Trajneri i Real Madrid mendon se po kritikohet me të padrejtë sa herë Real Madrid humbet, ndërsa nuk merr meritat që duhen kur madrilenët fitojnë. Sipas tij, humbja e radhës me Granada ishte mëse e merituar, ndërsa ka bërë të qartë se ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja negative e shumë lojtarëve.
“Kur ne fitojmë dhe çdokush luan mirë, ky është rezultati i një auto-menaxhimi, por kur ne humbasim, atëherë përgjegjësia është e trajnerit”, tha Murinjo para gazetarëve në fund të ndeshjes. “Ne nuk luajtëm mirë këtë radhë, nuk ishim vetvetja, ndaj përgjegjësi jam unë”.
“Nuk arritëm të merrnim as një barazim dhe rezultati më shqetëson. Mua më shqetëson gjithashtu fakti se në pjesën e parë ishim tmerrësisht keq dhe ndonëse u përpoqëm në pjesën e dytë, do të kishte pasur shumë pak gjëra për të mbetur i kënaqur, sido që të shkonte takimi”, tha ai.
Murinjo nuk kishte si të evitonte polemikën e radhës me Barcelonën, duke pretenduar se katalanasit kontrollojnë kalendarin e aktivitetit, pasi kanë gjithmonë një ditë më shumë pushim pas ndeshjeve të mesjavës, siç ndodhi këtë radhë pas përballjes mes dy ekipeve në Kupën e Mbretit të mërkurën.
“Diçka është e qartë për të gjithë, prej shumë kohësh. Ka ekipe që nuk kanë kurrfarë kontrolli mbi kalendarin e ndeshjeve. Të mërkurën ishte një ndeshje e rëndësishme dhe e lodhshme fizikisht për të dy ekipet. Por një nga skuadrat luan sot, tjetra luan nesër. Kështu ka qenë gjithmonë”, ishte ai, duke aluduar se drejtuesit e Ligës Spanjolle favorizonin katalanasit nëpërmjet kalendarit të aktivitetit.
Në fund, erdhi mesazhi i qartë se ai është i pakënaqur me lojtarët e tij dhe atë që dhanë në fushën e lojës në këtë ndeshje, duke iu referuar sidomos atyre që në mesjavë kishin qenë pushim.
“Ky ekip duhet të përgjigjet në një mënyrë tjetër dhe këtu luajtën futbollistë që zhvilluan 90 minuta të mërkurën e të tjerë që nuk e bënë një gjë të tillë. Për disa e di pse ishin të lodhur, pasi të mërkurën punuan shumë. Ka të tjerë që nuk e kuptoj përse ishin të lodhur, pasi të mërkurën qëndruan në pankinë apo në tribunë”, tha Murinjo duke hapur polemikën e radhës me skuadrën e tij./lajmeshqip
Dicka ka ndoshur tek reali. Megjithate, kur ky eshte ne forme te shkelqyer, Reali fiton:
http://fashionguests.blogspot.com/2013/02/the-brain-of.html
Ndeshje BLLOF ,Aktrim i shkelqyer i Murinjos dhe ekipit qe me porte bosh gjuajtjet ishin fallco,germat e sponsorit e tregojne,Sa here te doje kjo kompani bastesh Reali humbet sepse ka kontrate,Hidhet para e madhe,