1./Mëkatet e mia, mëkatet e tyre
Kisha rreth 6 orë i ndaluar kur më morën zvarrë atë pasdite. Isha shtrirë mbi dyshekun e vetëm ngjyrë bezhë që vinte erë amoniak në një nga qelitë e improvizuara të katit të parë dhe mbaja sytë mbyllur duke i folur vetes nën zë tek e përgatisja për burgimin e radhës.
-Çohu shkërdhatë!-bërtiti një civil me bark të deformuar, ndërsa shkelmi i tij më goditi mbi supin e djathtë. Nuk u tremba, por thjesht pa folur, tentova të ngrihesha më këmbë.
-Paske bërë dhe flokët me xhel, shtoi duke më tallur një polic me uniformë dhe nuk ngurroi të më shkulte flokët. Nuk pata kohë të ofshaja nga dhimbja dhe teksa rregulloja flokët e shprishur vetëtimthi, një grusht i thatë më goditi rrëzë buzës së poshtme. U ngula si i dremitur më bythë dhe vetëm gjaku që mbushi gojën më bëri të zgjohem. Me gjuhë ndjeva se një prej dhëmbëve të thyer po notonte në gojën e mbushur me gjak dhe pështymë. Po mpihesha, dhimbja nuk më kishte kafshuar të tërin, por poshtërimi më dridhte gjunjët aq sa nuk kisha më takat të çohesha më këmbë.
Qelia u mbush me fytyra të reja, ardhur vërtik aty ndërsa vetja më dukej si kavie mbyllur në kafaz tek vështrohej nga kureshtarë.
-Ky është skorpionsi që akuzo policinë për trafiqe? Le të freskojë surratin dhe silleni lart!-dha urdhër një mesoburrë me flokë treçerek të rëna, ndërsa unë ende nuk gjeja një pikë referimi ku të mbahesha e të çohesha për t’u treguar policëve se dhuna e tyre më kish rafinuar prej kohësh.
Më lanë vetëm një moment dhe mes përpjekjeve për tu çuar më këmbë ndjeva se dengu i gjakut dhe sekrecioneve në gojën time kishte gjetur një vrimëz ndërmjet dhëmbit ballor të thyer dhe buzëve e kullonte i qetë duke më përkëdhelur mjekrën me qime. Eca i trullosur në halenë përballë ku një mi i madh i ngordhur shtrihej për qejf aty prore, ndërsa çezma pa rubinet nuk pikonte asnjë gram ujë. Pështyva jargët e gjakosura, ndërsa dhembi i thyer përhumbi mes vrimës së zezë së nevojtores. Përdora duar, facoleta dhe mëngë për tu pastruar e direkt pas kësaj më shoqëruan drejt katit të dytë.
Ndalimi im i njëzetëetretë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës kësaj radhe ishte më serioz. Më kishin spiunuar tek shkoja i ftuar me disa pasaporta fallco në një televizion e dukej se këtë herë nuk kishte shpresa të më falnin. Pata folur pa doreza më parë duke implikuar edhe policinë e aeroportit dhe kjo e bënte dyfish të rëndë arrestimin tim.
Dhuna vazhdoi edhe më spektakolare në katin e dytë sepse procesverbalet e tyre paçavure ua grisa pa i firmosur. I rafinuar me poshtërsitë primitive të policisë shqiptare, unë nuk kisha çfarë humbisja. Arrestimet dhe burgosjet e tyre më kishin shkatërruar gjithçka: lejëqëndrimin në Londër, marrëdhëniet me familjarët, jetën private, financat e mia modeste, shoqërinë e vjetër e të re. Shumëkush më ishte larguar si të isha i infektuar nga ndonjë murtajë kolere, andaj llogaritë i bërë pa kompromise. Do luftoja ashtu i vetëm i nëpërkëmbur, i tallur, i poshtëruar, i dobët por kurrsesi i tjetërsuar…
Vura në përdorim tolerancën gjenetike, altruizmin, largpamësinë e i thashë vetes: Bëj durim!
Sot teksa bëj inventarin e gjurmëve të dhunës shtetërore mbi trupin tim, has shpesh në dy thyerje të hundës, një shembje krahu, një qepje koke, dy dhëmbë të thyer dhe traumë psiqike pa limit. Gjithsesi saga e torturave ndaj meje nëpër rajonet e policisë nuk më ka bërë aspak hakmarrës. Ndjej një lloj keqardhje për njerëzit me uniformë aq sa disa prej tyre tashmë të liruar ndërrojnë rrugë kur hasim përballë e unë i përshëndes thjesht për njerzillëk. Dhuna jo gjithmonë stimulon instinktet hakmarrëse të individit dhe pavarësisht rrethanave, shpesh i qëndroj në krah policisë edhe kur krimi bën kërdinë, edhe kur vetë ata dhunohen e vriten.
Vdekja e kryepolicit të Burrelit Musa Skura ishte e dyta në radhë brenda pak ditësh në Prefekturën e Qarkut të Dibrës. U sharrua nga plumbat e krimit vetëm disa orë më pas kur litari i varur në një trung peme i mori jetën 18 vjeçarit Drilon Dema në të njëjtin qark prefekture. I akuzuar, i dhunuar dhe i poshtëruar nga policia për vjedhje pulash, adoleshenti nuk mundej të jetonte më gjatë dhe si hakmarrje nuk ngriti pushkë mbi trimat e qelive, por i iku kësaj bote duke kalbur nën dhe plagët dhe egon e tij prej malësori. Në të dyja tablotë kemi polici-krim-polici të pleksura e molepsura si mos më keq aq sa herë-herë duken si pjesë e një trungu familjar e jo si dy bastione të kundërta që duhet të luftojnë mes veti.
Policia dhe polici pas viteve 90 u shkërmoqën keqas nga politikat e pozitës dhe opozitës.
Qytetari e shikon uniformën blu si mbrojtëse të privilegjeve të elitës politike dhe mungesa e dashurisë për të, kompensohet duke e korruptuar spontanisht. Si një institucion kushtetues dhe pavarësisht taksave që paguajmë, policia shqiptare mbetet magazina ku militantët e djathtë apo të majtë punësohen për hakmarrje, vjedhje votash dhe bërje pasurish. Polici i sotëm i abandonuar edhe prej familjarëve të tij për vonesë rroge, mbetet fytyra dhe imazhi i vërtetë i një qeverisjeje të krisur dhe të grisur nga allishverishet. Edhe kur sporadikisht puna e tij është e frytshme, prokuroria, gjykatat apo media ia shkërmoqin rrezikun dhe e shkelin me këmbë pa pikë përgjegjësie. Polici i sotëm kënaqet me rakinë dhe salcën e kosit që e përlan qyl te lokali përballë ndërsa dymijë lekëshi i gjobës së paprerë i mjafton të lumturojë fëmijët kur kthehet në darkë në familje. I zhveshur nga personaliteti dhe hierarkia e gradave, ky polic i gëzohet vendit të punës teksa sheh që papunësia ka shpartalluar këtë vend. U përgjigjet mitingjeve dhe servilizmit të eprorëve të tij politikë duke u kompensuar zyrtarisht me palaçollëqet në krye të detyrës si ushtrim dhune, korruptim ordiner, mungesë etike dhe estetike, arsimim të cunguar…
Policia shqiptare e konvertuar në shërbëtore jo të komunitetit por të komitetit qendror të partisë qeverisëse ka humbur impaktin e shërbimit bazë të saj.
Po shkruaj pa emocione dhe i ftohtë, jo çd kush nga ne dëshpërohet kur punonjësi i rendit dhe i antikrimit plagoset a vritet po nga krimi. Policisë së sotme i mungon dashuria dhe respekti për qytetarin dhe pavarësisht se qytetari paguan taksat e tij për uniformën blu sërish nuk ka mes atyre parave dashuri dhe respekt. E shikojmë policin si të huaj dhe nëse kërkon polici të rifitojë dashurinë tonë i duhet përpjekje sublime. Jo vetëm policit, por edhe politikës i duhet të sakrifikojë nga abuzimet e saj. Politikës së re sepse kësaj të vjetrës ia pimë lëngun këto 8 vjet.
Policisë së dyzuar që na sorollatet nëpër këmbë duhet t’i vijë fundi. Kemi një polici që të poshtëron e të vret dhe të njëjtën polici që e vrasin. Një polici pa personalitet që gradon punonjësin e saj jo mbi bazë vlerash karriere, por mbi nivelin e detit të vendlindjes tënde. Kemi një polici që nuk ka flamur në luftën ndaj krimit por drejtohet nga një flamur i krimosur nga përkuljet servile të rrezikshme.
Policia e sotme ka nevojë për kurajo deri sa fundqershori i këtij viti të ambalazhojë kalbjen e një sistemi të tërë. Ndaj mos u shqetësoni kur dëgjoni sirenat e alarmit tek oshtijnë rrugëve të Shqipërisë. Janë sirenat që policia shqiptare i ndez për veten e saj në vend të një kujeje, të një gjëme. Nuk qajnë dot. Nuk kanë as fuqi, as përkrahje, as naftë, as uniforma, as kompensime, as personalitet. E kanë përdorur keqas këtë polici. Nuk u duhet më. Paratë i nisën tashmë drejt Orientit. Një tjetër polici do ti mbrojë andej!
2./ Shënim i rëndësishëm
Beson në një rilindje edhe të policisë?
Pse jo, por me kusht që modeli i titullarit të mos jetë as si Luan Rama, as si Edmond Koseni, as si M(N)ul Noka e as si Igli Toska. Dua një polici, e cila me sjelljen dhe fisnikërinë e saj të jetë krah meje dhe kur unë shkel ligjin të mos më shkelë syrin, por të më prangosë. Dua një polici pa njolla vaji paidhaqesh mbi uniformë dhe pa njolla krimi në ushtrimin e detyrës. Dua një polici, e cila më burgos për tu rehabilituar e jo një polici meskine cinike që më shkatërron gjithçka ndërsa unë qytetari mezi pres t’i zë pritë e ta vras…
facebook.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
Dëshmi rrënqethëse ?
Apel shumë kurajoz ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html
Ti ja i papare o Bledo! Po nuk rrezohen kurvat vetem nga Ty dhe Mero Baze! Jane fuqizuar shume bubuzhelat e llojit Ramy and Company!
Reshfaqet lopcari Mane apo sic public enemiu i Saliu me analiza prej truthari. Ky hajvan ka ikur pêr lesh tê Edushkit
Ti je per te ardhur keq!
Ramy eshte bere tip turkofagosi alla-Sali ?
Ramy-iz gojori,prape po i le lopet pa ngrene dhe hyn ketu te komentosh?O nenprodukt i jashtqitjes se qenit,kur nuk te pelqen nje gazete,mos hyj atje.Ja per shembull une nuk hyj tek 55 e Fahri Paçe-pilafit sepse ka nivel te larte dhe nuk e kuptoj.Ti çdo qe hyn ketu?Ki parasysh qe dhe Titaniku shkoi per lesh per nje neglizhence te vogel,keshtu qe dhe bytha jote heroike mund te haje ndonje koke te madhe k”’ri ne ndonje fushe me miser kur te harrosh dhe dalesh hapur qe mbeshtet bishat ne pushtet.Ti lexoje shkrimin o kerme dhe po nuk je dakord thuaj cfare eshte gabim ne te.Une e kuptoj urrejtjen tende patologjike,sepse pasi ta futen gjyshin ne burg per masakrim pulash dhe ty te shkerdheu Sigurimi i shkerdhyer i xhaxhit duke te perdorur si spiun te fshatit,ty te duket se nje ish komunist i stazhionuar i konvertuar ne anti komunist pe letre,ka ardhur ne pushtet qe te te jape ty mundesine te shfrysh mllefin 50 vjeçar.O taleban pa dhembe,shko fillo dhe mblidh kanoçe kur kullot lopen anes autostrades sepse babai yt shpirteror dhe 5 muaj eshte ne krye pastaj do ngordhesh urie si krimbat e nje haleje te braktisur.
Ti Ramy,mè qudit,po mè qudit shumè.Nè 5 fjalè,3 i ke “lopçarè,trutharè,lesh”.Po ti mor bir njeriuuu(?) nè cilèn nga kto kategori hyn??
Tè them si e mendoj unè:Ti je bir lopçari,qè ka mbarsur njè trutharè dhe ke dalè ky leshko qè na komenton!
Mund tè jetè dhe mè keq,na shkruaj,do tè qajmè hallin!
Ej Bled djali shume kerkon!polici pa njolla vaji paidhaqesh mbi uniforme,po dhe goten e rakise kerkon te ja heqesh!nga ana tjeter shefi i madh Sali i ka hequr naften e makines,pra si perfundim si do munden policet te vrapojne pas hajduteve,apo krimineleve nese nuk kane karburant(e kam fjalen per rakine)e si mund nje qytetar te perballet me nje polic,kur ky i fundit te mos mbaj era qen…
rrealitet islamik,njeriu ka vleren e nje arapi si ne Pakistan…..
fundja kete e meritoni,popull zoulou……..
Ne ne familjen tone te GREQI kemi si praktike pune inçestin pas buke.
Ne fakt Bledi meriton fiks kete qe ka gjetur. Me i lumte dora atyre policeve…
Do bashkohesha me shume deshire me miresine qe tregon blendi, por sot me a ndaluar policia per nje arsye qe asnjehere nuk mu tregua, kisha kaluar me portokalli ne semafor- nuk diskutova pasi e repektoj ligjin. Nderkohe shume te tjere “te forte” kalonin me te kuqe dhe policet-tre prej tyre-qe ishin shume te zne me mua benin sikur nuk i shikonin. A mund te jem i meshirshem? Jo me shume zemer uroj qe ato pare qe e vune gjobe ti bejne ilace kanceri os leucemie per vete dhe familjet e tyre shkerdhata qe jane mesauar te jetojne duke zhvatur.
Bukur .Ke mendje te holle ne pershkrimin e policise tone
Mane kujtova ne rreshtat e para se mos te kish rrahur policia kohet e fundit,,se ti sigurisht kete pret si “disident” dhe i persekutuar i ketij “regjimi diktatorial”,,hahaha,harrova o i biri i Sekretarit te Komitetit te PPSH te Permetit,qe ti je marre me trafik qeniesh njerezore.Ty te takon te jesh deputet i PS,,,i ploteson kushtet.Prejardhja e “shkelqyer”,kontrabadist ordiner po e po,kundra “diktatures Berishiane””po e po,,,ty te takon te jesh kandidat per deputet ne Permet,atje e ka te sigurt fitoren PPSH,si gjithmone.
ben qikago, sa dollare ke paguar qe ike ne usa. pash zotin na trego. fajin e ka bled trafikanti qe te coi atje dhe ala nuk je ftilluar. nuk te pyta lale, i morret rrogat e dhjetorit ju te shikut se o bo krize e madhe
Burri im dikur punonte ne Rinas dhe per kete shkak e njeh mire z.Bledi. Sic e ka pranuar dhe vete z.Bledi, ai ka trafikuar njerez me dokumente fallco sa eshte lodhur. Nder keta njerez te trafikuar, sigurisht qe me shume se gjysma, kane qene femra qe niseshin ne Perendim per tu shfrytezuar si prostituta. Sot Bledi shkruan artikuj ne mbrojtje te jetes se femrave. Mire ben, tregon qe ka bere kthese.
Gjithashtu Bledi ka patur edhe huqe te tjera te keqija. P.sh. po te te njihte sado pak, te kerkonte menjehere leke borxh. Dhe po te beje gabim e t’ja jepje, nuk behej fjale ti merrje me leket e tua mbrapsht. Mendoni tani sikur ky Bledi, pasi te kete fituar pushtetin Edi Rama, te behet p.sh.minister. Mendoni se cdo bente Bledi me borxhet nga individet si dhe me leket e shtetit.
Nje problem tjeter qe ka patur Bledi ne ate kohe eshte se kishte parazite, morra. Kur pinte, Bledi tregonte vete qe kishin qene duke e perjashtuar per pak nga shkolla sepse kishte parazite. Shpesh here ne ate kohe Bledi i qethte floket tulle sepse nuk i largonte dot ndryshe parazitet.
E fundit qe dua te them eshte nje pershkrim i fotos se vendosur ne krye te editorialit. Po ta shikoni me vemendje, kuptohet menjehere qe Bledi ka filluar te bjere ne dashuri me veten e tij. Ka filluar ti hyje vetja ne qejf, ti duket vetja i zgjuar, konkurrent me Meron po se po, por edhe me Berishen e me Ramen. Se fundmi shikojini mjekren: a nuk duket si shenje psikopatie (ju kujtoj mjekren e Hapsburgeve)?
Kjo nuk eshte hera e pare qe e postoj kete koment. Do ta nis me dhjetra here, derisa ju te Temes te ma shfaqni komentin. Ju lajmeroj qe nuk ka asnje fjale fyese apo te genjeshtert. Quhem Uarda Vasili dhe jam gati te perballem kudo dhe me kedo. Prandaj shfaqeni komentin sepse ndryshe nuk do te keni te drejte te shani Berishen per te njejtat gjera.
Koment shumè i ulèt moj z.U.Vasili !pèrballu me vetveten
moj e gjorè lèri thashe-themet jemi nè 2013 nuk i thuhet
tè bardhès ngjyrè e zèzè ,burri im -burri im-burri im mè
duket se bashkshortit tènd nuk i punon vegla qè me ta
mbyllè ,hajt me mend nè kokè moj zojè ditè tè mbara.
Nga emri me dukesh shume seksi Uarda, meqe burrin e ke ne rinas e ke kohe te lire e te tepert, te garantoj qe do gjej menyren te te dhuroj paqen e munguar…
BEN dallkauku. Ta kam thene qe Koumunizmi duhet lavedruar se 99% te funderrinave si ju, hajdutet dha anti-kombetaret i shpartalloi.
E keqja eshte se beri gjysem-njerez edhe shpellare si Sali Berisha. E keqe e pafalshme.
o BEN BAJGAJ ,cfare nuk te pelqeu ne shkrimin e mesipert ,ai as nuk shan saliun as edi ramen ,shpreh vetem nje deshire dhe nuk ka pak te drejte por shume ,ik mblidh ndonje bajge atje ne bajgaj.
besoj se para se te beje nje artikull duhet te ishe interesuar ndopak per institucionet e policis… eshte nje zyre qe quhet Sherbimi i Kontrollit te Brendshem qe kontrollon policine, dhe eshte teper funksionale. dhe gjithashtu ka nje zyre tjeter ne ministri qe kontrollon kete Kontroll te Brendshem.
Policia e shtetit nuk eshte poshte prej njerezve qe zbatojne detyren, por prej mungeses suaj te qytetarizmit. Ju duhet te paraqiteni dhe te denonconi raste te tilla (nese veretete kane ndodhur, qe e dyshoj).
Arber,ja fut kot.Zyra e Kontrollit te Brendshem qe kontrollon policine,eshte nje zyre jo funksionale.Drejtori i ri i Sh.K.B-se,i emeruar nga Z.Noka eshte Kuksian,si Titullari, dhe ka perjashtuar nga Sh.K.B-ja funksionaret me eficente te saj,ne Korce,Vlore,Fier etj.Faji i vetem i te cileve ishte se kishin arsimin perkates dhe ishin te pakorruptuar.Gjithe sa tregohet ne shkrim eshte reale,Policia eshte ne ate gjendje se ashtu e do politika,dhe jo mungesa jone e qytetarise.Ku te denoncojme te policia!!!Po a nuk tha D.P.Policise dje se do ti ndeshkojme ata police qe nuk marrin denoncim!!! pse se marrin!!!
lale, e ke fjalen per ne Shqiperi ti kur pyet per kete institucion qe “kontrollon” policine? S’ka nevoje hic te thote Bledi me fakte; s’besoj se ka shqiptar qe ka pike respekti per (me keqardhje e them) ata qe quhen “zorraxhinj” nga popullsia. Pa e hapur gojen fare polici, qe na paraqitja duket si fshatar i sapozbritur, teksa i sheh te shpartalluar dhe aspak autoritare. Ik more mbushu me keto qe shkruan. Kur thua “mungeses suaj”… zotrote ku jeton? Nese jo ne Shqiperi, mos fol nga maja e thanes… s’te lene as mizat
Edhe pse duket E PABESUESHME ku jemi katandise SHPRESOJ qe nje dite edhe ne do te behemi NJEREZ.Komplimente si gjithmon trimit BLED MANE.
Njeriun e ben shteti te sillet si njeri or mik.Nqs zbatohen ligjet,atehere dhe ai shqiptari me koketrashe rri drejt.A do ti hidhje ti plehrat ne rruge nqs rrezikon nje gjobe 100 mije leke??A do ta prisja une pemen nqs rrezikoja 2 vite burg??A do te merrte rryshfet polici nqs rrezikon burgun??Moszbatimi i ligjit sjell anarkine,ku shpesh here njerezit sillen si kafshe.Peshku qelbet nga koka.Kur koka bie erë,atehere ç’pret per me poshte?
S’na duhet nje polici per policine,por na duhen burra qe te punojne per Shqiperine.Shkrimi ne pjesen derrmuese, paraqet pamjen dhe gjendjen reale te struktures policore Shqiptare.Z.Mane fatkeqesisht mendoj se nuk mund te “Rilindje”te policise Shqiptare,ju vete e thoni qe modeli i titullarit te mos jete si ata qe ju keni cituar!
Nuk mund te kete rilindje,perderisa “Kryerilindasi” Z.Rama eshte prototipi,homologu, siamezi i z.Berisha.Strukturat e tyre politike jane pjese e te njejtes “monedhe” qe ne populli Shqiptar duhet te heqim nga qarkullimi.Shqiperia sot ka mjaftueshem potenciale intelektuale te cilat jane plot energji pozitive,per ti sherbyer ndryshimit ne Shqiperi.Nuk vjen rilindja nga PS,por nga forcat e reja politike qe kane dale ne skenen Shqiptare.Ato mund te bejne ndryshimin
Nuk eshte cudi qe PD dhe PS pas 23-Qershorit te tmerruara nga vota popullore te bashkendajne pushtetin (a nuk e beri L.S.I)dhe atehere do kuptojme qe sa keq jane tallur dhe na kane mbajtur peng 22-vjet.
Ti je njèsh!
“Polici kènaqet me gotèn e rakisè dhe salcè kosi nè lokalin pèrball”.Kam 20 min.qè e kam lexuar dhe vdiqa sè qeshuri(èshtè pèr tè vènè kujen).Polici ,nè orar tè punès,me raki nè dorè….pastaj del do kapi *kriminelèt*.Dhe nuk di çfarè tè bèj robi i shkretè.Nè festimin e Pavarèsisè nè VL ,takuam njèrin prej tyre,administratè ,do prisnin shokun Berrrrisha.Ishte surreale ajo qè tregonte.Kishte 5 karta identiteti nè xhep,i duhej tè firmoste dhe pèr tè tjerèt.Nuk di çfarè tè thuash,i ke thènè tè gjitha.Di vetèm tè them qè nqs ndokujt i èshtè dhènè mundèsia ,tè jetè jashtè ktij shteti(?)dhe tè punoj andej i veshur me uniformè,qoftè dhe si vullnetar civil,ktu asqè e kupton ktè realitet dhe asqè beson qè do ketè ndryshim ndonjèher.Unè jam kjo kategori,refuzoj tè kuptoj,tè pranoj,dhe tè besoj se do bèhet diçka.
Respekt atyre njerèzve ,qè vdesin vetèm pèr 450 mijè lekè tè vjetra,pa naftè,pa mbrojtje,shumè herè tè shitur dhe nga kokat qè janè eprorèt e tyre por nè tè njèjtèn kohè janè dhe kokat e krimit,si gjithè ky pushtet qè qeveris.
Respekt dhe atyre ,qè me 2 mij lekshin e vjetèr lumturojnè fèmijèt,atyre qè si thua ti ,janè braktisur …pèr vonesat e rrogave.
Kurse ti,B.MANE,kujdessss,kujdessss sillu mirrrr,se kto qè ke shkruar sonte,tè çojnè nè gines si tè.. pandehur….vagabond,guzon me u tall me Nulin,ai ka bèr zap dhe dhitè nè mal,jo ty nè trotuar.
Ti Vrimanika je nje fshatare e trashe qe nuk te gjendet shoqja. Po pse moj Vrimanika, ne vend qe te japesh komentin tend, ben copy paste artikullin per te dyten here?! Kaq fshatare jeni te gjithe ju kuqot?!
Uarda,sepse èshtè e drejta ime–quhet liri mendimi dhe liri e fjalès,shtypit tè lirè.Ka dhe ca funksione tè tjera letrare,pèr njè qè di tè lexojè.Po ti ke ngelur te shkrim-kèndim,nuk ja vlen as tè lodhem.
Uarda,ne jemi tè gjithè fshatarè,kurse ti je vèçoria,je akoma te shpella.
Uarda,tè gjitha fjalèt qè pèrdor,pèrfshi dhe shtrembèrimin e emrit,trego se çfarè je.Shkruaj gjithmonè tè lutem,se kèshtu dimè qè idjotèsia nuk ka fund!
e URANDA LUM SI AI BURI JOT QE TE KA TY DITEN ME KOMENTE NE FESBUK NATEN TEK SEMOFONET PER TE GRUMBULLUAR PARE PER BUK.Eke bere gojen si dy vrimat e poshteme te trupit kur jane me ato e kur i ze diareja.
Ore, Ivani i madh ,po a tu mbyllte or burre ,me te vertete beson ti se ka burre (jo ne shqiperi por ene ne bote) qe mban per grua nje si Uarda ,te rreka mendja ty mor lali ,lexoi komentet e saja dhe nuk ka nevoje ta imagjinosh se ç’pamje do te kete ,shume shume (ketu po toleroj pak si shume) deri tek Laja (sekretarja e partise) e drames teatrale “Kulla e Barit” as burre e as femer !!!!!!!!!
Me vjen shume keq qe e jepni epitete policise se shtetit, nuk mund te njollosni policine e shtetit me disa persona qe nuk kane lidhje me policine e shtetit,qe kane hyre per te perfituar dhe kane marre grada qe nuk i meritojne, prandaj perkrahni policine e shtetit ajo eshte organizate e madhe dhe ne gjirin e saj ka djelmosha te perkryer ku prej tyre kane dhene dhe jeten e tyre ne krye te detyres, nuk mund ta urreni policine pse nuk doni sali berishen dhe pushtetin e tij,Policia eshte institucioni me i persekutuar ne shtet e cila ka nje rroge infermieri dhe askush nuk do tia dije per te, eshte ne pune nate e dite me orar dhe pa orar, edhe kur te vish ti zoteria qe ke shkruar ne pushtet duhet te punosh per ta permiresuar gjendjen e policise ,por kam frige se edhe ju dhe partia e jote do ta harrjne nje gje te tille.
Dani. Ajo nuk eshte polici e shtetit,eshte polici tashme e PD-se e neser e PS-se.Nuk jane disa persona por eshte e tere hierarki militante,per te mos thene se nje pjese e saj eshte e lidhur,me trafikante te llojeve dhe permasave te ndryshme.Keshtu e duan dy forcat politike te ketij niveli qe tu bindet atyre.Nuk e duan te shendoshe armen e policise,se i con te
” 7-Penxheret”pastaj.Nuk mund t’ja japin luksin te zbatoje ligjin,pasi do tu dilte “kallaji” dhe do ti shihnim ashtu sic jane te “zinj teper te zinj”, dhe jo ashtu si hiqen.
hahahaha @tourkofagos qe e trajton artikullin nga ana fetaro kulturore, @Ramy dhe @Ben Chikago qe e trajtojne nga kalaja e Berishes… sepse kam pershtypjen qe keta diskutante jane personazhe te krijuar nga gjeniali Mero Baze per te ndersyer debatin mbi cdo artikull
Ramy…sot nuk ishe shume vigjilent ,ke shkruar i treti ,kete nuk do ta fale Visho Ajazi kot nuk te paguan.
Ne daten 1 Shkurt do maresh 100 Leke me pak nga roga.
Kurse ben Chicago ka per te mare 300 leke me pake se ka shkruar i teti.
Ramy mund te te nxjere nga ky siklet qe ke rene.Justifikoheshthuaj se sa kalova nga nje faqe tjeter Merua e botoje me shpejt se cpritej se 21 minuta ke diference nga i pari .
Kurse Ben Chiago i ka hak tja presi rogen se ka 57 minuta diference.Per Benon nuk mund te gjej justifikim,po le ti mare nje shenim mamit se ishte pak pa qejf.
e ke qare Bledi… nuk kam ca te komentoj me shume. respekte
artikull perle
Kjo qe Mane shkruan dhe pohon eshte emblematike per policine tone.
Por prape uniformiteti i shembujve djathtas me ata majtas duket si
nje lloj mburoje per reagimet e djathta.
Eshte fakt, se kur socialistet morren pushtetin, nuk egzistonte asgje
prej gjeje.
Ata e ringjallen policine dhe e vune ne binaret e ligjit.
Ka stonuar ndonje drejtues? Edhe mundet, por policia ne kohen e PS-se
ne pushtet, tregoi cilesi qe sot duken vite larg ligjit dhe profesionalizmit.
Ndoshta mund te kete egzistuar kontradikta, drejtues i dobet institucioni dhe polici profesionale, por sot, sot kur kane kaluar shume vite nga 91, apo 97, kuadrot, sjellja, profesionalizmi dhe etika e policise shqiptare eshte po aty.
Nje hap para dy mbrapa.
Shteti dhe policia jane vene ne sherbim te Valiut Salih, ne çdo aspekt, dhe reformimi salinian i policise i sherben vetem qellimit final te Mullahut: Fitorja me çdo kusht e zgjedhjeve.
Agim Sheha e Bashkim Gazidede te rinj duken ne horizont, dhe krimi mbulon gjithe Shqiperine.
Lejtmotivi i policise, me sherby dhe me mbrojte qytetaret, me respektu dhe mbrojte ligjin eshte vetem nje enderr e qytetareve dhe e shtetasve shqiptare, te cilet me taksat e tyre mbajne ne kembe ate.
Transparenca,profesionalizmi, veprimi dhe depolitizimi i policise dhe kuadrove te saj jane shume larg nga te qenit te tille, si punetore te ligjit.
Ne fakt, kjo eshte nje teme e nxehte, prekese, qe lidhet me mbarevajtjen normale te jetes.
Mane e ka kapur ne thelb problemin dhe e trajton ate me ndjeshmerine e nje qytetari qe kerkon polici qe te sherbej, qe te mbroj, qe te respektoj dhe zbatoj ligjin.
Detajet qe ai perdor per te portretizuar policine, fotografia qe ai i ben policise sot, eshte e ngjashme si dy pika uji, me ate te policise se Mullahut Salih athere President, ku zhgarravina sharlatane, qe binin era hudhra dhe raki ishin pasqyra e nje republike bananeje.
Ky shkrim nuk eshte per te majte dhe te djathte, ky shkrim thjesht eshte nje kujtese per qytetaret e vertete shqiptare, te cilet e duan ligjin dhe zbatimin e tij, dhe qe mbi te gjitha duan nje polici te depolitizuar, dinjitoze dhe te afte profesionalisht.
Ata nuk duan kuadro policie qe flene me Kurhan tek koka, te paafte, zagare te padronit politik te rastit, por njerez, qe profesionin e policit e konsiderojne detyre dhe nder.
Ky ishte nje rast i mire, qe njerezit patriote, racionale, shqiptare, qytetare te denje te shpreheshin te interesuar dhe te mbeshtesnin idene dhe kembanen e shkrimit.
Por fatkeqsisht ne kete forum ka edhe gjallesa primitive pseudoshqiptare, pseudopatriote, injorante dhe plehra, qe nxitojne pa lexuar dhe kuptuar shkrimin te anatemojne dhe shajne artikullshkruesin.
Problemi eshte se po ti besh pedigrene Hajrive te forumit, nena, baba dhe akoma me pertej, jane nje turli kontributi ne lindjen fizike, besimin dhe formimin e tyre etiko shoqeror.
Pedigreja e tyre keta i tregon turkumarnautumarabumpitekum.
Keta thjesht jane krimba toke, qe ne drite te diellit vdesin.
Oh cta paskan bere mire mor mistrec i ndyre….tamam mane ziu…njesoj jen te gjithe bythjashtet me edushke,mero e co…
Edhe une do te deshiroja nje polici ndryshe qe se pari te ruaj rendin,te mbroj qytetarin,pastaj te mbroj pushtetarin.Por nje polici sic e kemi ,mbron vetem pushtetarin.Si eshte katandisur policia me polic pa pik personaliteti qe kur i shikon te vjen turp , te duken sikur jan lipsar, e jo perfaqsues te shtetit.Edhe ate uniform qe kan e mbajne pis ,duken si zhele,pale per komunikimin qe nuk i mer vesh,duhet nje perkthyes.Eshte mbushur policia me persona qe nuk jan as 1.5m.Turp per shtetin ton.
EDMONT KOSENI ZGJIDHJA PER POLICINE…..AI JA KENDON KENGEN KRIMINELEVE… ME MUZIKE I FUT BRENDA… SOT E KESAJ DITE SHTETI NUK E RIKTHEN NE DETYRE EDHE PSE KA FITUAR GJYQIN DHE KA NJE VENDIM PER RIKTHIM NE DETYRE. PYETJA ESHTE E THJSHTE PERSE NUK KTHEHET EDMONT KOSENI NE DETYRE? PERGJIJGA NUK ESHTE RETORIKE POR REALISTE: SHTETIT NUK I INTERESON TE VEDNOSI REGULL DHE QETESI. SHTETI ME ANE TE KLANEVE TE POLICISE (NJEREZ TE PANDERSHEM) BEJNE TREGETINE E DROGES. ANTARE TE FORCAVE SPECIALE NE DETYRE OSE ISH EFEKTIVE JANE KTHYER NE VRASES ME PARA. SI NUK PASKA BYTH SHTETI TE BEJE ZAP LAZARATIN. JO ATA NUK DUAN SEPSE DROGA E LAZARATIT KALON NE DUART E FLAMUR NOKES….DHE TE NDONJE TJETR POLITIKANI… TE VIJE EDMONT KOSENI DHE I QEROJNE HESAPET KETA LEGENAT
Kerkoj ndihme nga njohesit dhe dashamiresit e kesaj policie:
Para 6 muajsh me bllokuan patenten me te drejte, ndonese marredhenia me policet ishte pak a shume ne nivelet e asaj qe pershkruan artikullshkruesi.
Kjo marredhenie vazhdoi edhe ne Komision ku nuk me dhane asnje dokument zyrtar per gjoben e paguar dhe bllokimin e patentes pamvartas insistimit tim dhe habise se si ka mundesi qe nje zyre shteti te mos te jape te pakten nej fature per pagesen e bere.
Me perzune nga zyra. OK se s’kisha c’beja…
Tani kam nje problem:
Ne komisariat nuk gjejne patenten ne dosjen time.
Si i behet?
Mirepres cdo sugjerim.
Patentes!Patenta juaj mund te kete mbetur ne xhepin e policit qe ju ndaloi,dhe mund te jete lare bashke me rrobat e tij ne lavatricen e tij familjare.Per tu pajisur me patente te re ju duhet te paraqiteni prane Drejtorise Rajonale te Sh.Kontrollit mjeteve,pasi aty ndodhet dosja juaj dhe Patenta eshte e arshivuar dhe nuk mund te humbase.Mos u lodh kot prane policise,se kane “halle” te tjera ata.
Bledi a ka ne Shqiperi nje polici te tille;a do te kete,te pakten,ne 20 vjetet e ardhshem?
une jam dakort me ato qe shkruan blendi. por desha te shtoja qe dhuna qe perdor pilicija eshte e pa nevojshme dhe e pa justifikuar.Por autoriteti i policise fillon nga uniforma dhe mbajtja e saj.EDHE çoban te jesh te duhet uniforma , e jo policia e shtetit, qe duhet te perfaqesoje te gjithe popullin, dhe jo ca te nenes e ca te babes.NE kerkojme nje polici qe kur edi rama te behet kryeminister te RESPEKTOJE nje lloje edhe UARDEN, BEN çIKAGON SI qytetar te barabarte. TE barabarte perpara ligjit e jo sipas bindjeve politike.