Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e sheh veten në një pol të tretë me LSI-në dhe FRD-në në zgjedhjet e 23 qershorit. Sipas Dules, koalicioni i PS me 26 parti i ngjan një panairi ku çdo parti kërkon të shesë veten me një çmim më të lartë.
“Është ende herët për ta thënë një aleancë me LSI-në dhe FRD-në, por nuk do të vonojë edhe shumë. Koha po ikën dhe afatet ligjore janë më të afërta në zgjedhjet e sivjetshme, dhe besoj se do të kemi shumë shpejt konkluzione. Sot zhvillimet politike e kanë bërë realisht të mundshëm një zhvillim të tillë, por s’duhet harruar se mundësitë teorike duhet të shoqërohen edhe me veprime konkrete politike”.
Sipas Dules, në koalicion me PS-në “nuk do të kishim asnjë rezervë pranie dhe kontributi në një koalicion , pasi ishte rënë dakord paraprakisht për bashkëpunime konkrete. Takime formale pa përmbajtje, pa objektiva, thjesht për të krijuar sensacion mediatik, nuk janë në natyrën e partisë sonë”.
Duke komentuar koalicionin e PS-së me tre parti komuniste, Dule shton se: “Më kujtojnë këto histori bashkimesh krejtësisht artificiale, ato situata panairesh, ku e vetmja gjë që i bashkon është se të gjithë pretendojnë të shesin me një çmim pak më të lartë, dhe në këtë rast veten. Nuk ndryshon asgjë. Situata nuk merret bardhë e zi, ku në analizën e zgjedhjeve 2009-ës ku u kritikua PS se nuk arriti të krijojë një tren aq të gjatë sa dhe PD. Por, vagonët pa përmbajtje thjesht ulin shpejtësinë që gjeneron lokomotiva. Janë vagonët me përmbajtje ata që maksimalizojnë energjitë e konsumuara dhe shpeshherë mungon racionaliteti i gjykimit dhe vlerësimi i këtyre raporteve”.
Dule shprehet se bllokimin e statusit ua faturon të gjithëve.
“Duhen dy gjithmonë për një tango dhe fatkeqësisht ajo që duhej bërë, ne nga pozitat tona kemi insistuar, por asnjëherë nuk u dëgjuam, është se integrimi europian i vendit duhej të kishte dalë përtej dhe mbi axhendat partiake të ballafaqimit të ditës me konsensusin e dy partive të mëdha. Fatkeqësisht nuk ka ndodhur, por ende nuk është vonë. Procesi integrues nuk është disamujor, apo disavjeçar. Nuk mund të jetë i këtij mandati qeverisës apo i atij të ardhshëm”, shprehet Dule në gazetën Panorama.
Dule deklaron se janë ndjerë krenar dhe shumë komodë pas shkëputjes së bashkëpunimit me mazhorancën.
kurre mos i zi besen nje greku. more vesh o ed rama
ha ha ha dhe me e habitshmja eshte nje pol me topin e meten se bashku.
ku je o topi qe nuk do te beje koalicion me partite e vjetra.
bashk me meten!!!!!!??????????
Jo more zoteri se e ke gabim,komplet gabim!Keto jane thjeshte manovra,pjese e taktikes e strategjise elektorale,perndryshe,ne(dmth Dulja) nuk i nderpresim KURRE lidhjet me Partine Socialiste,qe eshte aleatja jone tradicionale ,dhe qe perhere eshte treguar tejet dashamirese ndaj kerkesave te komunitetit tone orthodokso helen.Flm.
E ka shkruar diasa here, qe Dule ka marre urdher nga Helladha qe te dali nga koalicioni me PS-ne per ta sabotuar ardhjen e Rames ne pushtet, qe Heladha te vazhdoje rrugen e suksesshme te pazareve me Berishen per shitjen e Shqiperise ?!
Heladha e ka orientuar se si te ndihmoje Berishen qe te krijoje nje pol te qendres me bashkepunetoret e hapur dhe fshehte te Berishes, per ti hequr koalicionit PS-AKZ sa me shume vota.
Me ardhjen e Rames ne pushtet, koha e kthimit te Shqiperise ne bordello per Greqine (e filluar nga mafiozi Nano dhe e finalizuar nga Berisha) do te perfundoje pergjithmone.
Vetem ne Shqiperi vazhdon perseritet komedia e LSI (ne 2009), PDK tani edhe PBDNj, qe mqs PS nuk po e lufton eger sa duhet fashistin Berisha, atehere une po bohem me Berishen.
Upssssssssssssss….
Ja ku u kristalizua edhe formacioni i ri qe do mbaje ne pushtet BARBARIN e maleve tona kreshnike.
BARBARI leshon postin e K/ministrit ne shkembim te Imunitetit te heshtur dhe keto trimat marrin ndo1 post ministri.Keshu zgjidhet problemi dhe mbas 2-3 vitesh gjith bemat e BARBARIT jane harruar,pasi ”il popolo albanese” e ka ciklin e kujteses shume te shkurter.Njesoj si te peshkut.
Edhe ”intelektualet” shqypatara do hidhen ne sulm kunder Ed Rames qe nuk e largoj dot nga pushteti BARBARIN,edhe kete radhe……….
Popull GALLATA.
E zeme se z. Dule ke te drejte qe thote qe keto tre parti do bejne koalicion me nejra tjetren nje pyetje kisha per keta BO… e FRD.
Kaq idiote jeni qe na dilni nga PD per gjasme mashtrime korrupsion a ku di une cfare nuk keni thene, po si mund te beheni me LSI? nuk eshte LSI qe bashke me PD po i ben pislliqet? Apo korrupsion ben vetem Saliu qe ju hoqi nga partia.
TURP BAMIR TOPI (tironsi i ….) me gjthe ate Oketen qe gjasme nuk tradhetone partine e vet dhe vazhdon votone per ta..
Me vjen shume keq qe une u zhgenjeva nga kjo parti: FRD pasi mendoja se mund te votoja ata ne zgjedhejt e ardhmshme:(((
TURP TURP TURP – do ikim nga AK me duket qe dhe ajo eshte daulle
Cudi z/zj Miku,me Bamir Topin president u nenshkrua marreveshja e tradhetise historike te detit.Me B.Topin,ne cilesine e Kreut te Keshillit te Mbrojtjes,u formulua ne leter dhe u be veper masakra e Gerdecit.
Cfare ka per tu cuditur me njeriun qe “flet me heshtjen e tij”?????
Dule-greku ju beri te cuditeni e te zhgenjeheni??????Nuk ju mjaftonin 26 shpirtra te hedhur ne ere e kushedi sa te kthyer ne invalide per jete??????
Sidoqofte,z.Topi ju dha kohen e mjaftueshme per te reflektuar.
Dean- Kete hipoteze e kam bere disa muaj me pare,kur pashe Bamirin te betohej qe nuk bente kualicion as me PD,e as me PS. Atehere kam shkruar qe dosjen e Bamirit,per vjedhjen e tokave ne Tirane e diku tjeter e ka Berisha.Fakti qe Berisha dha disa fragmente lufte dhe heshti,tregon se FDR eshte pjelle e PD,e Saliut,dhe nuk ka ku shkon,perveç se ke Saliu.Pra eshte qarte ajo qe ju thoni,mbas zgjedhjeve,Iliri,Bamiri,po dhe Greku do bashkohen me Saliun,aty ruajne pronat e vjedhura,poshtersite e bera ne keta vjet.Si thoshte ne film i madhi NDREK LUCA “Po komisari ishte looojjjaaa”
bamka i ka lene qoftet me sa duket i ka ardhur oreksi per thela te medhaja, epo krushqit i ka biznesmen keshtu qe Shqiptaret duhet te punojne per dhendurret e Topit….
O Shqiptare votojeni Ed Ramen e shkrete se i ra bretku per te gdhendur shqiptaret edhe mbase do ti gdhend i uruari po duhen ato votat e shkreta . O Shqiptare po votojeni o te gjora se ato vendet e punes qe u ofron Saliu e Koklopa jane pese me hiç, se shpejti do mbeteni perseri ne rruge.
Bamka,qe thua ti mo ”troja” eshte kobure pa plumba,lene mo me u ngrit kunder BARBARIT te VicidolitAi s’pati bythe kur ishte numri 1 i Piramides e megjithate kerkon ta votojme edhe 1 here tjeter se pastaj e din ai se c’a ka me i bo BARBARIT.Imagjino sikur qeveria e ardhshme te varet nga 3 votat ( nese i mer edhe ato) e FRD-se?
Bamka e ka te zgjidhur problemin.U bashkuam me PD-ne,pasi jemi ”aleat natyral” si te ”djathte” qe jemi.BAMKA,mo shoku im,eshte thjesht 1 njeri/politikan pa bythe dhe pa shtylle kurrizore.Po hajt mo,se mos eshte i vetmi ai?
Kushdo mund ta parashikoj nje koalicion LSI-PBDNJ dhe kjo eshte me se llogjike. Kur dy parti kane qellime te errta eshte i kuptueshem dhe nuk habit askend koalicioni. Por, nese FRD bashkohet me kete grupim, atehere nuk mund te shpersosh kurre per miresi ne kete vend. Bashkimi i FRD me keto dy parti, tregon hapur se sa thelle ka hyre e liga tek ne.
President i Akademisë Diplomatike Shqiptare, njëherësh Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë i Aleancës Kuq e Zi, Prof. Dr. Lisen Bashkurti, gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ka komentuar deklaratat provokuese të Agimit të Artë, fatin e Rezolutës Çame, pa anashkaluar incidentet në Preshevë dhe aktualitetin politik. Duke u ndalur te deklaratat denigruese të ideologut neonazist të Agimit të Artë, Kristo Papas, Bashkurti e konsideroi Papas një lider fashist dhe mjeran kulturalisht, i cili tensionon më tej marrëdhëniet shqiptaro-greke. Bashkurti ka sqaruar edhe lindjen e fashizmit në Greqi, ndërsa ka deklaruar se një nga figurat më të spikatura të këtij fashizmit ishte kryeministri Metaksa. Bashkurti ka komentuar gjithashtu edhe betejën e Lëkursit të vitit 1878, kur një grusht trimash shqiptarë thyen mbretërinë greke.
-Z. Bashkurti, ideologu neonazist i Agimit të Artë, Kristo Papas, ka fyer dhe provokuar sërish shqiptarët, duke na konsideruar si grekë që kemi harruar identitetin. Papas tha gjithashtu se Skënderbeu është grek, ndërsa tha se hyrja e ushtrisë greke në Vorio Epirin e veriut është çështje kohe. A duhen marrë seriozisht këto kërcënime, duke parë edhe rolin në rritje të Agimit të Artë në Greqi?
Fashizmi në Greqinë politike ka traditë. Fashizmi lindi në Greqi në periudhën midis dy luftërave botërore, thuajse bashkëkohës me fashizmin italian. Nga figurat më të spikatura të fashizmit në Greqi ishte kryeministri Metaksa. Ai ishte njëlloj si Musolini në doktrinë, në sjellje dhe në veprime. Madje, Metaksa njihej si një prej miqve më të afërt dhe të respektuar të Musolinit. Ndonëse marrëdhënia midis Metaksasë dhe Musolinit u ndërpre mbas sulmit italian mbi Greqi në Luftën e Dytë botërore, sërish fashizmi ngeli në arenën politike greke si një prej alternativave të fuqishme që nuk u shuajt as pas lufte. Në periudhën e luftës civile në Greqi, doktrina fashiste ka qenë e pranishme dhe me ndikim të konsiderueshëm. Lobe me pikëpamje fashiste vijuan të mbeteshin me influencë jo vetëm në politikë dhe jetën shoqërore, por edhe në qarqe ushtarake e diplomatike. Akoma më komplekse është bërë lëvizja fashiste në Greqi kur ajo është pleksur me organizata kriminale dhe terroriste si MAVI e “17 Nëntori”. Kjo mpleksje ka qenë dhe mbetet aq e vështirë saqë sot është thuajse e pamundur për të identifikuar se ku nis fashizmi e ku mbarojnë veprimtaritë e këtyre organizatave famëkeqe. Në mënyrë te veçante fashizmi ka njohur ngritje dhe gjallërim ne jetën politike e shoqërore greke në periudhë krizash. Përgjithësisht, krizat prodhojnë e nxitin ekstremizmin në çdo shoqëri. Por, specifike për Greqinë është se gjithë krizat e thella që ajo ka kaluar mbas Luftës së Dytë Botërore, doktrina fashiste, me karakteristikat e saj më tipike, ka njohur ngritje dhe është shpalosur në trajta e forma nga më të ndryshmet pa tjetërsuar thelbin e vet, bazuar në nacional-shovinizmin, në racizmin kundër të huajve përgjithësisht e shqiptarëve posaçërisht, në forma nga më të ndryshmet e ksenofobisë dhe të sjelljeve e veprimeve të dhunshme, provokative e tensionues ndërmjet popujve e vendeve në Ballkan. Gjeopolitikisht në Rajon, fashizmi grek është shpalosur si një fill i pranishëm në politikën edhe zyrtare greke me pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë në doktrinën e Vorio Epirit, me kërkesa kufitare ndaj Bullgarisë, me synime detare ndaj Turqisë, Shqipërisë dhe Italisë, me provokime bllokuese për emrin e Maqedonisë. Thuajse me gjithë fqinjët Greqia ka pretendime të ndryshme, por në thelb me kërkesa territoriale, kufitare, detare apo identiteti. Hamendjet që hedh në tregun politik kreu i nazistëve grekë aktualisht kundër Shqipërisë, kanë kahje historike, që kanë të bëjnë me identitetin, Heroin tonë Kombëtar dhe kahje aktuale që lidhen me pretendimet territoriale për Shqipërinë e Jugut. Ky lider fashist i pabalancuar mendërisht, mjeran kulturalisht dhe provokator, politikisht futet në histori për të fyer popullin shqiptar përmes të pavërtetave, hyn në të kaluarën tonë për të provokuar ndjenjat e shqiptarëve përmes fyerjeve, ngacmon çështjet të mprehta territoriale për të tensionuar marrëdhëniet shqiptaro-greke, të cilat edhe pa ato nuk janë gjithaq të qeta e të qëndrueshme. Fatmirësisht, në Shqipëri nuk ka tradita fashiste në historinë politike dhe aktuale. Për konseguencë, “Agimi i Artë” në aksionin politik kundër Shqipërisë e shqiptarëve vetëm na bën që të rrisim vëmendjen, kujdesin dhe vigjilencën politike në nivel shtetëror, politik e shoqëror dhe asgjë më shumë. Duke qenë forcë fashiste pa homologe në Shqipëri “Agimit të Artë” i ngelet të flasë me veten e vet. Mrekullisht nga Shqipëria e shqiptarët askush nuk ka arsye të bjerë në lojën provokative të kësaj kaste fashiste, recidivë e Luftës së Dytë Botërore dhe prodhim e maskë e krizës komplekse aktuale Greke.
-Pak ditë më parë, ju u keni kujtuar nazistëve të Agimit të Artë humbjen tragjike në Betejën e Lëkursit dhe dështimin fatal të monarko-fashistëve grekë në Shqipërinë e Jugut në vitin 1949. Çfarë mesazhi keni dashur t’i jepni Agimit të Artë?
U kam kujtuar Betejën e Lëkursit të vitit 1878, sepse në atë ngjarje historike forcat shovene greke të mbështetura e të financuara fuqishëm nga Mbretëria Greke, u thyen tragjikisht nga një grusht shqiptarësh trima. Beteja ishte e pabarabartë, por humbja greke ishte aq e thellë saqë qeveria greke e kohës nga ajo humbje e paharrueshme nxori konkluzione që me shqiptarët të sillej ndryshe. Me këtë dua të them se ndryshoi taktike nga politika e forcës, ku dështoi fatalisht në përdorimin e forcës së politikës e diplomacisë, me të cilat arriti të realizonte disa synime, siç ishte përfshirja e Çamërisë në hartën politike greke mbas 1913. Një ngjarje mjaft e përafërt ishte edhe provokacioni i rëndë i monarko-fashistëve grekë në Krahinën e Korçës në gusht të vitit 1949. Edhe në atë provokacion ushtarak kundër territorit të Shqipërisë, trupat greke u thyen për turpin e tyre, pa mundur të cënonin as edhe një pëllëmbë tokë nga harta e politike e Shqipërisë. Natyrisht Greqia i ka në memorie këto dy humbje të mëdha. “Agimi i Artë” i di gjithashtu. Por, doktrina e fashizmit është pjesë e Megali Idesë, pra e nacionalizmit të sëmurë grek. Ajo prodhon tensione e kriza me Shqipërinë, trazon paqen e stabilitetin në Ballkan, por kurrsesi nuk mund të kërcënojë asnjë pëllëmbë tokë, det dhe ajër të Shqipërisë. Fashistët grekë, për mendimin tim, mund ta përdorin këtë taktikë për rritjen e fobisë ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi, për të nxitur ekstremistet e ndonjë segmenti grek në Shqipëri si dhe për të shmangur vëmendjen nga kërkesa e drejtë e plotësisht legjitime e popullit shqiptar për Çamërinë. Taktika fashiste e “Agimit të Artë” lexohet edhe pa pasur sy.
-Ndërkaq, rezoluta çame ka hyrë në procedurë parlamentare. Mendoni se ky Parlament ka kurajon të miratojë Rezolutën Çame?
Para së gjithash, më lejoni të bëj një histori të shkurtër të kësaj çështje. Në historinë komuniste çështja e Çamërisë u ngrit për herë të parë e të fundit nga Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946. Mbas asaj ngjarje çështja çame u ngri nga politika dhe diplomacia shqiptare. Lufta e Ftohtë e kaloi çështjen çame në harresë të plotë. Në takimin e parë midis Ramiz Alisë e Micotaqisit, atëherë kryeministër i Greqisë, u ringrit çështja e Çamërisë, por kalimthi dhe pa vëmendjen e politikës dhe medias. Mbas ndryshimeve politike të viteve ’90-të problemi serioz i Çamërisë u bë pjesë e bisedimeve nga ish presidenti Berisha, ish ministri Jashtëm Serreqi, nga ish-kryeministri Meksi si dhe ish ministri Jashtëm Ilir Meta. Duhet thënë se në tërë këto takime, çështja e Çamërisë është trajtuar shkarazi, pa thellësinë e seriozitetin e duhur, pa profesionalitetin multidisiplinor që ajo ka dhe pa koherencë. Në vitin 2002 u bë një projekt serioz i strategjisë për trajtimin e çështjes së Çamërisë nga politika, diplomacia, shoqëria civile, akademikët e segmente të tjera me rëndësi. Në këtë proces u përpilua edhe një draft-rezolutë për Parlamentin shqiptar në vitin 2003. Ai draft-rezolute nuk u kalua nga Parlamenti, sepse mazhoranca e kohës nuk pati vullnetin dhe kurajon e nevojshme politike për t’u përballur me politikën e diplomacinë greke. Tani është për t’u inkurajuar që PDIU e ringriti këtë çështje në Parlamentin aktual me paraqitjen sërish të një draft-rezolute mbi çështjen çame. Personalisht mendoj se draft-rezoluta duhet miratuar. Jo sepse rezoluta përbën akt juridik obligativ, por sepse ajo shpreh vullnetin dhe mbështetjen e Parlamentit për këtë çështje të politikës së jashtme të Shqipërisë. Rezoluta, nëse do miratohej, do përbënte një vlerë të shtuar që mund ta shndërronte çështjen e Çamërisë në pjesë të strategjisë së politikës së jashtme dhe të diplomacisë sonë zyrtare. Ngelet për t’u parë sesi do e trajtojë parlamenti i kësaj legjislature këtë draft-rezolutë. Nëse nuk do ta miratonte, nuk ka pikë dyshimi se do ishte një njollë e zezë në historinë e kësaj mazhorance dhe të tërë parlamentit.
-Z. Bashkurti, nga ana tjetër, Serbia provokoi tensionimin e rajonit, duke hequr me forcë përmendoren e heronjve të lirisë në Preshevë. Çfarë fshihet pas këtij akti që na kujton kohën e Millosheviçit?
Shumica e studiuesve të çështjeve Ballkanike kanë arritur në konkluzionin që politika serbe është kthyer prapa. Natyrisht kuadri kushtetues aktual i Serbisë krijon bazë juridike për nacional-shovinizmin dhe ksenofobinë serbe ndaj Kosovës e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Pa ndryshuar Kushtetuta e Serbisë, asgjë nuk mund të ndryshojë në themelin e politikës dhe diplomacisë serbe. Nga ana tjetër, lidershipi aktual përbëhet nga ish bashkëpunëtorë të ngushtë të Sllobodan Millosheviçit si dhe vazhdues besnik të politikave, qëndrimeve e sjelljeve të tij. Mjerisht koha ka shkuar përpara, liderët serbë shohin prapa. Kjo asimetri ka prodhuar një krizë në tërë marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve. Kriza ka përfshirë marrëdhëniet ndëretnike në Serbi, në Kosovë si marrëdhëniet ndërshtetërore midis Kosovës e Serbisë si dhe midis Shqipërisë dhe Serbisë. Me këto veprime Serbia ka shkelur konventa të OKB, konventa Evropiane dhe mjaft akte juridike ndërkombëtare që edhe vetë i ka ratifikuar dhe i ka shndërruar në akte juridike të brendshme. Mendoj se një nga nyjet e pazgjidhura në hapësirën Ballkanike ngelet çështja e pakicave etnike. Kudo ndeshemi me dubël standarde. Vijon prirja që shtetet të injorojnë deri në rrafshim pakicat etnike brenda tyre dhe të manipulojnë pakicat e veta jashtë tyre. Mendoj se në Kosovë e Shqipëri ka përpjekje serioze jo vetëm për njohjen, por edhe respektimin e gjithë pakicave. Ajo që nevojitet nga shteti ynë është që të kërkohet reciprocitet në trajtimin e pakicave shqiptare kudo që janë në rajon. Kjo përbën një nga pikat e dobëta të politikes dhe diplomacisë sonë. Në këtë lojë të komplikuar, është me rëndësi që shqiptarët, kudo që janë të mos bien pre e këtyre provokimeve, por të kenë vetëpërmbajtjen e duhur dhe të ruajnë sjelljen e kujdesshme ndaj pakicave të huaja brenda shteteve të tyre. Ndërsa komuniteti shqiptar në Preshevë, pa dyshim kërkon mbështetje serioze nga dy shtetet tona: Shqipëria dhe Kosova, brenda kuadrit juridik ndërkombëtar dhe brenda reciprocitetit diplomatik bilateral.
-Qeveria shqiptare ka deklaruar se do të rishikojë marrëdhëniet me Serbinë, por në të njëjtën kohë Kuvendi i Shqipërisë miratoi një marrëveshje me Kosovën për ekstradimet në gjuhën serbe. Si e shihni reagimin e qeverisë shqiptare?
Deklarata për rishikimin e marrëdhënieve me Serbinë, për sa kohë nuk shoqërohet me hapa konkretë politik e diplomatik bilateral e multilateral në organizmat ku Shqipëria e Serbia bëjnë pjesë, është thjeshtë një retorikë politike dhe asgjë më shumë. Madje, është një retorikë e dëmshme.
-Pas Aleancës Kuq e Zi, edhe kryeministri ka artikuluar javët e fundit teza nacionaliste. A kemi të bëjmë me një vetëdije të re kombëtare apo një llogari elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit?
Për mendimin tim retorika e kryeministrit të Shqipërisë ka dy arsye: së pari, synon të largojë vëmendjen nga dështimet e rënda në agjendën e brendshme duke prodhuar “furtunë në gotë” me fqinjët në rajon; së dyti, synon që të manipulohet me kartën e nacionalizmit për fushatën e ardhshme elektorale. Mirëpo kjo taktikë plot retorikë histerike nacionaliste në gojën e kryeministrit prodhon shqetësim të brendshëm, rajonal e ndërkombëtar. Pa folur për plagjiaturën programore që kryeministri huazon nga Aleanca Kuq e Zi, që identifikohet si forca politike moderne më patriotike në arenën politike shqiptare aktualisht.
-Kremtimi i 100 vjetorit të historisë rihapi debatin për figurat që kanë dominuar në këtë 100 vite shtet. Si e shikoni rivlerësimin e Zogut dhe a u la në hije Ismail Qemali, Naim Frashëri dhe Fan Noli?
Mendoj se festimet e 100 vjetorit patën unitet mbarë shqiptar nga poshtë dhe përçarje të thekshme politike dhe historike nga lart. Gjithashtu, mendoj se edhe këtë herë politika futi hundët në histori dhe historia mbeti nën hijen e rëndë të politikës. Ky gabim i përsëritur solli fragmentime, solli shtrembërime, solli paqartësi e pasaktësi. Sikundër mund të thuhet se la në hije, la të harruar e mënjanuar mjaft personalitete shqiptare e të huaja me kontribute në historinë politike të shtetit shqiptar. Në atdhe ka varr për të gjithë dhe bëjnë mirë që sjellin këdo dhe nga kudo për t’u prerë në dheun amë. Por, mbi tokë nuk ka vend për çdo monument. Monumentet kërkojnë një kohezion të madh respekti mbarë shoqëror. Secili e gjykon këtë aspekt edhe brenda pyetjes tuaj.
-Le të ndalemi pak te aktualiteti politik. Opozita ka denoncuar tentativat e para të mazhorancës për të manipuluar zgjedhjet. A janë të rrezikuara zgjedhjet e 2013?
Mendoj se nuk po shkohet drejt zgjedhjeve me qetësi, seriozitet e garanci për mbajtjen e tyre të lira e të ndershme. Përgjegjësinë themelore për procesin zgjedhor e ka qeveria, mazhoranca dhe institucionet kushtetuese për administrimin dhe certifikimin e zgjedhjeve. Opozitës i ngelet përgjegjësia e bashkëpunimit mbi një bazë sa më të gjerë demokratike, për një koalicion mbarëkombëtare e gjithëpërfshirës. Do të tërhiqja vëmendjen se zgjedhjet këtë radhë janë jo vetëm testi i fundit i këtij lidershipi, por mund të jenë edhe testi i fillimit të një krize shumë serioze në vend. Duke pasur parasysh edhe sfondin e thellë të krizës ekonomike në vend, Shqipëria po shkon drejt dy alternativave: ose drejt ringritjes së ngadaltë mbas zgjedhjeve të lira e të ndershme, ose drejt modelit të pashmangshëm të krizës Greke. Alternativë të tretë nuk shoh.
-Është krijuar ideja se partia në pushtet do t’i fitojë zgjedhjet me çdo kusht. A besoni tek rotacioni politik në zgjedhjet e 2013?
Nëse mazhoranca mendon kështu, atëherë ka probleme me mendjen e saj. Por, besoj se edhe brenda mazhorancës ka nga ata që mendojnë se “mjaft është mjaft”. Qeveria është tej mase lodhur. Qeverisja është e konsumuar. Parlamenti ngjason me një fushë gladiatorësh pa fuqi e energji politike. Administrata është e frustruar dhe tërësisht e paralizuar. Rendi e siguria janë përtokë. Ekonomia është në recesion të dukshëm. Kriza e CEZ, e Albpetrolit dhe borxhi shumë i lartë përbëjnë kërcënime për të gjithë. Shqipëria ka nevojë emergjente rotacion dhe rifreskim politik. E them këtë sepse termi “rotacion” në Shqipëri ka funksionuar, por e keqja është ngulitur te mungesa e rifreskimit të lidershipeve. Prandaj, Aleanca Kuq e Zi është e vetmja alternativë që përdorë definicionin dy fjalësh “rotacion dhe rifreskim”. Rotacioni është i domosdoshëm. Por, pa rifreskim është i pamjaftueshëm. Të dyja së bashku sjellin ndryshimin që ka nevojë vendi e demokracia në Shqipëri. Unë besoj te rotacioni këtë herë. Natyrisht, nuk besoj se këtë herë do kemi edhe rifreskim. Ky i fundit ngelet për vitet që vijnë. Vendi prodhon ngadalë lidershipe të reja.
-Pavarësisht angazhimit të faktorit ndërkombëtar dhe amendimit të herëpashershëm të ligjit elektoral, Shqipëri nuk arrin të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Komenti juaj?
Kur ka vullnet ka zgjidhje. Kur nuk ka vullnet nuk ka zgjidhje. Nuk janë ligjet që prodhojnë moralin, por është morali politik që prodhon ligjet. Dhe midis moralit e ligjit është respektimi i ligjeve që pasqyron shndërrimin e fjalës në realitet. Tek ne zgjedhjet kanë shprehur dështimin më të rëndë të klasës politikë gjatë tranzicionit prej dy dekadash. Prandaj, qytetarët janë më të shqetësuar për mbrojtjen e votës, sesa për vetë votën. Procesi është kthyer me kokë poshtë. Nuk ka dyshim se pjesë e këtij dështimi janë edhe ndërkombëtarët. Sidomos OSBE/ODIHR, si organizatë dhe agjensi të specializuara për zgjedhje. Por, mendoj se këtë herë, qytetarët shqiptarë do të dinë të votojnë dhe të mbrojnë votën e tyre, sepse luhet drejtpërdrejtë me të ardhmen.
-Kodi Zgjedhor dikton krijimin e koalicioneve për të mbijetuar politikisht. Në cilin krah do të rreshtohet Aleanca Kuq e Zi?
Aleanca Kuq e Zi është lokomotiva më atraktive dhe më energjike e opozitës së sotme. Aleanca po punon për fuqizimin e saj në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Ajo do renditet në krahun më progresiv, më modern, më euro-atlantik dhe më shpresë-dhënës të politikës për mbarë popullin shqiptar. Vendimin përfundimtar Aleanca Kuq e Zi do e marrë në kohën e duhur.
prape ki mo ? ik o dule mavria ik lahu njehere
Ik o zorethare ha ndonje cop turte te mbushesh zoren dhe lere Dulen. PBDNJ eshte e vetmia parti me parime Europiane dhe per nje shqiperi Kristiane (si dikur Skenderbeu). Partite e tjera o do mbushin xhepat ose do ti shtrojne rrugen Turko-Islamizmit (AK,PDUI..). Mos haroni doktrinen Davutoglu-Erdogan per Otomanizimin e Ballkanit. Shikoni pake me large jo deri tek hunda.
re “patrioti” eladhoi, te paret tane na kane mesuar qe kurre mos tu besojme grekeve, pa leri falangat e tyre si dule e ti. Leri pallavrat e zbukuruara po hajt nga thembrat majat e drejt te “atdheu” juaj qe ju jep pensionet, argati argat do te mbetet gjithmone ne vendin tone prandaj leri llafet
Kushdo qe voton pa kualicjon me PS-ne eshte vote e Saliut..I merr e i shet ne treg Gadafi sa here i nevojiten…Shkurt dhe qarte..
Dule, nuk je vetëm një kalë Troje, por edhe një b..q…Lot gjithmonë me partinë tënde lilipute, duke pritur si një grek i keq, se ka edhe shume grek të mirë, për të parë se nga anon peshorja e pushtetit. Këtë herë i ke bërë llogaritë gabim. Deri më sot ke fituar nga mbështetja QË TË KA DHËNË P.S. Vazhdo se ker për tja parë hairin.
Po pse edhe keta greket kane parti ne SHQIPERI,? po ne kemi parti ne Gei- qi?.
E kami nje parti ne Shqipetaret ne Greqi. Partine e pasardhesve te Arvanitasve (Kolokotronit, Miaulit, Xhavelles…) Agimin e Arte te perber nga 80% Arvanitas (Turko-Arnauto)Fager.
exafanízontai se vromide elada re gamo dule
O Gay. Kur do mesoshe te shkruash Greqisht atehere do “infektohesh” me “virusin” Helenizem. Me te cilen (kultur Helene) mburemi tek te huajt neper parqet arkeologjke dhe mbushi arkat e shtetit. O qelbac.
Ministri i Jashtem(LSI)ne bashkepunim me Berishen,kane shitur detin Shqiptar.
Dule,qe nga ky moment eshte bashkuar me PD dhe LSI,shtojca eshte FRD e Topit,me njerzit e pakenaqur nga PD-ja,por te “ruajtur” nga FRD.
Ndarja e zonave sipas vitit 2009 eshte bere per llogari te kualicionit te tradhetise.
LSI nuk del hapur ne kualicion me PD,por sforcohet te beje nje pol te trete,per tu bashkuar mbas votimeve.
Ky pol do veje ne diskutim,votat e djathta, ne zonat ku pretendon LSI te marre mandate.LSI dhe PD i kane fituar te bashkuara mandatet,ose i kane humbur ato.Me e favorizuara ne kete manover ka qene LSI,te ciles i duket se elektorati i saj eshte ritur.
Partia e Dules,me daljen e partise çame te Idrizit,ka rene nga fiku.Ata qe e konsiderojne veten filo-grek kane kohe qe jane larguar nga Shqiperia.Me nje fjale Idrizi i ka vene bythe te re Dules,e ka nxjerre jashte loje,i ka mbetur shume pak elektorat.
Jo me larg se 2 dite me pare am thene qe keta rrezik krijojne polin e trete dhe ja ku me doli fjala. Tani fati i shqiperise mbetet ne duart llumit, njerezve me te pafytyre e me plera te ketij vende. Eshte e tmerrshme!!!
Keta ose do mbajne Berishen ne pushtet, ose po kaluan ne koalicion me PS pas zgjedhjeve do te thote qe Berisha dhe asnje nga kelyshet e tij nuk do te denohet. jini vigjilent o popull, po bejne nje loje shume te piset. Harrojeni qe nje ish bashkepunetor ose ish-zyrtar i Berishes te ndeshkoj Berishen. Shpresoj vetem qe Edi Rama mos te vazhdoj me veprimet e trasha politike e te bej koalicion me vone me keta. Ai duhet te dal qarte e te thote: Jo koalicion me Dulen, Meten qe e mbajti te keqen e kesaj vendi 8 vjet ne pushtet dhe Topin qe po ashtu i sherbeu mese mire Berishes ne presidence. PS duhet te jape nje deklarate te prere dhe te drejteperdrjet. Boll me lojra fjalesh!
me siguri me lsi-ne e hajduteve, e sheh veten me mire.
Kjo eshte me te vertete e rrezikshme.Dinakeria e levizjeve te Dules kohet e fundit ka permasa te shumeanshme.
Se pari kerkohet te rifaktorizohet elementi joshqiptar me ne krye greket ne Shqiperi.
Se dyti synohet te zvogelohet roli i LSI ne jeten politike shqiptare dhe te perfitohet nga potenca e LSI.
Se treti kerkohet te goditet nacionalizmi shqiptar permes eleminimit te AK dhe PDIU.
Se katerti synohet ti jepet FRD nje suport per ta bere lojtar ne fushen politike.
Se pesti synohet te krijohet nje rruge me e lehte per LSI dhe FRD per te kaluar ne krahun e Rames.
LSI dhe FRD duhet te refuzojne kete ide vetem per nje qellim:-te provojne realisht se sa eshte potenca politike e kesaj pakice ne Shqiperi dhe ti japin frymarrje nacionalzmit shqiptar qe me ne fund po gjen vetveten.
o z/znj” Janaq Dhimitraqi (homogjen)” te kam vene re ne gjithe komentet e tua qe perpiqesh me “zgjuarsine” tende te diskretitosh ortodoksit po kuptohesh aq larg qe je idiot/idiote saqe po krijoj bindjen qe je nganje fshat me Nulin(flamurin)e antenes.
o Agim per oficer ne Zallherr ke mbaruar se po dukesh shume “intelegjent”
O Prof. Dr.Lisien Bashkurti…
Nuk te mjaftoj gazeta SOT per intervisten po te duhej edhe TEMA , pse .
E botove te Tema se ka shume lexues po me shume se 2-3 lexues nuk do kesh ,se komentuesit e TEMES nuk lexojne carcafe qe ke botuar ti.
Edhe une qe lexova disa paragrafe pashe shume pasaktesi.
Krahasove “Agimin e Arte” dhe thua dhe se jane te mpleksura me “17 Nentorin” e MAVIN.
Nga i nxjer keto teori ,dy te fundit jane te majte dhe bile ekstrem i majte . Edhe organizatat e tjera teroriste ne Greqi jane te majta bile me “Agimin e Arte” jane ne lufte te hapur dhe te ashper midis tyre.
Dhe ne fund e mbyll me nje xhevahir se AK eshte lokomotiva e opozites.
23 Qershori do ta tregoje,po kam frike se do veproni si LSI-ja me Berishen .
Te gjithe ata qe nuk bejne dot pa pushtet i ngjiten Berishes.
@gimi,nuk eshte hera e pare qe lexoj te tilla komente fyese ne adresen time,e kjo padyshim, ngaqe jam i sinqerte ne komentet e mia,sinqeritet qe nuk ju pelqen disa kokegdheve e truthareve gjysmeanalfabet.
Une nuk kam fyer askend personalisht,keshtu sic po ben zotrote(po te quaj edhe zoteri…),sepse jam rritur e mekuar me kulture e besim ne perendine,ne udhen e mbare e te drejte te Shen Kozmait mrekulliberes,prandaja, as nuk denjoj qe te te kthej pegjigje me te njejten gjuhe,sikunder e meriton.
jam nje orthodoks helen(dhe jam krenar per kete),dhe gjuha ime eshte vetem ajo e paqes dhe e miresise.Kot e keni qe provokoni nje orthodoks te mire e te sinqerte,nuk do arrini asgje,perkundrazi mallkimin e Perendise do keni mbi shpine;fundi eshte afer per ju.Ju flm per mirekuptimin.
Me parti te qelbura te tipit lsi apo si ajo e xhuvelit(ndjest past)mund te besh koalicjon ti o duleeeeeee por me partin e Topit nuk e besoj sepse ajo parti nuk pranon hajduterit e pa ngopur te lsi.