Pretenca: Më 21 janar u qëlluan 26 plumba direkt në turmë, për fat pati vetëm aq viktima

31 Janar 2013, 13:44Politika TEMA

Prokuroria thotë se e gjithë turma ishte brenda sektorit të qitjeve. Në pretencë thuhet se fakti që Prendi ka nisur të qëllojë, ka shërbyer si një urdhër virtual për disa gardistë. Por shumica nuk ka qëlluar, duke menduar se situata zgjidhej ndryshe

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dje në gjykatë dënimin me 23 vite burg për ish- komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe 25 vite burg për ish- gardistin, Agim Llupo, të akuzuar si përgjegjës për vrasjet e ndodhura në demonstratën e 21 janarit.

Sipas organit të akuzës, i pandehuri Ndrea Prendi duhet të shpallet fajtor për vrasjen e Faik Myrtajt, ndërsa i pandehuri Agim Llupo të shpallet fajtor për vrasjen e Hekuran Dedës e Ziver Veizit dhe për plagosjen e tre të tjerëve.

Pas analizimit të fakteve, referuar provave të paraqitura në proces, prokurorët u shprehën se rezultonte e provuar fajësia e të pandehurve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo.

Të pranishëm në gjyq kanë qenë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të Avokatit të Popullit.

570 gëzhoja janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale pas ngjarjes brenda oborrit të Kryeministrisë, nga të cilat 131 të kalibrit 9mm si dhe 439 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Ato janë shkrepur nga armë zjarri automatik dhe pistoleta.

26 plumba janë gjuajtur në drejtim të turmës së demonstruesve  nga brenda rrethimit të kryeministrisë jashtë tij në një lartësi të ulët nga toka duke filluar nga 30 cm. Ekstremiteti  i sipërm i goditjeve ka qenë deri në lartësinë e kokës së demonstruesve.

Në pretencën e prokurorisë thuhet se është një fat që ka pasur një numër kaq të vogël viktimash.

“E gjithë turma ka qenë e përfshirë brenda sektorit të qitjeve të armëve të vendosura kryesisht në pjesën ballore të Portës 1,” thuhet në pretencë.

Po ashtu në pretencë thuhet se dëmtimet e të plagosurve janë kryesisht në shpatulla, gjoks e supe, çka përbën rrezikshmëri të lartë për dëmtime serioze. 11 persona u plagosën.

Nën pretencë thuhet se ka pasur një numër të madh gardistësh që nuk kanë qëlluar, pasi kanë gjykuar se detyra e tyre ishte të ruanin objektin nga protestuesit për të mos i lënë të depërtojnë në rrethimin e brendshëm të objektit.

Sipas prokurorisë, hapja e zjarrit nga Ndrea Prendi ka shërbyer si një urdhër virtual për të qëlluar, që e ka degraduar keq situatën.

“Më datën 21 janar 2011 nuk kam qenë në vendngjarje rastësisht apo me qëllim për të vrarë njerëz, dhe aq më tepër në rrethana  të tjera cilësuese e në bashkëpunim, por në përgjegjësinë e detyrës funksionale të komandantit të Gardës, në mbrojtje ligjore të institucioneve kushtetuese”, është shprehur Prendi.

Ai ka pohuar se është shantazhuar nga prokuroria gjatë hetimeve.

“Gjatë kohës së marrjes në pyetje, komunikimi i prokurorëve ishte provokues, me presione për të deklaruar atë që diktonin ata, me shantazhe për të deklaruar me çdo kusht se efektivëve të Gardës u është dhënë urdhër për të hapur zjarr mbi protestuesit, kundrejt premtimeve se ishin në mbrojtje nga prokurorët, ose e kundërta, në rast se rastin e mospranimit do të ishin pjesë e  ndëshkimit të rëndë”, ka deklaruar Prendi.

Prendi ka pohuar se kishin marrë tre informacione mbi përgatitjet për akte kriminale ndaj ORV-ve dhe Kryeministrit.

Për ish- shoferin e Ndrea Prendit, Margarit Kume, prokuroria e ka tërhequr akuzën e ngritur ndaj tij për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

28 komente në “Pretenca: Më 21 janar u qëlluan 26 plumba direkt në turmë, për fat pati vetëm aq viktima”

  1. fl says:

    Ky plehra ne fillim tha nuk kam qelluar asnje fishek. Kur dolen fotot e tij me pistolete ne dore tha qe kam qelluar vetem lart. Aq shume ka qelluar per te zbatuar ligjin sa me pas shkaterroi dhe pistoleten e vet per te mos ta bere te identifikushme.

    Aq shume eshte zbatuar ligji ate dite sa dhe video qe do tregonin sa mire e zbatonin Ligjin brenda Kryeministrise i zhduku armiku.

    Keto jane mashtrime te trasha qe dihet se nga e kane burimin, pasi vetem Ai shquhet sot per mashtrime te trasha.

    1. devolli says:

      JANE QELLUAR PLUMBA NE LARTESINE 30 CM!
      MJAFTON KY FAKT PER TE PROVUAR QE ESHTE QELLUAR KASTILE PER TE VRARE NE TURME. ORGANIZATORI I KETYRE VRASJEVE ESHTE AKOMA I PA HETUAR. ORGANIZATORI I KETYRE VRASJEVE ORGANIZON ZGJEDHJET E ARDHSHME NE SHQIPERI. KJO ESHTE E PAPRANUESHME NE DEMOKRACI. QEVERIA DUHET LARGUAR PARA ZGJEDHJEVE

      1. LORA says:

        Qofte e bere.Kjo eshte e vetmja zgjidhje per t’i shpetuar zgjedhjet e qershorit.Pershendetje Devolli.

    2. shpresa says:

      mire u denuan por mos degjoni ndonje dite u aratisen nga burgu , se pashaportat per ta e familjaret po behen .

  2. Besarti says:

    Ndre Prendi – Je nje kriminel i ndyre, nje antishqiptar qe qellon mbi turmen, ata qe ne cdo vend te botes do quheshin vellezerit e tu. Lufte civile keni be me 21 janar, JU malokeria e ndyr – ndaj NE qytetareve te denje.
    Shume pak jan 23 vjet burg per kerma te tipit tend! Do rigjykohesh pas 23 qershorit, jam i bindur.

  3. 8maji says:

    Dy pyetje duhet te ngreje opozita qe po fle.
    E para. A do denohen urdheruesit e vrasjeve dhe kete gje duhet ta kerkoje cdo dite jo sic po ben qe e ka harruar fare.
    E dyta. Fshirja e filimimeve te kryeministrise implikon qeverine jo vetem ne krim por tregon qe ka vepruar si organizate kriminale qe zhduk provat.
    A nuk ishte duke u marre vete Sali berisha drejtperdrejte me mbledhjen e provave dhe hetimet e policise per 21 janarin? Saliu deklaroi vete qe cdo prove po mblidhej me kujdes. Atehere ska asnji dyshim qe filmimet jane fshire me urdher te tij.
    Kjo eshte me e rende se vete vrasjet sepse verteton qe vrasjet nuk ishin incident por nje krim i qellimshem, nje ekzekutim me paramendim qe nuk ka sjelle asnji pendese tek urdheruesit. Perkundrazi urdheruesit e vrasjeve jane kujdesur te fshine gjurmet, dhe filmimet dhe sot kane guxim te flasin per integrimin.
    Opozita te zgjohet nga gjumi e te kerkoje drejtesi e jo kete gjyq qesharak per zbatuesit e vrasjeve.

  4. nastradini says:

    PSE HESHT SALIU DHE KUKUMJACKAT E TIJ?

    Pse nuk e quan me Adriatik Lllallen “Lavir Bulevardi” apo Bujari Nishanin si “PUCIST”? C’ka bere vaku valle qe hesht si nje gur vorri Saliu? Ku jane KUKUMJACKAT e tij qe dalin ore e cast ne TV te pispillosura dhe krekosura per te sulmuar ARMIKUN e familjes Berisha? Sepse o milet i paditur kur nje shef garde si plehra Ndrea Prendi kerkohet te denohet me pretence prokurori 25 vjet burg per krime kunder njerezimit dhe popullit te tij, ku eshte pergjegjesia e Ministrit te Rendit qe ka lejuar kete kriminel te vrase njerez si zogj pule? Po ku eshte pergjegjesia e Kryeministrit frikackak akoma me pergjegjes se Ministri i Rendit, qe shiqonte ne panik pas xhameve te blinduara vrasjet makaber ne bulevard dhe qe kerkoi ne fillim si BURRACAK te shpetonte duke ja hedhur fajin opozites per vrasjet qe kishte urdheruar vete? Prandaj edhe hesht tani Saliu si i dhjere ne breke, sepse nuk ka se cfare te thote, sepse sic e tregojne punet nuk e mbron dot me as DORDOLECI qe vuri ne postin e Kryeprokurorit, as ai qe vuri ne postin e Presidentit. Sepse Bota Demokratike nuk e do me dhe DITET I KA TE NUMERUARA.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Ka ndodh ajo qe ndodh ne te tilla raste i nderuar nastradin, Berisha eshte ne nje problem te madh per vajzen se ka dale zbuluar fare, eshte ne hall se parate e privatizimit te Albpetrolit, qe do ta nxirrnin faqebardhe ne zgjedhje, nuk erdhen dhe Berisha e ka siguruar Prendin qe mos trego se te dhash une urdher dhe Prendi e deklaroi se as nuk dhashe urdher apo me kane dhene urdher per te gjuajtur me fisheke luftarake.
      Por Saliut i duhet tani ne prag zgjedhjesh, te tregoje se eshte ai qe zbuloi me drejtesine e vet shkaktaret e vrasjes dhe per kete i duhet ti tregoje faktorit nderkombetar qe deklaruan se duhet bere drejtesi me 21-janarin dhe drejtesia do te jepet me denimin e Llupo lalucit.
      Llalla prokurori i duhet berishes i paster qe do te thote se ndeshkon vrasesin e 21-janarit dhe me te huajt jemi ne rregull dhe nuk hap procese kunder skandaleve te familjes Berisha.
      Nuk e di se a do ta mbaje ne kurriz laluci Llupo kete futje sa krahu dhe nuk do te tregoje urdheruesin, apo do ta shohi se ja futen keq me 25 vjet dhe do te tregoje me ne fund se Llupo me dha urdher dhe po ketij llupos i ka dhene urdher Basha e Berisha.

      1. nastradini says:

        Nuk e ke kuptuar nastradinin or Horr-Miku. Saliu u filmua qe kur po qellohej ne mish njeriu vezhgonte dhe shiqonte pas xhamave te blinduara te kryeministrise kahsapanen qe benin gardistet e tij. Ne cdo vend normal te Botes Prokuroria ne nje rast te tille te dokumentuar me video te qarte do te pyeste dhe do te hetonte padyshim Kreun e Ekzekutivit. Pse nuk e ndaloi krimin qe po kryenin vartesit e tij kur ishte deshmitar okular ne krim ? Pse nuk i telefonoi menjehere Ministrit te Rendit qe e ka nen hyqem per te ndaluar kahsapanen qe po luhej si nje film HORROR-THRILLER Hollivudi para syve te tij LIVE? Prokuroria e Adriatik Llalles nuk e ka hetuar fare kete piste qe duhej te ishte e para ne hetimet e kryera dhe as i ka shkuar ne mendje ta zhbiriloje ate me nje hetim profesionist, para se te dilte me Pretencen per denimet e FAJTOREVE gardiste. Nje hetim i tille i panisur qe ne fillim dhe te pabitisur nga Prokuroria e Adriatik Llalles mund te nxirrte ne Drite te Diellit qe gardistet VRASTARE Prendi dhe Lupo nuk jane FAJTORE, por vetem EKZEKUTUES urdheri, nderkohe qe urdheruesit gezojne jeten si BOSA ne liri dhe kjo nuk eshte fare Drejtesi.

        1. Horri i Bulevardit says:

          E ke gabim nastradin i nderuar, te kam kuptuar shume mire dhe jam nga te paktit qe te kam kuptuar, panvaresisht se ti nderon mbretin e une e shnderoj mbretin.
          Ashtu eshte Saliu ne dritare dhe Luli ne tarace se i kishte valet e toki vokit me te qarta dhe rrinte ne gadishmeri per te pritur helikopterin, qe tja mbathnin ne rast rreziku.

          1. nastradini says:

            Prape nuk e ke kuptuar nastradinin o Mik ne TEMA, sepse ceshtja rreh ne vend tjeter. Sipas llogjikes se nastradinit Prokuroria po denon njerez te pafajshem ga pikpmamja e ligjit. Si keshtu? Prendi dhe Lupo mund te jene kriminele ne mantalitet dhe vrasja e njeriut mund t’i duket gardisteve te Saliut sikur t’i presin koken nje zogu pule, por kjo nuk i ben ata APRIORI fajtor perpara ligjit ne rast se kane qelluar me urdher si ushtare te disiplinuar. Ne kushtet kur Saliun e pane te gjithe prapa xhameve te bente sehir kahsapanen ne bulevard, kur edhe sic thua ti qe Lulu ka qene prane tij ne keto momente tragjike, pergjegjesia e vrasjeve te 21 janarit nuk bie mbi Prendin dhe Lupon, por per shefat e tyre sehirxhinj dhe ata te dy duhet te paraqiteshin ne Prokurori detyrimisht si te dyshuar per te dhene spjegime per t’u pergjegjur pyetjes thelbesore: “Pse nuk ndaluan me URDHER te formes se prere kahsapanen qe po luhej ne bulevard para syve te tyre? Kjo pyetje do t’u behej BOSAVE sehirxhinj nga hetuesit ne cdo vend te civilizuar te Botes. Ne vend qe te hetoje ne kete piste Adriatik Llalla ngutet te laje duart si PONTIUS PILATUS duke i shpallur fajtor me ngut ekzekutuesit e nje urdheri, te cilin ata kane qene te detyruar ta zbatojne. Prandaj edhe nastradini nuk eshte dakord me Pretencen e DORDOLECIT te Saliut Adriatik Llalla dhe deklaron se Prokuroria nuk e ka kryer detyren dhe po denon njerez te pafajshem. Njesoj si Historia e Enverit ka vepruar me figuren e Ahmet Zogut pa te drejte.

  5. Aurel Begaj says:

    Komandanti i Gardes me sa di une varet direkt nga Ministri i Brendshem, Ministri i Brendshem varet direkt nga Kryeministri, ne kete rast Kryeministri eshte ai qe duhet hedhur ne litar.

    Fakti qe kane qelluar me apo pa autorizim te Ministrit e me pas te Kryeministrit do te thote qe fajin e ka sidoqofteMinistri e me pas Kryeministri Sali Ramë Berisha.
    Kur nje ushtar qellon pa erdher te komandantit eshte si te kete qelluar me urdherin e komandantit, pergjegjesite i merr direkt komandanti, se ushtari nuk eshte atje per te “menduar” por per te vepruar, ai qe mendon eshte komandanti.

    Ka gjera te “mira” te “gabuara” por ka edhe gjera sipas ushtrise.
    Do thoni ju pse insiston ky(Unë) që ata kane pasur urdher kur ne te vertete nuk kane pasur urdher(edhe pse dyshoj), ua shpjegoj une; ushtareve u behet stervitje, jo vetem fizike po edhe intelektuale morale etj, pra nje ushtar e di qe kur nuk ka urdher nuk duhet te qelloje,lind pyetja atehere eshte i cmendur ushtari? po pse gjithe kete kohe komandanti(K.Gardes) nuk e paska pare qe ushtari X nuk eshte mire me mendtë e kokes?
    Ministri e me pas Kryeminstri nuk e paskan ditur qe komandanti i Gardes qenka kaq “injorant” d.m.th qe nuk qenka per kete pune….Jo keto nuk i ha me njeri, ata kane pasur urdher direkt nga Kryeministri….

    Se mos qelloi njerez qe u futen me tanqe(14 Shtator 1999) e e blindata edhe hajde de do ja beja edhe une hallall qe i vrau, por i vrau me duar ne xhepe edhe minimumi 10 metra larg mureve, kjo eshte c’eshte, nuk u qendrojne me keto justifikemet e mbrojtjes se Institucioneve Kushtetuese.
    “Filozofikisht” per mendimin time ata te dy “jane te pafajshem” se kane marre urdher direkt per te qelluar mbi turmen, pra nga Sala se Luli nuk kishte edh nuk ka pasur asnjehere gje ne dore(jo vetem ai)
    Serverat e komunikimit u shkaterruan, pse? Telekamerat e Kryeministrise gjithashtu, pse? Sepse keshtu eshte vullneti i Kumandant Sales…..Jo i Lulit se si gjithe te tjeret jane kukulla….
    Tek Gazeta Shekulli dje ne darke lexova qe ky Prendi paskej thene qe s’ja kishte marre mendja qe prokuroria do hetonte(hajde pallë).Prokuroria hap sidoqofte hetime edhe per motive sqaruese, kur veren pastaj qe Gada ka qene ne te drejte e mbyll ceshtjen, por duke ditur qe atje varet cdo gje nga Kumandant Sala, kuptoj shume mire Ndrean qe domosdo nuk do ja mirrte mendja.

    Atë Aleks Nikën nuk mora vesh unë e vrau?(Saliu) doja te thoja kush e shkrepi kallashin Llupo apo Prendi…..

  6. ninin says:

    shume pak per keto kriminele ju keni gjuajt shume per te vra njerez te pa fajshem mor kerma mor kriminele per te rujtur sali vrasesin,po keni lare duart me gjak mos e harroni kete,nji dite do ta paguni kete,ku ke pa ti qe vret me rujte institucionin e hajdutave se nu jane per popullin por jane qerdhje e babziut sali,po saliu vrau ne gerdec e organizoi ne ato institucine mor vrases

  7. anonimus says:

    Keta kriminele qe nuk i dridhet as dora as syri, te vrasin njeres te pafajshem, nuk duhet ta shohin me diellin me sy.

    Vitet qe propozon prokuroria jane shume pak per krimin qe kane bere duke vrare njeres krejtesisht te pafajshem.

    Nje pyetje kam per ty o gjeneral i krimit Kush e kercenonte rendin kushtetues dhe jeten e shpellarit, Ziver Veizi qe rinte me duar ne xhepa, Hekurani qe bente sehir nga podiumi i TV, apo Aleksi qe ishte ne anen tjeter te bulevardit. Dhe menyra e vrasjes ishte burracake,jo kur turma ishte agresive dhe e irrituar se e dinit qe nuk dilnit me gjalle nga oborri i kryeministrise, por qelluat atehere kur shumica derrmuese e njerzve ishin larguar dhe nuk kishte me asnje rrezik qe ajo t’ju kundervihej. Qellimi i vrasjeve u be me urdher dhe ishte vetem një: te dekurajoheshin njerzit e thjeshte per te mos guxuar me te protestojne. Mbrojini urdheruesit tuaj dhe do kalbeni ne burg. Edhe femijet tuaj do t’ju mallkojne qe i late jetime per t’u sherbyer padroneve tuaj kriminele.
    U shofshi nga faqe e dheut, fare kriminelesh

    1. LORA says:

      Ishte aq e urdheruar masakra,sa vrasjet u bene pernjehere,jo me shume se shtate minuta.Nese filmimet e serverit nuk do te mbeshiheshin (nuk e besoj qe mund te jene zhdukur,per te mos dale me ne drite) atehere do te konfirmohej edhe kjo qe po them.Kam qene aty dhe nuk do ta harroj derisa te iki nga kjo bote.

  8. drejtesi says:

    Po nuk u denuan urdheruesit dhe ata qe fshehen provat,Berisha, Basha dhe veglat e tyre te ndyra, krimninelet Kaso dhe Lezhja, dhe ate doktorin e “qitjeve nga afer”, drejtesia nuk mund te quhet kurre e plote.

    Opozita nuk duhet ta tradhetoje kauzen e 21 Janarit. Se do perserise historine e Lidermutit historik te PS Fatos Nanos

  9. francial says:

    Kjo eshte pa kuptim, te dy keta trajtohen te barabarte nderkohe qe nuk jane te tille, Ndrea Prendi ka qene epror i Llupos dhe si rrjedhoje ka shume here me teper pergjegjesi, qe ketu eshte gabim prokuroria, duhet te kishin kerkuar nke denim me te larte per eprorin sesa vartesin… kam frike se do jete perseri nje fiasko e prokurorise per me teper qe gjykata eshte e kontrolluar nga berisha….

  10. laraska says:

    Ja do shpallin nja 2 kokrra fajtojr ne shkalle te pare para zgjedhjeve, dhe pastja pas zgjedhjeve ne gjykate te apelit do rrezojne vendmin dhe do dalin te pafajshem. Jam dakort me nje komentues te nje artikkulli tjeter, qe thoshte se keta politikan, zyrtar e gjykates duhet diskretituar rrugeve, lokaleve, restoranteve te qytetit me domate, peshtyme, vez e e cdo gje tjeter qe tu hyj frika ne place kur dalin nga shtepia. Po nuk paten frike nga populli asnje nuk ka per ta respektuar ligjin. As sot as kurre!! Tashme ne kete vend mosrespektimi i ligjit dhe mosndeshkimi eshte bere edukate, dhe qe te ndryshohet do disa masa drastike nga populli.

  11. Per Nastradinin.
    Ke bere nje pyetje te rendesishme.Perse nuk flasin kukuvajka Berish perse nuk e cileson Adriatik llallen “horr Bulevardi.” Ketu ke te drejte pore a e din o Nastradin se perse hesht Berisha.? Adriatik Llala tha se nuk do merrem me dosjen e ish prokurores, ndaj dhe Berishen nuk e akuzon.Pore Adriatik Llalla nuk e ka thelluar hetimin me tej e ka lene aty ku e la paraardhesi i Saj. Ne se Adriatik Llalla do te bende vertet ate qe duhet te behej te thellohej hetimi dhe vrasja te shkonte atje tek burimi kryesor se kush dha urdher per te qelluar ateher vertet perseri do te kishim “bubullima ” edhe me sshume.Keshtu po mbyllet kjo histori edhe me keq se ajo e Gerdecit.
    Gerdeci edhe pers u be ne natyr medjat nuk folen, kishte heshtje varri dhe askush ose shum pak kush dinte se c`po behej ne Gerdec ndersa ketu ne sheshin “Deshmoret e Kombit” ishte c`do gje e filmuer madje deri edhe ne burimin kryesor. Askush nuk po i futet hetimit perse u fshin filmimet.? Askush nuk e shtron pyetjen kush dha urdher per te qelluar.Dihet ne ushtri gjithmon ka komande madje mbi nje veprim te madh politike askush kollai nuk qellon pa patur nje urdher te forte.
    Keshtu ndodhi si ne Gredec qe u denuaan te vegjelit dhe urdheruesit u ben ministra dhe kryeministra, edhe ketu do te denohen keta injorante qe kan zbatuar urdherin dhe sote pranojn edhe 25 vjet burg dhe nuk e nxjerrin ne shesh shkaktarin kryesor te kesaj Tragjedie.
    Ne se Adriatik Llalla do ti futej ketij hetimi deri ne themel atehert do te kishim tjeter situate.
    Le te shpresojme pore sic duken bathet larg do te jen pashket.

  12. fatmiri says:

    Ne se Komandanti i Gardes do te rezultohet fajtor nga Gjykata duhet arrestuar ne salle pasi krimi eshte i rende, gje qe sipas gjasave nuk do te behet , do te lihet perseri ne arrest shtepie deri ne gjykimin ne Apel. Keshtu atij do ti jepen pasaportat dhe ai do te largohet

  13. Scorpion says:

    Ky i degjeneruar, per te cilin pasaardhesit dhe te afermit e tij do te ndihem gjithmone te turperuar, ka guxim dhe thote “vrava per te ruajtur institucionet kushtetuese”. Ky maskara, qe vret njerez per nje palo burre si Berisha, vetem per t’u dukur besnik para tij, eshte i denuar nga vete historia. Edhe sikur gjykatat ta falin, ai do te marre gjithmone percmimin e pjeses me te madhe te njerezve, si nje njeri qe nuk meriton te jete pse e shoqerise sone…..ptuuuu plehra…

  14. shiaksi says:

    burg ketyre krimineleve,qe u moren jeten 4 qytetareve,te pa fajshem

  15. shpata says:

    prokuroria eshte shum qesharake provat jane aty te pastra,hetimi eshte bere ne siperfaqe. 1kush dha urdhrin qe te mos arrestohen gardistet,2ishte nje marifet i menduar per tu mbrojtur dhe zhdukur gjurmet.ky shtet jusherben kriminelve, cdo gje ka marr fund car do i hetosh llupos,ai thjesht eshte viktim e kokrrave te medha qe fshihen si struci,kur trupi ju ka ngelur jasht./

  16. BLEDI says:

    PJESA ME E MADHE E KOMENTUESVE NUK E KANE HABERIN E SISTEMIT GJYQSOR.ME PAK LLAFE TIPAT QE KANE DALE NGA BURGU PER KRIME TE RENDA SI VRASJE TRAFIK ETJ NUK DALIN NE GJYQ TE PARE SE BOHET SKANDAL.SKEMA ESHTE E THJESHTE KETO PLERAT DENOHEN NE SHKALLE TE PARE PER TE QETSU UJRAT ME TE HUAJT DHE ME RRIT PIKE PARA ZGJEDHJEVE PASTAJ KETA ANKOHEN NE APEL PASTAJ NE KASACION DHE SA TE FITOI SALA KA KOHE DHE PER NONJI RAPORT MJEKSOR PRA VIME TEK LIGJI VJETER:UNE DHE TI NUK DO TI BENIM 2 VJET BURG PER PARTINE?SI DELIJORGJI ME SHOKE KA PLOT QE DY VJET BURG PASHALLARESH I BOJNE ME QEJF VETEM TE FIGUROJNE BESNIKE TE FAMILJES QE NUK I HARRON DHE I SHPERBLEN NE NJI MOMENT TE DYTE.GARDISTET E TJERE I KANE ZILI NREAN DHE AGIMIN SE E MORREN DIPLOMEN NGA DOKTORI QE KONTROLLON SHTETIN ME STIL KORLEONEZ.

  17. xhino says:

    BERISHA NE LITAR

  18. psy says:

    Me mire vone se kurre i thone :me ne fund e kuptoi dhe Ndrea se shefi i tij e ka pasur dhe e ka vetem si nje gur shahu,per t’a levizur ai, nga e do dhe kur e do.Ti do denohesh pasi vrave,por qe te lehtesohesh trego gjithe te verteten e asaj qe ke jetuar e perjetuar ate dite e nate te 21 Janarit e me pas.Ti je kurbani i rradhes i shefit tend,je kurbani i injorances tende,i inferioritetit tend,i servilizmit tendetj..etj.Me vjen keq per ty dhe te gjithe ata sherbetore qe ne mos sot neser,te gjithe do vijne te te bejne shoqeri.

  19. psy says:

    Deshe te inkriminosh edhe shoferin,nuk te mjafonte se te sherbente 24 ore,dite e nate,kur deshe ti dhe padrinoja,i kerkonit t’a fluturonte makinen qe t’i conte padrinos ilacet kur i kishte harruar,para mitingjeve.Mjaft me kete mendesi o njerez,secili vlen,jemi qenie njerzore dhe tjetri nuk eshte prone e askujt.

  20. r says:

    PERGEZOJ GARDISTET QE NUK KANE ZBATUAR URDHERI E KRIMINELIT SALI PER TE QELLUAR MBI TURMEN. NATYRSHEM ME LIND PYETJA : NUK PATI MES JUSH NJE AVNI RUSTEMI T`JA NUMURONTE NE LULE TE BALLIT? TANI TE PRESIM VENDIMIN E GJYKATES,SA TE AFTE DO JENE PER TE VERTETUAR KUSH E KA DHENE URDHERIN PER TE QELLUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje