25 vite burg për 80 vjeçarin Shaban Norja, masakroi 18- vjeçaren

28 Janar 2013, 10:24Politika TEMA

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 25 vjet burg Shaban Norjan, 80-vjeçarin që masakroi 18-vjeçaren Aishe Vata.

80-vjeçari i ka kërkuar falje familjes së 18-vjeçares për krimin që kishte bërë. “Nuk e di si e kreva krimin, vetëm Zoti e di”, është shprehur 80-vjeçari në sallën e gjyqit.

Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar “burgim të përjetshëm” për Shaban Norjan me akuzën “Vrasje me dashje në rrethana të tjera cilësuese”, por gjykata vendosi ta dënojë 80-vjeçarin me 25 vjet burg pasi ky i fundit kishte pranuar krimin.

18-vjeçarja Aishe Vata u masakrua mbrëmjen e 11 tetorit të vitit që lamë pas, ndërsa trupi i saj u gjet pak orë më pas në afërsi të mbikalimit të Fllakës në Xhafzotaj, ndërsa koka e së resë u gjet tre ditë më vonë, pas rrëfimit të 80- vjeçarit para oficerëve të policisë gjyqësore.

Sipas skemës së kryerjes së krimit makabër, mësohet se  fillimisht 18 vjeçarja u qëllua me një plumb në kokë dhe më pas autori i krimit i ka prerë kokën me sëpatë duke ia larguar nga vendi i ngjarjes. Shkak i këtij akti sipas prokurorisë është bërë shtatzënia e Aishes dhe mospranimi nga ana e saj për kryerjen e abortit.

6 komente në “25 vite burg për 80 vjeçarin Shaban Norja, masakroi 18- vjeçaren”

  1. Verorja e Baliut says:

    Ja kan ba mire vallahe megjithese dhe vajza dhe familja e saj nuk jane krejt pa faj.

    1. Ermali nga Durresi says:

      Vera ti je moj ? Na kishe munguar.
      Kur po fillon me mbajt njerezit e burrit ne goje?

  2. sas says:

    clind prej maceje gjuan minj , keshtu thone andej nga ana ime , rrace e ndyre , familje te degjeneruara

  3. paraziti says:

    ka kohe per 1 rini te dyt pasi te dali nga burgu.

  4. realisti says:

    CA TE NENES CA TE NJERKES.

    Kur do denohen te degjeneruarit e poltikes se tiranistanit sikunder denoni keta idiotet pa pozite?

    Pse ca i kap ligji ca jo? deri kur do vazhdojne dy partite fallco PS – PD me drejtesine e drejte aqsa i drejte eshte drapri.

  5. FLORA says:

    SHABANIN ALLAHU E DENOFT ME ZJARRIN PERVLUES SE KY DENIM ESHT I VOGEL PER TE KY ESHT XHELATI I BOTES,AJSHE TE KERKOJM E TE VAJTOJM TE GJITH MOTRAT E NENAT KUDO QE JEMI OJ JETIMJA E VOGEL…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje