Krimi brenda familjes ka tronditur sërish qytetin e Elbasanit . Një 65 vjeçar ka ekzekutuar djalin e tij të vetëm me breshëri kallashnikovi, pasi ai nuk donte që djali i tij i vetëm të martohej me vajzën italiane, me të cilën bashkëpunonte prej vitesh.
Pas konflikteve të ashpra, kryefamiljari Engjo Llucaj ka qëlluar për vdekje të birin 27 vjeçar, Sokol, dhe shtetasen italiane Xhulia Poltafieri, 24 vjeçe.
Sherri në familje kishte plasur që prej një viti, kur Sokoli ishte kthyer nga Italia së bashku me të dashurën italiane. Kundërshtimi i babait për martesën e ka indinjuar të riun dhe mësohet se i biri ushtronte herë pas herë dhunë fizike dhe psikologjike mbi babanë e tij.
Pas një sherri të ndodhur dje midis të dyve, babë e bir janë shoqëruar në polici, ku të dy kanë nisur të akuzojnë njëri- tjetrin.
Djali ka pohuar se i ati e fyente me fjalë të rënda gruan e tij italiane, ndërsa i ati është shprehur se i biri e dhunonte dhe shkak i kësaj ishte vajza italiane që gjendej në shtëpi.
Më pas ata janë kthyer në shtëpi dhe kanë nisur të grinden sërish me tone të ashpra dhe sapo e ëma e djalit ka lajmëruar sërish policinë, Engjo Llucaj ka nxjerrë kallashnikovin dhe ka qëlluar të birin, dhe teksa vajza italiane ka qenë duke thirrur emrin e të dashurit, pa e përfunduar fjalën, kryefamiljari ka qëlluar dhe mbi atë.
E tronditur nga ngjarja, bashkëshortja e 65- vjeçarit ka pësuar parainfarkt dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.
“E vrava djalin pasi nuk doja nuse të huaj në shtëpi. Nuk e di se si e bëra këtë vrasje. Ju thashë se djali më dhunonte sistematikisht, që nga dita që solli nusen e tij në shtëpi, dhe më thoshte se kjo do të jetojë me ne. Jam penduar se kisha vetëm një dritë sysh, ashtu sikurse jam penduar edhe për vajzën e huaj që e vrava. Nuk e di çfarë të them më shumë. Kjo ndodhi për një moment dhe as vetë nuk e di se si e bëra me dorën time një gjë të tillë Po ju them se djali më dhunonte sistematikisht,” citohet në gazetën GSH 65- vjeçari.
Banorët e lagjes kanë pohuar se Engjo Llucaj vazhdimisht i thoshte të birit se kishte sjellë në shtëpi një prostitutë nga Italia, ndërkohë që djali e rrihte.
Panorama raporton se italiania ishte shtatzënë.
Nuk ishte veprim i pelqyeshem. Tek e fundit perziji nga shtepia edhe secili te shohe punen e vet. Por vete jam absolutisht kunder martesave me te huajt. Cdokush te martohet me sojin e vet, me rracen e vet, me kombin e vet. Jam ultranacionalist, por edhe kete vrasje padyshim qe e denoj maksimalisht, sepse tek e fundit, ishte femer italiane, jo femer turke, jo femer greke dhe jo femer serbe.
WTF?????
Pse ishte e huaj?????
KAFSHE Shqiperie.
Ta kishte greke nusen, do e kuptoja qe nuk donte, ama italiane, pse mor xhan?
Pagove edukaten qe i ke dhene tet biri. Vraj edhe veten tash. Sa me shume te pakesohen elementet kriminale, aq me mire per shoqerine
Bravo! Keshtu duhet te sillen patriotet e vertete.
nje dite te dale ndonje patriot tjeter e tu shkurtoj kokat juve pjelles grekofone
hajini thepin ju patriotet.
e vrau mentaliteti shqiptare. KOHET kane ndryshuar dhe ne nuk po e ndjekim dot kohen.Mentaliteti eshte me i forte se dashuria per djalin e vetem ?? duhet QE shoqeria jone te nxjerre mesime nga keto ngjarje te dhimbshme dhe tragjike.TE gjithe kemi faje, per shoqerine ku jetojme , me thashethemet.duhet shume pune, dhe dashuri per njeri-tjetrin.VETEM keshtu shqiperia do te jete me e shendoshe.
Cfare faji kishin ata qe ti je nje monster more plehre, o fshatar gjysmak. Krijesa si ty perbejne ate qe quhet Katunari – nje epidemi qe duhet qeruar me pesticide
Them se Djali duhet te kete lindur KOPIL,ky vrasesi nuke duhet te jete babai i vertete,ndryshe ska se si te vrase Babaj Djalin.Kjo rrace nuke e meritojne te jetojne.
Hajde kafshë hajde. Lehtëso veten, vrite veten.
O mentalitet muti, njerëz të çmendur të fiksuar pas frustrimeve të tyre.
Duhet një revolucion i mendjes së shqiptarëve.
Si ka fytyre e thote “jam penduar” korrraku?! Mire qe vrau pjellen e vet, por c’faj i pati vajza e huaj?? Kot nuk na etiketojne te tjeret si njerez te egjer.
E kap kriza e 5 minuteshit shqiptarin dhe mbrapa thote “sa keq po me vjen”.Ncncncnc! Vetem sikur te mesonin turkoshaket te numeronin deri ne 20, sa ndryshe do te ishte rezultati.
o Andreas, qe kjo eshte kafsheri, dihet, por mos perfito nga keto rastet te behesh ironik, sepse jane raste ekstreme, ne Shqiperi po vriten per te tjera aresye, jo per shkak te shtetesise.. e dime shume mire ku do te dalesh ti, por as na rruhet fare, se ne fund te fundit, nje cop grek aziatik je..
Njihen disa shpikje nga njerzimi per kesi soj monstrash, por TURRA E DRUVE e shpikur nga Vatikani, do tu bente derman!
Nuk e di se cfare te thuash???? Eshte shume e thjeshte more baba: je nje cope “Loqe”
Te gjithe komentuesit kane komentuar me emocione. Arsyeja e vertete qe i ka vrare,(i papranueshem gjesti) nuk ishte se u martua me italiane po se qe te dy keta edepses kishin ngritur dore ndaj tije dhe e dhunonin sistematikisht. Ne shqiperi nuk e kane problem te martohen me te huaj , e kunderta jemi shume tolerante.
Me keqardhje shoh qarte elemente te nje semundje mendore mbarefamiljare gje qe jo vetem nuk po pushon por po shtohet perdite .Eshte e nevojeshme per nje popull qe nuk e konsideron fene si nje mitiv jete te stimulohet nje lloj moraliteti minimal e te izolohen keto raste ekstreme qe marrin jete njerezish e shkaktojne tronditje shoqerore mbarekombetare !