Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një bashkëbisedim në Twitter me qytetarët ka theksuar se çlirimi i drejtësisë nga kthetrat e pushtetit do hapë një perspektivë të re duke shtuar se qeverisja e drejtë do nxisë sensin e drejtësisë.
Rama ka theksuar më tej se të gjithë do të paguajnë taksa në një sistem të ndershëm taksimi ku ai që fiton më shumë do të paguajë më shumë.
I pyetur nëse do t`u kthehen tokat në Bregdet pronarëve, përfshirë edhe Karaburunin, Rama u përgjigj se PS-ja do ngrejë Agjencinë Kombëtare të Bregdetit për planifikimin strategjik,mbrojtjen e zhvillimin duke garantuar pronën.
Rama është shprehur gjithashtu se për 312 mijë familjet që jetojnë me bujqësi, PS-ja do të ulë koston e punimit tokës duke hequr akcizën.
Kryesocialisti Rama është pyetur edhe në lidhje me partinë “Agimi I artë” në Greqi ndërsa ka theksuar se: “Neveri për çdo krijesë fashiste siç është edhe ajo forcë e skutave më të errëta të psikologjisë sociale që quhet Agimi i Artë!”
I pyetur në lidhje me akuzat e disa anëtarëve të Partive të Djathta Evropiane, kryesocialisti u përgjigj: E djathta europiane për mua është Angela Merkel jo disa figura tretësore e qesharake që i fërkojnë shpinën Saliut për arsye banale”.
Rama është shprehur edhe në lidhje me tre ligjet e kërkuara nga Brukseli duke theksuar se nuk ka integrim në BE pa ndërtuar Shqipërinë Europiane. “E kjo s’bëhet vetëm duke miratuar ligje po duke ndërtuar shtet” shton Rama.
Kryesocialisti Rama është shprehur se PS-ja ka plane të qarta dhe të detajuara për mbrojtjen e votës, luftën kundër korrupsioni dhe kthimin e sigurisë në vend. “Do fitojmë me votë dhe do qeverisim në respekt të çdo vote që do marrim. Votën do ta mbrojmë bashkë me çdo shqiptar që ndryshimin s’do e presë në shtëpi po do shkojë në kutinë e votimit për ta sjellë” ka shtuar Rama.
I pyetur nëse PS-ja do të zgjerojë frontin opozitar me AK-në dhe FRD-në apo me LSI-në, Rama është përgjigjur: Forcat që kërkojnë rotacionin janë më shumë se koalicioni ynë e kjo është gjë e mirë. Ne do fitojmë si koalicion!”
Rama është pyetur edhe për pritshmëritë në takimin me komisionerin Fyle duke u përgjigjur se pret si gjithnjë një aleat të shqiptarëve në përpjekjet për demokratizim, zgjedhje të lira e drejtësi në dobi të integrimit.
I pyetur nëse do ta detyrojë komisioneri Fyle të votojë 3 ligjet, Rama është shprehur se s’funksionon me detyrim partneriteti BE e me komisionerin! “3 ligjet mund të votohen nëse opozita dëgjohet se pse nuk i voton” ka shtuar Rama.
Rama është shprehur edhe në lidhje me mospërfshirjen në koalicion me PS-në të Vangjel Dules për të cilin ka theksuar se edhe ai kërkon rotacionin njesoj si PS-ja, por nëse do ta synojë jashtë saj kjo është zgjedhja e tij dhe do të respektohet.
Kryesocialisti Rama është shprehur gjithashtu se rezultati i PS-së në 23 qershor do të jetë një fitore e qartë dhe ai i PD-së një humbje e thellë.
Do ta rilind Fierin
do te rilind e gjithe shqiperia.
koha e berishes eshte e shkuara.
Te lumt goja le te pelcasin homot Salixhij,kokpalaret qe zbriten nga kullotat e bjeshkeve,e mbushen tiranen me mosttra hajdutesh ne polici gjykata e gjithandej,,
Rama keshtu do te thote ,por ai eshte i bindur qe humb .
Ndeesa fansat e tij do te zhgenjehen shume kur te shohin rezultatin me te ulet te PS.
RAMA MBAS 23 QERSHORIT PERFUNDON KARIEREN E TIJ POLITIKE.
RAMA U BIND QE NUK ESHTE POLITIKAN .
ADIO RAMA
une mendoje se mbas 23 qershorit sali berishen ta denojme duke lexuar 10 ore ne dite mbi DEMOKRACINE. dhe LEKSIONE se si te sillet si qytetar i ketij shteti.NA duhet pune e durim , dhe djerse ti edukojme vellezrit tane.ta edukojme salen dhe partine e sales qe prona e shtetit eshte e shenjte, dhe PADRON i shqiperise eshte populli shqiptare.
Pa dyshim ashtu duhet ashtu do te ndodhe.
Problem eshte vendi ku do te behet ky “edukim”, qe ti vijne mendte.
Hak e ka prapa hekurave.
ec edi ,ghithe shqipweria e do ndryshimin , te ghithe me ty
Shpresat e Shqiperise jane tek partite e reja sic eshte AK FRD
Fitore dhe vetem fitore. Cili politikan flet per hunbje.Uroj nga zemra tu realizohen deshirat.Ne e dijme fort mire se te gjithe jane te fituar,kush me shume e kush me pak .Kane siguruar veten;shkollojne femijet ne institutet me te mira europiane,kalojne pushimet..deri ne Sejshell-e, bejne nje jete prej agai dhe ne na ofrojne ..cdo gje qe s’e arrijme dot.
Nuk arrihet fitorja pa ngjallur besimin ne fitore.Berisha ju ka marre dy fitore ne tavoline,me arbiter, (nje vendimi i Kol.Zgje, dhe nje me vendim parlamenti).Pra ju jeni te paafte,per te mbrojtur Kodin qe ju vete e kini miratuar,jo me te arrini te mbroni votat ne cdo cep te vendit
Rama akoma se ke kuptuar,qe je i deshtuar si drejtues.Je fati,Berishes.
Je i pamoralshem kur fton Meten ne koalicion.E kupton se c’fare i ke bere
PS-se,me miopine tende politike,perse nuk u bashkuat ne 2009.Largohu Rama,me ju PS do njohe vetem humbje.