“Varri është i rremë. Kam dyshime të forta se babai im është gjallë dhe regjimi i Enver Hoxhës e dërgoi për “punë” jashtë Shqipërisë… Për të vërtetën kërkojmë të bëhet zhvarrimi, për të mësuar nëse në varr gjendet ndonjë trup”.
Kështu ka deklaruar Ligor Goreja, 60 vjeç, në një kërkesë që i ka bërë Gjykatës së Tiranës, edhe pse kanë kaluar plot 44 vite që prej ditës kur babai i tij, Ndon Goreja është shpallur “zyrtarisht” i vdekur.
Ligor Goreja e thekson fjalën “zyrtarisht”, pasi ka dyshime të forta se babai i tij është gjallë dhe se në varrin që mban emrin e tij nuk ka asnjë trup, ose nëse gjendet një i tillë, nuk i përket babait të tij.
“Arkivoli i babait nuk u lejua të hapej, pasi na thanë që vdiq nga një sëmundje e rëndë. Ne dyshojmë se shteti e dërgoi atë për punë jashtë vendit”, nënvizon Goreja për GSH.
Ai nuk përmend në asnjë rresht faktin që i ati mund të jetë dërguar si spiun i Sigurimit në ndonjë shtet, por lë të nënkuptohet se ka dyshime të forta se diçka e tillë ka ndodhur. Shqyrtimi i kësaj padia të pazakontë pritet të nisë më 12 shkurt dhe do të jetë gjykatësi Arben Micko, që do të vendosë për pranimin ose jo të saj.
Ai shprehet se është infomuar se i ati i tij është parë në Gjermani.
“Na kanë thënë që babanë e kanë parë në Gjermani. Kemi të dhëna që është martuar dhe ka fëmijë të tjerë”, saktëson Ligor Goreja në kërkesën e dorëzuar në gjykatë.
Megjithatë, në padi nuk jepen të dhëna konkrete se cilët janë personat që e kanë parë Ndon Gorenë në Gjermani dhe si e kanë njohur atë, për shkak se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më shumë se katër dekada më parë. Por fakte të tilla me shumë gjasë do të sqarohen gjatë gjykimit të çështjes.
I biri pohon i bindur se i ati Ndon Goreja është gjallë. Edhe pse nuk përdor fjalën “spiun i Sigurimit”, ai lë të nënkuptohet se i ati është dërguar për një mision të tillë jashtë vendit, ndaj për këtë shkak u shpall i vdekur. Në fund të padisë Ligor Goreja shkruan se “kemi dyshime se varri është i rremë dhe në të nuk është trupi i babait tim. Ne mendojmë se ai është gjallë”.
Ai thekson se duke mësuar të vërtetën përmes zhvarrosjes dhe identifikimit të personit nëse ka trup në atë varr, do të jetë më e qetë edhe e ëma e tij, e cila është në moshë të thyer dhe është e interesuar ta dijë fatin njeriut me të cilën ndau jetën për disa vite.
O Goreja me vjen keq per cka ju ka ndodhur, por nqs babai juaj keto 22 vjet nuk i ka shkuar ne mendje tju takoje ju si femije, dhe nenen tuaj, nuk e kuptoj perse ju duhen gjithe keto procedura?
Edhe mund ti beni po perse duhet te behen mediatike?Ai nuk eshte problemi i shqiptareve,eshte problemi juaj apo i Gorejve( mos jane shashka per vemendje)?
O Ligor kerkoi Arqile Gorrese ndihem per kryerjen e procedurave.
Kjo mund te jete shume e vertete, se ish sigurimi ka perdorur shume ish te denuar me vdekje si agjente jashte Shqiperise.
Qe seshte bere i gjalle keto 22-vjet, kjo mund te jete se ai ndoshta edhe ka vdekur jashte dhe ska patur mundesi te takoje femijet e tij.
Por qe kae ndodhur keto histori kjo ska me dyshime se kane dale prova te qarta dhe te besueshme.
Nje prej ketyre rasteve i ndodhi edhe familjes se gruas time, ku kusheriri i denuar me vdekje, u lajmerua nga SHBA, me 1992-shin.
Dhashtë zoti të jetë siç thoni ju, për babain tuaj zoti Goreja !
Shumë kanë shkuar jashtë për shërbime të shtetit ! Ka nga ata që edhe kanë dështuar. Që kanë rënë pré në vendet ku kanë kryer aktivitet. e në shumë raste të tilla (duke qenë se identiteti i personave në shêrbim nuk ishte i vërteti) ata zhdukeshin pa lënë gjurmë. ndërsa shteti Shqiptar si “i aftë që ishte” nxirrte pretekste te ndryshme se gjoja janë vrarë në krye të detyres në Shqipëri etj. etj.
Dhashtë zoti që të jetë ashtu siç toni ju !
Kerkoje babanë në emisionin “Njerëz të Humbur” të Aida Shtinos, sepse në atë emision ka pasur raste të tilla si i babait tuaj.
Uroj të gjehet dhe sa më shpejt.
Uroj qe te jete gjalle dhe te kete nje gjendje shume te mire financiare…sepse do te jesh pjese e trashegimise..bile bile pjese kryesore.
Zoti ju ndihmofte.
Mbase mund te jete vertete jashte shtetit por nuk besoj se ai ka dashur te lidhet me familjen ketu ose mbase nuk jeton me, mund te kete vdekur ne dhe te huaj. Shume vete kane shkuar jashte shtetit te merrnin informata se kush mund te vinte ne Shqiperi per te “permbysur” komunizmin.Shpresoj qe ta gjeni babane tuaj shendoshe e mire.