Rusia ka shprehur shqetësim ndaj një sulmi që Izraeli ka bërë mbi Siri, duke thënë se një gjë e tillë është dhunim i papranueshëm i parimeve të OKB-së.
Sipas BBC, ushtria siriane thotë se avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar një qendër kërkimore ushtarake në veriperëndim të Damaskut.
Ushtria siriane ka mohuar raportimet se sulmet ajrore kanë goditur kamionë që transportonin armë në Liban.
Rusia ka refuzuar vazhdimisht që të denoncojë presidentin sirian Bashar al- Assad gjatë konfliktit 22- mujor, që ka marrë më shumë se 60 mijë jetë.
Ushtria siriane thotë se avionët izraelitë kanë goditur qendrën e kërkimeve shkencore në Jamraya, duke vrarë dy persona dhe plagosur pesë të tjerë.
Sulmi ka ardhur pasi Izraeli ka ngritur shqetësimin se raketat siriane dhe armët kimike të këtij vendi mund të bien në duart e militantëve të Hezbollahut në Liban.
Izraeli dhe SHBA nuk kanë komentuar në lidhje me këtë incident.
Burimet e sigurisë në Liban, diplomatët perëndimorë dhe rebelët sirianë thonë se është sulmuar një karvan me armë, pranë kufirit libanez.
AP citon një zyrtar amerikan, që thotë se në kamionë kishte raketa anti- ajrore ruse SA-17.
Izraeli druhet se Hezbollahu mund të marrë raketa anti-tank dhe anti- ajrore, që do forconin aftësinë e këtij grupimi për t’iu përgjigjur sulmeve ajrore izraelite.
Izraeli beson se Siria ka marrë një bateri me SA-17 nga Rusia pasi një sulm ajror izraelit në vitin 2007 shkatërroi një reaktor bërthamor sirian në lindje të vendit.
Qeveria amerikane tha se reaktori nuk kishte qëllime paqësore.
Para se Rusia, Shba dhe okb te bejne pallavra kot me vendimet qe duhet te marrin per Sirin, mijera njerez te pafajshem kan vdekur nga diktatori assad. Mbeshtesim Izralin per kete veprim qe ti japi sa me shpejt fund atij krimineli te njerezimit, qe vetem per karrigen e vet ka vrar deri tani 80 000 qytetar te lire e te pafajshem
http:// panorama.com.al/video-tronditese-e-vrasjeve-te-civileve-ne-siri
Kjo nuk eshte pune mbeshtetjesh te njeres apo tjetres pale, kjo eshte nje pune kriminelesh, ekzekutoresh dhe nxitesish krimesh per te cilat paguajne popujt.Eshte apo nuk eshte Asad kriminel , kete e di populli i tij atje ne Siri, te tjeret nuk kane pune te fusin hundet ne vende te ndryshme dhe te nxisin terrorin e njeres pale kundra tjetres.E verteta eshte qe as amerikaneve e as rusve nuk ju hap barku per popullin sirian,si per ate pjese qe mbeshtet Asadin ashtu edhe per ate qe lufton kunder tij.Aty ata xhandaret e bote, mbrojne interesat respekitve te njera tjetres dhe kete veprim e paguan populli sirian.Izraeli mbete nje lake qe amerikanet e ndersejne kunder popujve te martirizuar arab.