Prokuroria kërkon 23 vite burg për Ndrea Prendin dhe 25 për Agim Llupon. Prendi: Bëra detyrën, rrezikohej jeta e kryeministrit

30 Janar 2013, 13:54Politika TEMA

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 23 vjet burg për ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi dhe 25 vjet për Agim Llupon, dy të akuzuarit e vetëm për katër vrasjet e 21 janarit.

Gjatë leximit të pretencës, prokurorët e çështjes kanë thënë se Ndrea Prendi ka qëlluar mbi Faik Myrtajn, ndërsa Agim Llupo mbi Ziver Veizin.

Prokurori i çështjes ka theksuar se më 21 janar 2011 Ndrea Prendi dhe Agim Llupo kanë qëlluar në orën 16:00 mbi protestuesit.

“Prendi dhe LLupo kanë kryer vrasje me dashje në rrethana cilësuese, duke qenë koshientë. Agim Llupo i ka shënjestruar  viktimat e tij, ndërsa Ndrea Prendi ka qëlluar 11 herë duke vrarë Faik Myrtajn”, theksoi prokurori.

Seanca është ndjekur me vëmendje edhe nga ana e përfaqësuesve të ambasadës amerikane në Tiranë dhe ata të Avokatit të Popullit.

Pas pretencës së dhënë nga prokuroria, Ndrea Prendi ka marrë fjalën, duke thënë se ai ka vepruar në zbatim të ligjit, duke bërë vetëm detyrën, pasi rrezikohej jeta e kryeministrit.

“Më 21 janar nuk isha në oborr të kryeministrisë për të vrarë njerëz, por për të kryer detyrën. Veprova në zbatim me ligjin, pasi na u rrezikua jeta”, tha Prendi.

Ai ka vijuar më tej duke akuzuar prokurorinë se i ka bërë shantazh që të pranojë vrasjet, ndërsa tha se organi i akuzës ka hetuar vetëm gardistët dhe jo organizatorët e demonstratës.

Konkluzionet e prokuroreve Blerim Tominaj dhe Adriatik Cami u ndoqën edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe te Avokatit te Popullit, prokurorët përgjatë një ore e gjysmë përshkruan se si u moren masat për demonstratën, se gjate asaj dite gardistët kanë kryer 500 qitje, nga të cilat rezulton se është qëlluar jo vetëm me plumba manovër, por edhe fishekë të vërtetë.

Sipas Prokurorisë në vendimin e saj gjykata duhet të shtojë si rrethanë renduese edhe faktin që Garda është e pajustifikuar që ka qëlluar me municione luftarake, në një kohë që situata nuk ishte e rëndë, aq më shumë që, tha Prokuroria, të akuzuarit kishin uniformën e detyrës.

Për Agim Llupon, i vetmi që është ne gjendje arresti, prokurorët kërkuan dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Viktimat- tha prokurori- janë qëlluar nga Llupo me shënjestër të drejtpërdrejtë.

“…deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Llupo për kryerjen e veprës penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e Hekuran Dedës, Zyber Veizi, plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj dhe Sokrat Godaj, parashikuar në nenin 79 b; i Kodit Penal dhe bazuar në këtë nen dhe në nenin 50 pika dh; i; të Kodit Penal, dënimin e tij me 25 vjet burgim. Ai e ka lënë detyrën e ngarkuar dhe është pozicionuar në të njëjtin sektor, ku sipas përcaktimit në pikën 5 të planit të masave masave duhet të ishte grupi i zjarrit dhe për më tepër ka qene tejet aktiv, duke u spikatur dhe nga dëshmitarët e pranishëm,” tha Prokurori.

61 komente në “Prokuroria kërkon 23 vite burg për Ndrea Prendin dhe 25 për Agim Llupon. Prendi: Bëra detyrën, rrezikohej jeta e kryeministrit”

    1. megjithate Drejtesi me Pikatore...Saliu ne Ball dhe Luli mbush Karikatoret says:

      Po urdheruesit,qe tashme dihen
      (Saliu me Lulin)kur do denohen.
      megjithate te nderuar te familjeve te 4 Deshmoreve,
      nje rrethane erdhi qe te qetesoje sadopak
      Zemrat tuaja;-Erdhi e verteta se
      Vrrastare eshte Koka dhe Dora e Qeverise
      qe me te drejte kemi thene dhe po themi
      se eshte e tipit Fashiste me nje rregjim
      Totalitar te instaluar prej tyre.
      I paharuar do te mbetet kujtimi i 4 Deshmoreve.

      1. altin says:

        Mos ju rrej mendja se Gjykata do te jape denim per keta.Drejtesia po ben lojen.

        1. antiregjimi says:

          Nese prendi dhe llupo kane vrare pa urdher, ata jane te papergjegjshem dhe ne kete rast i gjithe zinxhiri epror i tyre deri tek vete kryeministri duhet te japin doreheqjen. Nderkohe qe keta te dy, meqe nuk ka denim me vdekje, duhet te denohen burg perjete.
          Kjo mase denimi duhet te propozohej nga prokuroria nese do kishte dale qarte urdherdhenesi dhe keta te dy do kishin vetem pergjegjesine e zbatimit te nje urdheri antikushtetues dhe antirregullore me pasoja te renda.
          Kjo nuk mund kurrsesi te cilesohet thjesht vrasje me paramendim ne rrethana cilesuese, por ne rrethana renduese, sepse edhe ne mos paste qene qellimi te vritet demokracia, pasoja eshte pikerisht kjo, u vra demokracia, u vra sistemi ligjor mbi bazen e te cilit funksionon(?????) ky shtet dhe pretendohet se mban garde dhe institucione te tjera perkatese ne sherbim te mbrojtjes se sistemit.

          1. Uarda says:

            Une mendoj se me 21 Janar, per here te pare ne historine e shtetit shqiptar, u vendos autoriteti i shtetit mbi vullnetin shkaterrimtar te turmave te manipuluara.
            Qe nga 21 Janari, do te jete shume e veshtire qe turma fshataresh, malokesh, jevgjiterish, komunistesh apo turlilloj njerezish te paguar, te kercenojne me dhune rendin kushtetues.
            Sa per dy gardistet, ata kane bere detyren dhe ne se ata denohen, Berisha nuk ka per te marre me asnje vote. Do te ishte legeni me i madh ne se nuk ben gjithcka per lirimin e tyre sepse thjesht kane kryer detyren.
            Thyerja e shtetit (kushdo qofte ne pushtet) perballe turmave rrugace militante, duhet te merrte fund dikur.

            1. Che'G says:

              @Uarda ne 21 Janar per here te disate u vra populli i thjeshte,por ky 21 Janar i vuri vulen kompanise se malokeve,jevgjitve,fshatarve,servileve,komunisteve dhe hajdutve pjese e seciles duhet te jesh dhe ti perderisa mbron kriminelet dhe vrasjet me duar ne xhepa.Nuk e kupton o gje e trashe,qe neser po me kete pretekst qe ti jep shembull qe u mbrojt shteti ligjor(i leshit) kur nderrohen pushtetet dhe fjala bie del Saliu me turmen e bagetive(edhe ti bashke)ne proteste,po kete here mos kete tolerime humane sic u be ne 14 Shtator 1998-es,(megjithse e meritonin ti sharroje sepse ate kohe moren dhe tanket e ju versulen kryeministrise) dhe ti palosin te gjithe ne bulevard..C’fare do thuash atehere moj shalabajge,qe Gardistet do mbrojne institucionet e popullit nga populli vete duke i vrare ata???Ptuuu nje ore e me pare duhet zhduk fare juaj e qelbuar.KRIMINELE!!

            2. rudini says:

              ti uarda o kushdo qe fshihet pas ketij emri,o je naive,o te paguan dikush te flasesh ne kete menyre.ke nevoje te jatosh ne perendim qe te mesosh diçka nga kjo jete!!!pastaj kthehu ne shqiperi dhe mesoji shqiptareve dmokraci.

    2. Fred Dibrani.Gjermani says:

      Burgimi i perjetshem eshte rezervu per Sali Berishen.

      1. shkodrani says:

        keto te dy do denohen “mbase”. Nuk i dihet, gjykata mund ta hedhi poshte pretendimin e prokurorise prape por Siq duken gjasat…Saliu do e lere gjykaten ti denoje keto te dy dhe te thoje ketu triumfon drejtesia tani para zgjedhjeve. Ja sa ti afrohemi pak zgjedhjeve pune javesh dhe keto do denohen.

        Le te shpresojme qe pas zgjedhjeve te denohet edhe urdheruesi (Sali maloku) me 25 vjet. mjaftojne 25 vjet qe te vdesi ne burg ai gjakpires

    3. ramy says:

      Keta donin ti merrnin pushtetin njeriut me demokrat.
      Duhet te kishin vra dhe edin.
      Denimi I pa drejte

      1. arvanitas says:

        aty qendron e “keqja” se edit i rrujten k…

    4. Kukumjacka says:

      E doni me tej skenarin? Apeli e le gjykimin me 30 qershor. Po fitoi zgjedhjet Saliu, ata marrin pafajesi. Po humbi Sali mavria, i plasi b-ja atij per Prendat e Llupot!

    5. N.VJOSA says:

      KUSH E URDHEROI MASAKREN?…

      Eshte nje koicidence e rastit.
      Si sot , para 80 vjetesh erdhi Hitleri ne pushtet!
      Me 30 Janar 1933, Hitleri u be Kancelar i Rajhut dhe perfundoi keshtu Republika e Vajmarit!
      Demontimi i Demokracise u krye shpejt.
      Ne shkurt, nje muaj me vone, u shfuqizuan te drejtat e qytetareve gjermane.
      30 dite me pas, ne mars, u shfuqizua Parlamenti.
      Ne maj u nxoren jash ligji sindikatat.
      Nen pretekstin e luftes kunder Judeve dhe komunisteve, Hitleri i ngjiti shpejt majat e shtetit gjerman!
      30 Janari 1933 ishte dita fatale e Historise Gjermane.!….
      ….te tera keto mu kujtuan, kur degjova sot Farsen e Gjyqit te 21 Janarit , te kesaj Masakre te pa shembullt ne Historine moderne te Shqiperise!….
      Ka nje ngjashmeri te çuditshme, ne linjat kryesore Kuçedra Hitlerjane me Barbarin tone te Shpellave!
      Krahasojeni vet:
      Brenda nje kohe te shkurter Barbari yne vuri nen Kepuce Demokracine e brishte shqiptare.
      De fakto, duke marre ne dore te gjitha pushtetet:
      Gjykatat,
      Prokurorine,
      Mediet,
      Statistikat,
      Presidentin,
      Parlamentin….
      Paguan me leket e taksat e shqiptareve lobingje dhe perkrahje peshkaqenesh te huaj,
      Siguron duke u lyer qerren, Politikane te korruptuar per ta mbeshtetur…. E te tjera, e te tjera….
      Ne dore te Barbarit eshte nje Elitë trupash qe komandohen me shpejtesi atje ku do Barbari.
      Rreth 300 “helmeta te çelikta” shoqerojne kudo edhe kur inagurohet nje rruge fshati Fyhrerin Shqiptar!…
      Edhe kur futet ne Parlament, me nje Bunker me rrota, çdo 10 metra, me helmeta apo pa helmeta do gjenden menjehere gardianet e Barbarit!…
      Nje “Gestapo”e vertete, mund te rrahe, te kercenoje ose te dergoje per gjah, te te vendos dinamit posht makines, ose e djeg me gjithe makine…
      Dhe Masakra shkon me tej me K R Y E M A S A K R E N….
      JEPET URDHER TE QELLOHET ME ARME ZJARRI MBI NJE DEMOSTRATE TE OPOZITES , AFRO ÇEREKMILIONSHE….
      Dhe ja tani nje lloj si SS- e Hitlerit, futen maloket SS, ne sallen e gjyqit dhe kercenojne!
      Parlamenti merr vendime ose ashtu si thote Barbari,
      ose atij Parlamentit i del Ujë i Zi…
      Deputetet opozitare kercenohen hapur qe te mos kene guximin te thone te verteten dhe u vihen gjoba marramendese , deri edhe ne sekuestron e plaçkave te shtepise per te mbrojtur nga akuzat kusaret 3 Milionesh te Familjes se Barbarit!….
      Sindikatat shqiptare, jane pothuajse inekzistente dhe sapo perpiqen te organizohen, Barbari u tund Shpaten!…
      Dhe ja tani nje gjyq F A R S Ë…
      Pa fajtoret kryesore, vet urdheruesit e Masakres!….
      Fyreri shqiptar, por fatmirsisht pa fuqine e një Gjemanie, prozval, dhunon, masakron dhe shet per Demokraci pushtetin e vet te gjithpushtetshem, te ndertuar mbi nje Parti eunukesh, kockalepirsish dhe ne nje mase jo te vogel, hajdutesh te medhenj dhe te vegjel, vasale te Klanit te Barbarit!
      Me thoni ju lutem !
      a nuk ka ngjashmeri midis Fyhrerit Gjerman para 80 vjetesh
      dhe Barbarit Shpellave, fashistit Primitiv dhe Paranojak shqiptar?!….

      1. LORA says:

        Jo Neti,padashur i ben nje sherbim te cmuar brekedhjerit te historise duke e krahasuar me Hitlerin.Kete krahasim e ben rendom edhe gazetari Andrea Stefani.
        Ndersa Hitleri aspironte te bente nje rindarje te re te Botes ne favor te rraces se tij arjane,,,,,,,dr.dhjeramani(produt i mirefillte incesti apo perdhunimi) nuk ngopet se zhvaturi,se shqyeri se perdhunuari,se vrari,se turperuari,,,,,,perdite,tash e 22 vjet me rradhe Shqiperine tone te shtrenjte.
        Frika ime e madhe,Neti,eshte se une nuk shoh burra qe ta duan dhe ta nbrojne Shqiperine tone.Ne shpirt nuk dua ta pranoj si pas-ardhese e Avni Rustemit,por reliteti flet kunder deshires sime.

        1. N.VJOSA says:

          E nderuar LORA,
          Çdo krahasim çalon thuhet.
          Ti Lora ke të drejte persa i perket brekdhjerit si Person.
          Edhe Shqiperia nuk esht Gjermania.
          Por Rrezikshmeria e Baces se Krimit, qendron se eshte i veshur me shume pushtet dhe drejton Karrocen shqiptare,
          per ne Gremine!
          Krahasohen metodat qe perdor Barbari!
          Shyqyr qe ai nuk ka fuqine e Hitlerit dhe nje shtet si Gjermania!….
          Barbari yne, ose brekdhjeri sic e epiteton ti me te drejte, eshte nje hitleruc i vogel, por i rrezikshem per shqiptaret, jo me pak se Hitleri i Vertete!….
          Zoti Andrea Stefani eshte nje nga studiusit me te mire shqiptare, mos e nenvlefteso, ai e njeh shume mire si Historine europiane dhe ate shqiptare.
          Te ishte per brekdhjerin si person, as qe do ja vlente te merreshim me te,
          por rrezikshmeria e tij eshte shume e madhe sidomos,
          ne keto rrethana qe Shqiperia nuk ka me nga ata lloj burrash qe nuk e njohin friken!
          Se per Avni Rustem, kur nuk doli dikush ketu e 22 vjet , as mos mbaj shpresa….
          Lora, te uroj gjithe te mirat, i lexoj me kenaqsi komentet e tua te mrekullueshme.

  1. Kati Vlore says:

    Po kur nuk egoist ston denomi me vdekje pse te. Mos tallen keta mostrat me cjith ate hall all prekurorise se ka dhe me keq I nxjer te pa fajshem

    1. tini says:

      cfare ke shkruajtur o cop idioti?

      1. Latif Dreqi says:

        Po perkthej ate qe ka shkruar Kati Vlore:) ” Po kur nuk ekziston denimi me vdekje, pse te mos tallen keta monstrat, megjithate hallall prokurorise se ka edhe me keq.I nxjerr te pafajshem.”

        1. shkodran1 says:

          Latif I modh je perzotin.

          Faleminers per perkthimin hahahaha

          Ai vlonjati siq duket ka qene duke e shkru per shpejt nga “AIfoni”

        2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

          Ke zemer t’modhe Latifo.
          Respekt qe e morre n’mbrojtje Vlonjatin e vogel.
          Falemnders per perkthimin

        3. gregori says:

          O Latif vellai.
          Vendimin e merr gjykata, ka dhe gjykate apeli e te larte.
          Komentet jane te sinqerta, por nuk do te ndodhi sipas arsyetimit te
          publikut liridashes. Tek ne mungon liria.

      2. spartan says:

        Hahaha, tamam i ke thene, cope idioti ose Bari me internet.
        Kjo pra te dashur Shqipetare eshte Shqiperia Digitale!!
        Injoranti duhet te ndjehet i barabarte me Intelektualin.

    2. goni xhani says:

      Zbrit nga gomari, ulu ne ndonje vend dhe pastaj shkruaj ne laptop!

  2. krenari says:

    Keto nuk jane denime por falje. Pse Ndrea Prendi 23 vite burgim kur dhe ai si Llupo ka vrare me dashje. Prendi ka dhene urdher per te qelluar e duhet burgim i perjetshem e jo Llupo qe eshte vec ushtar.

    1. perralla me mbret says:

      Prendi pse nuk behesh ti kryeprokuror e te hedhesh posht pretencen e prokurorit! mos i japni llaps kot.Ate qe ka kerkuar prokurori eshte e tepert.Protesta u mbajt pa lejen e policise,kishte nje rremuje te papare por edhe tentim te protestuesve per te thyer rrethojat e qeverise! 23 vjet respektivisht 25 eshte denim kapital dhe jam shume i bindur qe gjygjtari i ceshtjes nuk do ta perfill.

  3. Lezhjani says:

    Po dy protestuesit e tjere kush i ka vrare???? Pse nuk denohet ai qe dha urdherin te qellojne mbi protestuesit?? Kjo eshte drejtesia e Saliut

  4. Toni.I. says:

    HHAAAAAAAA ja futi Sali-Lul krimineli ushrarakve,thoni tè vèrtetèn mor kokè pa larè i kujt ishte udhèri qè tè hapej zjarr
    kundrejt protestusve!vetèm tè vèrtetèn dhe pastaj shkoni
    bashkè me Familjet nèpèr AMBASADAT dhe kèrkoni Azil Politik
    qè tè shpètoni nga mostra Sali!

  5. hasan says:

    Mos u nxitoni te nderuar komentues,se akoma nuk ka folur Sashenka e gjykates.Sidoqofte ca kohe do rrine ne burg se duhet ti ruajne dhe nga kanuni i Sali Birishit,pra nga gjaksit,se ne nuk kemi ligj por kanun.Me kanunin ne dore ne ecim perpara drejt Brykselit.

    1. nini says:

      ore kanunin ku ta gjesh nga njera ane. por nuk zbatohet. se dhjesin te gjithe ne breke e shkojne vrasin femije e gra. po te ishin aq te fiksuar pas kanunit, e kishte ngrene koken me kohe saliu me shoke.

  6. nini says:

    per mua ketyre u duhet propozuar qe te ulet denimi ne max 5 vjet. por me kusht qe te tregojne e deshmojne se kush ka dhene urdherin per kete veprim. keta jane thjesht zbatues. me i rendesishem eshte kerkuesi.

  7. çfare te diskutosh , sa VLEN jeta e 4 deshmoreve te 21 janarit ?? sa pak vlen jeta jone ?? kush na i jep jeten e kush ka te drejte te na i marr ate??VALLE jeta e sali berishes vlen me shume se jeta e çdo qytetari te thjeshte ??KJO shqiperi qe eshte e gjitha nje pikpyetje dhe pa ide, pa demokraci , kjo shqiperi qe po vret veteveten.NE kete moment me vjen ne mend kjo thenie :
    Kush ka dhemb nuk ka BUKE, dhe kush KA buke nuk ka dhembe.

  8. Albania1 says:

    Ndrea Prendin 23 Vjet
    Agim Llupon 25 Vjet

    Apeli i fal 5-7 vjet ngelen me nga 15 Vjet % 2 ( dite + nate = 2 dite ? ) ngelen me nga 7 vjet. 2 Vjet i kan brenda ( dite + nate = 4 vjete ) dhe 1 Vite duhet per ta perfunduar kete lloj procesi ( eshte = 2 )…… ja qe pulat e Saliut dolen te pa lagur nga kjo histori ?

    Pune Shpellaresh :@

    1. agron says:

      Me fal,Albania1, por mos harro se mender presidenti ka ne dorre faljet dhe uljet e denimeve bashke me mender ministrin e drejtesise,dhe mos u cudit qe ata do te dalin jashte para se te denohen. Ai qe duhet brenda, eshte akoma jashte…

  9. hugo says:

    shume pak ketyre u takon denim i perjetshem sepse eshte vrasje me dashje

  10. Heron says:

    Po te shikosh jane gjetur ose a shpallur fajtor per dy vrasjet e qytetareve nga Jugu;cka do te thote qe keta dy neser lirohen dhe sic i ben llogarite Saliu , Prendi dhe Llupo skane asnje shqetesim sepse dihet qe ne nga Jugu nuk kemi kanun! Per dy te tjeret asnje llaf, dhe kurre ska per te mbajtur njeri pergjegjesi sepse kane friken e kanunit!
    Edhe njehere Saliu dhe banditet e tij po provokojne gjysmen me te kulturuar dhe liridashese te shqiptareve!
    Me qafe paç veten Sali Berisha!
    Ps Zt Llupo e zt Prendi ne nga Jugu themi ; vonon po s’harron , dhe te jeni te sigurt qe do tju marrene rreze te veshit ne mos sot per 5 vjet , ne mos ju familjet tuaja! Tung!

  11. ali senjefi says:

    Natyrisht qe te gjithe duam qe te denohet urdheruesi. Nese prokuroria nuk ka prova se kush urdheroi, atehere nuk ka se si te kerkoje denim sepse do behej si prokuroria e enverit. Keta monstrat qe kane vrare duhet te nxjerrin urdheruesin nese i dhimbset jeta vet. Nese urdheruesi ka njerez kaq besnike, i lumte.
    Si eshte ajo vjersha: perpara se ta vrisnin, trego ata i thane, po ai s`tregoi dhe ata e vrane. Te rroje partia.

  12. besnik ballaxhia says:

    u vran 4 deshmor u letesua pak dhimbja me denimin qe u dhatshum mir tani jepni denoni salen dhe lulin qe dha urdher largou sali vet se ne 23 do ta marresh pergjigjen dhe zdo gjesh vrim ku te futesh

  13. GJINOJA says:

    Gjersa gjykata nuk dënoi Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën, si urdhërues të vrasjeve, kot u mundua të dënonte gardistët si ekzekutorë të vrasjeve.
    Kështu si erdhi puna, do të ishte më mirë e më logjike që gjykata të kishte dënuar armët e tyre, sepse në fund të fundit, ato i kryen vrasjet!

  14. gjergji says:

    po qe se do e marri Saliu.. prape me ate te LSI.. keta do bejne nja 4 vjet hyr e dil neper gjyqe dhe me ne fund do tu quhet sikur kane bere 20 vjet..

    prite pos i beri Sala.. minister pastaj kete..

  15. lleshi says:

    O prokuror muti,po ato qe urdheruan vrasjet nuk gjukohen o dhjepacak popull, apo jua ka len ina rama me amanet mos u afroni tek te medhejt turp, popull kot.

  16. Zigur Qarri says:

    Ore,kush dha urdher,kush dor qendron mbrapa?Nuk guxon kush te qelloi pa urdher.Denimi konvertohet edhe ne para,per te heshtur dhe per ta marr mbi vete pergjegjesin.
    Dy viktima te politikes nuk e cenojn pushtetin e Berishes,kjo esht mese e qarte.Berisha nuk e ka problem te sakrifikoje dy karta te djegura qe nuk cenojn aspak karriken e tij.
    Pushtetin e Berishes e cenonte vetem denimi i Ilir Metes.

  17. regjimi i berishes me i keq se enver hoxhes

  18. Silva says:

    Prokurore sharlatane dhe te tredhur.Edhe vrasje me vetedije,gjakftohtesi dhe te qellimshme edhe vetem 23 vite burg.Tani nga 6-7 vjet ua ul kno gjykate,nga 6-7 te tjera Apeli dhe Kasacioni e i bie qe tu ngelin vetem nga 3-4 vite burg per te cilat i shperblen mire Saliu qe nuk e denoncuan.Nuk ka per te pasur drejtesi po nuk u be revolucion ne gjykata

  19. Besarti says:

    HAHA JU SHITI BIRISHA?!?!

  20. Ndeshkimi po vjen says:

    Po mirë,qelluan,kush ua dha urdhërin se”po rrezikohej jeta e K/mutit?”,nuk ka ushtarak qe vepron pa urdhër!Eshte ceshtje e drejtesise të gjeje kush dha urdhër!…Aty fillon tu zbutet denimi ketyre vrasesve te mjere qe edhe kaq e kane pak sikur te vendoset!…Flasim pas 23 Qershorit!Mundet edhe nga keta nese nuk denohen dhe votat vidhen lufte civile!Une kete po ndjej edhe gjer në Lezhë!….Lum kush prangos urdheruesit!..

  21. Kritiku says:

    Te lexosh te gjitha komentet e ndjen urrejten e shumices ndaj “gjygjeve” tipike berishiane. Ju pyes nje gje ju te gjitheve te indinjuarve: “Perse nuk dilni ne rruge dhe te vendosni drejtesine duke marre zvarre Sali Berishen, qe eshte urdheruesi i vrasjeve? Perse nuk dolet me 21 Janar 2013 ne Bulevard per te nderuar te vraret, nga dora e Berishes? Perse nuk e tregoni me forcen tuaj qe ka ikur koha, qe kur Berisha me shoke ju degjenerojne cdo dite?”
    Mos u cirrni kot neper faqe interneti, kur nuk KENI BYTHE ti dilni TE KEQES perpara! Keni frike se mos ju vrasi Saliu? Eshte me mire te jetosh si shkerdhate apo te vdesesh me nder? Keni akoma shpresa qe “Gjykatat” do te japin drejtesi ne kete vend?!

    TURP TJU VIJE QE NJE PALO MALOK SI BERISHA JU KA KATANDISUR SI PLERERA!!!!!!!

  22. sali hajni says:

    me daten 23 qershor do te denohet edhe ai qe dha urdher sali -kriminel – berisha -lulzim -smerlap -basha atehere ata te vraret prihen ne paqe keta kan dhan urdher sala e luli kata duhet te perfundoje ne qenef ne hale 2 rrugaqet e shqiperise 2 serbet e degjeneruar me familje

  23. fieraku4u says:

    KAQ PAK DENIMI PER KETA TE DY…VRASES.

    PO ATE DIBRANIN EDHE LEZHNJANIN KUSH E VRAU…?? KU JAN FAJTORET PER VRASJEN E ATYREVE..??

  24. ninin says:

    jo 25 vjet burg por 50 e keni pak mor kriminela sherbeni berishes se kjo ju gjen keni vrare 4 vete te pa fajshem mor kerma qe i sherbeni sy mbudhur udhekeqesit,thoni pa frike kush ju dha urdhur mor palaqo,berisha njihet qe nuk eshte burre dhe ju futi ju por mos harroni se keni lyer duart me gjak, dhe nuk do te ju fale kush,berisha eshte mesuar me la duat me gjak por do te vije nji dite qe do ti laj tana

  25. Burg per jete LSI dhe Fshatareve qe e Votojne says:

    Zoti Rama ishallah nuk bashkohesh me LSI se kjo ishte arsyeja me e forte ose nje nga me te fortat e daljes se njerezve ne 21 Janar.
    Turp te kesh po e fale ate gjak pa ndeshkuar komandantet e vertete te atij urdheri c’njerezor te vrasjes se njerezve si bageti ne mesjete.
    Jam nja nga te plagosurit me gaz lotsjelles te asaj dite.

  26. Horri i Bulevardit says:

    Gjykata ska per ti denuar, se gjykata eshte berishiane.
    Edhe kaq po te denohen eshte mire se te shohin te tjeret se sduhet besuar tek shefi dhe partija qe te mbron se ne shume raste keta shefat te lene ne balte kur luhen interesat e familjes se tyre dhe Saliu kete rradhe mbas rremujes denoncuese qe ju be cunit te vete te adaptuar, per Gerdecin dhe sidomos mbas denoncimeve te goces se tij te vertete, me fakte, kerkon te tregoje qe drejtesia funksionon dhe Llupo laluci ndoshta edhe Prenda, do ta hane sa krahu dhe kur te jene ne mes te miqve te vet kriminele, te rrine dhe te hane mut qe mbrojten Berishen dhe Bashen.

  27. Mark Gjonaj says:

    Me siguri, qe avokatet i kane porosit qe ato te mos tregojne te verteten, sepse dhe mundesia per te komunikuar me urdherdhenesit per te hap zjarre ne turme, eshte ma e madhe! Po perse ka dallim, te dy kane bere nga nje vrasje, te dy jane ne kushte te njejta, perse ka dallim ne masen e denimit? Perkundrazi gjenerali duhej denuar me shume, ose te pakten baraz. Z. Llupo, kam besim tek ju, se do te tregoni te verteten, kush jane urdherdhenesit, Berisha, apo Basha? Ju duhet te jeni lushnjare nga mbiemri, dhe lushnjaret jane trima, fisnik ne qendrimin ndaj nje ngjarje. Perse te mos thoni te verteten nese ju e dini? Ju mund ta fshini rrjeten e merimanges qe krijojne avokatet, por gjykata ka dhe denim lehtesues per ate qe behet shkak per te zberthyer ceshtjen deri ne fund! A e kuptoni, se nuk do te jete ne gjendje Saliu, t’ju mbroje mbas dates 23 Qershor 2013-te? Gjenerali ka pergjegjesi te madhe, ai ka qene formalisht ne krye te Gardes dhe te sherbimit te njesive. Gabimet e tij: 1: Ka disllokuar arme ne frontin e demonstrates per te hap zjarre nga turma, me leje demonstrimi dhe nuk jane vrare pararoja, por demonstrues te qete, jo aktiv dhe ne distance. 2. I ka vendose grupin e zjarrit, por nuk ka vendos njeri apostafat per te dhene urdhera ne lidhje me situaten, nese agravohej gjendja, per te hap zjarr ne air dhe ne asnje menyre perballe turmes. 3.Komandanti i Gardes, nuk ka disponuar urdhera per moshapjen e zjarrit, nese ndonje nga efektivi, do te bente nje gje te tille dhe as qe e ka ndjekur dinamiken e sherbimit dhe natyrisht qe vemendja kryesore duhej te ishte tek efektivi i armatosur. 4. Gjenerali duhet te jape spjegime, ai dhe hapsit e tjere te zjarrit me urdher te kujt eshte bere? 5. Gjenerali, nese i eshte bere presion, ose eshte goditur nga badigardet e Saliut, perse ja fsheh gjykates dhe urdher per hapjen e zjarrit ka dhene Sala, Luli, apo kryebadigardi i Kryeministrit? 6. Gjenerali duhet te jape shpjegime kush, perse eshte goditur ne gropen e syrit te djathte, me ke eshte perleshur, pse, nese ka pase mendime pozitive dhe konforme rregullave te sherbimit, perse nuk kallzon? 7. Gjenerali, eshte kompromentuar vete nga mosnjohja, moszbatimi i ligjit dhe rregulloreve, apo ai me dashje dhe per te mbuluar gjurmet e krimit, ka ndrruar tyten e pistoletes me shoferin vartes dhe nje sere veprimesh te dyshimta per fshehjen e gjurmeve te krimit? Perse nuk jepen masat paraprake te denimeve per ato qe kane fshire serverin, kane dhene urdhera te paligjshme, ose nuk kane qene ato ne gatishmeri dhe dikush duhej te pergjigjej. Perse vetem per keta qe kane vrare, a nuk jane te lidhura keto procese njera me tjetren? Keto nuk degjohen fare, megjithse kane qene pjese kryesore e sherbimeve per ate dite. Gardes, eshte rasti t’i jepet nje mesim i madh per te ardhmen, qe te mos vrasin demonstruesit me leje ne bulevard. Cilin Kryeminister do te mbroje, kur asnje demontrues i vrare, nuk po bente sulm ndaj tij, te vertete, atecastshem, reaql dhe ne vazhdimsi. Ne ate kohe ka qene duke u larguar masa e turmes. Por Kryeministri nese sulmohej ka pase mbrojtjen e tij te larget dhe te afert, nga personeli i tij i sherbimit. Per ju objekt kryesore ka qene Kryeministria, per ta mbrojur nga sulmi, vandalizmi, venia e zjarrit!

  28. nastradini says:

    ME KETE VENDIM ADRIATIK LLALLA DON TE LAJE DUART SI PONTIUS PILATUS.

    Sepse menjehere pas ketij vendimi lind pytja:

    KUSH KA URDHERUAR TE QELLOHET ME ARME NE MISH NJERIU?

    Sepse kriminelet me vule ne balle, qe jeten e njeriut e vleresojne me pak se nje zog pule, shefi Ndrea Prendi dhe ushtari i tij Agim Llupo me te vertete mund te jene te pafajshem perballe ligjit dhe kerkesa e Prokurorise te jete e padrejte dhe e pabazuar. “Si keshtu?” Mund te hidhen perpjete SHUMKUSHET te zemeruar nga hulumtimi i nastradinit ne TEMA. “Ik more spiun i Saliut!” mund te reagoje NDOKUSH per nastradinin qe Drejtesine e mat me perkatesine e politikes aktuale. Prandaj ketu eshte rasti qe te qetesojme gjakrat dhe te gjykojme me urtesi:
    Te gjitha gjasat dhe faktet tregojne se Prokuroria nuk e ka cuar hetimin e 21 janarit deri ne fund. Vete fakti qe:

    ekspertizat shkojne e VINE
    qe te shpetojne BABA SALINE
    dhe te bejne zap SHOQERINE

    tregon se keta kriminele, kafshe me koke njeriu nuk mund te kene marre vendim me koken e tyre dru me pre. Ina Rama kerkoi t’i prangoste, por policia nuk pranoi te zbatonte atehere urdherin e Kryeprokurores. Ne momentin e pare, midis mureve prej betoni ne hetuesi, pa ndihme dhe perkrahje nga jashte, Ndrea Prendi dhe Agim Lupo, por edhe kriminelet e tjere qe ja hodhen lumit me finte mafiozesh, mesiguri do te kishin nxjerre edhe ATE qe dha urdherin per te qelluar nemish njeriu. Sepse si gardist me pervoje Ndrea Prendi e ka mesuar mire rregulloren dhe e ka pasur per detyre kryesore qe t’ja mesoje edhe vartesve te vet. Dhe kjo rregullore e Gardes thote se pa urdher nuk mund te qellohet me arme zjarri KERKUND dhe ASKUND. Si atehere qelluan keta gardiste ne mish njeriu? Ndrea deklaron se ka mbrojtur jeten e Kryeministrit dhe pret qe Saliu te shpalle Adriatik Lallen si HORR BULEVARDI. Por Saliu ne situaten e krijuar e do me shume jeten e vet se te besnikut te tij Ndrea Prendi dhe eshte strukur si ZHAPIK poshte barit. Nuk po degjohen as KUKUMJACKAT e tij. Keshtu qe pyetja:

    KUSH KA URDHERUAR TE QELLOHET ME ARME NE MISH NJERIU?

    ri varur dhe pret pergjigje. Nga shoqeria civile, nga media investigative, nga opozita, por edhe nga miqte tane nderkombetare, qe duan t’i mesojne shqiptaret te kerkojne papushim te drejtat e tyre qe i garanton Kushtetuta. dhe Kushtetuta thote se nuk mund te denosh njerez edhe sikur ne shpirt te jene kriminele te lindur, sic edhe kane Ndrea Prendi dhe Agim Lupo kur ata mund te kene zbatuar nje urdher nga lart per te qelluar ne mish njeriu. Sepse te mbrosh Kryeministrin nuk do te thote te vrasesh ne bulevard sehirzxhinj me duar ne xhepa, sidomos kur ky Kryeminister ishte i mbrojtur me se miri pas xhamave te blinduara ne katet e siperme te Kryeministrise. Prandaj vrasja eshte urdheruar nga AI qe i ka hyre lepuri ne bark nga PANIKU dhe ne PANIK mjekesia Boterore ka vertetuar se njeriu merr vendime fatale. A e ka hetuar kete piste Prokuroria e Adriatik Llalles duket ashiqare qe nuk e ka bere dhe as ka ndermend ta hetoje. Pse? Sepse nuk e beri as Ina Rama dhe sepse u pre hetimi qe ne zanafille dhe u inkurajua pista e vrasjes me revole nga vete opozita. Prandaj edhe Pretenca e Prokurorise eshte si nje gjakmarrje standarde albaneze alla Kanuni i Leke Dukagjinit per te imituar qetesi popullore. “Me mire dicka se ASGJE! Se mund te dale edhe si Gerdeci!” ka gjasa te debatojne shume vete me replika kritike per nastradinin. Njesoj sic edhe e ka sajdisur Pretencen e tij Adriatik Llalla, njesoj si gjykatesi romak Pontius Pilatus shume shekuj me pare vendosi te denoje me vdekje Jezu Krishtin dhe me pas lau duart me uje per te treguar qe nuk ishte fajtor per vepren makaber.

  29. alban4eva says:

    ne radhe te pare, nga kaq vjet burg sa kane marre keta, jane shume pak.. keta vrane njerez me duar ne xhepa, dhe jo per tu vetembrojtur, ashtu si thone pa pike turpi.. denimi duhet te jete me i madhi i mundshem, pra denim perjete..

    pastaj, e dyta, kush tha qe do bejne ndonje dite burg keta?? ketu do jemi, do ta shohim..

  30. gjon says:

    Z.PRENDI nese ke shti per te mbrojtur SALI BERISHEN ti meriton burgim te perjetshem.ne se pranon se ke shti me urdher te tije une do te ta falja.Sidoqofte ne cdo raste je fajtor,sepse viktimat kane qene me duar ne xhepa,ksisojte ju jeni viktime e te pa ngopeshit me pushte e me viktima te SALI BERISHES.

  31. qifqia says:

    Filluan qe te te qethen krahet saliii . Ne fund do te kerkosh brimen e miut.
    Te erdhi radha plaku Mere Fizi. Sa do marresh me vete ti o derdimen. Zoti te dhashte force dhe mos tja heqesh vehtes ne bodrum si Hitleri qe mori me vehte edhe Eva Braun e femijte . Drejtesia te kerkon para ligjit te japesh llogari .
    Pse u katandise keshtu o derdimen . Me sa duket ta kalli Nishani kete radhe.

  32. ILIRET says:

    O Prendi, je gjeneral. Gjenerali drejton nga vendkomanda dhe jo te dal i pari e te qelloje mbi turmen, per te mbrojtur “kryeministrin”. A e di ti o gomar se gjenerali Zhukov, i cili pushtoi Berlinin ne luften e dyte boterore qe zgjati gjashte vjet, nuk e shkrepi asnjehere pistoleten, sepse nuk i vinte kurre radha…?

  33. adi says:

    Duhet bere presion gjykates qe te pakten te lere ne fuqi denimin e prokurorise.Ne qofte se gjykata e ul masen atehere te afermit e viktimave te marrin hak tek gjyqtaret dhe te shohin keta gjyqtare barkace dhe te tredhur si vendoset drejtesi.E megjithate ata qe dhane urdher(berisha me lulken) jane akome ne ajer te paster.Kur do vije ajo dite qe keta mizerie te perballen me drejtesine.Kur

  34. dhimitri says:

    Te gjithe duam ose jo e njohim vrasesin .Ai ka vetem nje emer, NDYRESIRE Nuk e di dhe se kuptoj se si mundemi ta durojme kaq shume monstren qe nuk mund ti gjej dot tjeter epitet .Qetesi do te kete vetem kur hijena te jete me pranga para gjykates se Hages
    .j

  35. Mark Gjonaj says:

    Replike me “Nastradinin”. ketu nuk duhet folur per shkallen e denimit qe i beni ju qendrimit te personelit te sherbimit, sepse, dihet, askush nuk deshiron vrasje, nga pakujdesia, ne kushtet e vetmbrojtjes, me kapercim te tyre dhe ju me te drejte i denoni keto veprime qe i fshihen hetimit. Ketu eshte e qarte si drita e diellit, aq me teper per ju se ndoshta keni qene dhe ushtarak. Kur behet nje demonstrim me leje nga sherbimi i policise se rendit, nuk ka asnje lloje arme ne brez te ushtarakve(rendi dhe FNSH-ja), ne menyre te vecanta ata qe operojne ne turme. Per dy arsye: para se nuk e lejon ligja, e dyta se arma nga mjet mbrojtes personal, apo te nje objekti, kur merret nga njerze te tjere te eksituar(qofte dhe kriminel), kethehet kunder popullit dhe forcave te rendit! Per Garden: Ajo vazhdon sherbimin normal me arme e mjete te tjera dhe ne rastin konkret, ata duhet te drejtohen nga komandat e tyre te sherbimeve me nje disipline ma te larte, per turmen qe eshte duke demonstruar perballe. Kur nje apo me shume demonstrues, futen me force, mjete dhe me arme dhe sulmojne ushtaret, kapterrat e oficerat, veprohet me rregullore, luftim trup me trup me trup dhe sipas rastit(lidhet, izolohet dhe e dergon ne vendin e caktuar), nese nuk zbatohen urdherat e rojes, ne kryerje e siper te sherbimit, mund te vritet ne vend, por jo me qitje nga turma qe plumbi mund te vrase te tjere(behet rikonicion i hollsishem dhe jepen detyra specifike per sejcilin). Pra, luftimi individual, asgjesimi me arme, bajonete, thike si mjetin e fundit kunder diversionistit demonstrues.Gjenerali ose nuk i din, ose e ka nenvlehtesuar qe me mendimin se populli nuk i afrohet ushtarit te Gardes!. Ndersa Garda(Komandant gjenerali), ka disllokuar forca te armatosura me arme specile dhe qe vertetohet se ata kane qelluar kunder turmes(jane gjetur me dhjetra gezhoja). Por, ketu kemi nje fenomen tjeter, se me gjithe disllokimin, hapjen e zjarrit nga njesia speciale, aty jane vrare 4 vete qe pothuajse turma kishte filluar shperndarjen dhe ata kane qene larg ne bulevard. Zjarri,(ishte si ishte), eshte hapur per kapricio, taman sikur, vajtem per gjahe , por nuk zurem gje dhe po i hargjojme keto fisheke. Por ato, kane marre jeta njerzish! Ketu eshte Kali i Trojes, dhe e tera kjo fshihet dhe te demtuarit, nuk do te qetsohen me denimet e nje Gerdeci te dyte, sepse do te veprohet si me te parin! Per kete nderhyra. Por, atje ka nje seri shkeljesh dhe te karakterit parlamentare. Si ka mundesi qe , Prokurori i Pergjithshem leshon urdher arresti dhe drejtuesit e Policise nuk e zbatojne?. Jo vetem qe urdherdhenesit kane shkelur ligjet hjeri pas tjetrit, por ata per dy vjet rrjesht kane marre pjese aktive ne fshehjen e provave! Kjo eshte e tmerrshme! Keshtu kane vepruar dhe ne Shkoder, Tirane(Gerdec), dhe ne te gjitha krimet e renda te pazbuluara deri tani! Garda, nuk ka kapur as edhe nje person ta dorzoje ne shtabin e sherbimit. Ne rekord duken duke hyre dhe dale nga gardhi dhe ne qoshe, por asnje nuk eshte kapur ne moment. Nese do te punohej me planin e sherbimit, harten dhe detyrat e specifikuara dhe Gjenerali te mos ishte kethyer si Osman Gazepi para kryeministrit, sherbimi do te vlersohej i veshtire, por i perballueshem nga sherbimet. Policia, ka vepruar shume me mire, sepse ka pervoje dhe drejtuesa te mire! Ushtaraket e ushtrise qe kane mundur te futen ne Garde, nuk i njohin masat e sigurimit te rendit, qe ne shume raste i kane te perbashketa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje