Rama: Sigurim jete për çdo polic

29 Janar 2013, 21:53Politika TEMA

Gjatë javëve të fundit Partia Socialiste është fokusuar tek çështjet e rendit dhe të sigurisë publike duke denoncuar pasigurinë në rritje të qytetarëve, revanshin që ka marrë krimi si pasojë e kapjes së strukturave drejtuese të policisë së shtetit dhe ministrisë së brendshme.

Në kuadër të diskutimit dhe prezantimit të Programit të PS për çështjet e rendit dhe sigurisë publike, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe gjendjes në të cilën ndodhen familjet e policëve të rënë në krye të detyrës duke zhvilluar edhe disa vizita në këto familje për t’u njohur nga afër me situatën e vështirë ekonomike e sociale që ato po kalojnë.

Ditën e hënë ai ka qenë në qytetin e Beratit ku ka vizituar familjen e ish-punonjësit të policisë, Baftjar Gremshit, i rënë në krye të detyrës dhe i shpallur dëshmor i atdheut. Kryesocialisti i shoqëruar edhe nga sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi, anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Lindita Nikolla si dhe kryetari i Bashkisë së Beratit,  Fadil Nasufi, është takuar me prindërit, bashkëshorten dhe fëmijët e policit të vrarë, duke u interesuar nga afër për kushtet e tyre të jetës, si dhe trajtimin nga ana e shtetit.

I ati i Baftjarit, Qemal Gremshi thotë se si familje nuk kanë pasur kurrë probleme dhe se e vetmja arsye për humbjen e të birit ishte detyra të cilës ai i shërbeu me devotshmëri. E ëma nga ana tjetër i ka treguar kryetarit të Partisë Socialiste për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet familja pasi në momentin e vrasjes Baftjari ka lënë pas një djalë dy vjeç dhe të shoqen shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë. “Eh çfarë djali kisha. Në ’97-ën nuk e hoqi një herë kapelen, gjithnjë në ballë të shokëve. E përcolla duke qeshur dhe më erdhi… Nuk kisha ndonjë djalë frikacak, po trim. Djalin e la dy vjeç dhe nusen 3 muajshe shtatzënë. Dhimbje e madhe, plagë e madhe…”

E shoqja e Baftjarit është prej vitesh e papunë duke e rënduar edhe më tej gjendjen ekonomike të familjes.

Kreu i Partisë Socialiste është ndalur në gjendjen ku ndodhen pjesa dërmuese e familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës: “Është e njëjta situatë në shumicën dërmuese të familjeve të policëve të vrarë, që gratë janë papunë, familjarë të tjerë pa punë, gjendje varfërie dhe pamundësie për të çuar përpara jetën. Prandaj duhet të bëjmë çmos dhe të shikojmë mundësinë që të ketë një sigurim për jetën për çdo njeri që është me uniformën e policisë”.

Ashtu si në takimet e tjera që ka pasur me familjet e policëve të rënë në krye të detyrës gjatë javëve të fundit, Edi Rama tha se Partia Socialiste është e vendosur të rishikojë pensionin për familjet e të gjithë punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës dhe të zgjidhë çështjen e sigurimit të jetës për çdo njeri që angazhohet për t’i shërbyer shtetit.

Kreu i PS është shprehur se vendi ndodhet aktualisht në kushtet e një pasigurie shumë të madhe dhe një kriminaliteti që ka marrë një epërsi të dukshme. “Po të shikosh sot numrin e vrasjeve, numrin e plagosjeve, numrin e grabitjeve, edhe këto ndodhi të tmerrshme ku vriten njerëzit e policisë, jemi në kushtet e një pasigurie shumë të madhe dhe një kriminaliteti që ka marrë një epërsi të dukshme gjithandej. Kjo është e patolerueshme, është skandaloze. Ndërkohë që kemi policinë më të keqfinancuar në rajon, përfshirë Kosovën, përfshirë Bosnjën dhe kjo është një polici e tradhtuar komplet”, ka theksuar kryesocialisti, i cili më pas ka shprehur angazhimin e Partisë Socialiste për t’i kthyer autoritetin dhe dinjitetin figurës së policit, në mënyrë që shteti të rimarrë kontrollin e situatës, duke mos ia lënë atë krimit dhe kriminelëve.

6 komente në “Rama: Sigurim jete për çdo polic”

  1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Kemi rrjedhje nga tanet,perndryshe, nuk ka sesi ta kete marre vesh ekstremisti i AiA-se qe Rama eshte psikopat!!
    Ky vend eshte me te vertete i nemur,nuk merret vesh se kush eshte psikopati ketu:ai qe rri ulur ne shilte,apo ai qe deshiron te ulet…??!!

    1. megi says:

      Janaq, kjo eshte panorama qe kane krijuar vete politikanet hajdute. Shpif per kundershtarin, shpif per kolegun shpif per kryetarine partise, pra shpif te shpifim dhe situata eshte kaq paqarte sa krimi i organizuar ben kerdine. Ish sigurimi i shtetit nuk e ka dashur Kristaq Ramen dhe akademiket mendjendritur dhe idealiste dhe mos ki iluzion se ai sistem ka rene thjesht ish sigurimi po perveteson pronat e ish pronareve(dihet edhe ata si i kane pervetesuar duke qene deputete). Ne kete vend ben ligjin ish sigurimi i shtetit qe k ambeshtetjen e trios Fatos, Ilir dhe Sali. Edi Rama eshte njeriu i formatit evropian qe e do Shqiperine me zemer, por rreth e rrotull ka vetem bashibozuke antishqiptare. Prandaj psikopat eshte pak per te thene per te, ai njeri eshte kryqezuar dhe gjithashtu Mero Baze eshte kryqezuar sepse jane rrezik i dukshem per shembjen e kesaj godine groteske te ketij regjimi i bere njesh me krimin e organizuar.

      Edi Rama mori ne krye te fushates se Tirane ne 2009 me katapult nje grua qe ndihet dhe madje e thote me krenari se eshte greke. Nje dizaster. Mund te permiresoje Edi diçka ne kete fushate ? besoj, sepse eshte njeri me intuite fantastike, dhe duhet ta kete kuptuar gjate shetitjeve ne zonat rurale se popollsia jone eshte fshatare, dhe keshtu qe deputetetet duhet te jene me origjine fshatare sepse keshtu rregullohet komunikimi. Ky duhet te jete hapi i pare, me pas ne mandatin e dyte Edi mund te avancoje ne realizimin e shndrimit te shqiptareve ne Europiane.

  2. kelmendasi says:

    Ky ishalla punon vete polic se qeveri nuk ka per te drejtuar e po qe se merr nje koqe plumbi ska nevoje per pagese familjes se edhe ka leke sa te duash por ska as familje hic.Djali eshte i Kristaqit e Matildes vajza e Lindes ka te jati e te jemen.Shkurt Rama do te ishte polici me siguracionin me te lire.Se dyti si gjate qe eshte e kontrollon terrenin ma mire se asnje polic tjeter

  3. fidaho says:

    Z.Rama,kjo eshte zgjidhja qe ju ofroni per policine! vec nje siguracion JETE!! Kjo eshte Rilindja qe na ofron,nje police sigurimi per cdo polic!!
    Si logjike,mire e ke,keshtu policia do t’ju sherbej me me zell mbase.Po ne qytetaret z.Rama kush do na siguroje!!!! Jeni shume i varfer ne alternativa Z.Rama,jeni fatkeqesia jone!!!

  4. agron says:

    Zoti rama ishte nje skandal ne qeveri, ai ishte minister kulture, dhe e beri corap qeverine dhe ministrine kur ishte.
    Per mua eshte nje budall , nje drogaxhi, qe i varen qurret.
    Si ka mundesi shkon e qan hallet e policeve, kur me 21 janar vuri bandad (ish policet bashkiak te tiranes) te permbysnin qeverine, duke goditur policine e shtetit.. dhe mori jete njerezish .
    Ky njeri eshte idiot, rrugac.
    Qe nuk e do demokracine.
    Po nje gje eshte e sigurt, nese populli yne shqipetare ben gafe dhe voton kete debil. pas nje muaji do jemi ne krize politike, energjitike, do kalojme ne zi buke etj..
    Deri sa ta heqin zvarre me gryket e kallasheve.

  5. agron says:

    Beni kujdes o njerez nga e keqa e mundshme e Shqiperise ..Edi Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje