Djali i Mirit të Xhikës padit xhaxhallarët: Më fyejnë babain e vdekur

31 Janar 2013, 10:49Politika TEMA

Endi Rama, djali i Fatmir Ramës, i njohur ndryshe me nofkën “Miri i Xhikes”, i ekzekutuar më 29 mars 2003, i është drejtuar gjykatës për fyerjet që xhaxhallarët i shkaktojnë babait të tij të vdekur. Djali, që në fakt asnjëherë familja Rama nuk e pranoi si pjesë të sajën, kërkon nga gjykata të detyrojë dy vëllezërit e babait t’i paguajnë dëmin jopasuror, që i kanë shkaktuar nga fyerjet e vazhdueshme që i bëjnë jo vetëm kujtimit të babait, por edhe dinjitetit të të miturit, duke mos e njohur si pjesë të familjes.

Dy xhaxhallarët e të miturit, Besnik e Luan Rama e kanë kundërshtuar faktin se Endi Rama është djali i vëllait të tyre, Fatmir Rama, i cili u ekzekutua në kompleksin “Kartodrom 2000”, duke hedhur dyshime mbi atësinë. Për këtë shkak, Endi Rama ka vendosur t’i padisë në gjykatë dhe të kërkojë dëmshpërblim prej tyre.

Në padi Endri Rama konkretisht i kërkon gjykatës:“Deklarimin e të paditurve përgjegjës për shkaktimin e dëmit jopasuror ndaj të miturit Endi Rama. Deklarimin e të paditurve përgjegjës solidarë për shkaktimin e dëmit jopasuror ndaj kujtimit të të ndjerit Fatmir Rama. Detyrimin e të paditurve për të mos cenuar në të ardhmen me deklarime apo veprime, dinjitetin e të miturit Endi Rama dhe kujtimin e të ndjerit Fatmir Rama. Detyrimin solidar të të paditurve të paguajnë dëmin jopasuror të shkaktuar ndaj Endi Ramës. Detyrimin solidar të të paditurve të paguajnë dëmin jopasuror të shkaktuar kujtimit të të ndjerit Fatmir Rama, trashëgimtarit të vetëm ligjor të tij, të birit, paditësit Endi Rama”, citohet në GSH.

Duket se mosmarrëveshjet mes Endi Ramës dhe xhaxhallarëve të tij për pronat nuk do të mbarojnë kurrë. Pas shumë ecejakesh në gjykatë, Endri Rama, ka hedhur sërish në gjyq Besnik dhe Luan Ramën, duke kërkuar që të njihet edhe ai si trashëgimtar ligjor i pasurisë që trashëgonte i ati i ndjerë, Fatmir Rama.

4 komente në “Djali i Mirit të Xhikës padit xhaxhallarët: Më fyejnë babain e vdekur”

  1. Artisti says:

    Skane me ca te merren keta tani, dhe ja kepusin ndonje budallalliku, vellezerit e mirit te xhikes te ken kujdes aneta e tjera se edhe ata te shenjestruar jane nga grupet rivale

    http:// gazetatema.net/web/jeta-vlen-shume-pak-ne-shqiperi-nga-krimi-i-madh/

  2. o njeri says:

    Miri xhikes paska lene ”vellezer ” moster. Ne vend qe te gezohen se Miri Xhikes paska lene djale- amanetin e ta ruajne me jeten e tyre e mohojne ate per pasurine – mos e gezofshin pasurine se ashtu si e kan vene ju iken por djalin nuk e gjejne sa po gjejne te ndjerin Miri Xhikes.- Nuk njoh asnjerin dhe me mire qe nuk i njohim ,po ka humbur dashuria per familjen – gjakun tende – njerzlleku, miresia dhe eshte zevendesuar me egersi te pandegjuar brenda ne familje.

    1. kulla bjeshkve says:

      O Njeriu,,,ti po thuaj se miri i Xhikes i paska vllezerit monstra,,,po ai vet ka qene super monster.Kesaj i thone se cfare do besh ,ate do pesosh.

    2. adnadn says:

      O njeri injorant,

      po sikur te jete kopil sepse mamin e ka pas k…e si i behet.

      pershendetje nga ADN-ja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje