Rrëfen vëllai i kambistit: E qëlluan kur bëri çiften gati

28 Janar 2013, 10:40Politika TEMA

Vëllai i viktimës Fatmir Kotorja, i cili humbi jetën ditën e djeshme pasi u qëllua me automatik nga dy grabitës, rrëfen ngjarjen për GSH. Të dy vëllezërit kanë vite që punojnë së bashku si kambistë, ndërkohë që dje iu morën shumën prej 25 milionë lekësh të vjetra dhe qëlluan për vdekje vëllain e tij.

“Unë gjithmonë rri shofer, ndërsa Fatmiri rri mbrapa me shumën  e parave. Për siguri në makinë mbajmë gjithmonë një çifte. Unë zbrita nga makina dhe vajta hapa portën e shtëpisë. Sapo u ktheva, pashë që prej murit 2 persona të veshur tërësisht në të zeza, si ato të pishinave dhe me kokore, erdhën me nxitim. Të dy kishin kallashnikovë në duar. I thirra vëllait, “shpejt çiften bëje gati se na vodhën hajdutët”. Ndërkohë njëri prej tyre me kallashnikovë në dorë ma drejtoi mua. Unë ngrita duart lart. Fatmirin e pashë që kishte bërë çiften gati. Fatmiri qëlloi drejt atij që kishte përpara, por edhe ai qëlloi Fatmirin”, pohon Haxhi Kotarja.

Ai tregon se ata i morën të vëllait qesen me lekët, por me sa duket edhe njëri prej grabitësve ka mbetur i plagosur pasi ka lënë njolla gjaku pas.

“Ishin të dy të shkurtër. Shumë gjakftohtë, e kishin përgatitur deri në detaje grabitjen, kjo sepse e dinin që unë do hapja portën”.

Fatmiri kujton me dhimbje se si e humbi jetën i vëllai në duar.

“Eh, unë i fola, doja ta përmendja. U nisa urgjent në spital, por ai iku, iku aq shpejt, në duart e mia përfundoi. Në makinë kishte rrjedhur i gjithë gjaku, pikoi rrugëve deri në spital. Ata i vunë elektroshok ta kthenin, por nuk ishte e mundur. Ai nuk kishte asnjë reagim”, zrrëfen Haxhiu.

Ai tregon se janë grabitur dhe rrahur deri në vdekje edhe në vitin 2000, mirëpo shpëtuan, ndërsa tashmë atë çfarë ai kërkon nuk kthehet më.

“Atë që dua unë, askush nuk mund të ma kthejë. Dua tim vëlla se më ka lënë jetimë dy fëmijë, djali është në gjimnaz, Klevi, ndërsa vajza është e vogël. Jetën e tij dua”, nënvizon ai.

11 komente në “Rrëfen vëllai i kambistit: E qëlluan kur bëri çiften gati”

  1. tourkofagos says:

    njeri me kalaznikov,tjetri me dyfek…..varu kkkk,pune korrakesh….

    1. sas says:

      tourkofagos , me cudit fakti qe ti komenton i pari , kam pershtypjen se je staf i gazetes , ska mundesi te komentosh gjithmone i pari , sidoqofte eshte zgjedhje e bukur e moderatoreve per te mbajtur aktive gazeten me komentet e lloj lloj tipi

      1. roland says:

        o sas, tourkoleshosi komenton gjithmone pasi thith deri ne rrenje ket timin

    2. Orthodoksi says:

      Nuk shikon shpesh njerez te tallen me fatkeqesine e tjetrit.Dhe kur degjon dike thua vari KK.. dava psikopati.
      Te uresh njeriun ne nje tragjedi te tille se i perket fese muslimane duhet te jesh nje mi i vogel,i rritur ne nje hale fshat te vogel dhe te jesh i cmendur.
      Dil nga ajo hale ku je futur dhe shiko cndodh ne bote,shiko si bashkejetojne njerezit,se sic ka K.. si puna tende ka dhe Muslimane K.. se pyll pa derra nuk ka.Se nuk te ben besimi te nderuar po personaliteti dhe cilesi te tjera.

      1. Vlora says:

        njeri nuk mund te quhet,por kafsha tourgofagos nuk eshte as grek,,,,sepse i gjith qellimi i komenteve te tilla, te tij pikerisht ky eshte: qe te shahen sa me shume greket.

        dhe ja arin qelimit,e kenaqet kur i shef qe te gjithe e sulmojne duke share greket.

        THJESHT DUHET INJORUAR.

  2. dritani says:

    Amatorizem si kudo…

  3. bruxelles says:

    or grekofagos qenke me verte lapanjoz njeri . e morem vesh se je grek dhe ndihesh krenar por mos komento karagjozlliqe me fatkeqesin e tjetrit se te vret zoti me qense e mban veten per ortodoks. dhe edi cfar mos e befsh piken e hajrit

  4. Toni.I. says:

    Njerzit kèrkojnè tè merren me punè(kèmbim valutor rasti i ngjarjes tragjike)pèr tè mbijetuarm bashkè me Familjet e tyre
    nè kèt vend tè mallkuar ku krimi po ç’faros gjithçka Kulturè,
    SHoqèri,Ndèrgjegje,Vlerat morale ,Respektin etj-etj.
    Krimi-et ndodhin nè tè gjithè Botèn por nè SHqipèrinè tonè
    janè nga mè shumtuarit e kèsaj Bote ku lexojmè,ndigjojmè,shikojmè
    pèr çdo ditè,kjo plagè qè mbetet e hapur mund tè mbyllet vetèm
    me funksjonomin e LIGJIT qè nè 22-vjet nuk èshtè aplikuar dhe si i tillè vazhdon tè mos funksjonojè edhe nè ditèt e sotme.
    Ngushèllime tè sinqerta Fam. Kotorja.

  5. Disho nekrofili says:

    Tourkopsolifagos gjithmone nxjerr ne dukje identitetin e tij si renegat kamikaz i janulles

  6. aleksander says:

    Ngushellime familjareve dhe ti rrojne femijet! A mos valle per te mbrojtur jetet tona ne keto kohe te veshtira duhet te ndergjegjesohemi pak me shume? Ne vitin 2013 kur ka me qindra polici private kur ka mbi 20 banka ne do te vazhdojme ti levizim parate si ne perendimin e eger? Nuk dua te ul dozen e fajit te krimineleve por te gjithe e dime se ne c’fare shteti jetojme aq me teper qe nderrimi i parave ne menyre ambulante nuk lejohet. Ne Shqiperi jeta e njeriut e ka humbur vleren si pasoje e nje shteti medioker por edhe si pasoje e mungeses se kultures ne te gjitha aspektet.

  7. tourkofagos says:

    shikoj disa makakes,qe nuk meren me temen per diskutim,por i qepen tfg,se cfare thote,madje i japin edhe mend..!!!!!
    keta gyzele jane komplexikoi[llapaqene].
    merruni more arape me temen,jepni mendimin tuaj e lerini te tjeret te shprehen free,se fundja une nuk po e rruaj shume, se nje arapi nuk i pelqen mendimi im.
    une dhash mendimin tim,bazuar kryesisht ne situaten kriminale ne shqiperi,qe ne nje fare menyre,eshte lufte mes grupesh,si ata me kalaznikov por edhe ata me dyfeki,jane shkeles te ligjit,gje e cila con ne krime me viktima te perditshme.
    mesohuni mor qafpalare te respektoni diversitetin e mendimeve e mos beni te ”zgjuarin”,se ne nuk kemi ku te cojme mendet tona e jo te marrim tuajat……karagjoza,re karagjoza!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje