Topi në Malësinë e Madhe: Qeveria ka lënë pas dore malësorët dhe të përndjekurit

28 Janar 2013, 18:22Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike vazhdoi në Malësinë e Madhe dialogun e hapur me qytetarët.

Kryetari Bamir Topi tha se FRD është një parti e moderuar që ka synim të largohet nga tradita e fyerjeve dhe ashpërsisë për të sjellë në panoramën politike shqiptare një alternativë  dhe shpresë të re.

“Sot politika gatuhet në tre restorante të kryeqytetit, ndërsa kur nis fushata zgjedhore, politikanët veshin rrobat e terrenit për të treguar se janë si gjithë qytetarët,” tha Topi.

Ai shtoi se politikanët “sapo sigurojnë karrigen e pushtetit  mbyllin telefonat dhe dyert e zyrave dhe bëhen mosmirënjohës ndaj votës së qytetarëve”.

Topi akuzoi qeverinë se ka harruar dhe lënë pas dore malësorët dhe të përndjekurit.

“Ky trajtim mospërfillës nuk përbën ndonjë çudi pasi Kryeministri nuk është veçse një ish – komunist i kthyer në demokrat. Kryeministri ka frikë se po humbet pushtetin, ndërsa nga ana tjetër kryetari i opozitës ka frikë se nuk vjen dot në pushtet,” tha Topi.

Nga foltorja e takimit, Topi siguroi mbështetësit e FRD-së si dhe qytetarët e Malësisë së Madhe se sondazhet paralajmërojnë një fitore të madhe të kësaj partie, në 23 qershor.

Pjesëmarrësve u foli edhe nënkryetari i FRD-së Daut Gumeni, i cili akuzoi shtetin se është bërë shërbyes i pushtetit. Ai e quajti detyrë parësorë çlirimin e politikës nga imoraliteti dhe shpëtimin e shtetit nga kthetrat e mafies.

“Shqiptarët do të gjejnë shtegun e demokracisë si në vitet ‘90 dhe së bashku do të përmbysim komunizmin për herë të dytë,” tha Gumeni.

Takimin e përshëndetën Xhelal Maleci, sekretar i degës së FRD-së në Malësinë e Madhe, si dhe përfaqësuesi i të rinjve Hektor Kukaj. Gjithashtu në këtë takim foli edhe Belma Muka, koordinatore e qarkut Shkodër.

9 komente në “Topi në Malësinë e Madhe: Qeveria ka lënë pas dore malësorët dhe të përndjekurit”

  1. Ben Chicago says:

    bamiro
    kete jave juventusit ja bene me hile

    1. Pogradeci says:

      O Bamiro si te shkoj dreka me Lul Bashen pardje ne Pogradec?

  2. dritani says:

    O Bamir! O kellef!
    Malesoret i ke n’Tirane duke gezu tokat e tironsve!
    Te tjeret jane ne Londer.
    Cfare kane mbetur jane te nguju dhe nuk dalin dot me votu as per ty ne as per Salin.

    T’ka shku rruga kot!

    1. pilo lala says:

      Magnifisent.
      Bamiri po shkon ne ato pjese qe nuk shkon dot Berisha me Xhozin.
      Ptite kur te veje Bamiri ne Tropoje, te beje fushate per Berishen.

  3. tironci says:

    O bamiro. Ke bo mire mer lal qe ke shku ne Malsi te Modhe. Osht popull mikrpots. Te bo tona nderet por kom frike se nuk te voton. Osht popull i lidhun me Partine e Sal Berishes.

  4. Sum Gruda says:

    Malesia e Madhe eshte neperkemb dhe persekuar nga komunistat aq shume
    dhe te burgosurit nen komunizem te Sali Agjentit sekretar i Partis se Punes. Malesoret jane mesuar qe tu sherbejne Shkodres per shekuj me dashe per dore me i cue Iezhvijve dhe prifterijve pa marre nje faleminerit dhe lutur per nje gote uji ne zhegun e dites.
    Sote eshte Bamir Topi qe i viziton me Shkoder e Koplike me rrethe qe tu heqe at samar prej shpine qe eshte Sali Berisha me familjen milionere. Me Al K. e Zi i ka ardhur dita Malisis se Madhe e Shkodres me rrethe me opoziten e bashkuar me PS.

  5. Leone-53 says:

    Nuk kuptohen shqiptaret edhe e dine mire qe Shqiperia ka nevoje per ndryshimin e MADHE edhe hedhin keto mbroçkulla ne komentet e tyre.
    Shumica e tuaj ndoshta flasin nga jashte Shqiperise, sikurse dhe une, por po ju them se nuk bene mire per vendin tone ky lloj “komenti”. Faleminderit!

  6. Jom nji Tironas i hershem me fis te modh dhe PO e them troc se ky Mashtruesi dhe Debili Bamir Topi, klyshi Sali Bishes-Berishes 100% dhe kush i shko mas atin ne FRD (pjellen e radhes se PD), ska me mor as 2000-Vota ne Tiron e lene masnaj neper gjith Shqipnin qi ska me mor as 5000-Vota. FRD e Bamirit dhe e malokve qi jon me te, osht njisoj si PDR e Genc Pollos, vegel e Sali Berishes, pecarse e elektortit, e ka me bashku Voten patjeter me Bishen Berisha 100%.
    Te Fala: Faj Mneshka (Preza)

  7. Vasel Malaj says:

    Me ke do ti perkrahni te perncjekurit Politik Z. Topi me Vasel Muçen ish Bashkepunetore Sigurimi me pseodonimin “Pellumbi”, Ish Sekretare PARTIE dhe Familje Komunito-Mafiozesh. Kujt ja shisni juve Z. Doktor Bagetish keto Proçka. SHkoni more Legena se te tere nje MUT I MADH jeni. Mjere ai Popul me juve!!!!! Pjella Berisho-Ramiziane!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje