Galiani: Lakmia e Realit prishi marrëveshjen për Kaka

3 Shkurt 2013, 16:36Sport TEMA

Adriano Galiani ka shpjeguar arsyen pse dështoi kthimi i Rikardo Kaka në radhët e Milanit gjatë merkatos së janarit, duke insistuar se “lakmia” e Realit me një kërkesë të lartë për shitjen e futbollisti kishte bërë që të dështonte marrëveshja e mundshme.

Braziliani pritej të kthehej në klubin ku u bë i famshëm, në kontrast të dukshëm me eksperiencën e tij te madrilenët ku është padyshim dështimi më i bujshëm i historisë së këtij klubi.

Për Galianin, është faji i Realit që marrëveshja nuk përfundoi me sukses, pavarësisht insistimit deri në ditën e fundit të merkatos së janarit.

“Historia rreth Kaka është një kapitull i mbyllur për mua”, tha ai për “Corriere Dello Sport”.

“Real Madrid kërkonte 18 milion euro, një shumë që duke parë moshën e futbollistit dhe kërkesat për rrogën, e bënte marrëveshjen të parealizueshme”, u shpreh drejtuesi i Milanit.

Ndonëse kjo shifër mund të cilësohet e lartë për një futbollist 30 vjeçar që ka kaluar dëmtime të shumta gjatë viteve të fundit, ajo mbetet shumë e vogël po të krahasohet me 68 milion euro që pagoi Real Madrid për ta marrë nga Milani në vitin 2009.

3 komente në “Galiani: Lakmia e Realit prishi marrëveshjen për Kaka”

  1. D says:

    Galiani, o idiot!
    Gjej ndonje justifikim tjeter ose grykesine artikuloje në vetën e parë njëjës.
    Thuaj qe tani qe Berlushka ra nga fiku, na kane rene edhe neve si Milan breket ne fund te kembeve
    http://fashionguests.blogspot.com/2013/02/the-brain-of.html

  2. rarer says:

    Po ashtu eshte nuk jepen 18 milian per kaka’-n

  3. Genti says:

    sa i mathe ky D..Galiani na qenka idiot!!!!idioter jane ata te realite qe blene nje futbolliste te milanite qe kishte probleme fizike…po te futeshe dhe rogen e Kakase ,kjo eshte futja e shekullite afersishte 180 milione euro te hedhura poshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje