“Le të jetojë një tjetër me organet e Artanit”

2 Shkurt 2013, 11:35Politika TEMA

“Le të jetojë një tjetër me organet e Artanit”. Kështu është shprehur për GSH kunati i baristit shqiptar, Artan Metës, 45 vjeç, i cili ka humbur jetën pak ditë më parë në Itali.

Ali Gjihani ka rrëfyer të gjitha detajet për rrahjen brutale të shqiptarit nga ana e studentit italian.

“Artanit i kishin thyer 7 kockat e kokës nga goditjet,” ka pohuar ai.

Historia e tij vijon kështu: “Artani nuk kishte asnjë konflikt me asnjë person, atë e donin të gjithë njerëzit. Atë ditë Artani ka shkuar të çonte vezët tek pronari i lokalit, i cili ishte i mbyllur. Ky djali ka shkuar për të marrë një paketë me cigare tek makineta dhe kjo nuk ia ka nxjerrë paketën. Në këtë moment ky djali e ka goditur me shkelm makinetën. Artanit, duke qenë se kishte 22 vjet që punonte në atë lokal, i erdhi keq dhe i ka thënë “pse i bie me shkelm makinetës?”. Në këtë moment, ky djali, bashkë me dy shokët e tij i janë kthyer Artanit duke e goditur me shkelm tek tëmthi i kokës. Këta djemtë merreshin me arte marciale, se na tha mjeku që goditjet ishin të tilla. Pas goditjes së parë, Artani ka rënë në tokë. Pas kësaj autori ka shkuar sipër Artanit dhe e ka gjuajtur me grushte dhe shkelma. E kanë goditur 7 herë, duke i thyer të gjitha kockat e kokës. Pas kësaj, Artani është dërguar në spital, në reanimacion, ku nuk mundi që të shpëtonte pas goditjeve që kishte marrë”.

51 vjeçari shpjegon edhe arsyet se pse pas vdekjes së kunatit të tij, familjarët vendosën t’i dhuronin organet e tij.

“Ne vendosëm kështu sepse të njëjtën gjë do të kishte dashur edhe Artani. Meqë ai nuk jetonte më, le të jetonte një tjetër me organet e tij. Artani ishte i dashur me të gjithë, ai edhe me fëmijët dhe njerëzit e rrugës tregonte gjithmonë kujdes. Kam ngelur i habitur nga fakti se sa shumë njerëz janë solidarizuar me ne. Kanë ardhur edhe mediat italiane dhe kanë shkruar për këtë ngjarje”, rrëfen Xhihani.

Ai tregon se fatin e autorit e kanë lënë në duart e policisë italiane, ndonëse ende nuk është arrestuar.

4 komente në ““Le të jetojë një tjetër me organet e Artanit””

  1. nuk eshte says:

    Nuk esht arrestuar?
    Drejtesia italjane?

  2. alban4eva says:

    ja e moren hakun pepinot, ai babai ne Qelbasan vrau te birin me dashnoren (kurve) italiane, keta italianet vrane ne Itali nje student 22 vjecar shqiptar..
    ceshtje pepinosh, ceshtje makaronaxhinjsh..

    1. Jung says:

      U vra me perpara ky. Italianin e kane kapur dhe gjithe zona ku jetonte ky shqiptari kerkojne burgim te perjetshem. Nuk jane te gjithe gomere sic mendojme ne.

  3. Cakalli7 says:

    Po te kishte ngjare ne greqi kjo gje do kishim 150 komente tani, edhe 5 lajme nga tema. Po selefeve te egnatistanit nuk ua mban bytha nga pepinot matane detit edhe dine vetem te lehin nga dera e shtepise grekeve qe jane 200km matane kakavijes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje