Nuk do ta njohim privatizimin e 4 HEC-eve të cilin po e kryen qeveria në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Pas privatizimit çmimi me të cilin shqiptarët do të blejnë energjinë që prodhojnë këto hidrocentrale do të jetë 20 milionë euro më shumë nga sa paguajnë sot. Deputeti socialist tha se kjo është arsyeja se pse dosja është çuar tashmë në prokurorinë e Tiranës.
Eduard Shalsi tregoi se në analizën e saj PS është mbështetur edhe në konsultime të plota e të shumta të zhvilluar me ekspertë të fushës, nga të cilat është konkluduar se shqiptarët nga privatizimi vetëm humbasin.
DEKLARATA
“Pas konsultimeve me specialistë të fushës, pas diskutimeve me profesionistë të ekonomisë arritëm në përfundimin se shqiptarët jo vetëm që nuk përfitojnë nga ky privatizim, por madje humbasin me miliona euro prej tyre. Dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja se pse e kemi kundërshtuar dhe vazhdojmë ta kundërshtojmë.
Së pari, procesi nuk ka qenë transparent. Që nga momenti i parë i njoftimit për shitje, kriteret e privatizimit janë ndryshuar disa herë në mënyrë të pakuptueshme, ndërkohë që asnjëherë nuk u publikuan pasqyrat financiare të 4 HEC-eve, në mënyrë që gjithkush të kishte mundësinë t’i shikonte dhe të gjykonte.
Sikur të mos mjaftonte kjo, pas dështimit të shitjes së HEC-eve në vjeshtën e vitit 2012, qeveria Berisha ndryshoi, madje, edhe kriterin e investitorit strategjik.
Ligji e përcakton qartë: Investitori duhet të jetë një kompani me reputacion rajonal dhe me aktivitet në tregun ndërkombëtar të energjisë. Por kjo kërkesë ligjore u hoq me VKM të Saliut duke i hapur rrugë çdo lloj investitori. Për më tepër, e gjithë kjo u bë në mungesë të plotë transparence.
Së dyti, pritshmëria e qeverisë ka qenë për të përfituar rreth 235 milionë euro gjë që lehtësisht kuptohet nga shuma e garancisë së ofertës që qeveria kërkoi në fillim të procesit të privatizimit.
Për të provuar këtë mjafton të bëhet një llogari fare e thjeshtë bazuar në një tjetër privatizim të një HEC-i, nga po kjo qeveri. Kështu, HEC-i i Lanabregasit u shit me një çmim prej 3 milionë euro për 1 mw/h fuqi të instaluar.
Katër HEC-et në fjalë, nga ana tjetër, qeveria po i shet me një çmim prej 1.4 milion euro për 1 mw/h fuqi të instaluar. Është pikërisht kjo diferencë e pajustifikueshme në çmimin e shitjes së 4 HEC-eve që e shtyu Partinë Socialiste të bëjë edhe denoncimin në prokurorinë e rrethit Tiranë.
Së treti, të 4 Hidrocentralet që po privatizohen në këtë mënyrë, janë operative dhe fitimprurëse. Aktualisht, ato prodhojnë 400 milionë mw/h, ose 5.6 % të konsumit shqiptar. Për më tepër, diferenca e çmimit të cilin paguajnë shqiptarët sot për këto 400 milionë mw/h me çmimin që do t’i paguajnë nesër, pas privatizimit kompanisë private për të njëjtën sasi energjie është plot 20 milionë euro. Pra, nga xhepat e shqiptarëve do dalin 20 milionë euro më shumë për të njëjtën sasi energjie. Atëherë ku qëndron leverdia për qytetarët, sepse është fare e qartë se ku qëndron leverdia për kompaninë që do t’i privatizojë këto HEC-e?
Për të gjitha këto arsye Partia Socialiste është kundër shitjes së 4 HEC-eve. Këtu bëhet fjalë për një proces qartësisht të parregullt privatizimi, i cili për më tepër do të dëmtojë interesat financiare dhe ekonomike të qytetarëve shqiptarë, do të thellojë edhe më tej krizën ku e ka futur Sali Berisha sistemin energjetik me një tjetër privatizim të dështuar siç ishte ai i CEZ, dhe do të rëndojë edhe më tej financat e drobitura të shtetit shqiptar, të cilit tanimë i duhet të marrë përsipër faturën e dështimit të CEZ dhe keqmenaxhimit të sistemit energjetik. Ne e kemi çuar këtë privatizim në Prokurori të bindur se ky proces shitje është kryekëput i parregullt dhe e përsërisim sërish zotimin tonë se pas 23 qershorit nuk do ta njohim këtë privatizim”.
Popullit ti kthehet ajo qe i vjedh e shet cdo dite saliu. Ne e ben kete PS atehere hallall te qofte vota
na dolen tradhetaret nga vicidoli e po bejne kerdine o miq. hall i madh na ka zene. kemi besim dhe ne ktej ne emigrim se dicka rama do beje. urime
Z.Shalesi, ti dhe partia yte gjithmone hamullore. Perse nuk u ndjete perpara zhvillimit te procedurave te shitjes, ku ti drejtoheshit pjesmarresve ne ankand qe te mendoheshin mire, se ne rast do te vini ne pushtet do te ja u merrni pa shperblim. Kesaj i thone si kofini pas te vjeli, qe pasi i blen investitoti i huaj turk deklaroni se nuk do ta njihni. Te gjithe e kemi te qarte perse nuk folet perpara shitjes, pasi ishte dhe nje firme me pronare greke qe interesohej ti blinte dy hidrocentralet e jugut. Pra keni dy standarte nje per biznesin turk dhe nje per ate grek. Pra nuk niseni per mbrojtjen e interesave kombetare per per pasoje nuk ju beson kush. Pra jeni bashkefajtore ne kete mega afere antikombetare.
O din thirri mendjes o din pash zotin. se eshte nje gomar qe mbjell tru te mbrapshta si saliu mos e bej dhe ti
ANaliza e SHalsit eshte shume e bukur, por nqs behet privatizmi nuk e kthen dot o SHalso se te hedh ne gjykate dnekromebtare dhe paguan miliona
Keshtu beri ne vitin 1993 nje firme greko amerikane te ciles Ylli Bufi i dha per 5 leke nja 5 Fabrika ne Vlore , ku permblidheshin Fabrika e Vajit te uLlirit, Fabrika e Sapunit, Fabrika e Sapunit Pluhur , Mgazinat gjigande te vajit etj …..Dhe Sala sa erdhi ne pushtet kerkoi ta ndiqte ate firmen e grekut amerikan qe ja kishte dhene greku shqiptar i PS-se Ylli Bufi …Mirpo ai greko-amerikani e hodhi ne gjyq ndekromebtar Shqiperine dhe nqs behej gjyqi Shqiperia humbiste nja 30 milione dollare …Atehere Sala u terhoq
Keshtu edhe kjo pune e HEC-eve tani, ndaj o Shalso nuk e kthen dot ate privatizim , —sepse tho ju duhej ti benit paraprite qe ne fillim te procesit te privatizmit ..
tu drejtoehshit me nje leter zyrtare te nenshkruar nga opozita shqiptare ku te paraqsinit Pikpamjen tuaj …….sic thote ai Din Kruja aty me siper ………..Ndaj kjo puna e anullimit te privatizimeve te huaja eshte kot …
Nuk ke se ci ben , por t epakten te ndalohet privatizimi i HEC-eve te medha qe mbajen peshen kryesore te prodhimit te energjise
Shko o Shals e ha ndonje sahan me groshe kallmeti te bujtina “Atila”, por merri ne telefon perpara se mund te mos gjesh vend, se per dreq ka pak tavolina e mund te mos gjesh vend po shkove papandehur:)
Ti e di shume mire se kush i ka marre ato hidrocentrale “for nothing” dhe as do te mundeni te thoni nje fjale nqs vini ne pushtet.
Por ka dhe me keq akoma, se qe te te ngas llafin, Dule po shkon me Ilirin si dhe Bamiri :), Lisieni po kerkon nje “levizje te bute te shtetasit te papergjegjshem” e keso gjanesh te tjera.
Ajo kanga ” oh sa e madhe asht Shqipnia” nuk ka dale kot. Fjala bien, turqit kenaqen me ndonje hidrocentral e greket me nje cope det….
Une e di që ti e di që ne e dimë ? qe ti po flet per konsum popullor e per gajret te militanteve, por bathet po duken te mbrapshta, dhe nga era qe po fryne keto ditë, kam frike se ne qershor, mut ka per te rënë ? ?
Yazik
Berisha po na le ne lufte Ballkanike me strategjin e tij te shitjeve e me kontratat nder shteterore ne debitor per mbi 50 vjet.
Dokrra.
Keshtu tha dhe PD kur ishte ne pushtet per privatizimet tuaja dhe çfare beri, nje vrime ne uje.
Jeni bere klasa politike me e pa besuar.
SHalsi nuk do ti njohe privatizimet se keta do te vjedhin me lezet .