Në shtëpinë e Ajshe Vatës tashmë ka mbetur vetëm gjyshi, gjyshja dhe xhaxhai, pasi Muhamedi, babai i saj, është shpërngulur në Suedi bashkë me gruan dhe fëmijët. Gjyshi Sulejman tregon se arsyeja e shpërnguljes është gjëma që ndodhi dhe shprehet i pakënaqur me 25 vitet e burgut që drejtësia dha për Shaban Norjen.
“Ne ia lamë gjithçka në dorë drejtësisë. Është drejtësia që vendos për atë që bëri Norja. Ne na iku Ajshja në lule të rinisë, tani shteti dhe drejtësia e dinë mirë se çfarë do të bëjnë. Por nuk më vjen mirë që e kanë toleruar duke i dhënë këtë vendim të zbutur”, shprehet ai për GSH.
Ai shprehet se ata u detyruan të largoheshin pasi kudo flitej për vajzën e tyre.
“Im bir nuk është këtu. Që prej një muaji e gjysmë ai ka ikur jashtë shtetit, në Suedi, me gjithë familjen e tij. Nuk mund të duronte më gjëmën që na ndodhi. Jo vetëm ai si baba, por edhe fëmijët, motrat e vëllezërit e Ajshes. Ata janë të vegjël dhe kudo flitej për motrën e tyre”, tregon Sulejmani.
Ai shpjegon se do të qëndrojnë në fshatin Xhafzotaj edhe për ca kohë.
“Unë do të qëndroj këtu edhe disa kohë. Kam gruan dhe djalin në shkollë, në klasë të 6-të. Pensionin e kam sa për të mbajtur frymën gjallë, nuk do të largohem”.
Sulejmani mohon të ketë pasur miqësi me plakun Shaban Norja, edhe pse e njihte.
“E kisha njohur, por nuk kisha ndonjë miqësi apo shoqëri të madhe me të. Ishim moshatarë, por në shtëpi nuk e kisha thirrur kurrë. Tani as emrin nuk dua t’ia zë në gojë”.
Ai shprehet se kanë mbetur shumë të lënduar nga e gjithë ajo ngjarje makabër dhe tashmë e vetmja gjë që kërkojnë është që t’i lënë të qetë.
“Nuk dua të flas më. Jemi lodhur aq shumë nga kjo çështje nga komentet e televizioneve dhe gazetave, sa tani duam vetëm qetësi, të mos na shqetësojë askush. Jemi shumë të lënduar nga përgojimet, jemi të lënduar së pari nga ajo që i ndodhi vajzës tonë, e cila u varros dy herë; një herë trupi e një herë koka. Jemi të lënduar sepse nuk e dinim çfarë kishte ndodhur dhe më pas mësuam më të keqen, që ishte dhe shtatzënë”.
Ndërsa banorët shprehen të indinjuar dhe pohojnë se Norja dhe dënimin me vdekje e kishte pak, pasi njollosi një fshat tërë.
Pse jep Suedia azil politik per njerez qe jane te lodhur nga thashethemet e fshatit per ta ? Pse thashethemet e katundareve ja rrezikojne jeten ?
Turp. Duket sikur don te perfitoje nga vdekja e bijes se vet.
Ne vende te vogla , ku te gjithe i njohin te gjithe dhe e dine me mire se cbehet tek shtepia e tjetrit se e vetja ,te lodhin thashethemet,pse jo te rrezikojne edhe jeten.Nuk eshte e lehte te dalesh ne rruge dhe te gjithe te flasin per ty, madje nje Shqiperi e tere .Mua me vjen keq per gjemen e tyre .Ndaj , mbase eshte me mire qe kane ikur , se do mund te jetojne me qete .Ne fund te fundit , edhe vajza ne nje fare menyre (sipas monstres)zgjodhi te vdiste , edhe nga thashethemet , se ke parasysh , eshte gjeja qe dime te bejme me mire ne.Familjaret e saj , u vune para nje fakti te kryer , ne mes dites me diell u ra nje uragan qe ua ndryshoi komplet jeten.Shpresoj te gjejne qetesi atje .
shume idiote je
Edhe une keshtu do veproja. Nese kush me mban ne goje, vajzat psh, une iki larg qe mos me i degju vallahe se pastaj duhet me i vra.
Zakoni e do kte.
Ju mor zotèri,doni dèrguar tè gjithè nè kopshtin zoologjik.jo nè Suedi ,as aty ku jeni nuk duhet tè rroni.Jeni rrezik shoqèror,injektoni injorancèn.Respekt,Aishes,sepse e keni vrarè ju,pastaj ne,shoqèria qytet.are,dhe pastaj ai derivanti njerèzor Sh.Norja.Po nè ktè hale-shtet,kèshtu èshtè.
Baba-kafsha riprodhuese,ke fatin qè jeton kètu,dhe ke gjetur hetues dhe prekuror tè shkollès sè plepave,po ky krim nuk èshtè kryer vetèm nga Sh.Norja!Dhe atje ku do shkosh,rehat nuk ke pèr tè gjetur!
@Veronika…Plotesisht dakord me komentin! jane te fajshem te gjithe keta qelbesira…Nuk na mundesi qe i jati te sillet kaq ftohte e kaq i larguar, vetem se kishte dy bija pa nene e i ktheu ne sherbetore…faqja e zeze, ca te nenes e ca te njerkes..