje hoxhe ultrafetar s’do i thoshte.

      1. Musa says:

        Edhe po te ishte nena dhe babi te njejtin fund do gjenin. Aty behen abuzime sexuale, drog etj

        1. Ester says:

          ne cilin fshat jetoni aman… Cuditem a ka internet ne fshatin tuaj qe arrini lexoni ne internet dhe shkruani komente te tilla? Apo xhaxhi sala e ka cu internetin ne cdo cep te shqiperise hahahah

    2. x says:

      Mos je gje qoftelargu ti?!!

    3. Albi says:

      Veç mos më raft në dorë pak pushtet, veç mos më raftë, se po nuk i’ua shova rracën sojit tuaj, mos më thërritshin më në emër!!! T’ju shuajmë një herë e mirë e t’mledhim menjen, t’bëjmë shtet!

    4. enea says:

      Jeni nje kafshe, jo njeri, te te vije turo nga vetja. Me vjen peshtire qe ka shqiptare te tille.

      Kjo eshte tragjedi dhe duhet lutur per viktimat. Ata ishin atje per te gjetur momente per te shijuar rinine e tyre mbase pas leximmit mbi librat, apo meditimet sic flet zotrotja jote. Ti a shkon ndonjehere neper klube????

      Horr

  2. kola says:

    Fajin e ka Berisha se po te ishte Rama nepermjet Zhoa Amazonas mikut te Enverit nuk do e lejonte

    1. x says:

      Ti Kola Kaqoli po ben gare me Kelmendasin dhe Ramadanin (Ramy)se kush nga ju eshte me budallai?

    2. Horri i Bulevardit says:

      Zhoao Amazonas yhnte ne shtepi te Enverit, aty ku vetem Saliu hynte pa u kontrolluar, se edhe kur kryeminstri Shehu donte ti bente vizite, duhej njehere ta lajmeronte xhaxhin, ndersa Saliu hynte si i shpise.
      Apo mos ke qene edhe ti mor kol kokra e koqes nga ata qe mbanit veshin se cpo thote armiku qe tja conit peshqesh partise.

      1. Eri says:

        Humbje te tilla masive jane te dhimbshme dhe fjalet jane te teperta per te ngushelluar te mbijetuarit dhe ata qe humben te afermit e tyre.

        Megjithate me ben pershtypje ndermjet komenteve me idiote ne forum se si gjithe keta “antikomuniste” leshi mbajne mend emrat e gjithe “miqve” te PPSH-se para 90’es.
        Mos valle keta “antikomuniste” te sotem ishin ata sekretare partie te dikurshem qe me laps e leter benin rezyme veprat e Enverit apo artikujt e ZP-se dhe pervecse derdellisnin nga 3 ore ne dite neper mbledhjet e ndermarrjes, merrnin me qafe shume njerez sikur dhe per faktin se s’njihnin keta ‘miqte’ e Partise?
        S’ka mundesi t’i kujtosh kaq mire emrat dhe ngjarjet, pervecse te kesh qene pjese e zhvillimit te tyre.

  3. si kola ose ai... ne dasem says:

    Ik or budalla, bej ndonje gje tjeter e mos komento me ketu.

  4. aleksandri i madh says:

    Ca thone qe numri eshte 245 ca te tjere 250.
    Nuk merret vesh.
    E rendesishme eshte qe pesimet e te tjereve te behen mesime per ne. Jam i bindur qe edhe klubet e nates ne Shqiperi jane vetem me nje porte dalje emergjente.

  5. enea says:

    Edhe perbalkle kesaj tragjedie, lexoj komentet me te peshtira qe vijne nga SHQIPTARE TE NDYRE….RRACE E QELBET

    1. Ester says:

      totally agree with u Enea…

  6. Vari Wool says:

    Ka lezet!
    Te shkrini fare me keto titujt: HORROR, HOT, MONSTRA…
    E kuptoj qe doni te shisni gazeten, por te pakten shiteni shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje