Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy ka hedhur poshtë raportimet në media se ai dhe të tjerë anëtarë të Partisë Popullore kanë marrë pagesa sekrete.
“Nuk kam marrë kurrë e as kam dhënë para të padeklaruara,” tha ai, duke nënvizuar se nuk do të japë dorëheqje.
Sipas BBC, gazeta El Pais ka publikuar foto të faturave që tregojnë pagesat e bëra për Partinë Popullore.
Gazeta thotë se Rajoy ka mbledhur 25.200 euro në vit mes viteve 1997 dhe 2008.
Rajoy dhe partia e tij fituan gjerësisht në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2011. Ata erdhën në pushtet me premtimin se do reduktonin deficitin e lartë publik.
Duke folur në një takim të jashtëzakonshëm të partisë së tij, Rajoy tha se nuk është e vërtetë që kanë marrë para cash, që i kanë fshehur nga zyrtarët e taksave.
Ndërkohë që ai fliste, qindra demonstrues u mblodhën jashtë zyrave të tij duke thirrur “hajdut” dhe “dorëheqje”.
Paratë janë paguar nga firmat përmes një zyrtari të partisë, që është aktualisht nën hetim.
Luis Barcenas, që po hetohet, u zbulua se kishte një llogari bankare në Zvicër me të paktën 22 milion euro.
Spanja po vuan masat e kursimit të aplikuara nga qeveria, ndërkohë që papunësia është në nivelin 26 përqind.
Akuzat ngrenë pikëpyetje etike në lidhje me mënyrën se si ka vepruar Partia Popullore gjatë periudhës së bumit të ndërtimeve në Spanjë, kur politikanët merrnin para nën dorë për të dhënë leje ndërtimi.
Ne kemi kryeministrin tone, nuk ka perse te merremi me spanjollet. Te dali Berisha ne gjyq, te pergjigjet edhe per korrupsionin e Argites
Sic duket ti plako e krahason me korrupsionin e Berishes qe thua nuk jam i korruptuar. Asht te lumte de.