Ministria e Financave ka dhënë me qira pronat e Jasin Kadi, emri i të cilit cilësohet si financues i terrorizmit në urdhrin e ministrit për sekuestron e këtyre pasurive.
Pasuritë e Kadi, të sekuestruara me urdhër të ish-ministrit të Financave në 2004, i janë kaluar Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, së cilës i ngarkohet detyra e dhënies me qira të pasurive të paluajtshme, ashtu si dhe shitja e atyre të luajtshme.
Pronat cilësohen të sekuestruara dhe trajtimi i tyre bëhet nga agjencia me urdhër të drejtpërdrejtë të ministrit të Financave, Ridvan Bode. “Urdhri i ministrit të Financave, nr.2, datë 03.12.2004 “Për sekuestrimin e aseteve të shtetasit arab Jasin Al-Qadi i njohur dhe si: a) Shaykh Jasin Abdullah Kadi, b) Jasin Kahdi, c) Jasin Kadi, ç) Kadi Jasin, d) Jasin Abdullah Kadi”, shkruhet në dokumentin shoqërues që citohet në “GSH”
Prona e sekuestruar kap një vlerë prej 4 milionë erosh sipas ekspertëve
Avokati i Abu Rajanit, administratorit të pasurive të Jasin Kadisë, është shprehur se vendimi është i kundërligjshëm. “Shteti nuk ka asnjë vendim gjykate për sekuestrimin e këtyre pronave. Gjykata e Lartë ka vendosur heqjen e sekuestros mbi këto prona dhe Abu Rajan si administrator ka marrë pafajësinë. Prokuroria e ka pushuar çështjen penale ndaj tij. Vetë Jasin Kadi nuk është më në listën e OKB si financues i terrorizmit. Pra, pronat mbahen në mënyrë të kundraligjshme dhe kjo do të jetë një kosto shumë e lartë për shtetin”, ka deklaruar Sajmir Visha.
Vendndodhja e këtyre pasurive është tek dy kullat binjake te kompleksi “Twin Towers” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe bëhet fjalë për apartamente që sipas Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Konfiskuara thuhet se: “Kjo pasuri është e përshtatshme për ambiente biznesi, kryesisht për zyra”.
SHQIPERIA,,,,NUK NA U NDAN KETA MUTLUMANET,,,,,ABO ,,JASIN,,,ABU RAJAN,,,KADIR E KADUR ,,SALI E TERE SOJI E SOROLLOPI I MUTLUMANEVE BYTHEZINJ TE ARABERIS,,,
pronat e Jasin kadi jane krijuar ne menyren me te rregullt te mundshme. Por prej vitesh ato i vjedh shteti shqiptar me firmen e Angjelit, Malajt dhe tashme Bodes. jasin kadi, nje multimiliarder saudit, nuk figuron me ne listen e financuesve te terrorizmit dhe ka fituar gjyqet qe nga shba deri ne europe. Ne tirane nuk ka vendim gjykate per sekuestro te pronave te tij, por shteti yne dallkauk nuk do t’ia dije. Kujtons e do tia hedhe lehte, por kadi nuk do te terhiqet. ai do te ndjeke rrugen ligjire si kudo dhe do te fitoje e drejta. Sigurisht shteti shqiptar do te gjobotet rendshem per ta kompensuar dhe te demtuarit e medhenj do jene taksapaguesit shqiptare dhe jo ata langonjte qe perfitojne pak para nga keto prona. drersa e tjetrit nuk mund tiu behet kurre hallall ketyre hajduteve!
PARADOKS:
KUR JASIN ISHTE NE LISTEN E ZEZE, KISHTE PRONA DHE LIVADHISTE TEK NE. TANI QE U HOQ NGA KJO LISTE, DUKE FITUAR GJYQET, I SEKUESTROHEN DHE LESHOHEN ME QIRA.
Hajde merre vesh kete hajvan shtet te Saliut.
Llogaria del shume shpejt: Sala ka nevoje per leke sot, ne sherbim te karriges se tij, e neser (edhe pse Sala nuk do jet ne pushtet 100%) populli do i pagoj keto pelivanlleqe te Sales!