Sërish “50 hijet e Greit”, por kësaj here me një viktimë

29 Janar 2013, 11:32Lifestyle TEMA

Një suedez ka dalë përpara gjyqit pasi ka vrarë të dashurën e tij gjatë një loje seksuale sadomazokiste, duke imituar librin “50 hijet e Greit”.

Ai e goditi 123 herë me një shkop druri të dashurën e tij 28 vjeçare, një studente nga Gjermania.

“Padroni” 31- vjeçar tha se ajo kishte pranuar me dëshirë të ishte “skllave seksi”.

Pas vdekjes së saj, policia zbuloi një ditar të vajzës, ku thuhej se ai kishte thënë se nuk donte ta shihte atë duke vuajtur. “Unë nuk jam mazokiste,” shkruante vajza.

Vajza ishte e lidhur dhe kishte diçka në gojë, që e pengonte të fliste dhe që solli vdekjen më të shpejtë.

Përpara se të nisnin seancën seksuale, ajo kishte konsumuar alkool dhe një zëvendësues të kokainës.

19 komente në “Sërish “50 hijet e Greit”, por kësaj here me një viktimë”

  1. tiku says:

    nje korrigjim te vogel ,titull i referohet ngjyres gri “50 hijet e grise”,

  2. fier says:

    ja ke futur kot o Tiku GREI eshte emri i personazhit kryesor hahahaha

  3. edi says:

    Emrin librin e ka “50 hijet e grise” …late kokrren e namit o redaksia e Temes !! Po ke keni qe perkethen keto titujt aman,ndonje te rritur ne Paskuqan qe ka mbaruar te mesmen me mik ?!

  4. elinor says:

    “50 nuancat e grise” perkthehet sakte ne shqip titulli i librit. Ju “te shkolluarit” e mesiperm, me perjashtim te komentuesit te pare (i cili e ben korigjimin me modesti dhe respkt), merruni me mangesite e panumerta qe mund te keni, mos shitni tangerllek pa qene nevoja. TemA eshte nje gazete qe vuan per fonde si pasoje e persekutimit qe qeveria ushtron ndaj saj. Nqs nuk jeni te gatshem ta nndihmoni, te pakten kursejini pordhet e cinizmat.
    Fatkeqesi qe libri po ndiqet me perpikmeri nga disa lunatike! Mos e dhashte Zoti te perkthehet ne shqip se atehere po na mbijne shaban norjat si kerpudhat mbas shiut.

  5. Ana says:

    Shoku me siper edhe ti ai dy me siper…..Libri titullohet 50 hijet e Greit sepse personazhi kryesor e ka Christian Grey!

    kur boni edhe si eksperta midhjesh ju

  6. Ana says:

    Elinor me gjithe respektin dhe nuk ia vlen te merresh me keto detaje,

    Libri i pare nuk ka lidhje me ngjyrat nese e ke lexuar i dashur , ne cdo pjese te saj dhe ne cdo liber tjeter (1, 2,3 ) vajza qe eshte personazhi anastasia still shpesh i referohet 50 hijeve te te dashurit te saj christian grey, e ku ma gjene grine ti ne liber??? Libri flet qarte per hijet e personazhit te librit ku ai vete e cileson veten si me 50 hije…..nejse se e beme ceshtje dite .

    mjere ajo gjermanka qe paska ik per kolloqifte me rigon ..kete thuaj

  7. Ana says:

    edhe dicka Elinor….tashme te tre botimet i ke ne shqip dhe si rrjedhoje kete informacion e ke nga ata qe e kane lexuar librin e qe nuk merren me llafe lart e poshte per redaktim

  8. Ana says:

    eshte hera e trete qe shkruaj.

    i referohem Elinor. Libri nuk ka lidhje me nuanca e as me ngjyren gri.
    Cristian Grei eshte personazhi kryesor i librit dhe 50 hijet jane karakteri i tij (anet e errta) te ndara ne format te tille…
    Eshte vete personazhi i librit qe e cileson veten te tille. Arsyen pse- merr lexo librin
    Tashme e ke ne te tre vellimet ne Shqip. here tjeter perpara se ti beni tjetrit si te zgjuar …zgjuaresohuni vete njehere

    1. Landi says:

      O zonja erudite (domosdo erudite me gjithe ato perkthime te sakta ne Shqip qe lexon), Libri origjinal e ka me dy kuptime dhe jo vetem per emrin e Grey pasi ne anglisht eshte nje flale e njejte. Ana tjeter e kuptimit te dyfishte eshte ajo qe mund te perkthehet mendoj gabimisht si 50 hijet (shades ne anglish eshte marre fjale per fjale ne shqip) e grise, me sakte do te ishte ‘nuancat’ apo ne njefare menyre edhe ‘ngjyrimet e grise’ (nje fjale me e pershtatshme ndoshta duhet kerkuar). Kjo ngaqe ne liber flitet per erresire e brendshe te deshirave sadomazokiste te Christian Grey-t (Ne nje pasazh ai i thote Anastasia se ai ka perbrenda 50 nuanca erresire).
      Se na lodhe me ato perseritjet pa pushim…

  9. Tani says:

    mustaqet e celos i ka pare njeri ?

  10. ana says:

    Titulli eshte 50 hijet e Greit qe eshte dhe personazhi kryesor i librit. Per dijeni eshte botuar ne te tre vellimet ne shqip. Po ta lexosh dhe te kuptosh permbajtjen dhe duke iu referuar edhe dy pjeseve te tjera e kupton qe titulli i referohet personazhit dhe jo ngjyres gri.

    1. Bono says:

      Ana na cmende me keto postime te shpeshta. E di qe je e etur per te lexuar kete larmi librash, por boll na e perserite nga 500 here titullin, se e morem vesh qe erudite.

  11. soni says:

    50 hijet(nuancat)e grise,hiqeni ate Greit

  12. elinor says:

    @Ana; shpresoj te mos jesh Ana e librit, :p
    Nuk e kam lexuar librin por kam lexuar permbledhjen. Nuk tingellon si liber qe do ia vlente ta lexoja. Nga c’thone komentuesit, eshte nje liber “porno” – pershkrimet fizike te personave dhe akteve deri ne detajet me te hollesishme.
    50 nuancat e grise; e bardha simbolizon te miren, kurse e zeza te keqen. Asnjeri nuk jemi krejtesisht te bardhe por, ne varesi te perzierjes me te zezen, marrim edhe nuancat e ndryshme te grise. Pra eshte nje menyre matjeje ose interpretimi te dickaje.
    Ne nje moment ne liber, Kristoferi i thote Anastasias qe ai eshte “50 shades of f…d up”, prandaj edhe titulli ’50 nuancat e grise’.
    Por te gjitha keto nuk kane shume rendesi per temen, prandaj ka te drejte Tani qe kerkon mustaqet e Celos, hahah….

  13. Brunny says:

    Pershendetje!

    Une e kam lexuar te gjithe librin dhe le per te deshiruar ne fakt.
    Nese e keni vene re eshte trilogji dhe titulli i referohet ngjyres gri dhe jo mbiemrit te personazhit kryesor Gray. Loxoni dhe titujt e 2 librave te tjere dhe do e kuptoni qe i referohet ngjures. ?

  14. tiku says:

    libri ne italisht titullohet “Cinquanta sfumature di grigio” kurse ne dutch ose gjuhen hollandeze “Vijftig tinten grijs”

    shifni linket me kopertinen

    http://www.amazon.co.uk/Vijftig-tinten-grijs-druk-24/dp/904462184X

    http://www.amazon.co.uk/Cinquanta-sfumature-Omnibus-Italian-ebook/dp/B007U23O9U/ref=sr_1_1?s=books&ie=UTF8&qid=1359483454&sr=1-1

    titulli eshte i dykuptimte por perkthimi ne gjuhe te ndryshme i referohet ngjyres…

  15. Ana shkruj me shpesh says:

    Ana qeke valut, shkruaj me shpesh se ma hoqe grine e dites kur te lexova komentet.

  16. Mira says:

    une sapo e kam lexuar komplet trilogjine, mendoj qe duke qene fantazi vete shkrimtarja e ka zgjedh edhe ´biemrin e personazhit ne ngjyren e hijeve qe e ndjekin pas ate sepse libri eshte kryesisht komercial dhe ai eshte qellimi te fitoje para sa me shume kuptohet edhe komentet. Une e lexova dhe do thoja libri i pare ishte shume pervers, i dyti ishte perpjekje lufte dhe vendime si thote ne liber shprehja me e bukur ishte te ngresh te zakonshmen ne dicka te jashtezakonshme dhe libri i trete ishte shume i bukur tamam si komedi amerikane me happy end dhe ne fund mbyllet me idene qe dhuna kultivon dhune por qenia njerezore duhet te priret drejt optimizmit dhe qetesise, por cdokush aty gjen veten. 0endoj sa diskutojme per grine apo grein me mire te diskutojme se si nje femije i vogel shnderrohet ne nje sadist e pastaj ne nje superromantik princ perrallash.

  17. JONA says:

    Prsh, hyra per tu informuar mbi librin, nese esht i perkthyer ne shqip apo jo, por duke u nisur qe nga gabimi trashanik qe ne perkthimin e titullit… po imagjinoj se si mund te jete perkthimi i fabules. Po lezoja disa komente ktu, dhe vertet s’kan faj qe tallen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje