Muret janë çarë pothuajse të gjitha. Çatia është gati në të rënë. Në katin e dytë të shtëpisë së Kongresit të Lushnjes nuk mund të hipin më shumë se 5-6 persona, apo tek një peshë prej 700 kilogramë. E për më tepër, brenda mureve të shtëpisë dykatëshe me papafingo, aty ku u vendos fati i Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë, ka nevojë për ndërhyrje dhe restaurim të të gjitha materialeve brenda muzeut. Situata, në prag të tragjedisë.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, është shtëpia që ka dy vjet që shpëton Berishën nga 21 janari në Tiranë. Është shtëpia e Kongresit të Lushnjës, të cilën Berisha nga sikleti i vrasjeve në Tiranë, e ka si strehë më 21 Janar të çdo viti, pas vitit 2011.
Kjo ishte gjendja për të cilën anëtarët e Forumit të Trashëgimisë Kulturore, Auron Tare, Artan Shkreli dhe Anila Basha, morën rrugën drejt Lushnjes për të parë nga afër situatën e për të apeluar për gjendjen e vështirë.
Shkreli e Tare shohin me trishtim gjendjen e brendshme të mureve të çara nga lagështira, ndërkohë që parketet prej druri në disa vende janë zëvendësuar me pllaka që nuk e kthejnë monumentin në gjendjen e mëparshme.
Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, është njëlloj i trishtuar. Qeveria nuk jep asnjë lek për të mbrojtur këtë muze, edhe pse kryeministri Berisha e ka konsideruar si një prej institucioneve monumentale më të rëndësishme këtë shtëpi, madje ngjarjen e 21 janarit 1920, kur u mblodh Kongresi i Lushnjës e qeveria e Sulejman Delvinës zbriti në Tiranë, si kryeqyteti i ri që u zgjodh nga punimet e këtij kongresi.
“Ironike,” thotë Auron Tare. “Në muret e muzeut po shikoj që janë disa emra të njohur për ne: imzot Bumçi, apo Çoba. Pinjollët e tyre janë sot në qeveri, por askush prej tyre nuk i ka kthyer sytë për të parë këtë vepër që ka rrezik edhe të shembet”.
Artan Shkreli shkon pak më larg. “Ka vetëm katër godina historike, për të cilat qeveria duhet të ketë kontroll të plotë dhe që kanë vlerë historike. Eshtë Pallati i Brigadave, që edhe pse ka një ndërhyrje në muret rrethues nuk është prekur si godinë. Eshtë shtëpia e Flamurit në Vlorë që për turpin e të gjithëve festuam 100 vjetorin e pavarësisë dhe kioskat rreth asaj shtëpie nuk janë prishur; është shtëpia e ngritjes së Flamurit në Korçë, që u shemb brenda natës dhe shteti duhet ta rindërtojë urgjent, dhe si një ndër më të rëndësishmet është kjo shtëpi e Kongresit. Duhet të lusim zotin që në Lushnjë të mos bjerë borë asnjëherë, ndryshe në të kundërt, në situatën që gjendet shtëpia e Kongresit, ku gjithçka bie nga qielli hyn brenda, do të ishte shembur me kohë”.
Anila Basha, anëtare e Forumit thotë se kthehet në qytetin e vendlindjes me shqetësimin e këtij forumi për këtë monument të rëndësishëm. “Ne jemi një Forum që nuk veprojmë nëpërmjet fondeve. Jemi një forum sensibilizues. Jemi këtu, për tu bërë apel të gjitha strukturave qendrore dhe vendore, të kthejnë sytë rreth këtij monumenti me vlera të veçanta. Duhet të kujtojmë të gjithë shumë mirë, se Kongresi i Lushnjes, ishte ai kongres tek i cili shqiptarët morën në dorë fatin e tyre pas shpalljes së pavarësisë. Kjo godinë, nuk ka vetëm vlerë muzeale, por ka një vlerë të rëndësishme historike”.
Kryetari i Bashkisë u shpjegon në çdo kat anëtarëve të Forumit gjendjen në të cilën ndodhet shtëpia muze. “I kemi kërkuar zyrtarisht qeverisë, madje edhe një vit më parë kur kryeministri erdhi këtu, që për këtë shtëpi Muze duhen fonde. Askush nuk ka dhënë asnjë lekë. Duhen ndërmarrë veprime emergjente. Gjendja është në prag të katastrofës. Bashkia ka bërë gjithçka me fondet e pakta që ka, për të bërë të gjitha ndërhyrjet emergjente, por këtu kërkohen specialistë për të bërë një ndërhyrje të plotë. Që nga viti 1970, nuk ka asnjë rikonstruksion të kësaj godine”, thotë kryebashkiaku i Lushnjes Tushe.
Historia
Shtëpia muze e Kongresit të Lushnjes administrohet nga bashkia e qytetit. Shtëpia është e ish- pronarëve, por bashkia paguan qiranë për ta, në shumën prej 3 milionë lekësh për ta mbajtur atë si një shtëpi të hapur për vizitorët e shumtë. Kryetari i bashkisë sqaron për anëtarët e Forumit se ka shumë vizitorë që vijnë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Madje edhe nga qytete të ndryshme të vendit. Por, askush prej tyre nuk lejohet të ngjitet në katin e dytë, në mënyrë që të mos ketë përkeqësim të gjendjes së godinës.
Ndërkohë bashkia tenton të ndërhyjë me një projekt të ri, për ta kthyer bulevardin përpara shtëpisë së kongresit në një zonë pedonale. Projekti i hedhur në letër, kërkon fonde. Do të jetë me pllaka kuq e zi, në ngjyrat e Flamurit, dhe përpara një kopësht i gjelbër. Dy buste, njëri prej të cilëve ai i Sulejman Delvinës, si kryeministri i qeverisë që doli nga ky kongres.
I plasi menerja,BACES,per shtepine e Kongresit te Lushnjes.BACA thjesht po mendon si te gezoj ato pare qe ka bo keto vite,pa per te tjerat nuk i plas fort.
baca me tan klyshat e tij nuk po pyt per kullen e Berishajve, do pysin per kullen e lushnjarve
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html
Tamam plako.BACA s’po pyet per kullen e tij qe eshte kthyer ne strehe per Ariun dhe Ujkun,do pyesi BARBARI per shtepine e kongresit te Lushnjes.Po hajt mo,Shqiperi hesapi.Njerzit gelltisin cfardo qe tu serviresh.
Gjith te mirat,plako.
Cudi te ndodh kjo ne fakt, sepse Baca Sali ka dhene kushtrimin per kete shtepi qe ne Shkurt te vitit te kaluar! Duket se Ministri i Kultures paska qene duke fjetur dhe nuk ja ka degjuar mire fjalen baces.
http://youtu.be/5odtequ-rI8
Se kuptoj cfaj ka qeveria ketu,a ka kryebashkiak lushnja apo rredhe te tjera ku shkojne kete taksa qe paguajne qytetaret,apo hajne derrat per vete edhe per tju shmangur kritikave te publikut akuzojne qeverine,po thuajse gjysmen e shqiperise e e ka ps-ja edhe jan kryetar bashkie te ps-se edhe jan aty me voton e popullit se nuk bejne dicka!!
Forumi i trashgimisè kulturore???
Mè quditèn,nuk e dija qè kemi kaq shumè gjèra.
Do filloj me ty Anila,qè do shkosh nè shtèpi e mèrzitur,pèr ktè Shtèpinè e Kongresit,do bèj njè parantezè pèr ktè kr.arin e trishtuar tè Lushnjes,se harroj mè vonè.
Jam dhe unè shumè e trishtuar pèr tè gjitha ato laviret social-shoqèrore qè po na rekomandon dhe po punèsohen ktu nè Fr,sa nè prefekturè,sa nè A.L.U.I.Z.N.Vijnè tè gjitha si tè *forta* nga krahu i juaj…qenkeni fis i madh andej.Edukojini mor njerzit tè vishen,flakini mor kto lecka tè pashkolla,sepse janè njè imitim i keq i prostitutave.Mendoj shumè keq pèr atè qytet-katundin tuaj.Kry.ar,janè kto tè paafta,qè ju i ngrini nè pozitè,dhe pastaj arrijmè qè ju pikon çatia.
Anila,po pse moj zemèr,ku jeton ti qè do shkosh e trishtuar nè shtèpi??Nè Paris?Dhe atje ka kloshard plot,jo se ju pikon çatia,janè pa çati fare.Nuk do jesh nè Paris,do jesh nè Tironè,te Tropoja e Tironès,te bumi ekonomik.Ju jeni tè gjithè tè lumtur.
Anila,ne jemi njè popull cigan,(respekt ksaj etnie),ne nuk kemi vlera,as kultura na intereson.Ne nuk kemi histori,ne kemi njè krenari tè marrè,jemi tollombace tè fryra ,qè i fryn çdo erè.Nèpèr shkollat dhe universitete qè kanè mbir si kèrpudha,ku jep mèsim LAURA VORPSI,ajo pedagogia qè i duhet tè dimostrojè shalèt,nuk mèsohet mè pèr SULEJMAN DELVINEN,dhe sinqerisht,unè jam tepèr e inatosur me qeverinè e tij,qè vendosi pa-varèsinè,por sikur ta dinte ai qè do qeveriseshim nga kta despotè,garantoj do e griste flamurin.
Anila,dje dhe unè isha nè Lushnje,kam njè fèmij autik,qè pèr tè qetèsuar ndèrgjegjien time,vete e shoh ndonjèher,gjej ndonjè lodèr me shumè ngjyra ,qè kalamajtè e mi e harrojnè,unè jua *vjedh*,dhe ja çoj.Ehe,fondet janè tè pakta ,pèr tè gjithè,nejse,e gjeta qè kishte bèrè nevojat personale dhe po luante me to.Mamaja???Ishte te mbledhja e shtabit elektoral—e pushojnè nga punaaaa–nga puna e pastrueses.
Kryet.ari tè trishtohet pèr kta njerèz,tè trishtohet,pèr nivelin e prostituimit tè shpirtit,ku po e çojnè ktè popull.Nuk e di kush parti e ka Lushnjèn-asqè mè duhet,nuk e di as ku militon mamaja e ….-nuk mè duhet…nuk mè plas fare as pèr historinè e palavdishme qè kemi.,mè duhet qè dikush tè gjej rrugèzgjidhje pèr kta qè nuk kanè asnjè shpresè,pèr kta qè po i venè fèmijèt pa bukè nè shumè mbrèmje nè javè,pèr kta qè i ka nxjerrè lumi jashtè kanè thuajse 2 muaj qè u èshtè bèrè shpirti baltè.Ky nuk èshtè njè krahasim figurativ!
Anila,krye-ministri,ai betimtari i Hipokritit,ai ish-punonjèsi i sigurimit famèkeq,ai i vetèpunèsuari krye-ministèr,nuk po fshihet,as pas 21 janarit,as pas asaj shtèpie tè kry.arit tè trishtuar,dhe as pas forumit tuaj tè trashègimisè sè pavlerè qè ne kemi.
JEMI NE QE FSHIHEMI,DHE NUK KA SHTEPI,HISTORI QE TE JUSTIFIKOJE MEFSHTESINE,DHE BINDJEN E SKLLEVERVE QE NE KEMI!
Me vjen keq qe sinqeriteti juaj,e nderuar VERONIKA,eshte i molepsur nga nje sere paragjykimesh ndaj etnive te tjera dhe,kur kjo perzihet me ziline femerore(L.Vorpsi), e zbeh cilesine e komentit tuaj ,qe perndryshe dote ishte dinjitoz ne naivitetin e tij!
Meqe mu dha rasti desha te them se shtepia e Kongresit te Lushnjes do te rrenohet per sa kohe kryebashkiaku apo njeriu i shkurter dhe i lig ne shpirt Fatos Tushe do te jete ne krye te bashkise. Por rrembythje si Fatos Tushe pavarsisht se gabimisht ndodhen aty ku jane sot edhe Psiko-maniake pushteti si Sali Berisha jane njerez qe nuk ka zot te mbuloje edhe te fale ligesine brenda shpirtit te tyre.
Nuk thote kote populi se : ” Nga i shkurteri dhe nga sakati , nuk gjeti derman i gjati “. Kuptoje vete po deshe.