INTERVISTA/ Volfarth: Politizimi i KQZ-së nuk ndihmon

1 Shkurt 2013, 14:48Politika TEMA

Shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri komenton dinamikën e aktualitetit politik në Shqipëri, përgatitjet elektorale, retorikën e shtuar nacionaliste dhe procesin gjyqësor për ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011.

Z. ambasador, cili është vlerësimi juaj për ecurinë e deritanishme të përgatitjeve që po bëhen për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit?

Unë e shoh si një proces përgatitjesh që filloi mirë për zgjedhjet e vitit 2013, bazuar në Kodin e ri Zgjedhor. Megjithatë, ky proces ka nevojë të vazhdueshme për vullnet të mirë politik. Zhvillim pozitiv ishte përfundimi i reformës zgjedhore nga Kuvendi i Shqipërisë në korrik 2012, njëmbëdhjetë muaj para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Komisioni i ri Qendror i Zgjedhjeve e mori detyrën në mes të muajit tetor dhe, që atëherë, ka qenë i ngarkuar me miratimin e akteve në kuadrin e përgatitjeve të zgjedhjeve, si për shembull, specifikimi i materialeve zgjedhore ose strategjia e trajnimit për komisionet zgjedhore. Një punë shumë e rëndësishme mbetet për t’u bërë më tej, por unë besoj se KQZ-ja e ka potencialin e plotë profesional për t’i përgatitur zgjedhjet në mënyrën dhe në kohën e duhur e t’i zhvillojë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare. Megjithatë, kemi parë edhe disa dallgë lidhur me çështjet teknike, me sa duket të futura nga jashtë KQZ-së, duke mos lejuar një lundrim më të qetë drejt një vendimmarrjeje në kohën e duhur. Do të doja të ritheksoja thirrjen time drejtuar të gjitha palëve për të dëshmuar vullnetin e  nevojshëm të mirëpolitik për këto zgjedhje.”

Cili është dhe do të jetë angazhimi konkret i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për këto zgjedhje?

Prezenca e OSBE-së ofroi këshillim dhe ndihmoi në dhënien e ekspertizës së OSBE/ODIHR-it për Kuvendin, gjatë procesit të reformës zgjedhore. Ndërkohë që ndjekim nga afër zhvillimet e lidhura me zgjedhjet, ne i kemi ofruar dhe do të vazhdojmë t’i ofrojmë asistencë KQZ-së, për të forcuar kapacitetet e saj profesionale dhe teknike për një performancë më të mirë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është pjesë e mandatit tonë. Gjithashtu, në javët që vijnë, Prezenca do të ndihmojë OSBE/ODIHR-in në përgatitjen e një misioni të suksesshëm dhe efikas të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve. Qeveria shqiptare ka dërguar një ftesë për këtë në vitin 2012. Nga ana e OSBE-së, përveç ODIHR-it presim edhe përfaqësues në nivel deputetësh aktivë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.”

Ka një perceptim në media dhe në një pjesë të opinionit se situata politike paraelektorale është tejet e tensionuar. A ndani dhe ju këtë ndjesi, apo e shikoni gjithçka brenda frymës së konkurrencës partiake?

Kjo nuk është diçka e re në Shqipëri. Një gjë e tillë ka qenë e dukshme gjatë gjithë muajve të fundit. Unë do të thosha se po shohim krijimin e një fushate zgjedhore konkurruese. Këtu nuk ka asgjë të pazakontë apo të papritur – unë e përmenda këtë që në raportin tim të fundit vjetor që mbajta para shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së në shtator 2012. Jo kujtdo i erdhi mirë ta dëgjonte, por nuk janë bërë përpjekje të mjaftueshme për të vërtetuar se e kisha gabim. Ju lutem, kuptomëni drejt: është normale dhe e nevojshme të ketë konkurrencë politike. Megjithatë, secila palë duhet ta shpenzojë pjesën më të madhe të energjive për të prezantuar idetë e saj, për të tërhequr zgjedhësit duke u bazuar në përmbajtjen dhe programin e saj për legjislaturën e ardhshme. E prapëseprapë, ne jemi dëshmitarë të faktit se fokusi vihet mbi detaje teknike dhe se vëmendja e publikut shmanget nga nevojat e vendit. Këto nevoja unë i përshkruaj si ecje përpara në axhendën kombëtare të reformave, ecje përpara drejt integrimit evropian. Politizimi i punës së administratës zgjedhore nuk ndihmon aspak për arritjen e këtyre qëllimeve. Administrata zgjedhore, duke filluar nga KQZ-ja, është ngritur për të zbatuar legjislacionin dhe procedurat përkatëse, në kohën e duhur dhe në mënyrë të paanshme, për të garantuar që zgjedhësit të kenë mundësi që të shprehin në mënyrë të lirë dhe të ndershme vullnetin e tyre në ditën e zgjedhjeve. Ajo nuk është ngritur si një platformë spektakli politik për të zhvendosur vëmendjen.”

Nga tribunat politike ka së fundmi dhe shumë retorikë për të ngritur dhe trajtuar me mbështetësit në terren çështje të natyrës nacionaliste që arrijnë deri te rishikimi i marrëdhënieve me fqinjët. Si i komentoni ju z. ambasador këto zhvillime?

Shqipëria, gjatë pjesës më të madhe të dy dhjetëvjeçarëve të fundit, ka luajtur një rol konstruktiv dhe stabilizues në rajon. Retorika e kohëve të fundit e disa udhëheqësve politikë nuk është në përputhje me këtë traditë. Kjo shkon në dëm të një imazhi të përmirësuar të Shqipërisë, i cili nevojitet aq shumë për zhvillimin ekonomik e social dhe integrimin. Unë do t’i nxisja udhëheqësit politikë që të përqendrohen në axhendën e reformave. Së fundmi, ka pasur arritje të rëndësishme. Ka pasur hapa të përbashkët. Është ecur përpara. Kjo është konstruktive. Duhet të ketë më shumë sjellje të tillë konstruktive.”

Për dy vjetorin e 21 janarit 2011, ju në emër të prezencës së OSBE-së mbajtët një qëndrim publik me nota kritike për moszbardhjen ende të kësaj ngjarjeje tragjike, si pasojë e së cilës humbën jetën 4 vetë dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar. Sipas pikëpamjes suaj, pse ka këtë performancë nga drejtësia për dosjen e 21 janarit?

Zbardhja e plotë e ngjarjeve të 21 Janarit 2011 meriton përpjekje më të mëdha. Një drejtësi e mirë dhe funksionale duhet të marrë parasysh edhe afatet kohore. Dhënia e një gjykimi bindës dhe në kohën e duhur, si rrjedhojë e një procedure në përputhje të plotë me ligjin, është synimi që duhet arritur. Është e rëndësishme të shohësh që procedurat gjyqësore kanë kaluar së fundmi në një fazë më dinamike. Unë e mirëpres këtë./DW

23 komente në “INTERVISTA/ Volfarth: Politizimi i KQZ-së nuk ndihmon”

    1. Isuf Kasaj says:

      Ky e ka ne terezi, sepse do te ruaje vendin e punes. Nqs nuk ka probleme Shqiperia per zgjedhjet ketij i iken puna e

      pijanikut. Keshtu qe futja trapllekut kot dhe shtye sa te mundesh.

      Si mund t’a marresh seriozisht kete??

      Ky ne te gjitha intervistat qe ka dhene ka thene: “Kjo e zeza eshte e bardhe por duket zi e zeze sepse eshte e bardhe”.

      Ik zhdukuni e na lini rehat te vuajme ne qetesi, nuk na duhet nje trap tjeter per te dhene ide edhe keshtu edhe ashtu.

  1. NjeQytetarOptimist says:

    S’ta lexova fare intervisten por vetem fragmentin qe ke thene si titull..Dhe me ben te konkludoj qe ke marre birren e pare pa qebapin akoma..Ajo mbas zgjedhjeve…

  2. salKrimineli says:

    OSBE – jashte nga Shqiperia.
    Keto mikrobe te europes se krimit jane kthyer ne vegla qorre te qeverise Berisha dhe nuk japin asnje lloj ndihme avancimit te proceseve demokratike ne Shqiperi. E aq me shume ky bastard me kollaro qe per specialitet ka qoftet dhe birren. Ky eshte i korruptuar dhe tallet me deshiren e shqiptareve per te ndertuar nje shoqeri te drejte e pozitive. E nqse Evropa e mafies se kollarisur instrukton klasen politike shqiptare nepermjet OSBE-se si te “aristokratizohet” ka zgjedhur njeriun e duhur, per pislliqet e duhura.
    OSBE – eshte nje tumor i thelle i shoqerise te pakten me sa po shohim ne Shqiperi. Mire eshte qe metastazat e saj te priten tek ne dhe ky bulldog si perfaqesus i saj te injorohet ne maksimum nese nuk mund te paketohet e dergohet mbrapsh tek ata qe e kane derguar.

    1. baba mondi says:

      E tha edhe ky nje fjale sa per ta pasur te regjistruar per boset e vete ne Vjne qe ja une kam dhene edh nje interviste ne dojce wele dhe kam kerkura qe te mos politizohet. nderkohe ketu mabron puna e tij dhe vazhdon me birra, nderkohe ujku nga ana tjter po can koene dhe rama debili me stafin e vete me idijt te mundshme ligjor i ka hy manalli dhe ende seshte tue ndje dhe as regaojne fare dhe te bejne gjemen se ka shku berisha tek 30 i avantazhit pa fill loja e ky i gjati akoma fle mbi dafina flet per sportin me fidel yllin. o pika debilit ne vend te merret me keto gjera se a thua se u ha palla shqiptareve se cdo bej fidel me sportin apo ps em dhunen e grave dhe nuk shikon se cbehet me kqz etj etj.
      keta ne vend te bejen gurgulene dhe ngrene alarmin qe tani e te terhqein anetaret nga KQZ qe bota e leshit te sensibilohet per punet e LLeshit te KQZ, ky vjen verdallle si pordha neper breke dhe do pres edhe fylen. o te hengert mortja. po ketyre nuk u ha pallla mor shok se kane miliona dhe ne opozite prare kaluar jane. muter jane te gjithe keta. me falni se jam shume esimist por keta pellat e ps te heqin trurin. gomeret, gomeret

  3. gregori says:

    Vetem leksione teorike per Shqiperine e shqiptaret. Diplomen e kemi “marre” zoti Volfarth. Tani kemi dale ne jete. Nga leksionet teorike ne zbatimin e tyre praktik, jemi ngeles, s’na vlen diploma dhe ju si oponente, nuk keni bere asnje pune te vlefeshme, derisa ne jemi ngeles ne praktiken e zbatimit te tyre. Edhe shqiptari me i pashkolluar di te flase teorikisht njelloj si ju zoti ambasador. Na thoni dicka per praktiken e zbatimit te teorise, ndryshe mos flisni fare, se na u merzitet, fikim TV kur ju vazhdoni te derdellisni se cfare duhet te bejme e cfare te mesojme.

  4. LORA says:

    pijanec i qelbur,JASHTE NGA SHQIPERIA.

  5. e verteta says:

    Ik ore bajge.

  6. eagle says:

    -stop dipllomatic invazion of albania.
    -ky nuk eshte shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri por gjenerali i ushtrise se plehrave qe po pushtojne shqiperine.
    -nqs kane pak gjak shqiptari drejtuesit e aleances kuq e zi duhet te kerkojne largimin e ketij kryeqelbesire
    GO HOME LEGENI WOLFART !!

  7. Kritiku says:

    Ore Volfarth, kete interviste para apo pas pijes e ke dhene? Mua me duket se e eshte pas fuçise se birres qe ke pire, sepse dhe mendimet qe jep ashtu duken, si te nje njeriu te dehur. Fole, por ke folur perçart.
    Ju pyes ju shqiptare: Per cfare na duhet ne në Shqiperi nje Organ(gjenital) si puna e kesaj OSBE-je(Osht-Sali-Berisha-Emblema)? Keta plerera nuk iu dogj barku per ne por per xhepat e tyre. Vetem ngaterresa na kane sjelle!

  8. banija01 says:

    Kur degjoj kete ambasadorin e OSBE me kujton mbledhjet e bashkimeve profesionale.

    Ne ato mbledhje njerzit leshonin ligjerata te tera dhe ne fund nuk te ngelej gje ne mendje.

    Te tille njerez mund te mbajne nje fjalim nje ore dhe nuk mund te kuptosh asgje perse foli ,kush ishte thelbi i ceshtjes.

    Me i spikaturi eshte Berisha per keto lloje ligjeratash,po kane filluar ta kopjojne edhe te tjere…

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nastradini i Perandorise Turke, Zef Deda i komunizmit e Woolsprapthi i OSBE ne tranzicion !!!
    As Ban Ki Mun i OKB nuk ka kaq shume p…ordh sa Woolsprapthi i OSBE se Shteteve te Bashkuara Tirane.
    Shkruan : Deputete te Asamnlese se Pergjitheshme te OSBE.
    Perfaqsuesit e Shteteve prane OSBE ….
    E gallate je tuj ba kokrren e palles ne Albanistan o Woolsprapth.
    Shko ne Gjermani e te shohim se cfare do punosh ….
    I shkreti Edi Rama duhet edhe me te ndigju pordhet e tua a thu se si dalin boll ato te krim Berishes !!!

  10. Toni says:

    Meqe ne Shqiperi ka vdekur shoqeria civile (ajo jeton e blere nga Saliu) duhet qe opozita ti drejtohet zyrtarishte me nje leter OSBE per ta hequr kete palo ambasador te saj qe ha qoftet dhe pi birrat e Sali Berishes dhe ben politiken e tij ne Shqiperi. Eshte turp per OSBE qe perfaqesohet me te tille letyra.

  11. iliri G says:

    Pse mor zotni leshi, keshtu flitet me politikanet shqiptare? Ne Shqiperi gjerat duhet te thuhen troc, sepse gjithkush i perkthen sipas qejfit te vet.Ose mos fol fare dhe ik e pirdhu andej nga ke ardhe…

  12. arber says:

    Nuk e marr mundimin te lexoj intervisten e ketij plehres se OSBE-se. Mua me vjen shume keq per gazetaret qe i krijojne mundesine ketij palo ambasadori, qe te vazhdoje te tallet akoma me popullin tone. Ky person ketu nuk eshte asgje tjeter vecse nje fuunndderrrine. Turp per OSBE-ne qe i paguan rrogen dhe turp per ne qe e mbajme neper kembe. Po te funksionoje shteti ashtu sic duhet, edhe ai nje dite duhet te dale para drejtesise pasi me veprimet ose mosveprimet e tija, ka shkaktuar deme te pallogaritshme. Minimalisht, ky plehre na ka sjelle stres dhe dhimbje koke me deklaratat e tij ne mbeshtetje te se keqes dhe ne dem te popullit. Plehrat ne Lane e kane vendin…

  13. l says:

    Për Aleancën Kuq e Zi koalicioni i tradhtarëve po shkatërron zgjedhjet e 23 qershorit, duke e kthyer vendin shumë vite pas, ku zgjedhjet nuk kanë gëzuar asnjëherë standarde demokratike.

  14. H. Malo says:

    Miré gomari qé po na ngordh, por s’na léné as mizat rehat.

  15. harbutja says:

    KETIJ SOJI VERI NDONJE KANAQE BIRRE PERPARA SE GJITHKUSH FITON HIQENI ATE HITLER SE AI PIN DIT PER DITE ME SOKOL OLLDELEN PIJANEC I KEQ

  16. qifqia says:

    Mos ja vini re ketij se ç’far thote. Ky eshte si kamerat e prishura te vendosura para Bangave . Kur hajdutet i vjedhin bangat diten ne dreke dhe largohen, policia deklaron : Kamerat ishin te prishura dhe nuk funksiononin. Imazhet te pa qarta. Saliu i ka prere korentin ketij dhe te tjereve e nuk funksionojne. Ata kane te gjithe parimin: Ha-Pi – Rri- q.. -dhe IK ne shtepi me prona e shume pasuri. Larg qofte mos tu ndaloje zemra ne liqejte e Lures se thone ka bere vaki edhe kjo (nga mrekullia qe kane pare e kane ndjere ).

  17. Ciku says:

    Opozita te demostroj fuqishem para selise te osbe dhe te mos ndaloj deri sa Volfi te shporret prej ketej si nje ambasador ne sherbim te qeveris. Ky eshte nje zyrtar i qeveris Berisha. As ambasadori i pare i Shba mister Rajersoni nuk ka ber kaq politik te hapur pro qeveris Berisha sa Vofl birra.

  18. alban4eva says:

    ehhh mor kernacke, vazhdo dhe nxirr xhevahire nga goja.. po s’ke faj ti, e kane fajin birrat dhe qoftet shqiptare Made in Albanistan..

  19. skela says:

    Ky ben vaki e ka lene birren dhe ka filluar Rakine e kocimares prandaj dhe flet keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje