"Një përgjigje shumë e thjeshtë”

31 Janar 2013, 10:45Politika TEMA

Nga Aleksandër A. Arvizu

Ambasador i SHBA në Shqipëri

 

Shqipëria festoi 100 vjetorin e pavarësisë në muajin nëntor.  Ishte koha për të qenë krenarë, një kohë përsiatjeje mbi sukeset e vendit në kapërcimin e trazirave të mëdha për t’u bërë anëtar i NATO-s dhe që aspiron për në BE. Tani, ndërsa shqiptarët shohin përpara drejt zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, gjendemi në fillimin e një kapitulli të ri në historinë e Shqipërisë – një kapitull që duhet të përkufizohet nga demokracia e lulëzuar, ndërtuar në mënyrë të padiskutueshme mbi vullnetin e popullit.  Duke udhëtuar nëpër Shqipëri, gjej tema të përbashkëta në bisedat që bëj, pavarësisht nëse jam në Shkodër apo Gjirokastër, në Vlorë apo Elbasan.  Shqiptarët janë të shqetësuar për probleme reale – punësimin, të ushqyerit e familjeve të tyre, kujdesin shëndetësor, arsimin, degradimin e mjedisit dhe krimin, sa për të përmendur pak prej tyre.  Shumë vetë më janë ankuar që udhëheqja politike (dhe këtu më lejoni të jem i qartë që njerëzit flasin si për koalicionin qeverisës ashtu edhe për opozitën) duket e fokusuar vetëm në interesat vetjake ose partiake, se sa në zgjidhjen e këtyre problemeve të përhapura gjerësisht.  Teksa shqiptarët përgatiten për ta nisur këtë kapitull të ri, një element ndryshimi duket sikur del mbi të gjithë të tjerët për nga rëndësia: mënyra se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri, veçanërisht nevoja për ta zhvendosur vëmendjen tek njerëzit, ku institucionet qeveritare dhe partitë politike iu shërbejnë interesave të njerëzve.

Kur Sekretarja Klinton iu drejtua parlamentit, ajo iu bëri një kërkesë të qartë zyrtarëve të zgjedhur në auditor që të sigurojnë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, dhe të shihen si të tilla nga bota, në mënyrë që populli shqiptar të ketë besim në rezultatet dhe në institucionet demokratike, dhe të besojë në drejtuesit e tyre.  Demokracia nuk është një bunker betoni që izolon udhëheqjen politike prej popullit. Përkundrazi, zyrtarët e zgjedhur kanë detyrimin të shërbejnë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i përdorin postet e tyre të pushtetit që të përfitojnë të gjithë qytetarët. Udhëheqësit duhet të fitojnë besimin e njerëzve përmes një procesi transparent, të lirë dhe të ndershëm.   Gjithashtu, sjellja e partive politike ndikon drejtpërsëdrejti në besimin e publikut tek zgjedhjet.  Si miqtë më të palëkundur e më të qëndrueshëm të Shqipërisë përgjatë viteve, Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë dhe të gjitha partive politike që të fokusohen në forcimin e besimit të publikut në procesin zgjedhor dhe të besimit tek udhëheqësit e tyre.

 

Më lejoni të përmend një të vërtetë të thjeshtë e të dhimbshme: besimi publik në procesin zgjedhor është i ulët. Për rrjedhojë, edhe yni është i ulët.  Në një demokraci të fortë, qeveria dhe partitë politike kanë përgjegjësinë – quajeni detyrim – të fitojnë besimin e njerëzve.  Ata mund ta bëjnë këtë duke bashkëpunuar brenda institucioneve zgjedhore, duke shmangur në mënyrë të vetëdijshme dredhitë politike dhe duke hequr dorë prej një gjuhe shkatërruese dhe provokuese në takimet publike ose në literaturën partiake.  Mesazhet që kërcënojnë persona të tjerë ose nxisin dhunë të cilësdo formë vetëm sa do të gërryejnë besimin se kandidatët dhe partitë janë të gatshëm të punojnë së bashku.   Legjitimiteti i cilësdo qeverie që do të dalë prej zgjedhjeve të ardhshme do të varet nga mënyra se si do të sillen partitë gjatë muajve vijues.

Qeveria ka detyrimin solemn të veprojë në mënyrë llogaridhënëse, transparente dhe të paanshme.  Ky është një parim kyç i kritereve të Kopenhagës, i cili përcakton nëse një vend kualifikohet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.  Për më tepër, qeveria duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jopartiake në marrjen e vendimeve institucionale.  Partia qeverisëse ka përgjegjësinë të inkurajojë besimin duke kërkuar në mënyrë aktive konsensus përmes kompromisit dhe dialogut. Jo më pak e rëndësishme, opozita duhet të përkushtohet të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në proces, dhe të shmangë kërcënimet për bllokim ose bojkot.  Gjithësecili është përgjegjës për të bashkëpunuar tërësisht me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të tjera, për të promovuar sigurinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Kur mendoj mbi fjalimin e Sekretares Klinton, është një pasazh i veçantë që bie në sy.  Ajo shpjegoi që njerëzit shpesh e pyesnin se si mundi të punojë me Presidentin Obama pasi kishin luftuar aq fort kundër njëri-tjetrit në fushatën për zgjedhjet presidenciale të 2008-ës.  “Është një përgjigje shumë e thjeshtë,” – tha ajo, “të dy e duam vendin tonë.”  Dashuria për vendin do të thotë të vësh interesat kombëtare mbi interesat partiake. Do të thotë të bësh gjithçka që është e mundur për ta mbajtur politikën partiake jashtë institucioneve zgjedhore.  Dashuria për vendin nënkupton të votuarit lirisht dhe me përgjegjësi.  Dashuria për vendin përcillet përmes veprimeve, jo fjalëve, me sytë drejt 100 viteve të ardhshëm të ndërtimit të vendit.  Ndërsa 23 qershori po afrohet, iu bëj thirrje shqiptarëve që të nisin një kapitull të ri me këto zgjedhje, të lënë mënjanë interesat vetjake dhe partiake, të këmbëngulin për llogaridhënien e klasës politike.  Më shumë se çdo gjë, ju bëj apel që të pranoni përgjegjësinë vetjake që ta bëni këtë të mundur.  Pasi vetëm shqiptarët që vënë përpara interesat e Shqipërisë mund ta ndërtojnë shoqërinë e drejtë, demokratike, që do t’i bëjnë brezat e tashëm dhe të ardhshëm shqiptarë ta përligjin krenarinë e tyre.  Dhe vetëm këta mund ta bëjnë Shqipërinë vendin që ju doni.

52 komente në ““Një përgjigje shumë e thjeshtë””

  1. Bujari ju degjon says:

    Tregojani “Burrit te shtetit” keto shkrim-barcalet,se ne kemi kohe qe e dime.E pame ne zgjedhjet e fundit reagimin tuaj.Per lloqe dhe genjeshtra kemi vete super prodhim.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Gomeret e politikes shqiptare kane vesh per te degjuar por skan tru me kuptu mesazhet tuaja zoti Ambasador.

      1. Askushi says:

        E keni shum gabim kur thoni se Gomeret e politikes shqiptare s’kane tru, perkunderazi,kan aq shum tru sa ja kalojne edhe Djallit(kujtoni deklaratat e Berishes me 21 Janar ne darke per protestuesit,armatimet e tyre ;cadra e stilolapsa pistolete dhe thika me helm),jane aq shume me tru dhe dinake ,sa ja hedhin dhe vetes(kujtoni OK-in e Rames per Nryshimet Kushtetuese)
        Dhe z.Ambasador doja ti sygjeroja se ne rrethant ku gjendet Shqiperia sot(keshtjell-burg feudal,ku te maralshmen e takon rralle dhe e pa moralshmja pas tre ditesh behet virtut,norme e hobi, ku njerezia per te mbijetuar, punon,copetohet, robetohet,korrupton, manipulohet,vidhet,vjedh,vritet, vetevritet dhe e fiton “lirine” kur behet pale, ose me pushtetin e “Kryegardianit”,ose me ate te “Aspirantit” te tij),te bente me shum presion te drejteperdrejte e hapur ndaj harbuterive te njepasnjeshme qe po i behen procesit zjedhor. Sepse po te ecet ne kete vazhde,pas 23 Qershori,s’di nese do kishte nje pergjigje te thjeshte,edhe pse te dy,edhe Kryegardiani edhe Aspiranti, e duan shume Atedheun(sejcili sipas menyres se tije)!

    2. feniks says:

      Zoti AMBASADOR!
      Ju thoni se “KA RENE BESIMI I POPULLIT TEK PROCESI ZGJEDHOR!!!
      JO,E KE GABIM!!!
      Ne nuk kemi besim tek SISTEMI FASHIST,qe eshte instaluar ne Shqiperi me mbeshtetjen tuaj,qe lejon Berishen te SUNDOJE,VRASE DHE GRABISE pa ju dridhur qerpiku!!!
      Nuk te kemi degjuar te flasesh hapur:Sali Berisha eshte shkaktari i te gjithe te keqiave ne Shqiperi!!!
      Ti merresh me shume me OPOZITEN,qe ka celesat e KASHTES,nderesa me Berishebn e bere “BURRE SHTETI”!!!
      A E DO AMERIKA DEMOKRACINE PER POPULLIN SHQIPTAR,APO KA VETEM INTERESAT E SAJ???????????

  2. dori says:

    z. AMBASADOR ju thoni bukur qe ka rene besimi per zgjedhjet e lira dhe demokratike.

    Ne keto zgjedhje kerkesa si shqiptare eshte a do na vidhet vota.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!.

    Po nuk u vodhe vota ne kemi te drejte ti kerkojme qeverisjes transparence. Po u vodhe ajo na ka perdhunuar.

  3. Dean says:

    Nuk e ke fajin ti,mo vlla.Ti je ne rregull me mendimet e tua dhe ne fund te fundit je,si Ambasador,thjesht 1 i ftuar ne vendin ton.Ajo qe mund te besh ti eshte thjesht 1 keshille miqsore,por problemine kemi vete ne Shqiptaret qe nuk dime si te organizojme jeten ne vendin tone.Dhe sa per zgjedhje te lira,harroje ate muhabet plako.Maloku dhe Demokracia jane 2 gjona krejt te ndryshme.Demokracia,per malokun dhe maloket,eshte 1lloj si Teoria e Relativitetit per tu kuptuar.Shume e veshtire.

  4. Ligor Luarasi says:

    FITOJNE INTERESAT E PERBASHKETA PER ATDHEUN.

    Ka nje analogji te madhe midis zgjidhjes qe ariten Z.Obama dhe Znj.Klinton pas “kerleshjeve” te tyre, duke u perballur me dashurine e njejte ndaj Amerikes dhe popullit Amerikan,e cila i harmonizoj te dy lideret per begatimin e atdheut dhe zgjidhjes qe duhet ti japin Z.Berisha dhe Z.Rama ngercit te tejzgjatur.
    Kjo per faktin se edhe te dy lideret tane s’ka dyshim qe e duan atdheun dhe popullin shqiptar krejt njesoj.
    Perballe ketij fakti bien poshte te gjitha intresat e tjera partijake,personale,etj,etj, dhe tiumfon intresi i perbashket i tyre ai i begatise se shqiptareve dhe Shqiperise.

    1. anticensurë says:

      “Kjo per faktin se edhe te dy lideret tane s’ka dyshim qe e duan atdheun dhe popullin shqiptar krejt njesoj.”
      jo mor jo?????
      me të vërtetë e ke????
      apo futja t’ia fusim??pastaj kur na del gjumi e shohim veten të zhytur në mut!!!

      1. megi says:

        Ore ti “Anticensure”, censurou pak ne mundsh, se e ke qelbur fare kete blog me fjalor rruge

  5. Cukllopi says:

    Ore arvuzu kaq per budallenj Ne merr ti Ne shqiptaret ?! Po Leri ore denglat po Bej presion seriozisht qe te nis leviz in bythen Maloku po Edhe atij te gjatit me pas nese e doni Kete vend! Ai tu vjedh Ne Mes te dites ti Tregon pallavra! Ne 23 qershor Eshte vape Dhe kam frike se sdo kesh xhakete e do dalesh Ne kanatjere por te bere show serish ! Ti e di cduhet bere nese do beje nese sdo kap Edhe ti ndonje pith Dhe shko Andej Nga lura se Andej gjen I derman ju ambasadoret amerikan ! Ne ju Duam me shume se cdo vend tjeter evropian por prona Lini Ne balte Dhe kaq r kuptojme !

  6. e verteta says:

    I nderuar z. Arvizu !
    Une personalisht nuk kam besim se zgjedhjet do jene te lira perderisa te mos jete larguar nga skena politike Sali Berisha, autori i te gjithe te keqijave qe i kane ndodhur ketij vendi. Ai njeri mund te jete cdo gje, por eshte antikombetar, kriminel, i korruptuar, vjedhes votash, genjeshtar, mashtrues etj. etj.
    Me vjen mire qe me ne fund edhe ju e keni kuptuar kete.
    Na ndihmoni qe te bejme zgjedhje te lira si njerez te qyteteruar.
    Ai njeri asnjehere nuk ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur.

    1. Fanolisti says:

      Dakort z. ambasador; por ne zgjedhje duhet shkuar pa kete qeveri.Vetem keshtu rikthehet besimi, behet kthesa e shkohet ne zgjedhje te pranuara , ndryshe ky vend;ka paguar,por do te paguaj nje kosto edhe me te madhe

  7. popolo di tirana says:

    Nje pyetje vertet e thjeshte, por qe ne ja dime pergjigjen me kohe:

    Berisha dhe ustashet e tij e duan Shqiperine te shkateruar. Per kete ata punojne diten, por sidomos naten…

    Kaq e thjeshte eshte Zoti Ambasador. Prandaj mos ushqeni iluzione te kota se Berisha do te beje Zgjedhje. Ai thjesht ka mision ti prishe ato…

  8. era says:

    Zoteri qe nje shtepi te qendroje ne kembe duhet se pari te kete themele. Themelet e shtetit jane sistemi i drejtesise, zbatimi i ligjit, garantimi i te cilave vjen nga vota e lire.

    Ju ishit deshmitar i vjedhjes me te paturpshme te kesaj vote. Ju ishit uruesi kryesor i haduteve te kesaj vote.Ju flisni per legjitimitet qeverie? PERSE NUK FOLET??!!

    Thoni qe sekretarja Klinton i drejtoi parlamentit kerkesen per zgjedhje te lira dhe te ndershme,( nenkuptojme qe te mos vidhen) Kush duhet ti beje zgjdhjet e ndershme opozita ??!!
    Gjithashti Z.Klinton thekson se kur kundershtaret duan vendin mund te bashkepunojne.Kush do vendin, nje moster qe shet trojet dhe pasurite kombetare?! Nje perbindesh qe kacidhet e pakta te shqiptareve ja jep kompanive amerikane te lobimit,per ti pastruar llumin kesaj qeverie( A e di kete gje mikesha e “Podesta grup”?
    Populli shqiptar nuk ka nevoje per fjale por per ndihme konkrete.
    Po nuk keni mundesi apo nuk doni lereni te qete ne hallin e tij.

    1. LORA says:

      Rrofsh Era,do te doja te te perqafoja.

      1. drita says:

        Edhe une era te pergezoj püer llogjiken e forte. Bravo !

  9. Anastasi. says:

    ZOTI AMBASADOR, DERI SA INTERESAT GJEOSTRATEGJIKE TE SHBA-se NE BALLKAN, TE DOMINOJNE POLITIKEN TUAJ NDAJ SHQIPERISE, ATEHERE ME VJEN KEQ QE JU THEM, POR ATO NUK PERFAQESOJNE INTERESAT E SHQIPTAREVE NE BALLKAN DHE JANE TE DESTINUARA QE TE DESHTOJNE NE TE ARDHMEN!

    SHBA-ja PO E TRAJTON SHQIPERINE, SI NJE REPUBLIKE BANANESH, DUKE MBESHTETUR NJE DIKTATOR ANAKRONIK SI SALI BERISHA, DHE DUKE MINUAR ZGJEDHJET, FUNKSIONIMIN E DREJTESISE DHE DEMOKRACINE NE SHQIPERI, PAVERESISHT LLOGJEVE POLITIKE E DIPLOMATIKE!

    MBANI MEND DICKA ZOTI AMBASADOR, NJE MIK I PAMORALSHEM, SERVIL DHE HILEQAR, GJITMONE DEL MJE MIK I KEQ NE TE ARDHMEN!!!! AI QE JU SOT PO MBESHTESNI(SALI BERISHA), NESER KA PER TJU LENE NE BALTE, SEPSE ESHTE I PABESE QE NE GEN!

  10. dritani says:

    Z Arvizu ju e dini shume mire se te korruptuarit dhe per me teper njerez qe jane te lidhur me krimin, aq sa akuzohen se i kane duart te lyera me gjak, nuk mund te kryejne zgjedhje te lira.
    Kete e dine dhe shqiptaret prandaj dhe 50 % e tyre nuk marrin pjese fare ne votime.
    Shqiptaret te vetmen shprese e kane tek ju, Amerikane dhe Europiane, nepermjet bllokimit politik dhe ekonomik qe mund t’i beni ketyre grupimeve me organizim tipik mafioz (i referohem Savianos).
    Ju, Amerikane dhe Europiane, nuk mund te fshiheni me pas pas konceptit se keta politikane shqiptare “i ka zgjedhur populli” (50% tjeter) dhe jane perfaqesuesit e tij e per rrjedhoje ju vetem me ta mund te negocioni. Keta politikane jane produkt i nje sistemi te mirefillte mafioz i cili “rekruton” votues nepermjet mekanizmit te “mosgarantimit te punes” (perseri sipas Savianos). Eshte nje sistem i ngritur nga keta politikane, majtas dhe djathtas, kupole e nje mafie te mireorganizuar, me te cilet ju, Amerikane dhe Europiane, shtrengoni duart dhe dilni ne foto duke buzeqeshur pasi keni ngrene nje dreke miqesore.
    Ju sot po i beni thirrje ketyre mafiozeve te shohin me shume atdheun se interesat vetiake apo partiake(klanore?!).
    A ka ndonje rast te ngjashem ne histori?
    Dyshoj se jo.

  11. Arsen says:

    Z. Arvizu,fjalet tuaja i sherbejne vetem pushtetit.Ti na jep leksione demokracie me gjuhen e drunjte te diplomacise,ne nje kohe qe duhet te vesh gishtin ne plage dhe te tregosh pa u druajtur se ne kete vend e keqja qendron tek ai qe gjithe kohen i ka vjedhur zgjedhjet dhe qe ka bllokuar proceset demoktatike.Po ta donte vendin Sali Berisha vertet do kishim “nje pergjigje shume te thjeshte”,por ai do vetem pushtetin e tij dhe ka treguar qe per te mund te djege edhe vendin si ne viti 1997.
    Prandaj boll me demagogji! N

  12. anticensurë says:

    mesazhi i arvizusë së vogël është ky:
    ” gjendemi në fillimin e një kapitulli të ri në historinë e Shqipërisë – një kapitull që duhet të përkufizohet nga demokracia e lulëzuar,”që duhet të realizohet nga të dy palët politike të baraz fajsuar,
    “Shumë vetë më janë ankuar që udhëheqja politike (dhe këtu më lejoni të jem i qartë që njerëzit flasin si për koalicionin qeverisës ashtu edhe për opozitën) duket e fokusuar vetëm në interesat vetjake ose partiake, se sa në zgjidhjen e këtyre problemeve të përhapura gjerësisht.”
    por që në fund të fundit pjesa që duhet të ketë kujdes është ajo që duhet të”shmangë kërcënimet për bllokim ose bojkot.”
    vllai tonë amerikan na thotë mos bojkotoni ne ju japim sigurinë që:
    -ju të votoni!
    -saliu të numërojë!
    -ne ta çertifikojmë!
    kështu do të shkojmë të lumtur në demokraturën shqiptare!
    bile ka nuanca që tergojnë një kërkesë të tij për marrveshje të palëve politike!kuptohet në leverdi të politikës!ky e vlerson thjeshtë fare popullin shqiptar:bagëti!dhe ska faj i shkreti!të tillë jemikur pranojmë të na bëjnë gjithë të zezat!
    ps:nuk e di përse arvizut nuk i bije në mënd që ajo që ka ndodhur në amerikë,obama klinton,ka ndodhur dhe në shqipëri!të gjithë e anashkalojnë dëshirën patriotike të lidhjes berisha-meta!nuk e di përse e quajnë punë hajdutësh??ata lanë mënjanë dasitë e tyre politike dhe menduan vetëm për shqipërinë!
    dikush do të thotë:për ta rrjepur deri në kockë?!por kjo është në diskutim!shumë njerëz thonë të kundërtën!ata mendojnë se nuk është e vërtetë!ata nuk kanë arritur ta rrjepin deri në kockë,ka mbetur akoma deri sa të arrijnë atje!janë pikërisht ata që arvizu ka takuar “gjithandej”!që i thonë se dhe opozita ka fjin e saj,bile më të madh se berisha!

  13. e ardhmja says:

    ZOTI AMBASADOR TE DU FORT NDAJ PO TE JAP NJE KESHILLE.MOC E CAJ KOKEN SE CTHONE DHE SHKRUAJNE KUNDER TEJE.TI NUK JE SI AI BUDALLAI QE ZEVENDESOVE ,NUK TE SHKON PER SHTAT TE RROSH NE FERME ,NE NJE SHTEPI-BARAKE ME MOBILJE SI TE NJE FSHATARI SHQIPTAR,JE KRAHU I DJATHTE I BURRIT TE SHTETIT NDAJ DHE PASURINE DUHET TA KESH JO ME SHUME SE 5% TE PASURISE SE TIJ.VAZHDOJE BEJE CAMUR OPOZITEN.

  14. gjon says:

    GJUHE diplomatike shume e qarte.Juflisni per pergjegjesi te gjithe SHQIPTARVE dakorte,por ne syte tuaj ai Burri i shtetit i permgysi votimet ne TIRANE.kY Burri i shtetit eshte ai qe po dhunon cdo dite INSTITUCIONET E PA VARURA TE VENDIT ,E PO BEN GJITHECKA PER TI VJEDHUR VOTAT PERSERI.KETU DO JEMI ,E PERSERI JU DO FLISNI ME GJUHEN DIPLOMATIKE JU THASHE POR SME DEGJUAT,KESHTU JU JENI NE RREGULL ME DIPLOMACINE TUAJ.NDERSA NE DO VAZHDOJME TE JETOJME TE LUMTUR NE DEMO DIKTATURE TE BURRIT TE QEVERISE SHQIPTARE SALI BERISHA.

  15. Vlora says:

    z. ambasador kur ke koken te demtuar nuk mund te mjekosh kembet per te sheruar koken.

    dilni hapur dhe i thoni berishes qe je i detyruar te besh zgjedhje te regullta,dhe mos kaloni nepermjet opozites

    ose per ta aritur kete duhet te zhvillohen zgjedhjet pa berishen.

    berisha asnjeher nuk ka qene fitues,por vetem vjedhes.

  16. studiuesi says:

    I nderuar ambasador i madh i vendit te madh demokratik! Kjo qe po lexoj sot nga Ju, deklarimi apo thirrja, sugjerimi apo keshilla, vleresimi apo qortimi, kuptohet ne emer te DASH, nuk duhet te ndalet. Qe ne zgjedhjet e para te vitit 1921, kur 26 vjeçari Ahmet Zogolli falsifikoi dokumentet e lindjes, per te regjistruar moshen mbi 30 vjeç (sikurse e kerkonte ligji qe te behej deputet, sepse ai ate kohe ishte 26 vjeç), edhe ne zgjedhjet e manipuluara e te dhunura te vitit 1923, po nga Zogolli (se te tjerat deri me 1991 ishte zgjedhje qe zhvillohen me loder sipas muzikes se daullexhiut)nuk rezulton te kene qene demokratike, sikurse nuk ishin as ato te viteve 1996 e me tutje.
    Per çlodhje po ju percjell nje fragment te pershkrimit te penendriturit Gjergj Fishta ne “Hylli i Dritës”, Vjeti V, 1924, nr. 5-6, fq. 198 “Trazimet e qershorit 1924”,per zgjedhjet e vitit 1923, te cilat me ngjajne se u zhvilluan njelloj sikurse me 2009, kur ju perveshet menget ne numerimin e votave: Fishta, për këtë ngjarje, shkroi: “Ahmet Zogu lshoj zagarët elektoral të vet në t’katër qoshet e Shqypnis, T’u lshuen bre bir same, prefekta e nënprefekta, t’u shpërvolen kryetar bashkijash, krahinarë e sekretarë, e t’u zgaqen kopista e arkivista,-pak a shum-të gjithë zogollista, me advoketen e gjyqtarë, e t’ja nisë me punue për elekcjone, “simbas ligjit në fuqi”: rrah, gjobit, burgos malcorë e katundarë të partis kundërshtare për m’u shti mneren e gazepin për ditë të elekcjoneve: këti epi pare, atij shtoji rrogën, gradën, kët tjetrin-analfabet e gati analfabet-fute në zyrë, e tjerët qiti në rrugë të madhe me fmi e grue, e tjera kso punësh të bukura e për ni mend të deja për një shtet konstitucional, okcidental, modern, demokrat a la “Shqyptarçe”. E të krisi, atëhere, karoca e automobili, e t’u shkepen afije e polic, e nga Shkodër, Korçë, Gjinokastër, Durrës, Mirditë, etr. ktu rrëj atje gënjej, këtu shto emna në listë civile, atje mos ndigjo me shkrue emna të partis kundërshtare e thuej, se po s’triumfoj lista elektorale e qeveris, Anglia do çoj donamet në Durrës, Italija në Vlonë, Jugosllavija do pushtojë Shkodrën der m’ujë të Matës”. Në zgjedhjet e 27 nëntorit 1923, Zogu manipuloi me të gjitha mënyrat, nëpërmjet administratës shtetërore. “Diku arka e votave u çil, a se dhe u shpërthye, para kohet legale, diku u mbyll para kësaj kohe e shi m’at herë, kuer elektorët vijshin me dhanë votin e vet, ndërsa njeti shtatë vetë votojshin për njëmijë e pesëqind vetë, e jo në vend të caktuam prej ligjet, por nëpër prroska e natën me bishtuk…Me kët rregull të shrregullueme u banë edhe zgjedhjet e dyta të dhetorit…”

  17. nastradini says:

    Te gjitha keto mesime demokracite te zotit Avrizu do te kishin vlere te pacmuar per TE GJITHE shqyptaret nese SHBA-s dhe Ambasada Amerikane ne Tirane do te merrte pjesen e saj te fajit per tragjedine e Gerdecit dhe do ti’i ndihmonte nga ana financiare me pension modest familjet e viktimave, qe la pas BUMJA e Saliut dhe e Pentagonit te BUSH-DJALIT. Per faktin qe financoi me 300 milione dollare nje aventure albaneze me Kapobande Sali Berishen dhe Djalin e tij, qe donin te vidhnin ne mes te dites Armatimin e Ushtrise shqiptare si Magjype Hindie. Vetem atehere shqiptaret do te bindeshin ne sinqeritetin e fjaleve te zoti Avrizu ne deklaraten-apel te tij per shqiptaret, ndryshe do ta kuptonin si nje retorike qetesuese paraelektorale vetem per BURRAT E SHTETIT.

  18. savo says:

    Z- Arvizu. Me gjith respektin për Amerikën, po shgënjehemi. Mbështetja e dikttorit komunist Sali nga Jarersoni dhe ju i bëri gjëmën Shqipëris. Ai Shkatërroi, industrin bujqësinë ushtrinë, pra baras me një bombardim atomik. Po të vazhdoni ta mbështetësni ai do shuajë gjithë shqipëtarët brënda republikës dhe amerika do ta ketë në qafë si krim historik. Ai fuqin e ka vetëm tek ju dhe nuk duhet vënë shënja e barazimit ndërmjes dirakturës social fashite të Berishës me dashamirësin për prosperitet të opozitës.

  19. Fllad says:

    Jane jo pak dokumentare te realizuar nga amerikane qe kane treguar mbeshtetjen e shtetit amerikan per diktaturat ne Ameriken Latine dhe kudo ne bote dhe jo pak por per shume vite me radhe. Atyre u interesojne “burra shteti” dhe palaco e mafioze te cdo kallepi vetem qe te mbrojne interesat amerikane.
    Ne te tilla raste amerikaneve u vjen per te qeshur dhe tallen me ne kur ne diskutojme per demokracine.

    TI MIRE BEN SE NE TE KEQEN E KEMI VET SI POPULL.Perbindeshi i tropojes i mbeshtetur dhe instruktuar po nga ju( SHBA) per 22 vjet me rradhe, shkatroi (te mire apo te keqe) gjithe industrine me qellimin e vetem qe te shkateroheshin sindikatat. Inicioi vandalet e shpellave te zaptonin tokat dhe pronat e te gjithe shqiptareve, dhe tani si kucedra qe i ka zene te gjitha burimet ben ligjin-po i mbeshtetur nga ju-amerikanet dhe kurvicat e evropes.
    Te gjitheve ju zente haku i shqiptareve.
    Jam optimiste se djemte po i rriten Shqiperise dhe ju te gjitheve do tju tregoje vendin por sa me shpejt aq me pak dhimbje per kete popull.

  20. vlora 1 says:

    Zoti Ambasador studjojeni njehere Berishen me ndonje psikologun tuaj-A ndjen Ai dashuri per Atdheun dhe per njerezit apo te vret per pushtet dhe per Dollar?
    Une pyes sepse nqs eshte e vertete ajo qe mendoj une,atehere fjalite e tua nuk pine uje

  21. fatmiri says:

    Zoti Arvziu! Ju flisni per parime demokratike, ato qe ne tani i dime me mire se ju se kemi kaq kohe qe merremi me to, ndersa ju i keni harruar se i praktikoni. Ju flisni per bashkepunim me nje qeveri qe vjedh tere diten, vret qytetaret e saj, nuk zbaton vendimet e gjykatave, ka shperbere pronen, nuk egziston shteti ligjor dhe prape ju na keshilloni te ulet opozita me “mazhorancen”. Kjo nuk ka me bythe te rrije. Nuk mund te ulet krimineli me viktimen ne nje tavoline se gjakmarrja ne Shqiperi nuk eshte vetem midis shqiptareve, por edhe midis kryeministrit tuaj, atyre qe i sherbejne(i yni nuk eshte)dhe qytetareve shqiptare, Prandaj po te keni miresine e te jeni i sinqerte me te vertete, lereni demagogjite teorike e mesimet; ka ardhe koha te veprohet: e doni sinqerisht demokracine ne Shqiperi apo doni gjithmone rremujen dhe ja thoni troç Sali Berishes: ik te shpetojne te gjithe! Ketu nuk vlen me diplomacia ,eshte bere bajate nga ju e nga gjithe te tjeret te Europes, jeni bere te pa durushem dhe nuk mund tu degjojme me dot me te njejtat llafe per 22 vjet. Ai vend nuk rregullohet kurre po nuk u largua ai qe ka instaluar mafjen, ndryshe diçka u pelqen dhe juve qe ai rri atje. U rrezua me lehte komunizmi ne 1990, bile nuk pati fare kundershtim nga ata udheheqes qe ishin per 50 vjet dhe qenka kaq e veshtire te largohet Sali Berisha. Domosdo ata antaret e byrose politike nuk kishin asnje pasuri e leke, veç privilegjeve, ndersa hengren gjithe Shqiperine dhe s’po ngopen, ndoshta thela kane marre dhe ata qe i mbrojne jashte kufijve.

  22. soli says:

    Zoti Ambasador u ka ikur koha prrallave tuaja http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  23. Lil Toronto says:

    Di gje z. ambasador ajo kompania Patton Bogs mos ishte amerikane?
    Di gje z. ambasador per kontratat qe ka bere me kryeministrin tone?
    Di gje z. ambasador c’fare statusi ka kjo kompani ne amerike, a bie statusi saj ndesh me kushtetuten amerikane lidhur me konceptin DEMOKRACI???

  24. laraska says:

    Shume shkrim i vertet! Po kot lodheni o z. Arvizu. Ketu njerezit presim qe te na i zgjidh hallet Amerika, nuk ekziston tek shqiptaret nocioni i shtetit sovran. Ne mendojme qe hallet duhet te na i zgjidhin te tjeter, vendin te na e ndertojne te tjeret e ne vetem te shijojme frutet e punes se tjetrit. Nje gje ndodh ne Shqiperi, dhe ne vend te cohet populli ne kembe, ose ti tundim kembet perfaqesuesve tane ne parlament, ne i qahemi te huajve. Cfare mund te bejne perfaqesuesit e vendeve te huaj ne Shqiperi qe eshte nje vend i pavarur dhe sovran? Ne nuk e kuptojne c’do te thote nje shtet sovran dhe shprehjen popullore shqiptare “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”
    Une shpresoj qe shqiptaret ta lexojne kete shkrim mbi disa here qe te kuptojne tamam ate qe po kerkoni te thoni ju dhe ate cfare tha znj. Klinton ne parlament. Fatekeqesisht ne si popull mesdhetar, jemi shume gjaknxehte ne mendime ashtu si ne shume gjera te tjera, dhe nuk ulemi te analizojme situaten ne cdo detaj, dhe ne fund te nxjerrim prefundimet tone. Ne i kuptojme gjerat ose pasi kane ndodhur ose po na i tha ndonje i huaj troc, ndryshe sbehet fjale.

    Gjithesesi, ju faleminderit per kontrbutin tuaj me kete shkrim!!!!

  25. Delli USA says:

    Fjale imzot fjale, po si shpjegohet qe kompani lobingu te aferta me me adninistraten Obama marin para nga taksapaguesit shqiptar per te rregulluar imazhin e Sali Berishes? A ka mundesi Arvizu te na shpegoj pse vejti ne Shqiperi dhe beri fushat per Saliun kongresmeni Eliot Engel ne 2009-en dhe e krahasoj Sali Kriminelin me Ajzenhaurin(pra burre shteti),prandaj nuk me duket i rastit cilesimi burre shteti i Saliut nga ambasadori Arvizu.Mendoj se DASH-i duke mbrojtur nje diktator kriminel si Saliu e ka demtuar shume popullin shqiptar.

  26. Miku i Arviziut says:

    I dashur mik. Po te dush ti e regullon situaten brenda nje nate. Te gjitha zullumet e Sali Berishes dalin dhe teprojne qe ai minimalisht te dorehiqet nga posti. Per kete do te mjaftonte nje mocion mosbesimi nga opozita dhe disa keshilla nga ju disa prej deputeteve te PD. Qe e duan ambasaden Amerikane. Vetem largimi i Sali Berishes jep garanci se zgjedhjet nuk do te vidhen.

  27. Pilo Lala says:

    Me pelqen shume shkrimi i Arvizut, sepse ka zevendesuar fjalen “Klasa Politike”, me fjalen “Qeveri”.
    Qeveria ka detyrimin Solemn per llogaridhenje.
    Partia Qeverisese ka detyre.
    Arvizu do jete Mariza Lino e vitit 2013.

    Me e bukura eshte qe Arvizu nuk permend ato 3 ligjet e famshme, qe na cojne me magji ne Evrope, por thote qe te behen zgjedhje te lira.
    Do iveje dem rruga Fylese ne Shqiperi. Megjithate Fyleja vjen per te marre ndonje kocke te ngelur, perpara se te iki Berisha.
    Amerika nuk do e lejoje me vjedhjen e votes.

  28. LORA says:

    Ky kumbari i “burrit te shtetit ” dhe i “yllit ne ngjitje” tenton per te testuar pakenaqesine e shqiptareve ndaj tij personalisht,qe pastaj (per raportimet e tij tek ata qe ka siper)ta konvertoje ne “celula” te armiqesise se shqiptareve me SH.B.A-te.Shqiptaret jane aq te mencur sa te mos ngaterrojne “burrin e vogel te shtetit te madh” me vete shtetin e madh.
    Nese ndonjeri do ta besoje arixhiun e rruges se Elbasanit,le te therrese ne kujtese Lirak Bejkon dhe Gjergj Ndrecen qe i frymezoi ky me parrullen e tij “act now”,,,,dhe i la ne mes te rruges.Ky kujtoi se mund te manipulonte shqiptaret me mender-parrullen e tij,,,,per fat te keq ja doli me te vojturit nga persekucioni politik.
    Sa me larg medieve te qendroje arvizu,aq me shume do ta gjejme rrugen e shpetimit te shtepise sone,Shqiperi.Ja,kaq e thjeshte eshte.

  29. vali says:

    Ajduta dhe baskepuntore te Saliut, JINI JU ,E PO E VIDHNI KETE POPULL ME LLOJ LLOJ KOMPANI LOBIMI(Nen kupto banda ajdutesh ordinere).

  30. RAJMONDA says:

    Z. AMBASADOR. UNE QE PO JU SHKRUAJ JAM NJE QYTETARE E THJESHTE NGA FIERI. E KUPTOJ MESAZHIN TUAJ DREJTUAR POLITIKES DHE ME BESONI UNE E DUA ME SHUME VENDIN TIM SE SA JU. JU KRYENI DETYREN TUAJ DIPLLOMATIKE DHE SHKONI NE VENDIN TUAJ I CILI ESHTE QINDRA VITE DRITE LARG VENDIT TIM .DERI KETU JAM NE RREGULL ME SHKRIMIN TUAJ. VETEM NUK KUPTOVA DOTE NENKUPTIMIN TUAJ (POPULLI QE KENI FOLUR E BISEDUAR JU ME NDON SE OPOZITA DHE MAXHORANCA I KANE QELLIMET TE NJEJTA , INTERESIN VETIAK). KETU E PERDORET SHUME MIRE DIPLLOMACINE . TANI SI NJERI, SI NENE PO JU BEJ NJE PUETJE SHUME TE THJESHTE : KY NJERI QE KEMI NE PER KRYEMINISTER , QE JU E QUAJTET BURRE SHTETI( QE VETEM I TILLE NUK ESHTE), SI MENDONI JU E DO VENDIN E TIJ ? NUK DUA TE RRESHTOJ GABIMET QE KA BERE DHE VAZHDON TE BEJ NE QEVERISJE,POR PO E THJESHTEZOJ : NJE KRYEMINISTER QE JEP URDHER PER TE VRARE POPULLIN E TIJ E DO VENDIN ETIJ VALLE? UNE BESOJ SE JU E DINI PERGJIGJEN POR ARSYEN PERSE NUK E T HONI NUK E KUPTOJ UNE DHE I GJITHE POPULLI JONE. KAM QENE VET PJESMARRESE NE DEMOSTRAT BDHE MENDOJ QE JO VETEM ATA TE SHKRETE NUK E MERITONIN VDEKJEN PO EDHE NE QE ISHIM NE BALL NUK E MERITONIM .NUK PO BENIM GJE TJETER VEC PO KERKONIM TE DREJTAT TONA . TANI PO JU PUES SI PRIND, PO TE ISHIT JU NE VEND TE ATYRE PRINDERVE QE AI ” BURRI JUAJ I SHTETIT” I VRAU SI DO NDIHESHIT . VALL DO NDIHESHIT KRENAR ? A MUND TE ME PERGJIGJENI? HAPENI ZEMREN LERENI DIPLLOMACINE DHE PERGJIGJUNI ME DORE NE ZEMER .

  31. trust_no1 says:

    E thene shqip z.ambasador kesaj i thone pirdh se lirohesh.

  32. drini says:

    z.pseudo dipllomat keto leksione jepini ne Zimbavie e ndonje vendi qe te shkon per sfond me ngjyren!Shqiperise ia hoqet breket qysh me 1990 nepermjet ketij qe pasi u sherbeu per eleminimin nje me nje te kundershtareve tuaj,pasi ju sherbeu ne trafikun e armeve,pasi u sherben edhe sot si nje kryeminister killer,Ju dhe vetem Ju jeni i detyruar ta mbroni paçka se ky monstruoz vjedh,vret ne mes te diellit e ju e etiketoni “burre shteti”.Ku e gjen moralin zotrote qe pasi na ke xhveshur lakuriq na kerkon te rruame ndere!Do te doja te mos na beshe me leksione me theniet e zonjes Klinton qe nepermjet Jush ndikon ne sundimin e satrapit Sali,pasi ajo zonje nuk la gjurme por iku si zonje e deshtuar ne politiken e jashteme te. DASH-it apo jo?Sherbimi me i mire qe mund ti beni ketij populli eshte te heshteni e ndoshta do te gezoni respekt me te madh se deri me sot.Dhe se fundi nuk na thoni a do ti numeroni edhe keto zgjedhje qe ka shume besim Saliu se do ti fitoje si ato lokalet!

  33. Claus says:

    Ja pra doli kllouni i Rruges se “Elbasanit” per te thene dicka te “padegjuar” ndonjehere!
    Apo ndoshta eshte derdhur kesti i pare tek kontot e “Patton-Boggs” dhe ndonje e-mail i ka “prishur” rehatin per te na thene ca brockulla qe i kemi degjuar ketu e 23 vjet?
    Me duket si leter lamtumire nga Tirana, ku politiken dhe takimet beheshin neper lokale, ky fytyra te dilte 50 here ne TV edhe per gjepurat me banale, ku diteve te hena tre ndrikullat kalonin njehere nga Rama per kafen e mengjesit dhe ashtu “kalimthi” i tregonin se duhej te pranoheshin ca palo zgjedhje, ca palo ligje, ca menyra sjelljeje te Berishes, se helbete burre plak dhe i cmendur hesapi.
    Dhe Rama bente si bente dhe i kalonte.
    Tani kupa ka shkuar ku nuk mban me dhe hajde po “japim ca leksione demokracie” se Presidentet rivale amerikane na e “dashkan shume Atdheun” e tyre. E ka thene nje zonje e madhe qe tashme ka dorezuar celesat e zyres ne viziten e fundit te karrieres se saj ne Tirane.
    (Cuditerisht Tirana per shume politikane ka qene destinacioni i tyre i fundit). Perjashtim ben vetem Richard von Weiszäcker kur erdhi pasi kishte lene Presidencen gjarmane, erdhi se kishte premtuar, se nuk “kishte gjetur kohe” per sa kohe qe ishte President, por ja qe erdhi edhe privatisht.
    Nuk e di nese ndonje rival ne Amerike shan me nene, babe, grua rivalin e vet ne Kongresin amerikan? Nuk e di nese gjen ndonje President amerikan te shese pasuri per 1 Euro, ose ndonje vajze a djale i tij te kthehet te menaxhoje kontratat qe ben babi President ne tavolinat ovale te Shtepise se Bardhe?
    Nuk e di a gjendet ndonje burre i guximshem qe te mos derdhe ne arken e shtetit amerikan shuma si ajo 870 milion dollare per nje shitje te pasurise shteterore?
    Apo ndonje qe vjedh dhe manipulon zgjedhjet? Ah harrova rastin e Florides, me fal mister Arvizu, por atje u numeruan perseri dhe jo si ketu qe kutite nuk hapen dhe u dogjen.

    Keto dite ishte 80 vjetori i marrjes se pushtetit nga Hitleri dhe 70 vjetori i kapitullimit te ushtrive naziste ne Stalingrad.
    Te kishe mbajtur ndonje leksion mbi keto ngjarje, sidomos mbi te paren, do te kisha nje fare interesi te degjoj dhe lexoj fjalen tende, por te tregosh “perralla demokracie” ne vendin ku vriten kater persona ne mes te dites me diell se protestonin per buken e gojes, me vjen keq, por rreshtat e tua nuk me ngjallin asnje ndjeshmeri.

    “Te dy e duam vendin tone!!!”

    Le ta provoje ndonje President amerikan te mos e doje vendin e tij, mister Arvizu, “Homeland Security” eshte tek dera.
    Andej nga vitet `60 mbi nje burre me emrin John Kennedy spekulohej se nuk po e “dashuronte” sa duhej Ameriken dhe besoj se e dini fundin e tij.
    Nuk e di nese eshte kapur atentatori i vertete, apo gjetet nje sa per te thene dhe e plaset ne burg sa per te lare duart?
    Nje caj i zi anglez do te te bente mire ne keto kohe “gripi amerikan”, i nderuar.

  34. esen says:

    Ka ardhur koha zoti ambasador te jeni me i drejtperdrejte. Ne Shqiperi, nen hundet e botes demokratike eshte instaluar plotesisht nje regjim, qe nuk ka asgje te perbashket me shtetin ligjor dhe parimet e Kopenhages, qe ju i referoheni. Ne Shqiperi sundohet plotesisht nga nje njeri qe ka nen kontroll ne menyre absolute, partine (po qe se mund te quhet e tille), Kuvendin e Shqiperise, deputetet, qeverine, presidentin, SHISH, Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Gjykatat e tera niveleve, me nje fjale te tera institucionet e shtetit. Vec kesaj ai ka blere median qe e perdor kunder opozites dhe vetem per qellime personale. Ky regjim ka vrare politikisht, ose per arsye korruptimit galopant shume qytetare shqiptar.

    Ne shqiperi mbizoteron sistemi me i plote dhe me i pergjithshem i korruptimit, politik dhe ekonomik. Shqiperia zoterohet nga nje grusht gjoja biznesmenesh te kontrolluar nga diktatori dhe Familja e tij.

    Ne Shqiperi lehtesisht mund ta verifikoni (duke pare Fiks Fare) se eshte instaluar Frika me e madhe se ka qene ne kohen e Ramiz Alise. Njerzit nuk flasin dot nga frika se humbin punen, ose edhe me shume, sic tregon rasti i Kosta Trebickes. Te gjitha keto behen edhe si nje sfide nda jush qe jeni aty, SHBA dhe BE. Ai ka guximin qe nje qark, si ai i Fierit qe eshte i dyti ne Shqiperi, per nga madhesia ta bllokoje dhe te mos funksionoje sipas Kushtetutes. Dhe ju dhe Fylja i beni persion Rames, se e gjeni me te lehte per tu marre vesh. Por kjo nuk e ndihmon Shqiperine, perkundrazi e trimeron regjimin, i cili ne analize te fundit, si cdo regjim do te permbyset me force. Por kjo do tia shtoje koston dhe plaget Shqiperise edhe ashtu me shume halle.

    Privatizimet e tij, teresisht te deshtuara per shqiperine, por qe i kane sjelle ne pasuri perrallore Familjes, tani do te krijojne nje borxh teper te madh per Shqiperine. Borxhet e jashtme kane arritur nje pike, ku Shqiperia nuk do te kete kurrefare mundesie ti perballoje dhe barrra e tyre do ta shemb njesoj si sistemi i piramidave qe “burri i shtetit” krijoj ne mbreterimin e pare.

    Nen mesimet e Stalinit mbi luften e klasave si force qe con shoqerine perpara, ka krijuar ne menyre permanente nje klime konfliktuale ne tere shoqerine shqiptare.

    Dhe se fundi ka guximin te perdore taksat e qytetarve per te pajtuar kompani lobingu amerikane per te propaganduar “arritjet madheshtore” te Shqiperise blu.

    Po aq sa eshte faji i shoqerise sone, aq eshte edhe i ju miqve te Shqiperise per kete situate ku jemi futur.

  35. Z.ambasador, gjithe keto vite(2009-2013)administrata amerikane eshte rreshtuar ne anen e Sali Kriminelit,bile Ju si perfaqesues i saj e quajtet “burre shteti”menjehere mbasi ai kish bere krimin,ky qendrim jo vetem eshte i pafalshem por do thoja me plot gojen kriminal.Ju qofshi,po dijeni se shqiptaret,me perjashtim te kockelepirsve,e dine se ne krye te puneve ne Shqiperi eshte nje kriminel i amnistuar nga te ashtuquajturat demokraci perendimore.

  36. arbder says:

    Z.Arvizu perse pikerisht tani po ngreni zerin ndaj “Burrit te Shtetit”?. C’fare ka ndryshuar tek ju apo tek ai qe tani po e shigjetoni ?. Pse jo deri dje keto kritika ?. Pse nuk e kritikuat kur u vrane kater njerez ne bulevard, por bete krejtesisht te kunderten (apo per ju ne Amerike jeta njeriut nuk vlen nje grosh dhe per kete aresye e nderuat me fjale te medha)?.Perse detyruat opoziten te futet ne zgjedhjet e pushtetit lokal ne ato kushte diskriminuese,ku deshmitar i gjalle si u veprua me rezultatin e tyre, ishe edhe ti ?. Aaaaa, me duket se tani po ju preken interesat strategjike per stabilitetin ne rajon ?. Epo, nese eshte keshtu, shume mire jua ben “Burri i Shtetit” dhe shume mire e ka qe leshon deklarata te tilla (se per te bere ndonje veprim konkret harroje). Biles per mua, do deshiroja qe ai te kerkonte qe gjithe ambasadoret armiq te Shqiperise te shpallen “Non Grata”. Keshtu jeni bere ju per ne,popullin e thjeshte Shqiptar,. I pari dhe me i padeshirueshmi eshte ai qoftexhiu i OSBE-se, qe nuk e kuptojme se si e mbajme akoma ne si popull ne kurriz,sikur nuk na dalin e teprojne politikanet tane,i dyti eshte i EU Sekui, qe per mua as te…as te leshon dhe i treti je ti. Duhet te ndryshoni qendrim dhe parim kryesor duhet te keni mbrojtjen e lirive e te drejtave te njerezve te thjeshte, e jo ato te qeveritareve apo politikaneve. Nese nuk e realizoni do te paren,atehere me mire mos dilni me ne media sepse sinqerisht na lodhet dhe na keni kaluar ne shoqeri ne depresion.

  37. Po na ben me vjelle o ambasador. Shqiptaret nuk jane etiopian. Na bej nje nder : Mjaft na cave koken me dokrra hini! Je paterica me e forte e Sali Hajvan, kriminelit. Neveri per lekureminj si ti!

  38. Pavarësia says:

    Z.Ambasador! Si përfaqësues i SH.B.A- mikja aktuale, më e mira dhe më e fuqishmja, është ndodhur vazhdimisht në krah të shqipëtarëve, Ju falenderojmë përzemërsisht!(Gjatë këtyre 22 viteve ANARKI ku e ka katandisur Shqipërinë një antishqiptar i tërbuar, po të mos ishte mbrojtësja jonë, Amerikë, Shqipëria do të ishte copëtuar në dy thela të mëdha, ku të kënaqnin orekset e tyre të vjetër, Serbët në veri dhe Grekërit në jug). Por, në situatën politike, ekonomike e sociale që ndodhemi, do të bënit një shërbim të madh vendit tonë në se i thua me zë të lartë, anti shqiptarit Berisha, ,,dy fjalë”: ,,O Sali! Mjaft më! Boll e mundove këtë popull! Lere të lirë të jetojë… Lere të të lirë të votojë e të zgjedhë qeverinë e tij! Thuaja këto me zë të lartë, z. Ambasador!Me .,,fjalë Diplomatike”, nuk merr vesh ai, z. Arvizu! ,,Derri do plumb”- thotë një fjalë e urtë shqipëtare.

  39. Arber says:

    Tek AMA-News eshte shkruajtur nje artikull shume i bukur qe i jep pergjigje gjithe komenteve tuaja per Ambasadoret. Ju ftoj ta lexoni, se do mbeteni shume te kenaqur. Tung.

  40. Sallakja says:

    Ah ti do Kalin e Modhe mer te keqen , ai ti vete koqet ne bige ty.
    Po Ustai nok oshte mo, prandaj livadhis sa te kesh qejf.

  41. tefta says:

    Zoti Arzviu : Kjo qe u be ne Shqiperi eshte VETEM SKLLAVERI dhe KURRRRE DEMOKRACI ; SE SHQIPERIA NUK KA ME ASNJE PASURI ;E GJITHA U SHIT TEK UJQERIT E MBARE BOTES DHE POPULLI SHQIPETAR ESHTE I CVESHUR ;PA PASURI;PA PUNE;PA UJE;PA ENERGJI ELEKTRIKE;PA BANESA NORMALE;PA PYJE DHE ME NJE AJER TE NDOTUR KANCEROZ NEPER QYTETE DHE PA INFRA STRUKTURE NE TE GJITHE SHQIPERINE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!TUNG

  42. Niko Maloku says:

    Po pse je shqetesuar kaq shume o Aleksander? Pse je merzitur kaq shume qe Aleanca Kuq e Zi ka kercenuar se do te burgose kryeministrin kriminel te Shqiperise? Po perse nuk u shqetesove kaq shume kur kryeministri kriminel kercenoi nje milion opozitare se ” do ua bej me keq se me 21 janar…” ( pra se i kishte vrare kater vete, por do te vriste me shume )? Nuk e kupton se ke dale shume hapur? Megjithate, te jesh i sigurt se ky kryeminister do shkoje ne shtepi me 23 qershor. Nese do e pengoje popullin ta largoje ( duke ia dhunuar votat ) atehere do te kete fatin e Gadafit. Dhe, as ti nuk do kesh mundesi ta shpetosh.

  43. DEMOKRACIA NUK ESHTE BUNKER BETON QE TE IZOLOJE DEMOKRACIN JO
    QEVERIA ESHTE BUNKER BETONI QE IZOLOI DEMOKRACIN SHQIPTARE.

    Eshte e quditshme se si veprohet, Demokracia sjell shtetin ne fuqi dhe i jepe te gjitha atributet per ta administruar demokracin,ndersa nuk vonon dhe kjo qeveri e dalur nga vete demokracia kthehet ne nje bumkier me shume frengji dhe qellon mbi demokracine..
    Le ti argumentojme.:
    Qeveria shqiptare me te ardhur ne pushte mnjeher u kthye ne bunker kunder demokracise
    – Ajo varu ne gerdec demokracin dhe nuk dha llohgari.
    – Ajo neperkembe demokracin depermes nje lufte te re klasore.
    – Ajo manipulon zgjedhjet dhe arrin deri atje sa te marre pushtet te pa merituar.
    – Ajo vjedh pasurin e shqiptarve dhe nuk shkon asnjeher para drejtesise keshtu shembull eshte rruga e Kombit dhe vjedhjet me bllok ne dore.
    – Ajo kthehet kthehet ne bunker dhe shet shqiperin nje euro.
    – Ajo kthehet ne bunger dhe i heq copa edhe atedheut te vet dhe ajo qe eshte me e rendesishme Ajo edhe te vret ne se proteston sic ndodhime 21 Janare 2011.
    Z. Ambasadore e ven theksin edhe tek besimi politik ne procesin zgjedhore i cili eshte shume i ulte vecanrish ne shqiperi. Natyrishte qe ky besim eshte i ulte se ne te vertet ai nuk gjeti mbeshtetje tek askushe. Opozita shqiptare megjithc e ngriti zerin ne kupoe te qiellit kunder ktij manipulimi zgjedhore kjo nuk u more parasyshe , keshtu edhe perse fitoi Edi Rama ne zgjedhjet e pushtetit Vendor perseri atij ju dhunua fitorja duke bere njemij makinacione deri sa e detyruan te terhiqe,Par pasoj ne Tiran u be nje rrotacion i dhunshe, Sa i perket llogaridhenje kjo nuk ndodh ne shqiperi jo vetem qe nuk ndoidhe pre ne se kerkon llogari qeveria te vret ashtu sce vrau me 21 Janare,
    Ne ket shkrim ambasadori Arvizu na kshillon per ta dashur atedheun . Ne te vertet aty duhet te lidhen te gjith, pore kjo qeveria bunkier beri gjermen shqipoeris. Ajo i dha 355 milje det Greqise , pjes deti qe mendohet te jen miliarda tonelata nafte aty. Pra si u deshta atdheu keshtu. Ja qeverea bunker qe nuk pushon p[ore nga farngjit e bunkerit te saj nuk len gje pa vrare. Per pasoj edhe dashuria ndaj njeritjetrit ne shqiperi nuk munmde te rreflektohet.

  44. Nikonestea says:

    Nuk kam cte them …i kane thene kaq bukur parafolesit sa nuk mbeti gje per mua….vetem nje gje eshte e vertete z. Arvizou…per ke bien kembanat …besoj se me teper se cdo tjeter bien per ju dhe politiken tuaj…kam idene qe na vlereson shume pak…..ju eshte krijuar ideja qe mund te na trajtoni si te doni…..kur arrini dhe shpreheni ju keshtu duhet marre me mend se kushedi sa e madhe eshte e keqja…..ne emer te Amerikes mendoni dhe beni dicka te mire per Shqiperine se jemi shume te lodhur….nuk durojme dot me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje