Topi në Burrel: Berisha ju gënjeu për Rrugën e Arbrit. Rotacioni është i pashmangshëm

30 Janar 2013, 20:57Politika TEMA

Kreu i FRD: Hidrocentralet dhe uzinat u shitën për klanet e pushtetit. Shehu: FRD do i përfaqësojë dibranët me kandidatë dinjitozë

Drejtues të lartë të Frymës së Re Demokratike ishin në Burrel për t’u shpalosur matjanëve alternativat që ofron programi i kësaj force.

Kryetari, Bamir Topi, u tha pjesëmarrësve në takim se politika qeverisëse e pamoralshme nuk mund të tolerohet më.

“FRD u krijua për t’i kthyer besimin qytetarëve dhe për t’i thënë zotërinjve të PD dhe PS që ju nuk ishit arkitektë të ndryshimeve kushtetuese, por ishit shkatërrimtarë të institucioneve,” shtoi më tej Topi.

“Populli i Matit po përballet me varfërinë që i ka sjellë shitja e pandershme e minierave, uzinave dhe hidrocentraleve për interes të klaneve të pushtetit dhe jo të matjanëve,” deklaroi kryetari i FRD-së.

Ai i kujtoi të pranishmëve premtimet e pambajtura të kryeministrit për Rrugën e Arbrit.

Nga Burreli Topi u bëri thirrje qytetarëve ta largojnë me votë pushtetin e korruptuar, duke shprehur bindjen se 23 qershori do të jetë data e rotacionit të pashmangshëm politik.

“Në 23 qershor, Burreli, Mati, Dibra kanë nevojë për një përfaqësim ndryshe në parlamentin shqiptar dhe unë ju siguroj se FRD do të ketë kandidatë dinjitozë,” tha Sali Shehu, Sekretari Organizativ i FRD-së.

Para banorëve të Burrelit, Shehu u shpreh se “në këtë zonë FRD do të ketë mbështetje dhe përkrahje popullore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

Takimin e përshëndetën edhe nënkryetarja e FRD-së, Valbona Duri, kryetari i degës së Burrelit, Qemal Cani, përfaqësuesja e gruas, Elisabeta Gjergji, dhe studentja Esuela Farruku.

Përfaqësuesit vendorë të Frymës së Re Demokratike i bënë thirrje qytetarëve të përkrahin këtë forcë që vjen si alternativë e re në politikën shqiptare.

5 komente në “Topi në Burrel: Berisha ju gënjeu për Rrugën e Arbrit. Rotacioni është i pashmangshëm”

  1. balli says:

    Pasi mbaroj seanca parlamentare ne koridorin qe con e hollin e parlamentit ,berisha ironizon Topin qe i vinte pas ;
    Kur u bane edhe ti Veterineri Lopeve me u ba politikan !
    Topi ; Qe kur ti Gomari Doktoreve u bere kryeminister .

  2. abc says:

    genje o ish president Topi se te shkon shume….dhe dije si po genjeve sic po genjen ta jap une me firme se dhe per ty dicka do mbetet nga therimet qe edo lene te tjeret….

  3. ari says:

    forca topi. kjo partija e topit force e 3 keto zgjedhje. 12 deputet ka per te mar. po me ke do bejn kualicion mbas zgjedhjeve. se mo na vete me doktorin o top. se doktori per te qen ne pushtet do japin dhe vendin e kryeministrit kete radh

  4. MEMEDHETARI says:

    Ky Topi po m`i ngre nervat vertet kur i ve ne nje ballance si KRIMINELIN BERISHA ashtu edhe VIZIONARIN EDI RAMA…
    Irrituese eshte qe edhe ai vete,pra,z.Topi e di kete dallim por e ben me vetedije per te share te gjithe qe te kete mundesi te vleresohet ai vete,TOPJA…
    Ky TOPE,megjithese shan Saliun dhe premton e premton(A nuk jemi ne fushate zgjedhore?) per mua nuk eshte i besueshem dhe nuk i duhet besuar…
    Perpara zgjedhjes President Bamiri ishte “bamires” i Sali Berishes dhe e “bekonte” per cdo paudhesi qe bente Saliu…
    Dhe Saliu e vleresoi per sherbimet qe i bente…
    E beri President…
    Gjate kohes se tij si President, Topja e “luftoi” Saliun duke MOS FOLUR(!!!!!!).
    Dhe tani na del e thote qe “Saliu me Edin jane njelloj!!!…
    Me votoni mua!!!!!!!!!”…
    Keto shprehje une i lexoj keshtu:”Une jam njelloj si Berisha”…
    Populli nuk duhet coroditur por i duhet thene e verteta,e drejta,ME NDERSHMERI dhe ME PASTERTI…
    Ata qe duan vertet te shpetojne nga regjimi DIKTATORIAL i Sali Berishes DUHET TE VOTOJNE VETEM EDI RAMEN…
    Duke pasur SHUMICEN PARTIA SOCIALISTE I KA EDHE MUNDESITE PER TE BERE REFORMA TE MENJEHERSHME PER TA RREGULLUAR KETE VEND TE SHKATERRUAR NGA BABEZIA E NGA GRYKESIA E SALI BYTHES…ME GJITHE HAJDUTE…

  5. ha says:

    Barka PD.po mbytet lum kush shpeton..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje