Një studente, që vdiq nga zjarri në një klub nate në Brazil, postoi një mesazh në Facebook, për të kërkuar ndihmë.
Michele Cardoso, 20 vjeç, ishte në klubin e natës KISS, në Santa Maria, një qytet në jug të Brazilit, kur nisi zjarri, që ka lënë 233 të vdekur dhe 106 të plagosur.
Studentja e mjekësisë ishte në festën e organizuar për studentët vendas bashkë me motrën Clarissa dhe të dashurin, Joao Paulo. Asnjëri prej tyre nuk doli gjallë.
Në orën 3:20 të mëngjesit, 50 minuta pasi raportohej se kishte rënë zjarri, Cardoso postoi mesazhin në Facebook, duke përdorur celularin e saj. “Zjarr në KISS. Ndihmë!” shkroi ajo.
Në orët në vazhdim miqtë e alarmuar lanë përgjigje të dëshpëruara, duke kërkuar të dinë nëse ajo ishte mirë, por askush nuk përgjigjej.
Pasi Cardoso u konfirmua mes të vdekurve, një shok i saj shkoi në faqen e saj në Facebook: “Nuk e imagjinoja kurrë se ishte kaq serioze kur pashë atë që kërkonte ndihmë në Facebook në orët e para të mëngjesit, por kur mamaja më zgjoi, më tregoi se çfarë kishte ndodhur”.
Shumica e viktimave vdiqën në banjot e klubit.
Disa media thonë se nga dëshpërimi, ata e kanë ngatërruar shenjën e tualetit me shenjën e daljes së emergjencës.
Shefi i policisë në Santa Maria, Edi Garcia tha se ka nxjerrë më shumë se 180 trupa nga banjot.
“Skena ishte e tmerrshme. Kishte kaq shumë të rinj në një hapësirë kaq të vogël.
Kam nxjerrë më shumë se 180 trupa nga banjot. Ata po përpiqeshin të arratiseshin. Kamioni që mori trupat u desh të bënte pesë rrugë i mbushur plot. E tmerrshme”.
Inspektorët besojnë se zjarri nisi kur banda që po luante në skenë realizoi një shfaqje piroteknike, që pati një problem.
Shumica e viktimave kanë vdekur nga tymi sesa nga flakët.
Ky është incidenti më vdekjeprurës në një klub nate prej më shumë se një dekade.
Të mbijetuarit thanë se rojet e sigurisë kishin tentuar të bllokonin njerëzit që të dilnin nga klubi.
Lokalet braziliane kërkojnë nga klientët që të paguajnë faturat në fund të mbrëmjes, përpara se të largohen.
Por një zyrtar policie th se rojet nuk i kanë bllokuar për shumë gjatë të rinjtë.
“Ishte gjithçka kaotike, pasi edhe shumë roje sigurie kanë vdekur,” tha ai.
Zjarrfikësit thanë se patën vështirësi të hyjnë në klubin e natës për shkak se ishte krijuar një pengesë me trupa, që zinin hyrjen.
Santa Maria është një qytet me rreth 260 mijë banorë.
Michele Cardoso
Michele Cardoso me të dashurin
Nje tragjedi e dhimbshme ! Bashkohemi me dhimbjen e madhe dhe u shprehim ngushellime gjithe familjareve te prekur nga kjo dhimbje.
…NUK JANE AS TE PARET DHE AS TE FUNDIT! Perballe fitimit me cdo cmim, jetet e tyre nuk kane asnje vlere. Ne klube te tilla nate, me nje me nje numer kaq te madh klientesh, duhet te jene te siguruara daljet ne rast rreziku. Ketu, duket qe dalje pati vetem per ne parajse. Zoti i falte shpirtrat e tyre!
SI NUK BJEN ZJARR TEK KY PARLAMENTI YNE XHANEM.
Personeli ne fillim bllokuan deren qe mos te iknin klientet pa paguar, prandaj ndodhi kjo tragjedi me kaq shume viktima.
Kjo sipas lajmeve