Adrian Thano e Mustafa Nano mohojnë kandidimin si deputetë nga PS

3 Shkurt 2013, 17:09Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht gazetarin dhe Drejtorin  e Lajmeve në Vizion Plus, Alfred Peza, si anëtar i kësaj partie dhe si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Po sot, tek gazeta Dita, Mustafa Nano dhe Adrian Thano mohuan zërat për futje në politikë. Thano kërkon që gazetari që e ka bërë këtë lajm të pavend “bën mirë të sqarojë pse na ka përfshirë”. Kurse Nano, i pyetur nga Thano te Dita, shprehet: “…kur dëgjoj lajme të tilla (është hera e parë që ma përmendin emrin në këtë kuptim), më bëhet të pyes veten: Si më paskan lexuar këto dëshira e vokacione ‘të fshehta’? Mirëpo e vërteta është se ata nuk më kanë lexuar asgjë. Ata thjesht duan të më bëjnë pis. Ose ndoshta s’e kanë fare me mua. As me ty (Thanos). Bëjnë ndonjë lojë dhe ne të dyve na fusin për hesape të tjera, pa e pasur në mendje të na dëmtojnë imazhin…”

*respublica.al

23 komente në “Adrian Thano e Mustafa Nano mohojnë kandidimin si deputetë nga PS”

  1. arsen says:

    E pse boni sikur s’doni???
    Apo e mesuat edhe ju?
    Fajin e ka opozita!

    1. homeri says:

      —–vetem dy gazetar e meritojne te jene ne krah te EDI RAMES –MERO BAZE dhe ANDREA STAFANI

      1. Konica says:

        Mero Baze eshte Gazetari me me talent dhe teper dinjitoz. Te lutem shume mos e fut ne nje thes me mucat, stefat, zalot e co.

    2. Arian Qani says:

      Tani qe po mbytet anija degjova qe edhe gazetarin i pa: varur,epur,perlyer, shok, koqe, skrupull, din e iman, fe, …
      ka shprehur vullnetin e tij te bashkohet me PS
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

    3. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Mustafa Nano (Muci),ka qene dikur anetar i Partise se Punes,pastaj e hodhi teseren e komunisteve dhe mori ate te Partise Demokratike…
      Ne kete periudhe, i nderuari dhe i respektuari Mustafa,ka sherbyer ne administraten Berisha me pasion e perkushtim te lavderueshem,sidomos,ne disa poste mjaft ‘delikate'(Merua e di me se miri kete pune…).
      Por,si nje nuhates i patemete i ndryshimeve te medha,Mustafai u shkeput nga Berisha,dhe krejt papritur e papandehur na u gdhi analist i pavarur…!!
      Mirepo,bemat dhe trimerite e ketij skraparliu kurajoz,nuk kane te mbaruar,sepse nga i pavarur,nje dite tjeter ,po aq te bukur,na u kthye ne analist i majte…
      Mbetem me shprese,qe i nderuari Mustafa,te mos na zhgenjeje,por te vazhdoje me bemat e tija,se jemi shume mangut per to…!!Flm per mirekuptimin.

    4. Sali Berisha, Gerdec 2012 says:

      Kjo nuk do te thote se ata jane me “Duart e Pastra”!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/me-duar-te-pastra.html

  2. Horri i Bulevardit says:

    Do te ishte nje nder dhe nje force me shume sikur PS-ja te kishte ne rradhet e saj njerez me kulture te gjere perendimore si Mustafa Nanon dhe Adrian Thanon dhe aq me teper ti kishte edhe si kandidate per deputete, qe do te ishte pothuajse e sigurte qe keta te dy per reputacionin qe kane te kishin shance te medhaja te zgjidheshin si deputete.
    Do te ishte nje kontribut me shume sikur keta dy gazetare perparimtare qe shohin vetem perpara, te ishin pjese e jona, ne fakt keta jane pjese e jona, me shkrimet e tyre serioze dhe opozitare.
    Por nuk prish pune se ne sot ne fakt na duhet edhe gazetare te guximshem, ndoshta keta jane shume me te vlefshem si gazetare se sa si politikane.

    1. homeri says:

      — e ku e ka vleren NANO , thjesht ai eshte radhitur ne grupin e analisteve opozitar , por po ta degjosh ne analizat me ekspertet , i merret goja dhe thote gjera te pergjitheshme–tip i ngjashem me BLUSHIN , te le ne balte per karieren e tij

  3. N.VJOSA says:

    Po pse o Muçi duane te bejne pis?
    Duke te propozuar per deputet?!….
    Ty as duhet te shkoj mendja per kete dhe jo te fillosh te kesh aludime!
    Kjo per arsyen e thjesht se nuk je as antar i PS-se….
    Si gazetar je gazetar i mire, por nga nje here i jep shume “gaz” vehtes tende….
    Dhe flet pa frena per personalitete qe duhet te jesh ca i permbajtur…
    Faj kane dhe disa politikane qe u perkdhelin ca si shume disa nga ju gazetaret!….
    Ketu ne Perendim psh, nje gazetari qe flet pa dogane, ja presin gjuhen dhe i vene gjoba qe te mos ta ngreje me koken.
    Mos perfitoni se ne Shqiperi u kane dhene me shume liri sepse duhet nje rol me aktiv i medies!…
    Modest o Muçi modest ,
    se nuk te gjen gje nga modestia,
    veçse te rritet vlera ne syte e Opinionit Publik,
    qe edhe per Gazetaret
    dhe sidomos per gazetaret, eshte barometri me i mire.

    1. katarakti says:

      Ia ke futur kaq kot moj Vjosa sa nuk ta merr mendja. “…dhe flet pa frena per personalitete qe duhet te jesh ca i permbajtur…”. Per çfare personalitetesh e ke fjalen, o me qafsh. Per hajdutet, mashtruesit dhe perfituesit qe dalin ore e minute ne TV. Ata jane si gjithe njerezit e tjere. Me fal. Desha te them jane shume me poshte njerezve te zakonshem qe e fitojne buken me djersen e ballit ose me aftesite e tyre intelektuale. “Personalitete”?!. Me vjen te vjell kur e degjoj kete fjale. Personalitet per mua eshte dikush qe i ka dhene njerezimit, shkences, kultures etj etj. por nuk quaj personalitet nje turme politikanesh, deputetesh dhe plehrash te tjera te ketij kallepi.
      “…faj kane dhe disa politikane qe u perkdhelin ca si shume disa nga ju gazetaret!Ketu ne Perendim psh, nje gazetari qe flet pa dogane, ja presin gjuhen dhe i vene gjoba qe te mos ta ngreje me koken…”. Faji i vetem i medias eshte qe i perkdhel shume koken disa funderrinave qe e quajne veten politikane. Per sa i takon prerjes se gjuhes ti vetem me neverit. Me kujton kohen e Enverit. Nuk duhet te jesh shume larg nga ajo kohe dhe ai formim, edhe ti Vjosa.

      1. N.VJOSA says:

        Katarakti,
        I nderuar,
        Do perpiqem ti argumentoj mendimet e mija, se ne komentin e mesiperm nuk doja te zgjatesha.
        Kur i them Mustafait, ta kete per nder te jet deputet, kam parasysh se Deputeti eshte nje njeri respektuar nga nje pjese e popullit, kur votohet direkt dhe autoriteti tij eshte jo i vogel, por shume me teper se i nje gazetari!
        (flas per deputet te merituar dhe jo per ata qe shiten e blihen si bagetit…)
        Kur i them Mustafait te jet i kujdesshem kur flet me personalitete, kam parasysh nje shkrim te tij per Kryetarin e Opozites.Te mos harrojme se ai edhe pse mund te gaboje, eshte nje Person teper i rendesishem publik, i zgjedhur dhe perfaqsues , (ne rastin shqiptar )i aspiratave te gjysmes se shqiptareve!
        Gazetari mund te flase, por pa humbur etiken dhe vetpermbajtjen.
        Por ne shqiptaret jemi “mesuar”me Saliun….
        Saliut thuaj barbar, nuk gabon, se ai eshte barbar!…
        Saliut thuaj kriminel, nuk gabon se ai eshte kriminel…
        Saliut thuaj eshte paranojak, nuk gabon, se ai eshte Paranojak…
        Thuaj genjeshtar, demagog, Baca i Krimit, i pa bese, servil, primitiv, euforik, don kishot, fashist, populist, megalloman, kusar…. Etj etj , nuk gabon, se ai i meriton keto epitete dhe ka fakte te panumerta per ti vertetuar!
        Thuaj “Bujari ju degjon”, servil, ushtar i Saliut, i paafte, i pa merituar, i njeanshem….je brenda!
        Por nuk mund ti thuash keshtu nje Presidenti qe nuk eshte zgjedhur me pazare interesash partiake, por eshte zgjedhur DIREKT NGA POPULLI !…
        Para pak kohe ketu ne Austri nje gazete javore akuzoi ishPresidentin e Republikes, Klestil, se ai merrte para pensioni te pamerituara!
        Brenda javes gazeten e hodhi ne gjyq dhe gjykata e denoi me Nje milion Shilinga (atehere ishte shilinga dhe jo Euro…)
        Dhe keto leke Presidenti nuk i mori per vehte, por ja fali nje shtepie me femije jetime!…
        Mjaftoi kjo qe gazeta te falimentonte dhe te mos dilte me ne treg!
        Keshtu i nderuar, edhe ne Shqiperi do vije kjo kohe qe gazetaret qe flasin pa dogane, qe shpifin, te denohen…
        Por ne kushtet kur Demokracia shqiptare eshte ende e brisht, per te inkurajuar kritiken e Medias, nuk merren masa ndaj gazetareve qe shpifin!
        Ka disa tipa gazetaresh qe fryhen ca si shume….
        Se psh nje Presidenti te zgjedhur direkt nga Populli dhe jo me matrapazlleqe ,
        nuk mund ta sulmosh dot me shpifje publikisht, se “ta pret gjuhen” ligji…(mos e merr kallep fjalen!)
        Prandaj gazetaret ne Perendim jane te ekuilibruar dhe perpiqen te kene fakte te pakundershtueshme!
        Sa per kohen e Enverit, mos ki iluzione se e njoh mire edhe ate kohe, por ne se ndonjehere detyrohem te them ndonje fjale te mire per te, kete e bej sepse Enverit ja ngre vleren shkerdhatokracia e Saliut, dhe jo se njerzia duane prape kohen e Enverit….
        keshtu i nderuar, une kam afro çerek shekulli ketu ku jam dhe per çerek shekull eshte shume kohe, “rrjedh shume uje” dhe mos mendo se jam aq profan per te njohur jeten politike, te pakten , ne kete hapsiren gjermanofolese, ku e ndjek jeten politike dhe shoqerore per dite,
        per arsyen e thjeshte se jetoj ketu.
        Te degjofsha te miren dhe ta falemnderit per repliken,
        ne respekt te asaj që idet e ndryshme, shpesh edhe te kunderta,
        jane pjese e kultures demokratike.

      2. ShefqetCela says:

        Mustafa Nano eshte njeri i mire. Si çdo njeri ka kufizimet e veta.
        Shpesh merr yrysh me ide fikse dhe pak kaba.
        I turret trimerisht Saliut, per tu patur zili, por dyshoj se ka ne gen infeksionin e fillimeve te tij ne politike ne Shkollen Saliiste.

  4. kulmaku says:

    Pordhe me rigon.Skrapaliu i Corrovodes ka te drejt,mbasi i perket nje race shume superiore,qe ke pire uje Guaku dhe ka ngren trahana te bere me kos te thartuar.Megjithate eshte cun i mencur,sa te hyje ne lojra te ndyra klanesh dhe interesash eshte me mire indipendent dhe ne pune te vet.

  5. Shtegtari says:

    Muçi do t’ia vlente per deputet

  6. Tropojani says:

    Mustafa Nano nuk i dihet se nga i ka bindjet. E nisi me PPSH, vazhdoi me PD, u hodh me LSI, i lephet Ps-se, ndersa tani nuk i duhet nga anon. Te tille njerez, vetem pse dijne te shkruajne ndonje artikull, nuk ia vlen t’i besh deputet. Se nuk dihet se perfaqesues i kujt partie eshte apo do te mund te behet.

  7. timo says:

    I nderuar Z. Nano, po nuk u “lave” për ditë edhe si analist mund të bëhesh pis. Shembuj ka me bollëk, po aq sa dhe në politikë.

  8. Treviso says:

    Zoti Mustafa Nano dhe zoti Adrian Thano, jupershendes per punen e palodhur qe keni bere per popullin.
    Keto gazetare kan shume te drejte qe spranojne kandidimin ne nje parti.
    Populli ndihmohet dhe pa qene kandidat dhe pa qene ne parti, siç kan bere keto dy mjeshtrat e gazetarise.
    I keshilloj keto dy gazetare dhe te gjithe gazetaret e ndershem qe te ndjekin fushaten elektorale pertej Adriatikut dhe te ndihmojne popullin me menyrat dhe problemet qe mundet ta rrezikojne, ne zgjedhjet e ardhshme.

  9. ILIRET says:

    Te behesh deputet, vertet ka thashetheme ne adrese te atij pesoni. Por kur deputeti propozohet direkt nga njerezit e thjeshte, kjo nuk “te ben pis”. Bile te ben te nderuar. Keshtu zoti Nano, per mendimin tim do ti shtonte vlerat ne se behej deputet si vehtes ashtu edhe PS. Po keshtu do te ishte edhe per opozitarin e pare Mero Baze.
    Ndersa Arjan Cani dhe Ciljeta, i bejne nder PD, nese behen deputet te saj. Sepse ndryshe, mbas 23 qershorit nuk do te kete me PD…

  10. fidaho says:

    E pse jo!Z.Nano eshte nje ze i spikatur ne median Shqiptare.C’fare e keqe e gjeti PD-ne nga z.Mark Marku!Eshte nder per PS-ne,te kete individualitete te spikatura,qe te kene identitetin e tyre.Boll me butaket partiak,dhe “dythundraket”qe kane mbushur parlamentin e qe se kane problem se c’samar u vene ne shpine,mjafon qe te vegjetojne aty,pa e kuptuar se c’fare pergjegjesie politike ka ai pozicion.

  11. Mark Gjoka says:

    Eshte nje ze i pa mposhtur ne Mirdite…..edhe se ne nje krahine te vogel ai eshte bere tmerr i Saliut, kur here pas here e akuzon rende me fakte, me ironi dhe cdo gje. U tremba nje dite kur nje mik i imi i djathte, me detyre te rendesishme ne nje ministri mu shpreh: Eshte nje kamikaz ne Mirdite…..” Mendja menjehere me shkoi te Aleksander Ndoja…

  12. anonta says:

    Ju te dy jeni (te me falni per mungesen e edukates, por mendoj se eshte e pavend ne keto kushte) DY VEMJE qe mendoni vetem per b….. tuaj dhe jo per Shqiperine, por eshte fati i keq i saje qe ju ne kohen e “te paudhit” mesuat shkrim e lexim dhe nuk dini te beni gje tjeter vetem te shkruani ate qe ben “lajm”, per te fituar disa para. Per ju eshte me e rendesishme (kure ben lek) nje kritike per nje pallat qofte dhe pa kriter ne Tirane sesa Lura,Lalzi,Velipoja,Dhermiu,Saranda,Dardha,Apollonia, Borshi,Thethi dhe e gjithe Shqiperia. Fatkeqesi e ketije kombi tu kete ne gji, por mos kini merak , nuk jeni as te paret e as te fundit, jeni rradhitur me shume tradhetare te interesave te ketije kombi, pak ndryshe por ne nje linje eshte Sali Ram Berisha, urime. Zoti dhe historia do ruaje per ju VLERSIMIN e duhur.

  13. Fran Frashnishta says:

    Z. NANO Eshte nje bir k…. qe nuk ma ka shokun , aq sa as faqja nuk me publikou komentin te tjerat i merrni me mend

  14. kelmendasi says:

    Muc Nano thote pak ashume:Duan te na bejne PIS
    Pra po u bere depudet apo kandidat i ps behesh PIS je PIS
    Ky pati thene :Te gjithe qelbesirat bashke te bashkohen qe te rrezojne Berishen
    Shkurt sipas MUc Nanos Ps eshte qelbesire te bene PIS
    I BUKUR KONSTATIMI I MUSTAFA NANOS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje