Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, priti përfaqësues prej shtetasve shqiptarë të ndaluar mëngjesin e sotshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Elefterios Venizelos”.
Ministri Panariti dëgjoi me vëmendje shqetësimet e ngritura nga qytetarët shqiptarë të kthyer nga autoritetet greke dhe garantoi se Ministria e Jashtme po ndjek me shumë prioritet situatën e krijuar.
Ministria e Jashtme sqaron se ka paraqitur propozimet përkatëse te pala greke për zgjidhjen e problemit të toponimeve, bazuar në praktikat e njohura ndërkombëtare për këtë çështje.
Lidhur me këtë çështje edhe kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm, Panariti, gjatë mbledhjes së sotme te qeverise te negociohet me vendet e BE për heqjen e vulave të ndalimit të emigrantëve shqiptarë gjatë 20 viteve.
Kryeministri tha se ata nuk mund te penalizohen nga liberalizimi i vizave në rastet kur janë dëbuar gjatë 20 viteve vetëm për shkelje kufiri dhe jo për vepra penale.
Gjatë ditës së sotme autoritetet greke kanë bllokuar 14 shqiptarë në aeroportin e Athinës me pretendimin për parregullsi në pasaporta.
Sipas informacioneve më të fundit, shkak për bllokimin e shqiptarëve janë bërë emërtimet e toponimeve në pasaportat e tyre.
Ditët e fundit është shfaqur përsëri problemi i shkrimit të toponimeve në pasaportat biometrike, pasi autoritetet kufitare greke kanë kthyer një numër shtetasish shqiptarë (kryesisht fëmijë), për shkak se vendlindja e tyre në Greqi është shkruar në shqip e jo në anglisht, siç kërkojnë rregullat ndërkombëtare.
Kjo ka ndodhur edhe disa ditë më parë në doganën e Kakavijës ku disa familje shqiptare, mes tyre 15 fëmijë janë kthyer mbrapsht ku sërish si pretekst janë nxjerrë toponimet.
Rendesi ka qe minsitria jone po e ndjek nga afer.Kujtova se po e ndiqte nga larg
Hahahaaaaaaa….
Ka shum rensi me e ndjek nga afer kyt problem..lol.
Shtet prej kartoni.
Wow cfare paska bere minstri?! “Po ndjekim situatën nga afër”. Edmond Panariti, ministri pa autoritet dhe tarallak i punëve të jashtme te republikes bananesh.
A ka mundesi ta sqaroni se cila eshte realisht marreveshja nderkombetare?
Une ne pasaporte e kam te shkruar “Tirane” dhe jo “Tirana” (anglisht).
As shqip “Tiranë” nuk eshte…
te gjithe problemin e ka sjelle nje urdher i ministrise se brendeshme te shqiperise ,qe urdheron te gjitha njesite e gjendjes civile qe te gjithe toponimet e huaja(emrat e vendeve te huaja,qytete fshatra etj) te shkruhen ashtu sic shqiptahen shqip.
Kjo eshte nje gafe e nje administrate krejtesisht e paafte.
Ka nje marrveshje nderkombetare te okb-se per kete problem dhe shteti yne duhet ta zbatoje e te tregohet serioz.
Me pasaportat e reja shqiptare kane filluar te kene probleme dhe femijet e lindur ne itali (rasti i fundit i nje personi qe vendlindjen ja kishin shenuar “bolonja” dhe duhet tja shenonin bologna.
sipas logjikes se zyrtareve shqiptare nje femije shqiptar i lindur ne New York do ja shkruanin ne dokumenta nju jork???
Ne lejet e qendrimit greke qe kane qytetaret shqiptare,vendlindjet e qyteteve dhe fshatrave shqiptare jane shenuar sakte dhe jo ashtu sic i shqiptojne greket.psh ne letrat greke shkruhet vlore dhe jo avlona,ose shkruhet gjirokaster dhe jo argjirokastro, ose durres dhe jo diraxio etj etj.Autoritetet shqiptare duhet te behen serioz dhe mos t`ju a shtojne me shume hallet emigranteve tane.
Problemi eshte ne toponimet jo shqiptare por te nje shteti tjeter. Normativa nderkombetare eshte e tille qe çdo vend depoziton emrat e toponomeve te veta ne nje organizem nderkombetar qe me merret me keto çeshtje dhe nese nje shteti do ti duhet te perdore ne dokumentet qe ajo leshon nje emer qyteti te nje shteti tjeter, duhet ta shkruaj ne formen e depozituar nga shteti te cilit i perket ky qytet.
Ti ke lindur ne Tirane dhe ky eshte nje toponim shqiptar qe shqiperia duhet ta kete depozituar te shkruar pikerisht keshtu, pra “Tirane”. Nese greqia ose italia do tu duhet te perdorin kete emer qyteti ne dokumentat qe ata leshojne, duhet ta shkruajne pikerisht keshtu dhe jo ne pershtatjet qe ky toponim mer ne gjuhen e secilit shtet.
Deri para disa kohesh, kur shqiperia ende nuk kishte depozituar toponomistiken e saj, ne itali perdorej shume p.sh. Valona per Vloren ose Durazzo per Duresin. Kjo pershtatje nuk eshte e rregullt pasi Vlora dhe Durresi jane njesi administrative shqiptare dhe eshte shqiperia ajo qe vendos se si keto toponome duhen perdorur ne rang nderkombetar dhe jo shtetet e huaja sipas deshires.
po minoritaret qe kan pashaporta greke si i kan te shkruajtura toponimet e vendeve te vendlindjes ????
Komplet ne baze te pashaportave shqiptare sepse kur ben kerkesen per marjen e nenshtetesise, te kerkojne pashaporten shqiptare dhe si eshte shkruar aty ashtu shkruhet edhe ne pashaporten greke.
Ben mire ta mbyllesh at hale o minister i jashtem ju ju ka kthyer greku ne legena e njerez pa pike dinjiteti e krenarie na u shporrni nga politika se nuk jeni ju per ket pune e per ket vend
Grekofonët, turkoshakët akuzojne shqiptaret neper forume
per prapambetje,—-bukur fort ja nje fakt qyteterimi
(greko-turkoshak) qe kthejne qytetaret qe kan punuar per
vite ne greqi. Ketsaj nuk i thone qyteterim por rregres.
Provoje nje here ti te paraqesesh librezen e punes per te hyre ne Amerike pastaj hajde e na trego konceptin tend per qyteterimin.
nuk e kuptoj si arine keta njeres qe nuk zgjidhin dot probleme elementare te behen drejtora,ministra,apo dhe kryeministra.sinqerisht i admiroj .
ka ardhur dite e keqe per korraket………
ky eshte vetem fillimi,shume shpejt telwneio ne Skoumpini……
Greket kane shume te drejte! Ne pasaporten e femijeve shqiptare, koqet e ministrise se brendshme shkruajne vendlindja Athine, apo Selanik. Por sipas ligjeve nderkombetare duhet te shkruajne Athens, Thessaloniki. Une sinqerisht habitem me Dtrejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile dhe Ministrin e Brendshme, kaq e veshtire eshte per ta riparuar kete gabim?
BAGETI-BUJQESI.
z minister e ndjek situaten nga afer me teleskop te galileut bravo kan avancuar kopuket e sales