Rama me policët e liruar: Do t'i kthejmë dinjitetin policisë, e cila është e rrënuar dhe keqpaguar

30 Janar 2013, 14:50Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, premtoi hapjen e një lufte frontale me krimin dhe vendosjen e autoritetit të shtetit mbi gjithë territorin përmes Policisë së Shtetit në 300 ditët e para të qeverisjes socialiste.

Në një takim me policët e liruar, ku është prezantuar edhe strategjia e opozitës për këtë kategori, kryesocialisti Rama theksoi sërish se punonjësit e policisë sot ndihen të braktisur nga shteti ndërsa krimi ka krijuar epërsi.

“Opozita e ka të pamundur të kontaktojë publikisht me gjithë shërbëtorët e shtetit, nga ata me uniformë tek ata në kujdesin shëndetësor e me radhë, po këtë privim e kanë edhe shërbëtorët e shtetit, nuk komunikojnë me opozitën ashtu si komunikojnë në gjithë botën demokratike. Kam pasur kontakte rrëqethëse me familje të policëve të vrarë dhe të dyja anët e medaljes janë tronditëse, ku është katandisur sot policia e shtetit dhe në ç’varfëri jetojnë sot familjet e komisarëve apo policëve të vrarë”, tha Rama.

Rama ka ripërsëritur sërish se problemi më i madh për Shqipërinë është mungesa e tre pushteteve dhe jo miratimi i tre ligjeve.

“Shqipërisë sot nuk i mungojnë tre ligje për të hyrë në Evropë, por tre pushtete; pushteti legjislativ që është peng i ekzekutivit, ekzekutivi që është peng i korrupsionit dhe gjyqësori që është peng i korrupsionit dhe ekzekutivit”, tha ai.

Rama ka theksuar më tej se vendit nuk i mungojnë ligjet për të luftuar krimin por ligjshmëria dhe shteti i cili duhet t`i zbatojë ato.

“Policia sot është e tradhtuar, e braktisur, e rrënuar. Ky nuk është rezultat i hulumtimit të vrasjeve, apo kontrabandimit, por fakt që provohet edhe nga pamja e rrënimit moral e profesional të vetë policisë së shtetit”, shtoi Rama.

Rama premtoi gjithashtu se Partia Socialiste gjatë qeverisjes së saj do të rrisë  me 70 përqind pagat e punonjësve. “Një inspektor që sot merr sot mbi 300 mijë lekë, vetëm në mandatin e parë të qeverisë do e çojmë mbi 500 mijë lekë”, tha ai.

Kreu i PS theksoi se pjesa më e madhe atyre që aspirojnë të hyjnë në polici kanë një mesatare 5-6, ndërsa garantoi se gjatë qeverisje socialiste do mblidhen bashkë drejtuesit dhe punonjësit e policisë së kualifikuar, një pjesë e hedhur në rrugë për të rikthyer dinjitetin e policisë brenda 300 ditësh.

18 komente në “Rama me policët e liruar: Do t’i kthejmë dinjitetin policisë, e cila është e rrënuar dhe keqpaguar”

  1. Ardita Gjebrea says:

    Njeriu me 100 fytyra duhet te rrezohet pergjithmone, si Gedafi e shoket e tij. Ta fusin ne nje qeli me Asadin ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/the-mask.html

    1. ALpini says:

      Ardita,merre SALIUN e fute brenda,gati e ke,vetem hap linkun:
      http://tinypic.com/view.php?pic=10dw75z&s=6

  2. mali says:

    Ki mendjen ore se mos te ben presion fyle haleja!

  3. Ben Chicago says:

    Ka mbledhur gjithe ish-sigurimsat dhe kapterret e Enverit qe iu bie koka ere hallve,dhe i mashtron,mashtron ata mashtron edhe veten e tij .Ramush po te fitosh shkatrroje ate vend,me keq se ce shkatrroje yt ate dhe dajua jot.Por nuk besoj se do te vije radha.

    1. Albi says:

      Mos je gje Erla ti? Se ku i gjeni keto lloj budallalleqesh qe flisni, s’e marr vesh. E kuptoj qe duhet te beni ca komente ketu per te marre rrogen ne fund te muajit po te pakten gjeni ndonje gje te besueshme se me keto nuk jua var me njeri. Jeni bere bajate. Edhe shpifja duhet te zbukurohet pak se s’ta beson me njeri pastaj.

      Sa per policine e asaj kohe, mund te flasesh tani, se e keni mbushur me injorante dhe fshatare pa asnje kualifikim. Krimi eshte ne nivelet e Afrikes. Vriten, vidhen dhe shkelet ligji perdite diten me diell dhe policia s’ka piken e dinjitetit per te reaguar. Edhe per te vene nje gjobe per shkelje semafori mendohen gjysme ore se kane frike mos eshte ndonje kusheri i ushtrise qeveritare. Ndersa ne kohen e atyre qe permende ti do ishe futur ne vrime te miut nese flisje keshtu.

  4. laraska says:

    Po jeten e popullit qe po ta vrasin e grabisin ne mes te Tiranes/ Durresit e ne mes te dites kush do e mbroje? Imagjino c’ndodh neper rrethe. Pse nuk thua te verteten qe kane futur ne polici militant injorant qe s’dine te bejne detyren. Shkon tjetri pa arme, me makine civile per te kapur bandat? Po a ka me injorance se kjo? Vertet iku jete njeriu por iku nga injoranca vet, pse se thekson kete? Ta beni shembull per te gjithe ata qe pronojne lloj lloj detyrash pa ja pasur haberin si ta kryejne ate detyre qe te ruajne veten por dhe te tjeret?

    Po votat si do i mbrosh? Apo nuk po e vret mendjen per kete se i ke bere llogaritjet me Berishen? Me siguri sic i beri Nano ne 2005 dhe xholi ishte Meta, sic keni bere llogaritjet e 2009 che 2011. Se e keni gjetur ju, populli voton, ju shaheni lart e poshte por ne fund mbetet rezultati qe keni vendosur ju qe para zgjedhjeve!!!!! Kete vit xholi do jet boshti Top-Meta-Dulja-Spahiu. Ajo qe ju mendoni si duket jane filmat e vjetra qe morem pushtetin po s’kemi mjaftueshem vota prandaj koalicion me “ish” PD-istat dhe drejtesia sdo vihet kurre sepse sdo te lejoj boshti i mesiperm. Per mendimin tim, ti Edi i di qe sot sa do marresh ne zgjedhje dhe pislliqet qe do besh per te mos ndeshkuar Berishen dhe asnje, perkundrazi ato njerez qe kontribuan ne shkaterrimin e vendit ti do i nderosh me pljesemarrje ne koalicion. Po si ste vjen turp e thua PD merr 54 vota????? ME ke tallesh ti? Pas gerdecit dhe 21 janarit PD merr aq vota? Po a nuk e kane lene PD te perndjekurit, ish pronaret dhe studentat e dhjetorit? Keta ishin PD-ista te flakte dhe e kane braktisur, dhe ti thua PD merr 54???? Po kush do e votoj? Vetem po e votove ti vet, se rrezik dhe kete e ben! Pse nuk shkon neper shqiperi te takosh socilistin e thjeshte apo sta mban? Prandaj na fshihesh mbas ketyre metodave “demokratike” te cicerimave se sta mban me taku popullin se e di qe te bejne leck se ka arritur aty ku smban me.

    Ketu do jemi o populli kur mbas 23 qershorit do behen film, qeveria do dorezohet nga shtatori, Rama do “detyrohet” (gjoja detyrohet por eshte pjese e skenarit) te bej qeveri me plera si Topi-Dulja-Meta-Spahiu (gjoja boshti trete) dhe pastaj do thote “Un skam cte bej se sme len aleatet, se pastaj prishet qeveri” dhe RANA NUK DO E NDESHKOJ BERISHEN!!!!!!!!! KETU DO JEMI!!!!!!!!!

    Rama eshte Nano 2 dhe po ben nje loje shume te poshter dhe te pameshirshme ne kurriz te popullit shqiptar dhe te ardhmes sone. Por pervec trimerise, atdhedashurise, i mungon dhe zgjuarsia sepse Rama ska llogaritur qe arkat jane bosh, populli eshte i uritur per buke dhe drejtesi, dhe keta aleatiet PD-ista do vazhdojne te vjedhin rendeshem se keshtu jane mesuar por tani sdo kene as cfare te vjedhin? Per mua Rama ne gjithe kete skenar ska llogaritur qe ai do perfundoj duke lar gjynafet e Nanos + Berishes kur keta te 2 do jene jashtetit duke shijuar leket tone.

  5. LORA says:

    Hesapet e tua,laraska, qenkan sic i volisin nano-kurves dhe dr.dhjeramanit!

    1. laraska says:

      Jo moj shoqe, hesapet e mia jane thjesht pasqyra e nje shqiptari te thjeshte, sidomos te nje socialisti te thjeshte qe dhe ne 92 ja ka dhene voten PS, kur shumica votoi per PD. Nese per ju eshte normale qe PS te deklaroi qe PD do marr 54, dhe qe PS te kosideroi aleance me Meta-Topi-Spahi qe jane kriminela dhe hajdud, atehere me leni pa fjale, dhe vertet mire na e bejne. Nuk e di sa normale eshte per ju qe plas gerdeci e 21 janari dhe ne akoma kemi ne qeveri berishen. PS po e trajton situaten zgjedhore thuaj ti se ka ardh koha per nje rotacion normal, nderkohe qe ketu ka nevoje per revolucion? Qendrim normal eshte ky per ty? Normale eshte per ty qe qe kur ka hyre 2013 Kryetari opozites ka permendur vetem intelektuahalet dhe policet? Po populli qe sguxon te dal nga shtepia se te vrasin pa arsye?? Kjo nuk eshte gjendje normale qe opozita te sillet ne kete gjendje thuaj ti ne jemi Amerike. Kjo eshte shqiperi, kjo eshte diktature dhe do pergjigje nje revolucion, jo pislliqe te metejshme. Nese per ty eshte OK qe Rama neser te qeverise me ndonje Mete-Topi-Spahi, ti qofsh. Per mua eshte e papranueshme!!!!!

  6. mike says:

    shume e drejte, por nuk kam besimse do realizohet. ketu ne perendim policet jane te mire paguar dhe te mireperzgjedhur per te kryer detyren. nuk e vrasin mendjen as per shtepi e as per fundin e muajit dhe as se mos i heqin nga puna kur i vene gjobe ndonje VIP-i, madje e publikojne ne media per ti bere jehones se tyre dhe skane frike aspak. ne keto rritet profesionalizmi dhe behet policia si simotrat e saj kudo ne europe.

  7. tironci says:

    O Edo nuk bohesh kryeminister me policie mer lal. PO bo nji gabim te ronde se kto policet dum me hy ne pune ene per kte duhet me heqe kto policet qe jone ne pune. Kto qe rrezikojne venin e puns do te votojne kunder PS me tone fare e fis ene me shoqni!!!!!!

  8. al says:

    o ben ti je ne qikago ,cte duhet ty me ramen. cdo parti opozitare ben nje premtim ,por ne do shohim do ta mbaje apo jo. ne rast te kundert dhe ky do hapi krahun. keshtu eshte demokracia . ti jeton ne shtetin me demokratik te botes, ne usa[ ne qofte se eshte e vertete.]dhe duhet ta dish se pushteti atje merret me vote. cdo parti qe drejton me mire fiton ..

  9. Ardiani says:

    Takim politik me police te liruar qe pretendojne se jane te pavarur!!!!!!
    Nuk ka domethenje me te qarte se cfare modeli po kerkohet te ndertohet!!!!!
    “Ik ti se do te vij une!!!!!”

  10. I Larguar says:

    Edy Rama eshte e “king pin” i shtetit te ardhem te shqiptare .Zoti dhente deshire Amerikes te na shpetoj nga shtypja shekullore e sllavo – islamikve

  11. fshatari says:

    Mire dakort se para zgjedhjeve duhen fjale te mira po ku do i gjesh parate per te financuar gjithe keto njerez?se policet qe jane liruar jane shume,policet qe jane vrare jane shume dhe do vriten perseri perderisa te ekzistoje krimi!Apo ke financa te pazbuluara?se arka e shtetit eshte bosh dhe sa do i zoti te jesh nuk mund ta rregullosh sistemin financjar brenda nates!Ti neqoftese do ishe lider qe do i sherbente popullit ke shume deklarata qe mund te beje psh:te premtosh se do fusish ne burg te gjithe te korruptuarit shtetare si dhe sekuestrim pasurie,kurse ti flet gjithmone ne vija te pergjithshme vetem keto fjale njeh :babezia e pushtetit,hajduteria etje tej…As Kreshnik Spahiut nuk i afrohesh dot!

  12. ALpini says:

    Politike e qelbur e Edi Rames qe mbledh police te deshtuar dhe u premton qe ti ruajne voten.Keshtu veproj edhe ne 2009 duke u krekosur si gjeli mbi pleh se cdo vote do ruhej se kishte -Platformen Antimanipuli-dhe pastaj kur e pa qe humbi na bllokoj bulevardin me ngujimin per 19 dite me preteksin-Hap kutiat ose ik-.
    Saliu as kutiat nuk i hapi dhe as iku,me duket se iku Edi Rama ne twitter nga Bashkia.
    Nuk mund te flase e te marre ne mbrojtje policet ai qe me kokpalaret e tij qe ishin mbledhur nga te gjithe katundet shqiptare,i u versul policave si kur te ishin armiq.Turp te keni ju te gjithe qe komentoni si ato kurvat qe shesin moral.shifni fotot se si socialisti Rama qellon mbi policine:http://www.kombetare.al/21-janari-permes-fotosh-cfare-ndodhi-dy-vjet-me-pare-foto/

    1. arbeni, says:

      Pershendetje, a mund te me thote kush se kush jane policiet e liruar me, pasi pothuajse te gjithe jane ne krye te detyres, dhe ata qe ishin liruar, ju zoterinj te PS qe informoni ose dizinformoni Kryetarin tuaj, per dijenine e e tij dhe te opinionit ju bej me dije se 80% perqind e drejtueseve te policise te qeverisjes socialiste i ke ne Policine e Shtetit.
      Ju lutem duhet te flisni me emra konkret se kush jane keta te liruar, dhe perse jane liruar, jane liruar se kane qene te padepolitizuar, partiake tipike, servile te pushtetit te hatershem, qe normal qe sduhet te jene ne polici, ashtu si po pergatisin valixhet koleget e vet militante te PD, QE n.q.s nderrohen pushtetet do te ikin e vete ose ne te kundert do te shporren nga organizata.
      Ju zoti Rama duhet te benei tryeza per organizaten e policise qe po perballet me veshtiresi te krizes qe e ka kapur kete vend, ju zoteri dhe ata qe ju rrethojne duhet te ngrini probleme per mbarevajtjen sa me mire te punes per policine, te shqetesoheni se perse nuk mbeshtete policia me logjistike, perse luhet me strukturat e saj, perse u gabua deri ne katastrofe me sistemin arsimor, perse duhet te politizohet kur ajo ka dhene shembullin e saj dhe di te jete vetvetja, jo ta kercenoni se kur te vini ju do te heqim dhe do te veme.
      Dakort ka per te hequr boll, por ke do te vendosesh, Pjerin Ndreun nje deshtak te inkriminuar, i dyshuar per afera me nje nga isheksponentet e krimit, Ahmet Prenci i cili kohet e fundit me metoda dibrane ju eshte afruar dhe jep sugjerime, i cili eshte pergjegjes per masakren e durresit ku humnben jeten 4 punonjes policie, ku me mbeshtejen e p.pergjithshme e mbylli si ceshteje, apo me Asllan Dogjanin i cili ka grabitur vete ne akset rrugore, na thuaj pra me ke do ta besh policine.
      Zoteri keta jane njerezit qe te rrethojne, fol dhe ti me emra kush konkretisht po e shkaterron Policine e Shtetit, kush jane ata, perse nuk permend emra zoteri, apo jane shoket e Pjerinit, Ahmetit, Asllanit, si (Tonini, Nikolini, Arjani, Tan Cuku, Meti e plot te tjere),
      Amund ta di pse nuk ka emra Zoti Rama, pyeti pra legenat e tu pse nuk thone emra, dhe mbas kesaj gjithmone e paguajne dhe ngelen ne vendnumero profesionistet, ata qe su takojne para dhe mbas zgjedhjeve, se e zgjata shume, klm.

  13. saimir koka says:

    I nderuar z.Rama i mirkuptojme problemet qe mbart sot vendi e premtimet qe beni kur te vini ne pushtet,por me lejoni te shpreh shqetesimin personal duke e konsideruar si ajo shprehja popullore “peshku ne det e tigani ne zjarr”!E thene me shkoqur ke me se merresh tani e mos mendo se zgjedhjet do te behen me te lirat e me demokratiket ne bote.Saliu e minjte po levizin e ndoshta Ju nuk i shikoni.Lexoni deklaraten e presidentit lidhur me zgjedhjet ,kerkesen qe ka per opoziten.Shikoni si kane filluar kuluferit te levizin ndaj puna Juaj imediate eshte te ndergjegjesosh sot eletoratin e ta pergatisesh per te mbrojtur voten jo duke i premtuar rruge e police por si do i luftoshe keto manipulime te radhes e si do i perballoshe situatat ndoshta te papelqyeshme qe mund e duhet te vijne nga satrapi qe s’le gure pa levizur qofte edhe sikur ta shese shqiperine vetem e vetem qe te vjedhe zgjedhjet e radhes e ti jape fund njehere e pergjithmone kundershtise tuaj duke u nxjerre jashte loje.Pas kesaj nuk kane me vlere ekspertizat nga FBI qe mund te na dergoje miku i Saliut e ndoshta edhe drejtori i tij.Uroje me kete rast Sekretarin e ri te DASH mr.Xhon Kerry me nje karriere 29 vjeçare ne senat e si nje nga pikat e forta te kthimit te politikes se te madhit Bill Klinton, e shpresoj qe te marre masa te menjehereshme duke na i larguar nje here e pergjithmone “Gripin e ardhur nga Amerika” qe po na merr frymen.Le te mbaroje mandati i mikut te Saliut se bashku me karieren e turpeshme te Hilarit si dy diplomatet me te dobet te DASH-it.Koha nuk pret i nderuar z.Rama zgjo popullin e beja te ditur sfidat qe e presin perndryshe n.q.se reagon siç ke reaguar deri me sot me mire leri pushtetin e bashkoju njerezve te pamoraleshem te prostitucionit politik Shqipetar Nanos,Metes duke u futur ne rangun e tyre e duke bere edhe Ju para duke shitur zgjedhje.Dy rruge ke i nderuar :O me Njeriun,o me Saliun!

  14. Populli te vendos! says:

    a nuk do ishte me mire qe me 23 qershore te gjidh populli shqiptare te bojkotoj zgjedhjet e te kerkoj largimin e e te gjidhve politikaneve mafjoz qe kan qen prezent kete 20 vite + edhe ate qe kan qen ne 50 vite e komunizmit qe sot jan prezent ne politiken shqiptare?une them se kjo do ishte gjeja me e mire per nje shqiperi me politikan te ri e e me pergjegjesi qe te punoj per popullin jo per interesat e veta, neqoftese populli shqiptare zgjohet nga gjumi te dali ne prosteste me 23 qershore i cdo krahu politike i cdo feje e gjidh shqiperia te cohet ne kembe per te larguar kete perbindesha njiher e pergjidhmone qe fatin tone ta marim vete ne dore e jo te va lejme perbindeshave qe po na pijne gjakun cdo dite!! vetem keshtu do shikojme pak drite dielli me sy se po ndryshe vetem fatkeqesi do shikojne shqiptaret e shkrete! ka ardhur koha qe fatin e te ardhmen e femijeve ton vatanit tone, ta krijome e ta mrojme ne si popull!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje