Serbo- boshnjakët, për të cilët loboi Shkëlzeni, marrin linjën e Jugut

31 Janar 2013, 20:25Politika TEMA

Kompania boshnjake ‘Energoinvest’, për të cilën Sali Berisha prishi marrëdhëniet me bankën gjermane KFW lidhur me ndërtimin e linjës së interkonkjeksionit me Kosovën, mori prej kryeministrit një dhuratë tjetër që ka të bëjë me ndërtimin e linjës së transmetimit 110 kilovolt, nga Vlora në Korçë. Një marrëveshje e firmosur sot në Tiranë mes Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe përfaqësuesve të ‘Energoinvest’ vendos që loti i parë, që përfshin ndërtimin e linjës ajrore të transmetimit prej 245 kilometrash nga Vlora, Orikumi, Himara, Saranda, Gjirokastra, Memaliaj, Përmeti, Erseka deri në Korçë, të ndërtohet nga kjo kompani.

Projekti ka vlerën e 30 milionë eurove dhe është financuar nga qeveria gjermane përmes bankës KFW. Kompania ‘Energoinvest’ është e përfshirë edhe në tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën.

Kompania boshnjake ‘Energoinvest’ u bë mollë sherri mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Gjermane KFW pasi tenderi për linjën e interkonjeksionit me Kosovën u anulua për shkak të mospajtimit nga pala gjermane me perfomancën e kësaj kompanie.

Kjo u bë shkak për dështimin e projektit, financimi i të cilit tashmë është anuluar.

Gazeta Zëri në Kosovë akuzoi djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha se së bashku me Damir Fazlliç kishin negociuar që tenderi t’i jepej kompanisë boshnjake kundër rregullave dhe parametrave të tenderit që kërkonte investuesi gjerman.

Damir Fazlliç është shitësi më i madh i energjisë për Shqipërinë dhe tashmë për Kosovën, dhe ndërtimi i një linje interkonjeksioni me Kosovën dëmton interesat e tij në biznesin e sekserit mes palës shqiptare dhe asaj serb nga ku ai blen energjinë.

Përpjekja e Berishës për të kompensuar kompaninë për të cilën akuzohet se është lobues i biri i tij, Shkëlzen Berisha, tregon interesin themelor që ka dominuar tenderin e kaluar, ku Berisha vuri veton ose për kompaninë boshnjake ose për anulim tenderi.

8 komente në “Serbo- boshnjakët, për të cilët loboi Shkëlzeni, marrin linjën e Jugut”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Titulli duhet te saktesohet, se jane serbet e Bosnjes, qe e kane fituar tenderin qe ju premtoi Shkelzeni.

  2. Ah Ali, Ali, ç`na bëre ! says:

    Kur e kapi peng Delijorgji, Shkerdhenin, bastardin e Aliut, me rastin e Gerdecit u kuptua qarte qe lobet serbe tashme kishin per te patur dore te gjate , zyrtarisht ne Shqiperi.

    Ju kujtohen ato kompanite greke ne vitet 1992-1997 qe ndertonin rruget me fonde te BE-se, kur ishte Meksi Kryeminister?
    Ju kujtohet qe nuk u ben kurre ato rruge dhe u deshen para te tjera?

    Ndaj mos u habisni. Nuk e kane per here te pare vecse kete here ne loje jane haptazi serbet. Dhe as qe duan te fshihen fare.

    Ta rrezojme bastardin e serbeve ! Ama kujdes me voten, kujdes mos ja jepni FRD-se qe po gjasme eshte veshur me petk opozite.

    Kujtoni qe Oketa ka qene Ministeri PD-se mbas Gerdecit dhe asnje fjale nuk ka thene per te.
    Kujtoni qe Bamiri ishte President i vendit dhe nuk e zbardhi dot 21 Janarin si krim shteteror, bile Aleks Niken nuk e zbardhi fare se kush ishte vrasesi dhe ceshtja ka shkuar ne gjykate pa hetimin gjyqsor te tij.

    Kujdes nga petku !

  3. alban4eva says:

    deri tani, s’po shofim ndonje lajm te ri, keto jane gjera qe dihen, gjysmen e Shqiperise e ka Salehu, dhe gjysmen e ka Fazllici.. a ka ndonje lajm tjeter me bombastik?

  4. mirel says:

    Shqiperia, prone e fazlliceve.
    Hajde Vlora, hapjuni rrugen dhe serbeve, se me greket aha,, keni leshuar shume territor nga Himara, dhe detin jua moren, tani prisni serbet ne shtepi me elektricitetin dhe faturat.

  5. CIU-CIU-CRRRRRRR says:

    ME SA E KUPTOVA PROJEKTI ESHTE 49 MILION E JO 30 DHE KJO INVESTOHET NGA BANKA GJERMANE E NE GAZETEN BOTA SOT AMBASADORJA GJERMANE THOTE SE DO BEHET EDHE ME KOSOVEN

    1. fl says:

      Ky eshte problemi jot qe kupton ate qe do Saliu. Eshte s’mundje e njohur ne popull per kete tipa udheheqesisht, adhurimi tribal.

  6. xhino says:

    po ku ke tru ti -cerrrrrrrrrrrrr – qe te kuptosh projektet TRU RABECKE -THONE KORCARET

  7. kolonjari says:

    Shqipetare po shkruajm e po themi se te gjithe politikanet te majte te djathte jane tradhetare e po shesin vendin. I bie qe vetem varfanjaket po e ruajn kete vend. Sikur se kemi mire ne kete forme Shkruhet ne Tema se u hoq linja e kosoves e do behet linja e jugut te dyja nga e njejta bange gjermane investohen dhe interpetohet, si nderyrie e saliut ne favor te serbeve, a jane kaq te pa fuqishme bangat gjermane sa te bejne sic thote sala.E pa besushme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje