SHENIM/ Korça është problemi...

1 Shkurt 2013, 10:44Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në bazë të të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme mbi popullsinë, qarqeve Korçë dhe Berat u duhej hequr nga një mandat parlamentar dhe u duhej shtuar qarqeve Tiranë dhe Durrës. Por Berisha, duke ndjekur shembullin e sivëllait bjellorus Lukashenko, u tha deputetëve të tij që të injoronin informacionin zyrtar të Ministrit Flamur Noka dhe të ruanin shpërndarjen e mandateve të 2009-ës.

Duke parë situatën aktuale politike, problem real elektoral për koalicionin e udhëhequr nga Rama është mosndryshimi i numrit të mandateve në qarkun e Korçës, sepse mandatin e 8-të të Beratit (që duhej hequr sipas demografisë zyrtare aktuale) ka shumë gjasa ta fitojë PS-ja (ajo ishte vetëm 500 vota larg marrjes së mandatit të 8-të në Berat në 2009-ën). Dhe për PS-në nuk ka shumë rëndësi nëse një mandat më shumë e fiton në Berat apo në Durrës (të cilit duhej t’i shtohej një mandat sipas demografisë zyrtare aktuale).

Ndërsa në rastin e Korçës puna qëndron ndryshe. Mandatin e 12-të në Korçë e fitoi PD-ja në 2009-ën, dhe që ta fitojë tani PS-ja, duhet ta thellojë shumë epërsinë ndaj PD-së; epërsia e koalicionit të PS-së ishte vetëm 1150 vota në 2009-ën dhe tani kjo epërsi duhet të thellohet deri në 9 mijë e ca vota, që mandatin e 12-të ta marrë PS-ja, e jo PD-ja.

http://respublica.al/artikuj/2013/02/01/shenim-korca-eshte-problemi

2 komente në “SHENIM/ Korça është problemi…”

  1. Albi says:

    E ke thene mire: Lukashenko. Por sa ta marrin vesh shqiptaret se c’do te thote te kesh nje diktator ne krye do te jete vone. Popull injorant.

  2. joni says:

    brenda e kane cte duan te bejne, nqs dhe kete radhe nuk merr vesh ky milet jo dhe 4 por dhe 40 vjet ta mbajne saliun dhe te birin po deshen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje