Përpara zgjedhjeve të vitit 2009, kompania amerikane e lobimit BKSH& Associates organizon të gjitha takimet për Berishën dhe Topallin. Ndërkohë Patton Boggs i merr shuma të majme qeverisë shqiptare vazhdimisht në vitin 2010
Pak ditë pasi publikuam lajmin se qeveria shqiptare ka nënshkruar një kontratë lobimi me kompaninë amerikane Patton Boggs, një dosje e marrë nga ForeignLobbying tregon se si partia në pushtet i ka blerë të gjithë takimet me zyrtarët amerikanë përpara zgjedhjeve të qershorit të vitit 2009.
Në listën e lobimit për vitin 2009, të bie në sy se të gjitha kontaktet që janë bërë nga lobistët amerikanë janë bërë pjesën e parë të vitit. Kontaktet mbarojnë më 12 qershor, përpara zgjedhjeve.
Për Partinë Demokratike ka lobuar kompania Black, Kelly, Scruggs & Healey (BKSH& Associates) me qendër në Uashington.
Kompania BKSH& Associates e nis duke lobuar fillimisht që kryeministri Sali Berisha të marrë një ftesë për darkë nga senatori me ndikim, Richard Lugar. Kontaktet janë bërë më 14 janar të vitit 2009. Më pas sërish ka lobim pranë senatores Lindsay Graham, sërish për darkën me Berishën.
Më pas në shkurt ka lobim të vazhdueshëm që kryeministri Berisha të takohet dhe me senatorin John McCain, që nuk kishte shumë që kishte dalë nga gara elektorale me presidentin Obama.
Për Berishën ka zbim edhe për një darkë me senatorin Richard Burr.
Pjesa tjetër e lobimit është për takimet e Jozefina Topallit, kryetare e Kuvendit. Janë shumë kontakte, telefonata e e-maile që janë bërë nga ana e kompanisë lobiste amerikane.
Fillimisht kërkohet takim me kongresmenin Dan Burton.
Më pas ka kërkesë për takim me kongresmenin Eliot Engel. Lobimi vazhdon që Topalli të takohet me kongresmenin Robert Wexler, më pas me kongresmenin Dan Burton, me senatorin Jim DeMint dhe përpjekjet intensifikohen më shumë nga kompania e lobimit që Topalli të takohej me homologen amerikane, spikeren Nancy Pelosi.
Kontaktet e fundit për lobim janë bërë më 12 qershor pikërisht që Topalli të takohej me Nancy Pelosi.
Po ashtu Topalli ka kërkuar që të takohet edhe me drejtuesit e Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, pranë Kongresit Amerikan.
Sa i përket pagesave, thuhet se BKSH& Associates ka marrë 120 mijë dollarë më 2 mars të vitit 2009.
Patton Boggs me dorën e rëndë ndaj qeverisë
Patton Boggs, kompania që deri më tani të paktën zyrtarisht ka ofruar asistencë për dy privatizime të dështuara, në të vërtetë është paguar vazhdimisht nga qeveria shqiptare për të lobuar në Uashington.
Të dhënat e siguruara për vitin 2010, tregojnë se kompania ka marrë plot 15 pagesa nga qeveria shqiptare për të lobuar pranë ministrive kryesore amerikane, por edhe pranë senatorëve e kongresmenëve.
Në total janë 825 mijë dollarë të taksapaguesve shqiptarë që kanë shkuar për këtë kompani në një vit.
Patton Boggs ka lobuar pranë senatores Jeanne Shaheen për Shqipërinë, si dhe pranë Alcee Hastings, që drejton një komitet me shumë rëndësi për Shqipërinë, Komisioni për Sigurinë e Bashkëpunimin në Europë.
Qeveria nuk ka zbardhur asnjëherë kontratat e saj të lobimit me këtë kompani.
Date / Data
Firm / Firma
Amount $ / Shuma ne $
8/16/2010
Patton Boggs
9/17/2010
Patton Boggs
10/22/2010
Patton Boggs
12/3/2010
Patton Boggs
12/20/2010
Patton Boggs
8/16/2010
Patton Boggs
9/17/2010
Patton Boggs
10/22/2010
Patton Boggs
12/3/2010
Patton Boggs
12/20/2010
Patton Boggs
8/16/2010
Patton Boggs
9/17/2010
Patton Boggs
10/22/2010
Patton Boggs
12/3/2010
Patton Boggs
12/20/2010
Patton Boggs
TOTALI ne USD
825000
Shkrim i vjeter ky.
Keshtu funksionon politika amerikane. N.q.s. nuk afrohen nepermjet lobisteve, palo politikanet nga vende cope-cope nuk kane asnje shans per takime, dreka apo darka me “te medhenjte”. Nje senator i rendesishem, p.sh. nga Kalifornia perfaqeson me shume se 60 milione njerez dhe nje vote e tij peshon dhjetera miliarde dollare.
Ajo qe bie ere eshte kur keto marifetet e takimeve behen para zgjedhjeve…
Sa keq,biles fatkeqesi qe me parate e taksapaguesve paguhet paraqitja ndryshe e imazhit te politikaneve shqiptare. Pse nuk i bejne keto pagesa nga fondet e partive ku aderojne ose fundja nga paret e xhepit. Ehhhh, sa gjera do rregulloheshin me keto para qe hidhen kot sa andej ketej. Sikur te ndodhte qe me keto para te realizoheshin vepra te mira per popullin, nuk do kishte nevoje te hidhej asnje lek per ti bere makiazh fytyres se bere pis.
C’jane 825000 dollare ne vit?
Profesoresha merr 3 milion dollare apo euro ne vit.
Patton Bogsi, duhet te ankohet se paguhet shume pak.
Po pse keta amerikanet qenkan te shitur? Me siguri se derisa takojne te djathet e pd. Ama kur takojne Ramen e Biberajn apo Kreshnikun ndodh e kunderta.Amerikanet paguajne per te takuar Ramen ,Biberajn,Topin apo Krshnikun.Duhet te paguesh Erin Veliajn Gramozin apo Eduart Zaloshnjen te takosh Ramen ,kreshnikun e Biberajn.
Fundi eshte barazim ata dollaret qe paguen pd per te takue amerikanet i paguhen ps ,ak dhe frd pra populli nuk humb gje ndrrim vendesh per leket
kelmendasi…prape e nxorre llapen tende si brisk…..vazhdo se eshte radhe e gjate per pubic shaving…
Ngrihuni o popull shqiptar per ta hedhur ne dete kete ndyresise te kombit, qe quhet Sali.
Une kam jetuar tre vjete ne Itali ne te zeze dhe mbi 20vjet ne Zvicer me dokumenta. Nuk e di por une nuk kam pare se ne Itali ose Zvicer i jep njeri rendesi takimeve qe benin qeveritatert italjane ose zvicerjane me qeveritaret amerikane.
Ku e gjetem kete kutlure prej skllavi. Erdhi Klinton ketu para dy muajsh dhe e gjithe politika shqiptare dhe mdeiat shqiptare i thurnin asaj hymne dhe flisnin per fjalime historike te saja.
Ajo erdhi ketu dhe tha ate qe duhej te thoshte dhe qe eshte gjeja me normale ne bote. Ajo tha se ne duhet te forcojme demokracine, jemi miq te Amerikes dhe duhet te kemi zgjedhje te lira.Cfare historike kishte ne keto fjale.
Edhe tani ne vend qe keto leke ti jepen te varferve na i marrin horrat amerikane qe gjoja bejne lobim per ne.
Kur do heqim dore te jemi nje popull skllav. Amerika na perkrah dhe shume faleminderit por ajo e ben kete ne radhe te pare per interesat gjeostrategjike qe ka ne kete pjese te botes.
Vjen Sala ne Lapardha dhe thote “sektretin e madh” se ai i ka shume qejf pjeshkat dhe sidomos pjeshkat e Laperdhase dhe populli skllav brohoret ne delir. Eshte per te qeshur midis loteve. Shifeni vete popullin skllav te Lapardhase dhe ngazellimin e Sales per budallalliqet qe thote dhe populli e brohoret.
http://www.youtube.com/watch?v=I9FLzUlnW3U
Mire e the mo Plaku por ti nuk e di qe shqiptaret zorrethare eksitohen dhe me nje teke ponc….Popull pa dinjitet
Mjafton t’iu shikosh fytyrat te dy ketyre personazheve dhe flasin vete. Tamam fytyra kriminelesh.
cfare thote arvizu per keto skandale tet qeverise sone
Ky eshte skandali me i madhe qe kam pare ndonjeher. Une kur kam pare se si Senatori Engell Engell e mbeshteti Berishen ne kohen kure sapo filluan te hapen kutit e votimit.Kjo u be shkak pasi nje senator para z.Engell deklaroj qe kuti e votimit duhet te hapen qe te rinumerohen votat. Ne kete perudhe doli z,Engell Engell dhe kundershtoi gjithashtu Berishen edhe perse kisjhte ndodhur Gredeci ai e cilesoi si te sukseseshem.
Tani po kuptohet se perse at e mebeshtesin Berishen edhe perse ky ben njemije prapesira ne shqiperi,.Ata e mebshtetken se paska firma lobuese qe me parat e mia e te shoqeris taksapaguese shqiptar at u paguhekn per te folur mire dhe per te fshehur krimet qe ben Berisha ndaj shqiperis dhe popullit shqiptare.
Duhet tu vije turpe dhe keto fytyra nuk duhet te ekzistojne me ne tempullin e demokracise.
ne amerike nuk ka demokraci ,atje kercet pushka cdo dit se shume nga senatoret jane si ENGELIT i saliut
Zoti Mero, keni shume respekt per gazeten tuaj, pasi eshte fjala e te vertetes, e asaj qe I mungon sot jetes sone. Gjithsesi, sapo degova nda Top qe zamo ka blere koncensionin e austriakeve, domethene te darfos qe u perzu nga genc rruli, per te cilen eshte akuzuar publikisht, por si gjithmone prokuroria I mbyll hetimet. Besoj se ju kujtohet. Dhe tani, na del ne skene zamka dhe na e merr ai. Ai do te kishte te drejte edhe per histori, por ai e la fakultetin qe ti mbarove, qysh ne vitin e pare. Dhe koncensionin e minieres me te madhe ne evrope e mori zamiri, domethene familja. Mero, per keto gjera neve kemi nevoje, qe ne qershor ta dermojme shpellarin me gjithe rakicke, tosum bac.
He more ‘”Kelmendas! Sot te paska ardhur goja per te folur nepermjet shkrimit ne gazete! Ku ishe para ca ditesh qe nuk tu degjua zeri ne asnje gazeta per te komentuar ato 6-te fotografite qe botonte nje gazete Anglezeper femijet e ngujuar. Sigurisht nuk e mbroje dote nenen parti(PD)dhe si baban tend Sali. Si mer guximin dhe mbron nje shperdorim kaq te madh te lekut per te ,vetem qe qeveritaret
te dalin ne foto me figura te rendesishme ne Amerike? Si pranoni more shpirt nxire te harxhohen ato leke per te marre genjeshtrat per te verteta? Te paguash shuma kolosale per te blere njeres qe te mashtrojne kete popull se paskemi nje qeveri dhe kryeminister te shkelqyer? Sa shkolla mund te ishin rregulluar me keto para qe paguhen keta mashtrues ndaj popullit ton te vuajtur vetem e vetem qe
qeveritaret te shtrengojne duart me lideret Amerikan? Ne raste se edhe ata persona qe permendni ju kane paguar nga leket e popullit,i pifshin ilace, si mallkonte nje grua ,pasi i vodhen leket e pensionit.
Po shtepia muze e “Kongresit te LISHNJES” ne Lushnje ,arregullohej me keto leke qe paguan qeveria njerez per te ginjyer popullin? E o popull e shihni se sa kujdeset qeveria per ne qe na ka te paret? Jo,jo,te paret nuk jemi ne ,te paret jane ata te kompanise qe horrlleqet e qeverise ,ja shesin popullit per ndershmeri.
D o ta votojme perseri? Miliona leke per te blere kervate e kolltuqe perandoresh ne vilat e pushimit,miliona leke per te paguar tellallet qe te flasim mire neper bote,miliona e miliona leka te harxhuara jashte kritereve ligjore (te dhenat nga KLSH} etjera e tjera ….. Ka ardhur koha per te patur mend ne koke me 23 qershor 2014. Po punuan edhe te tjeret qe do te vijne ne pushtet si keta,atehere nuk mbetet gje tjeter vetem te rrembejme jo ristelat e parrullave ,po hunj pri shkoze qe te cuditet dynjaja.Te pakten tellallet e BERISHES do te thone per here te pare nje te vertete.
Epo nga te mos jete burrrrr shteti sala?
Kjo po qe eshte skandal !! Nuk e di se sa mund te jete fondi i asistences qe USA i jep vendit tone ne nje vit ?? Po Ambasadat respektive,e jona ne Washington dhe USA Embassy ne Tirane,pse duhen valle ? Pse gazetaret nuk e pyesin çdo dite,apo ne konferenca shtypi Kryeministrin per kete çeshtje ? Ketu ne fakt,nuk di nga te “kthesh koken”,zi e me zi !! Ku mund te ishin perdorur 825 000 $ ne kete vend tejet te varfer ?! Perseri e pabesueshme qe “autoret” e kesaj “afere” mbijetojne shume mire politikisht…thjesht pas çdo takimi,nje zarf me para !! Iliri
Keshtu shkojne parate e taksapaguesve shqiptare,per rrush e per kumbulla . Te na rroje Sala dhe Zhozi.Por kete vit nuk do te kene bere lobim qe Zhozi te merrte pjese ne diten e betimit te Presidentit Obama ,pasi ne betimin e pare me ato leke qe kishte paguar qeveria jone , ajo e kishte vendin 30 metra larg Obames !!!
Kdare e tha me kohe idene qe na varferon:Ne Tirane drejtojne Shqiperine te pa A F T E T.
Populli s’di te dalloje te aftet qe ti votoje dhe vazhdon avazi i te pa afteve ne krye.