Vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve, qeveria shqiptare ka lidhur një kontratë të re me kompaninë konsulente “Paton Boggs”, e përfolur në jo pak raste kohët e fundit, dhe jo vetëm, për shumat e mëdha që përfiton.
Kontrata, një kopje të së cilës ka mundur të sigurojë “Top-Channel”, duket se ka ngjyrime të forta politike për nga kushtet që ka kërkuar qeveria shqiptare dhe që ka pranuar të realizojë “Patton Boggs” në një vit elektoral.
“Patton Boggs” angazhohet që në vitin 2013 të lobojë në sallonet e politikës amerikane për qeverinë shqiptare, të sigurojë intervista pozitive të zyrtarëve shqiptarë në mediat amerikane, t’i trajnojë ata për këto intervista, të ndërhyjë në media përpara se ato të publikojnë lajme kritike për qeverinë, si edhe të siguroje studime pozitive për arritjet e qeverisë nga universitetet dhe institutet më në zë të Amerikës.
Marrëveshja
Në 7 dhjetor të vitit të kaluar, qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje lobimi me kompaninë amerikane “Patton Boggs”, me të cilën ka një marrëdhënie prej disa vitesh.
Më sakkë, bashkëpunimin e parë palët e kanë realizuar në vitin 2008, me privatizimin e “Armo”-s. Në Shqipëri marrëveshja e re nuk është bërë publike, por “Top Channel” ka mundur të zotërojë kontratën e plotë, e cila parashikon lobim deri dhe për intervistat e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në mediat amerikane dhe madje ndërhyrje të kompanisë sa herë që këto media kanë lajme për Shqipërinë.
Marrëveshja e firmosur mes Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja, dhe Eduard Newberry, një nga partnerët e “Patton Boggs”, parashikon në detaje shërbimet e lobimit që kompania amerikane do të kryejë për llogari të qeverisë shqiptare, në një vit shumë të rëndësishëm për mazhorancen, një vit zgjedhor.
Sipas saj, ato do të shtrihen në katër fusha kryesore. Fusha e parë është avokatia ligjore dhe ekzekutive, sipas të cilës “Patton Boggs” do të punojë për të siguruar dhe thelluar mbështetjen e qeverisë amerikane për Shqipërinë.
Kompania merr përsipër të lobojë në Kongresin dhe Senatin Amerikan dhe madje të promovojë arritjet politike dhe ekonomike të Shqipërisë në institucionet dhe administratën amerikane.
Fusha e dytë është ajo e këshillimit dhe mbështetjes së OJF më të mëdha amerikane që publikojnë raporte për Shqipërinë, duke përfshirë këtu “Freedom House”, Universitetin e Harvardit, Institutin Kato dhe shumë institute të tjerë studimore.
Kryeministri Berisha, jo shume ditë më parë, iu referua pikërisht një studimi, te cilin e prezantoi si produkt të “Boston Consulting Group”, që promovonte arritjet e Shqipërisë në ekonomi, si vendi i katërt në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët.
Paketa e tretë e shërbimeve lidhet me zhvillimin ekonomik dhe promovimin e investimeve. “Patton Boggs” do të kërkojë mbështetje financiare nga institucionet botërore të financave dhe do të përpiqet të arrijë mbështetjen e qeverisë amerikane për projekte të ndryshme investimesh që identifikohen në Shqipëri.
Pjesa e fundit e kontratës lidhet me imazhin e qeverisë shqiptare. “Patton Boggs” do të ndërhyjë pranë mediave amerikane për të siguruar hapësira intervistash për zyrtarët e qeverisë shqiptare gjatë vizitave të tyre në Shtetet e Bashkuara.
Gjithashtu kompania do përgatisë dhe trajnojë përfaqësuesit e qeverisë shqiptare për intervistat që do japin në këto media sipas praktikave më të mira të komunikimit thuhet në kontratë.
Në fund kompania merr përsipër të monitorojë mediat amerikane dhe madje të ndërhyjë sa herë që në to do të ketë raportime të rëndësishme për Shqipërinë.
Nuk është e vështirë të kuptohet se marrëveshja e re e lidhur mes qeverise shqiptare dhe “Patton Boggs” është një kontratë që përveç lobimit në sallonet e politikës amerikane, merr përsipër edhe paraqitjen e mirë të zyrtarëve të mazhorancës, kurimin e imazhit te tyre, ndërhyrjen për lajme pozitive për qeverinë dhe po ashtu, ndërhyrje në media për injorimin e lajmeve kritike, vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Kush është “Patton Boggs”?
“Patton Boggs” është një emër i njohur për publikun shqiptar. Vetëm në formën e kontratave të lobimit ajo ka marrë nga qeveria shqiptare qindra mijë dollarë duke filluar nga viti 2008.
Behet fjale për kontrata që variojnë nga 200 mijë deri në 300 mijë dollarë në vit, vetëm sipas shifrave zyrtare.
Por, paralelisht, kjo kompani ka qenë dhe konsulentja ligjore thuajse në të gjitha privatizimet më të rëndësishme në Shqipëri.
Dy më kryesorët janë ai i “ARMO”-s dhe kompanisë “Albpetrol”, i pari i etiketuar nga opozita si i dështuar, ndërsa i dyti tashmë i pranuar nën zë dhe nga vetë qeveria si i tillë, apo të paktën si problematik.
“Patton Boggs” ishte kompania që certifikoi ekzistencën e garancisë së ofertës në rastin e tenderit të “Albpetrol”, e cila tashmë dihet që nuk ka mbërritur në arkën e shtetit shqiptar.
Qeveria shqiptare ka kërkuar zyrtarisht prej gati dy muajsh ekzekutimin e 85 milionë eurove nga banka ku pretendohej se ishte garancia por paratë nuk mbërritën.
Çështja, me gjasa mund të shkojë në gjyq, por rikuperimi i parave duket gjithmonë e më shumë mision i pamundur.
Ne rast suksesi, “Patton Boggs” përfitonte një bonus shtesë 22 milionë euro, para shtesë këto nga ato që kompania konsulente merrte nga kontrata e firmosur./TCH
Kjo ishte shume interesante dhe te gjithe Shqiptaret ishin duke pritur me interes te pashembellt se kush do ishin pikat e mbajtura sekret nga qeveria.
O sa dollare kemi per te paguar o njerez kjo na duhet neve qe paguajme faturen a ka mundesi te na e tregoni apo mbas zgjedhjeve behet trasparenca
Sa na ka kushtuar kjo fotografi vëllezër?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html
Duke qene se kane ngelur akoma pallavesher qe kalojne ne orgazem nga britmat e Saliut, hallall e kane vuajtjen dhe borxhet qe ky u le.
… e thene pak dhe sakte!!!
Kjo eshte nje kompani shume e rrezikshme per mashtrime. Detyra e saj eshte qe te zezen e qeverisa a beje te bardhe. Cdo gje negative qe do te thuhet per qeverine kjo qeveri, do ta mbulojne me ganityre qe te mos duket. Vit shume i veshtire per zgjedhjet kete vit. Kjo kompani eshte shume e shtrenjte dhe do te genjeje shqiptaret sa te munden me shume. Do te genjejne boten dhe Ameriken per ta paraqitur sa me te paster qeverine qe kur Saliu ti vjedhin zgjedhjet tu duket e besueshme qe me te vertete populli e ka votuar kete hale partie.Paguajne shqiptaret pse te mos tallen me popullin e varfer.Cfare do qe te beje kjo kompani per te genjyer boten dhe shqiptaret ne Shqiperi nuk i ha njeri me genjeshtrat dhe nuk e voton njeri me. Problemi eshte se ai do ti vjedhin zgjedhjet prandaj i duhet kjo kompani per te mbuluar skenarin e tij te ndyre te vjedhjeve. Populli duhet te veje i gjithe ne votime qe sado te vjedhin Saliu nuk ka cfare te beje me me gjithe ato votime.
Ne kete rast kemi me nje shkelje me te dyja kembet te ligjit mbi shperdorimin e taksave. Opozita e ka tani ne dore nje fakt real qe eshte i pakundershtueshem per abuzim me leket e taksapaguesve dhe duhet te kerkoje sa me shpejte denimin e pjesmarresve.
Nese nuk e ben kete gje dhe tani opozita atehere nuk e meriton te lerkoje votat e njerezve sepse nuk mund te mbaje dot premtimet e bera.
Kjo kompani eshte thembra e akilit qe mban gjalle akoma mobsterin e tropojes.Nqs behet ndonje kontroll financjar ne llogarite e ketyre konsulenteve fantazem te gjithe do futeshin ne burg me mua.
Edhe arqita berisha eshte filiale e patton leshit ne neverlandin me emrin albania.
Kshu ka lezet – mileti paguan qe saliu te ngelet ne pushtet. Mos harroni t’i porositni edhe nje karrige te re per zyren!
A DO TE VIJE NJE DITE QE KETO PARA TE TAKSAPAGUESVE SHQIPTARE T’U KTHEHEN ATYRE ? sHPERDORUESIT E KETYRE PARAVE , TE FUTEN NE BURG ! nE BURG DHE VETEM NE BURG !
Prokurorija cfar ben? si i ruan parât e popullin?
Shume gje e mire.Drejt,lobim por jo vetem me leket e Qeverise,,,por edhe nga lobi shqiptaro-amerikan me qellimin e vetem per te mos lejuar Bllokmenet e rinj te kthehen ne pushtet.
Sa bajate, akoma me duar te pastra ju katnaret e Sales? Yshhni o dhiare
Or po jepi, koja nonen. Baji rrush e kumblla paret e shqiptareve. Kur ke gjet budalla, kojua nonen…
sali ne pritem me dy gishta larte se cdo na sjelli demokracia jote po ti na befasove per shshqiptaret me nji gisht , athere gishtin tjeter fute ne byth
ANALIZE : Askujt si ha palla per te lobu mireqenin krim Berisha !!!
Problemi asht qe keto para po shkojne zyrtarisht per ti mbylle gojen njerezve me pushtet ne Amerike kur krim Berisha ti vjedhe e ti beje fakt te kryer zgjedhjet e tija.
Nje e ka ne Europe – OSBE – e nje ne Amerike – Pat Boksat – !!!
shqiptare shtermgoni rrypat.
Une kam nje mendim : Mos paguani taksat. Sa per te shku taksat poshte e perpjete me
mire mos i paguani fare.
Demokracia e Shqiperise dhe e gjithe botes ka mbetur ne duart e poshtra TE ketyre grupeve ne Amerike ;KJO na tregon edhe me shume qe BE nuk ka asgjo ne dore per integrimin e SHqiperise ,pra FYLE me shoket tij llapin dhe vetem rrenjne per tre ligjet!
Lejimi i këtyre të quajtur lobe, por që janë anti shqiptarë të mirëfilltë tregon për mendimin tim dy gjëra:
1- Se Berishën e mban në pushtet mbështetja amerikane dhe
2- Se qeveria amerikane nuk e pjerth fare Shqipërinë, ndryshe do u kishte dhënë një mësim këtyre hajdutëve të lekëve të fukarejëve shqipëtarë, të cilët duan të përjetësojnë diktaturën fashiste në Shqipëri,
Kur i themi dhe i theksojme NE, “te vegjlit” komentues te halleve te medha te vendit, pak na i marrin parasysh, ose i marrin aq sa per te qemtuar DISA tema dhe argumente shtese per shkrimet e tyre. Mire qe i thote DASH-i (Dep.Amerikan i Shtetit) qe te bindet QORRJADA shqiptare, se cfare fashizmi ka instaluar Salih Berisha.
Duke vozitur ne facebook, e pashe kete shenim te AMA-s dhe thashe ta ripublikoj si ANTIKOZMETIKE kunder Berishes dhe per cfare shkojne parate tona.
“Uashingtoni ka kercenuar hapur Sali Berishen ne nje leter te fundit qe i ka derguar DASH kryeministrit ne kuader te tjetersimit te lekures se tij politike, nga njeri i stabilitetit rajonal, ne nje destabilizues me tone nacionaliste e fashiste. Burime te besueshme i thane agjencise AMA-News se letra i eshte dorezuar kryeministrit ne dore nga vete ambasada e SHBA, ku i kerkon dhe terheq veshin qe te jete i kujdesshem, te mos fshehe krizen ekonomike dhe varferine ne vend duke hapur teza nacionaliste per bashkim kombetar dhe per carje te Ballkanit nepermjet destabilizimit. Burimet shtojne se ne leter i kujtohet Berishes hapur se po behet ne nje njeri me tipare fashisti, qe flet si fashist dhe sillet i tille, duke anashkaluar realitetin per hir te veshtiresive ku ndodhet. Po keshtu shpjegohet mungesa e nje letre pershendetese te Klinton per Berishen pas vizites (e ka bere me Nishanin dhe Ramen), ndersa sot Berisha nuk ka qene i ftuar ne Kongresin e partise se Hashim Thaçit ne Prishtine, por vetem dyshja Rama-Meta….Nga ana tjeter opozita ka shfaqur hapur strategjine e re te mbrojtjes se votes qofte dhe me sakrifica, me cdo cmim e kosto, me qellim rrezimin e regjimit nepermjet aleances sa me te gjere mes partive opozitare. Po keshtu eshte gjetur mekanizmi i ndaljes se kartave false, pengimi i shtimit fiktiv te popullsise, votimit fiktiv, levizjeve demografike dhe se shpejti do nise denoncimi emer per emer i zyrtareve te levizur per efekte elektorale ne fshatin e Flamur Nokes….”
MJAFT ME ! Prej vitesh ne sherbim te Berishes e PD por me keto qe ben se fundmi eshte per te klithur fort MJAFT ME. Si eshte e mundur qe pas shitjes si nje triumf i Berishes dhe qeverise privatizimi i Albpetrol u be me certifikimin nga Patton Boggs si sukses i madh….keto njerez te Patton Boggs dueht te ishin hedh ne gjyq nga qeveria per mashtrim se paku e jo ti jepet nje kontrate tjeter dhe e paguar nga leket e taksapaguesve per lobing e PD…MJAFT ME Berish e femij te tij. Na jeni peshtiros duke be korrupsion kaq haptas dhe me e keqja duke luajt me gjithe njerzit demokrat apo socialist etj…BOLL U TALLET ME KETE POPULL.
i vetmi popull ne bote qe paguan taksa qe shkojne per te vjedhur pasurite e tij jane shqiptaret.te gjithe sukseset fallco qe japin firma fantazma per mrekulline ekono0mike shqiptare jane nje tallje per shqiptaret. patton bogs per ata qe i ka bere shqiperise nuk eshte gje tjeter por nje mashtruese e specializuar. privatizimi i armos ,cfar te mire i solli shqiperise?jo vetem shtoi papunesine por shteti nuk mbledh taksen e duhur,per albpetrolin dihet qe mashtrimi eshte super pasi as shumen qe percakton kontrata nuk e kane derdhur. vazhdoni votoni per shkaterrimin tuaj.
o ben xhikago o pyke ne diell po te kane thene me dhjetra here qe ti pyke qe pyke mbete o i lajthituri i sali qen malok vicidolasit ,, o teveqel muti si po thua bravo o trim i vicidolasit ,, qeni sali po mundohet mr u mbajt akoma gjalle duke mashtruar dhe shkateruar popullin ,,, po ti o popull ku je nuk po e kupton ala kete fare legeni qe po te shkateron perfundimisht me keto patton boggsat e qelbuna ,, kerkon ky dallkauk te shpetoje familjen e tij qe po i vje ngordhja duke sakrifikuar nje popull te tere ,,, prandaj o popull sa nuk eshte vone ngrehuni dhe bjerini ketij gadafi shqiptar ,, ketij sllobodani shqiptar ,, ketij mubaraku shqiptar,,, ketij hitleri shqiptar ,,, ketij super krimineli shqiptaro – serb qe e ka shitur dhe po e shet shqiperine dita dites ,, mos u mashtroni o popull nga keto lobingra te saliut
KETO JANE PARET E RRUGES DURRES-KUKES SALA VRET TE BIRIN PER PUSHTET SIQ I HANE KOREANET NJEREZIT NGA URIA SALA ASHT MONSTER
Mareveshja deshmon disa fakte:
1-Etjen per te mbajtur fronin kjo kaste me ne krye Saliun.
2-Pa aftesite e Saliut dhe te Rames per te qverisur normalisht pa te huajt.Mareveshja deshmon se nuk jane keta politikane qe duhej te qeverisin shqiptaret,por jane ata qe politika i debon nga drejtimi ngaqe populli eshte naif sa here voton te pa aftet.
3-Mareveshja verteton sa lemsh i math dhe i veshtire eshte zgjidhja e lemshit Shqiperi.
4-Mareveshja deshmon se Saliut s’i pelcet prapanica,para popullit per milionat qe arxhon per fronin e tij.
5-Mekatet e 22 viteve i kane te dy partite si pjella te komunizmit,keto mekate mareveshja synon ti maskoje.
6-Mareveshja deshmon rolin kyc te Shqiperise ne Ballkan.
7-Mareveshja deshmon etjen e pasanikeve politikane per te ruajtur pasurite e tyre pa merite.
8-Mareveshja ujkun do ta paraqite dele dhe mjaft ujeqer do duken shqera.
9-Mareveshja deshmon se bizneset politike jane fitimpruese te medha pa pasur makinerira apo teknologji fabrikash.
10-Mareveshja eshte nje lloj simbioze midis shushunjave qe thithin fitimet dhe politikaneve mekatare qe s’dine te qeverisin me DREJTESI.
Te dy keto grupe piratesh te kujtojne nje dreke ne savanet ku luanet dhe hienat shqyejne nje buall qe ketu perfaqeson popullin i cili paguan shpenzimet e kesaj mareveshjeje duke u varferuar.