FRD: E kemi prioritet përfshirjen e rinisë në partinë tonë

4 Shkurt 2013, 13:00Politika TEMA

Rinia e Frymës së Re Demokratike ka organizuar zgjedhjen e strukturave të saj në qarkun e Fierit dhe Vlorës.

Në takimet e zhvilluara në këto qarqe të rinjtë kanë shprehur zhgënjimin nga pushteti aktual, i cili u ka bllokuar hapësirat për tu bërë pjesë e vendimmarrjes.

“Duke u nisur nga fakti se në zgjedhjet e vitit 2013 një përqindje e lartë të votuesve për herë të parë janë në moshë të re, FRD ka vendosur në prioritetet e saj tërheqjen e kësaj shtrese përmes një program përfshirës rinor, që trajton çështjet e arsimimit, punësimit, integrimit dhe zgjerimit të rolit të tyre në vendimmarrje.

Rinia e FRD në Vlorë dhe Fier përfaqëson një shtresë të madhe rinore, e cila ndjehet tërësisht e injoruar dhe e papërfaqësuar në qeverisjen vendore dhe qendrore. Megjithëse këto dy qytete kanë universitete, shanset e kualifikimit dhe të punësimit të tyre janë minimale. Gjatë takimit të rinjtë shprehen kritikat e tyre për politikat preferenciale dhe korruptive të emërimeve në administratën publike dhe besimin se FRD me angazhimet e saj për një politikë të re, qytetare dhe ligjore, do të krijojë një model të ri qeverisës, të bazuar në shanse të barabarta, aftësi profesionale dhe konkurrim vlerash.

Në takim u prezantuan të dhënat e shtrirjes së rinisë së FRD në këto qytete. Konkretisht përsa i përket anëtarësimeve të Rinisë së FRD në Fier janë bërë 464 anëtarë ku 51% i përkasin qytetit dhe 49% rrethi. Me të njëjtën ritëm anëtarësimesh ka ecur edhe rinia e FRD në qytetin e Vlorës,” thuhet në një njoftim të FRD.

5 komente në “FRD: E kemi prioritet përfshirjen e rinisë në partinë tonë”

  1. Ah Ali, Ali, ç`na bëre ! says:

    Kryetar nderi te te rinjve te FRD-se eshte Blerim Cela, kasieri i PD-se per 22 vjet. Mendoni kasierin qe ka shenim te gjithe emrat dhe gjithe levizjet e parave ne PD, te beje opozite per ate parti kur ai duhet marre i pandehur per financime te paligjshme e te tjera pislluqe. ?

    Ta zeme qe edhe per shoqerine Shqiponja qe financonte naften e serbeve dhe kur ky plehra i FRD-se ishte Kryetar i KOntrolit te Larte te Shtetit, ndersa vete kryetari i FRD-se ishte Minister.

    Asnje shans nuk duhet te kete per keta. Mos u zini bese kupoles se tyre. Per keta te rinjte me vjen keq se jane qelibar e besojne.

    Sot, Aleksander Biberaj, ne News 24, i beri thirrje opozites te votoje 3 ligjet se ato pengojne per integrimin e se mbas tyre do vijne miliona euro investime. Mund ta verifikoni fare lehte kete qe sapo thashe.
    Sic dhe mund ta kuptoni nese nuk votohen ligjet fajtore eshte PS-ja.
    Rezonance quhet ajo dukuri kur frekuencat perputhen.

    Perputhen sepse keta jane lojtaret rezerve te bastardit Sali per pushtet tribuje.

    FRD-ja le te marre vota brenda PD-se se aty ka investu ne gjithe keto 23 vjet Bamiri, Aleksandri, Oketa apo Blerim Cela.

    FRD, partia e Lisadra Gojores, nuk duhet te votohet sepse cdo vote per ta shkon dëm.

    1. Iris says:

      Si nuk jeni pak te pergjegjshem..dhe te mendoni se perfshirja jone eshte frymemarrja per shqiperine, turp per tu thene qytetare dhe forca e zhvillimit..ne duhet te bashkpunojme per te zhdykur semundjen e karriges dhe te pushtetit…ne fund te fundit gjykimi im per ju nuk eshte blere nga frd apo ndonje parti tjeter…ashtu si keni shitur ju arsyen pd…turp per ju qe shisni idete per skamjen qe na ka ofruar kjo qeveri…turp

  2. pd-isti says:

    Te rinj ke quani ju, Lizanderin ndoshta? Ate qe megjithese ka studiuar ne Paris u kthye me fondamentalist se kurre (eshte personi publik qe ka folur me shume per lufterat fetare te musulmaneve shqiptare)? Apo Oketen, durrsakun nga Bosnja fondamentaliste?

    Me mire kaloni tek xhamia tek rruga e Kavajes ne Tirane dhe mbushuni me te rinj te zellshem. Fytyra te reja me fryme te re! Sa per demokratike e shohim me vone…

  3. tironci says:

    FRD osht dyqon i lagjes qe ka falimentu pa nis pune. Blerim Cela punon per FRD por osht daja i Denor Bibs te KQZ>

  4. Pensionisti says:

    FRD PARTI PER SE MBARI.
    *************************************************
    FRD eshte parti pa mafiozitete,pa intriga, pa vrases, qe kerkon drejtesi dhe begati ndaj atje votojne shqiptaret e ndershem te velur nga ajdutet dhe mafiozet 22 vjecare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje