Harito: Berisha u vetëdiskretitua për taksat, po kopjon keq programin tonë

29 Janar 2013, 18:46Politika TEMA

Partia Socialiste e ka konsideruar vendimin e qeverisë për të hequr tatimin mbi fitimin për rrogat nën 30.000 lekë, si një kopjim të keq dhe të pjesshëm të programit për një Rilindje Shqiptare.

Gjatë një konference për shtyp, anëtarja e grupit të punës për Programin e PS, Milena Harito ka deklaruar se kjo copëz e programit socialist për taksimin e ndershëm që kryeministri ka njoftuar se do ta përdorë për të arnuar sistemin e tij rrënues të taksës së sheshtë, merr një rëndësi të posaçme në debatin për taksat.

Sipas saj PS do ta votojë këtë copëz të programit për një Rilindje Shqiptare, por do të kërkojë që kryeministri ta vazhdojë kthesën e tij, duke ulur shkallë-shkallë taksën e të gjitha pagave deri në 700 mijë lekë dhe sigurisht duke rritur dyfish taksën e rrogës së tij, të ministrave e të deputetëve.

DEKLARATA

“Dje kryeministri njoftoi se ka vendosur të kopjojë, edhe pse keq dhe vetëm pjesërisht, programin e Partisë Socialiste – duke hequr tatimin mbi fitimin nga rrogat nën 30.000 lekë. 

Pak kohë më parë, Kryeministri kopjoi, keq dhe pjesërisht, një tjetër copë të programit të Partisë Socialiste – duke hequr TVSH për makineritë e importuara me vlerë mbi 500.000 euro.

Ne e përshëndetëm megjithatë, atëherë, dhe e përshëndesim përsëri sot për kopjimin.

Sepse për ne kryesorja është që shqiptarët të përfitojnë sadopak në këta muaj të fundit dhe të zymtë të kësaj keqqeverisjeje rrënuese për ekonominë kombëtare e familjare.

Por nga ana tjetër, kjo copëz e programit tonë për taksimin e ndershëm që kryeministri ka njoftuar se do ta përdorë për të arnuar sistemin e tij rrënues të taksës së sheshtë, merr një rëndësi të posaçme në debatin për taksat. Dhe jo sepse këtë debat qeveria e ka të humbur, pasi programi ynë i ri i taksimit ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, por sepse humbjen e këtij debati tanimë e ka pranuar vetë kryeministri, duke futur elementin e parë të progresivitetit në sistemin tërësisht të pandershëm të taksës së sheshtë. Kështu e gjithë propaganda banale e kreut të qeverisë për gjoja taksën marksiste është diskredituar dje nga vetë kryepropaganduesi.

Ne sigurisht do ta votojmë këtë copëz të programit tonë për një Rilindje Shqiptare. Por do të kërkojmë që kryeministri ta vazhdojë kthesën e tij, duke ulur shkallë-shkallë taksën e të gjitha pagave deri në 700 mijë lekë dhe sigurisht duke rritur dyfish taksën e rrogës së tij, të ministrave e të deputetëve. Sepse taksimi i ndershëm do të thotë kush fiton më pak të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë të paguajë më shumë. Ndërsa nëse ata që paguhen deri në 300 mijë lekë nuk do ta taksohen për pagën e tyre, ndërsa mësuesit apo policët do të vazhdojnë të paguajnë më shumë taksa se kryeministri, atëherë ky nuk është sistem i ndershëm taksimi po një lëmoshë elektorale. Njësoj si ato lëmoshat e marrjes së njerëzve në punë 3 muaj para zgjedhjeve dhe e flakjes së tyre në rrugë përsëri 1 muaj pas zgjedhjeve”.

20 komente në “Harito: Berisha u vetëdiskretitua për taksat, po kopjon keq programin tonë”

  1. Zigur Qarri says:

    Se mos kopjojn edhe jevgjitet e Greqise!

  2. raimondi says:

    nje nga shkaqet pse Greqia kaloi ne nje ekonomi te deshtuar dhe ne krize te thelle
    eshte se Greqia perdorte Taksen Progresive…..

    .._Ndaj mos u mburni shume o socialsita koke trashe , se tregoni q e
    keni nivel fare qesharak ne punet e ekonomise…..

    Kur nje ekonomi eshte ne filliemt e saj kapitaliste, sic jemi ne, eshte me e mire taksa e sheshte …
    …..por ju keto gjera nuk i kuptoni dot se jeni ca kopjace qesharake te cdo gjeje te huaj qe nuk keni shok ne boten e njerezve por vetem ne boten e kafsheve

    1. LINDI says:

      Desha te bej nje koment edhe une, po kur lexova komentin e raimondit mu shteruan fjalet. Sa i mençur!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
      Ja per njerez te tille ka nevoje Shqiperia jo per socialistat koketrashe……

      1. raimondi says:

        SHBA eshte 200 vjet shtet demokratik, dhe ka mekanizma qe nuk ja vjedh dot taksen

        Ndersa ne Greqi taksa progresive nuk paguhej fare, sipas nje studimi te EU-se botuar ne New York time

        Natyrisht ju kopetentet e PS-se jeni pa asnje dyshim njerezit me qesharka ne Planet , ju mire qe nuk dini dhe nuk mesoni –Por ju nuk dini as te kopjoni more

        JU mundoheni te kopjoni USA ,dhe shtete te tjera qe jane te konsoliduara ne demokraci, kur ju jeni nje shtet i brishte demokratik
        dhe nuk e kuptoni se kjo takse e tille , progresive do humbasi si kripa ne uje ,
        sepse njerezit qe do kekrojen zbatimin e saj kane disipline pune shume te ulet , per shkak te ambjentit nga vijne …..

        _-Por me ju nuk flitet se ju jeni , jo shakaxhinjte e perparirmit , ju jeni……Palacot e Modenrizmit —

        Se keni dy veti te pista :

        1- Kopjoni cdo gje pa i bere asnje lloj analize…._Tamam deficente
        2- Jeni sherbetore te bindur te politkes greke ,__Tamam skllever

        Po shyqyr zotit qe ju nuk keni per te fituar asnjehere –

        -Partia juaj do behet carcafe–Mbajini mend fjalet e mija

    2. niku says:

      Krahas Greqise taksen progresive e aplikon edhe SHBA, Franca, Italia, Gjermania. E mban mend besoj debatin ne SHBA ne fund te vitit per nivelin e taksave ndermjet atyre me te ardhura te larta dhe te ardhura me te ulta. Ke te drejte, keto jane vende kapitaliste qe jane ne krize te thelle. vetem ne Shqiperi qe shndrit si nje fener dhe shkemb graniti nuk ka krize.Jemi vendi me i zhvilluar ne Planet sic thote Komandari.

  3. GJITHMON PARTIT E DJATHTA JANE MASKUAR ME COPZA TE PROGRAMIT TE PARTIVE TE MAJTA.

    Nga historia e qeverisjes kam par qe Bis Marku reformoi programin e se djathtes me program te parties social Demokracise ne ate kohe. Ai deklaroi se ne se nuk I bejme keto qe social demokratet i kane vene teher populli to te shkoj tek socialdemokracia thoshte –Bis Mark. Ndaj dhe ai u quajt pioneri i pare i shtetit te mircenjes sociale.
    Pore ne te vertet partit e djathe vatem sa shtyjne ditet e tyre se ato nuk kan dhe nuk do te ken kurre sukse.
    Ne se u referohemi programeve te partive politike qe nga depresioni i madhe e deri sote sukse me te madhe ka pasur programi i ndertuar nga ideologu dhe profesori i ekonomise botrore Xhon Keisi.
    Politika Kesiane e nxori boten nga hullia e depresionit te madhe duke i dhen nje shqelem teorise se Lazerffait i cili thoshte.: Eshte mekat i madh te nderhyje shteti ne punet e pronarve, ata let te bejn si te dojne , mjafton qe ata te japin detyrimin shtetit. Kjo teori e qoi boten ne depresionin e madh te viteve 29 -39. te shekulli te kaluar.
    Kesaje teoria ju kundervu Xhom Kejsi i cili tosté: Sa me shume planifikim i shtetit ne ekonomi pa mohuar pronen private mbi mjetet e prodhimit.
    Edhe programi i Partise socialiste eshte nje program ambicioz dhe ka nje detaim te qarte se ku do te arrihet ne te gjith fushat ku me te vertet eshte nje rilindje per ne shqiptaret.. Berisha kerkon te manipuloje me kete arrnim qe ben duke marre copza nga programi i Parise Socialiste pasi koha kur i mori keto atij nuk i prish pune pasi ai eshte ne funde te mandatit, pore nepermes ketij programi keron te rikthej elektoratin tashme te humbur dhe te sikterrosu nga ana e Berishes.
    Shqiptaret nuk duhet te behen pre e ketyre manipulimeve pasi Berisha nuk eshte i majte ,Berisha , eshte nje kokerr mashtruesi i cili gjithmomn ka dalur me propagande te majte ndersa pas shpine ka pare vetem interesat e nje grupi te vogel ne shqiperi dhe te oborrit te tije.
    Prandaj Partia Socialiste nuk eshte qe sot e tha kete program, jo ajo e ka ther te pakte qe katevjete pore Berishes nuk i interesonte, berisha kerkon te arrnoi tani ne funde ashtuj si Iliri qe kerkon te distancohet nga Berisha tani ne funde.
    Elektorati i PS-se nuk duhet ta haje kete koerr te zez te ullirit te paraqitur nga Saliu, Sa eshte nje fjal qe shqiptaret po heqin te zezen e ullirit, pore ne fakte shqiptaret po heqin te zezen e Saliut.

  4. Sofo Lazri says:

    Milena

    Me me ngadale ne daljet ne publik. Politika te konsumon. Nuk ke faj qe je pak naive. Degjo xhaxhi Sofon per cdo gje. Ti si edhe Edi Rama vetem nga nena jeni nga Vunoi.Prandaj fluturoni pak si shume. Me shume kembet ne toke.
    Nuk je shume e re qe ti mbash kembet ne ajer..

    Une jam nga Vunoi edhe nga nena edhe nga babai, prandaj te keshilloj qe te dukesh me rralle ne publik. Deri ne qershor eshte rruge e gjate…

    Te fala nga ferri

    1. Sallakja says:

      Ne kete koment “ce cattiveria” edhe per me shume e shkruajtur nga nje person ” non del tutto mediocre”
      Ne Shqiptaret jemi te famshem per te hedhur gurin e per te fshehur doren, e kemi bere gjate gjithe historise sone.
      Ne Shqiperine e mesme kjo kategori njerzish quhen LEGEN.
      Ne Shqiperine e veriut kjo kategori njerzish quhen TE PA BESE
      Ne Shqiperine e jugut kjo kategori njerzish quhen MUT MUTI ( Me falni per fjalorin popullor )
      Eco. Scelga lei.

  5. Landi Mert says:

    O Milecka po prape te nxoren moj cupe?!

    Po a thua ka nevoje partia juaj per papagalle pordhace dhe koketrashe si puna jote?!

    O Rama o njeri, po ci nxjerr keto taravele mor bir! Kaq i varfer ne njerez je? O pika ty.

  6. tefta says:

    NJE MBIEMER QE ME BEN TE PERULEM ME RESPEKT

  7. Iris Pojani says:

    Milena,
    Rreze drite ne ekran! Fat qe te kemi dhe qe po jep nje kontribut kaq te rendesishem! Sa per “pseudot” idhnaqe, qofshin keta edhe nga fshatra jugore piktoreske, mbaj parasysh se pemes me kokrra i bihet! E gjej si kompliment…

    1. sofo lazri says:

      Iris

      I ngjake babait komplet. Edhe ai keshtu me bente lavde dikur, kur nuk donte te ikte nga ambasada e Parisit
      Po kohe te tjera ato.. Me pelqen qe e njihke mire Vunoin,por lere Milenen te qete. Ka kohe edhe per te.Une qe e keshilloj i dua te miren.

      Te fala babait

  8. Rilindasi says:

    Keta komente mjerane tregojne nivelin dhe karakterin e tyre………. Nje fjale e urte popullore thote :

    Rigoni i cili eshte nje shkurre e vogel nuk behet dot kurre i larte si lisi……,Milena i ka te gjitha te cilesite , per ta mbeshtetur ka inteligjencen, kulturen dhe traditat te shkelqyera te familjes nga vjen, brez pas brezi
    Shqetesimi i saj eshte shoqeror dhe kombetar, qe te ndergjegjesohet njerezit per te shembur korrupsionin, qe po perpine energjite e njerzeve te thjeshte dhe po pengon progresin.

  9. ujku plak says:

    o sofo leshi!po cne ti mo, cne!!po pyet mor tru lesh,pyet ai mbaruar.po e ka pe shkodre mer derr injorant!!aneta eshte nga shkodra,dhe eshte nga dere e fisme.nuk eshte rritur ne gerrxhet e vunoit,ku njerezia vishte breke llamarine se ja grrisnin ferrat.ik mer toc.

    1. sofo lazri says:

      Ujku Plak

      Aneta eshte nga Vunoi. Eshte e bija e Petro Kolekes. Mos e ngaterro me gjyshen nga babai te Edi Rames. Ajo po eshte ne origjine nga Shkodra.
      Nuk kane lindur ujq ende te korrigjojne Sofon.

  10. kati vlore says:

    duhet te jemi me te matur me komentet per te qene te sinqert pd nuk ka nje program te djathte por sa vjen dhe anon majtas dava kurvash v k

  11. fwef says:

    greqia u rrenua nga korrupsioni jo taksa progressive. shikoji vendet me te zhvilluara ne bote, suedi, danimarke, hollanda, canada. te tera taksa progresiva.

  12. nastradini says:

    STOP “ZERIMEVE” DALLKAUKE!

    Nuk ka gje me debile dhe qesharake per nje shtet, kur sposton problemet e mprehta ekonomike me diskutimin banal te tatimit mbi pagat. Ne nje kohe kur kriza ekonomike po ben kerdine ne Bote dhe ne Shqiperi po vjen si nje CUNAMI i vertete, Opozita e Edi Rames del cdo dite ne media dhe mburret si gjeli maje plehut se ka gjetur FORMULEN alkimike te shpetimit mbarepopullor nga kriza dhe ajo eshte PROGRAMI FAMOZ i partise socialiste qe trumbeton dite e nate Edi Rama dhe DORDOLECET pas tij te Kohes se Qepes:

    1. “ZERIMIN” e takses mbi te ardhurat per biznesin e vogel.
    2. Vendosjen e takses PROGRESIVE per biznesin e madh.

    Por kjo nuk eshte e gjitha. Ne furine e teorise se tyre te “ZERIMEVE” masive KOMUNISTE, tani i jane sulur sistemit te pagave si te papare ne fushate BAMIRESIE e politikes, qe po konkuron kush e kush i pari qe te beje per vete rrogetaret mjerane me paga nen 30 mije leke. Nga kjo BUJARI elektorale pa dushim do te fitoje biznesi privat qe do te deklaroje fet e fet paga me te vogla se 30 mije leke per te gjithe. Por do te humbase ne menyre tragjike Buxheti i Shtetit dhe ata qe presin me gjuhe jashte cdo muaj nga shteti BAMIRES. Pra rrotaxhilja vertitet ne nje vend dhe kthehet atje ku u nis. Qeveria, por edhe opozita ne vend te hartojne programe si te rrisin GDP-ne mjerane te shqiptareve, qe do te thote me fjale te tjera te fillojne te mendojne si do t’ja bejne me prodhimin albanez i cili eshte ne VEND NUMERO qe nga Koha e Qepes hedhin papushim deklarata debile me qellim mashtrimi sikur kane zbuluar SEZAMIN me sistemin e taksave, apo me formulat famoze per aplikimin e tyre ne BOSHLLIK. Nje ekonomist i financave ka thene: “Kur s’ke lope per te mjelur mos u merr me pune fshati!” Kjo vlen edhe per Edi Ramen dhe PS-ne pas tij qe duket me shume si ZONJA NGA QYTETI.

    1. Sallakja says:

      Po vjen si nje cunami i vertet…………Shqiperia eshte i vetmi shtet ne europe qe nuk preket pothuajse fare nga kriza ekonomike per te vetmen arsye se nuk ka ekonomi.
      Shqiperia nuk ka industri,nuk ka bujqesi,nuk ka blegtori,nuk ka turizem,nuk ka NULLA, ZERO.
      Tre jane rruget nga ku hyne denaro ne Shqiperi
      1. Droga e riciclaggio ( nuk njofin krize )
      2. Borxhet qe merr qeveria e radhes F.M.N se dhe U.E se ( nuk njofin krize) Pavaresia ekonomike eshte pavaresi politike. Mai dimenticare,,,,,,,,, L’abbiamo dimenticato.
      3. Ato ” pese fronga te qelbta” qe emigranti i dergon mamit edhe babit , jane per mendimin tim ekonomia e vertete e Shqiperise, qe quhet ndryshe ” per non morire”
      Teoria e Qazim Mulletit qi i del era funziona ecome se FUNZIONA.

  13. ftohte says:

    -Ati-j i ka zene skorje truri..,prandaj nxjerr mengjes, dreke ,darke agonine e tij. Qofte e lehte e ardhmja per te dhe demokratet e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje