Lëvizja “MJAFT” denoncon deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se ndryshojnë procesverbalet e mbledhjeve të komisioneve për të përfituar pagesën prej 2.500 lekësh.
Në raportin për “Unë Votoj” për veprimtarinë e parlamentit gjatë periudhës 15 shtator 24 dhjetor 2012 lëvizja “MJAFT” ka theksuar se gjysma e procesverbaleve të komisioneve të përhershme ndryshohen në mënyrë që të shtohen deputetët që realisht nuk kanë qenë prezent në mbledhje.
Sipas kësaj lëvizje, nga ballafaqimi i procesverbaleve rezulton se nga 85 procesverbale, 43 prej tyre janë të ndryshuara duke i shkaktuar Kuvendit të Shqipërisë një dëm financiar prej 567.500 lekësh.
Një tjetër shkelje e konstatuar nga lëvizja “MJAFT” është mosrespektimi i kuorumit dhe rekordin e mban Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, i cili ka miratuar 10 projektligje në mungesë të kuorumit.
Kritika raporti “Unë Votoj” ka rezervuar edhe për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila u ka ndërprerë fjalën deputetëve dhe nuk ka zbatuar të drejtën e replikës për deputetët e opozitës.
Edhe gjatë këtij sesioni nuk kanë munguar deputetët që kanë votuar për koleget e tyre; Blendi Klosi ka votuar për kolegun e tij Artan Gaci, deputeti Aurel Bylykbashi ka votuar për veten si dhe kolegun e tij Mehmet Xheka, deputeti Dashnor Sula ka votuar për veten dhe kolegun në mungesë, Sybi Hida.
Gjithashtu “MJAFT” ka konstatuar edhe 3 deputetët që kanë thyer vendimet e grupit; Piro Lutaj, Ilir Gjoni dhe Et’hem Ruka. Ndërkaq për surprizë “MJAFT”-i ka konstatuar se deputeti më pak aktiv dhe që ka marrë pjesë më pak në seancat plenare ka qenë Sali Berisha, ndërkohë që më aktivët janë renditur Topalli e Ruçi.
Po ndonje analize per car derrat a keni publikuar ju te MAJAFTIT?
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=pGCahWg3CsQ
Nuk e dija qe egzistonte me kjo G99 ?
Mos kerkon kush qe te veje me shpesh ne parlament?
Me aq sa vjen Saliu e ben pershesh çdo gje.
po ju vjedhin ju thone e ju keni kurajon te fyeni njeri tjetrin.a mundet prokuroria te nderhyje ,te zbatoje ligje???si te majte dhe te djathte kush vjedh,ose me embel, kush perveteson parate e taksapaguesve te perballen me ligjin.45 vite bene cdeshen me pasurine tone dhe as tani ne keto vite nuk po ndalen.kudo qe te hedhesh syte perballesh me korupsion e vjedhje;arsim,shendetesi,polici,ekologji,ne trashegimnine e vjeter e te re kulturore,ne te gjitha institucionet{sic e vertetoi kontrolli i larte i shtetit}.kaq njerez te pa afte kemi sa nuk ndalojme ne kete shekull gjakmarjen,shitje te interesave kombetare…,ndertime ne ambiente te gjelberta sic beri deri dje z.edi sot po i ben z.luli,rikthime te epokes socialiste ku njishi ishte i perjetshem{shiko berisha,meta,gjinushi,nano,eshume te tjere qe jane me parti te dyta e te treta si e si qe te perfitojne para}… ne qofshim….
Emigrantët shqiptarë janë mbledhur dhe kanë paraqitur peticionin e tyre drejtuar këtyre partive politike në Shqipëri: Partisë Demokratike (PD), Partisë Socialiste (PS), Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Aleancës Kuq e Zi (AKZ) dhe Frymës së Re Demokratike (FRD). Ata njëzëri i kanë kërkuar lidershipeve të këtyre subjekteve politike, që të vendosin urgjentisht caktimin e kandidatëve, të cilët do të përfaqësojnë emigracionin shqiptarë, apo ndryshe përfaqësimin e diasporës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë. Peticioni i plotë i hartuar nga emigrantët shqiptarë vijon me pikat si më poshtë:
1- Ngritjen e prestigjit të emigrantëve shqiptarë nëpër vendet ku jetojnë dhe në Shqipëri.
2- Lehtësimin dhe paisjen e tyre me dokumentat e punës; vlerësimin real të punës dhe sigurimin e tyre sipas BTP-së së shtetit ku jetojnë e punojnë.
3- Mbrojtjen e të drejtave administrative të emigrantëve shqiptarë në shtetin ku jetojnë e punojnë me akorde të ndërsjellta ndërshtetërore.
4- Arritjen e marrëveshjeve reciproke me qeveritë e vendeve ku banojnë dhe punojnë emigrantët shqiptarë për njohjen e viteve të punës dhe pensionit të pleqërisë.
5- Për të drejtat dhe shanset e barabarta në përthithjen e tyre me kriteret me shtetasit e vendeve ku jetojnë.
6- Njohjen e pensionit të plotë të gjithë atyre emigrantëve që kanë mbushur moshën, pavarësisht se një pjesë të punës e kanë kryer në Shqipëri dhe një pjesë jashtë atdheut.
7- Mbrojtjen e interesave të emigrantëve si në Shqipëri, ashtu edhe në shtetet ku jetojnë e punojnë emigrantët shqiptarë.
8- Njohjen e diplomave si në Shqipëri, ashtu edhe në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian (BE).
9- Njohjen e dokumentacioneve zyrtare shqiptare në të gjithë institucionet e zonës BE.
10- Eleminimin e një sërë burokracish, që institucionet shqiptare dhe të shteteve të vendeve të BE-së u kërkojnë emigrantëve shqiptarë ende edhe sot pas dixhitalizimit të institucioneve shqiptare dhe dokumentacioneve të indetifikimit të emigrantëve shqiptarë në Shqipëri.
Të gjitha këto pika e shumë të tjera mund të mbrohen e të dërgohen në Kuvendin e Shqipërisë vetëm nga “Emigrantët Shqiptarë”, me anë të përfaqësuesve të tyre, të cilët duhet të jenë emigrant e që mund ta gjejnë veten në çdo parti shqiptare.
Eshte e turpshme, qe keta te ashtuquajtur “baballaret e kombit”, vazhdojne te marrin, veç rroges 150 mije leke ( sigurisht te reja ), edhe 2500 leke per pjesemarrje ne mbledhje te komisioneve ! ! ! Akoma nuk u ngopen keta ? Mjere ky popull qe s’ka buke te haje e keta tallen me ne.