PSE, Swoboda: Shqipëria ka nevojë për ndryshim të qeverisjes

31 Janar 2013, 18:54Politika TEMA

Drejtuesit e Grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla morën pjesë në mbledhjen e Grupit Socialist dhe Demokrat ne Parlamentin Europian.

Në këtë takim ishin të ftuar edhe drejtuesit të grupeve parlamentare të partive të majta nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Presidenti i Grupit, Hannes Swoboda, në hapje të këtij takimi rajonal garantoi mbështetjen e vazhdueshme të socialistëve dhe demokratëve për zgjerimin e Bashkimit Europian edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Në dallim nga e djathta evropiane, ne socialistët mendojmë se Bashkimi Europian duhet të vazhdojë zgjerimin edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Duke iu referuar Shqipërisë, presidenti i Grupit, Swoboda, u shpreh se Shqipëria ka nevojë për ndryshim të qeverisjes dhe se zgjedhjet e këtij viti kanë një rëndësi të madhe për ecurinë e procesit të integrimit.

Ndërsa eurodeputetja Tanja Fajon shprehu shqetësimin se disa vende anëtare të BE po kërkojnë rivendosjen e vizave për qytetarët e disa vendeve të Ballkanit. Në përgjigje të këtij shqetësimi, kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë respektuar në tërësi kushtet e lëvizjes së lirë dhe numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është i pakonsiderueshëm në krahasim me vendet e tjera. Ruçi kërkoi gjithashtu që eurodeputetët e majtë të vazhdojnë të mbështesin liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.

Në përgjigje të shqetësimeve për rritjen e retorikës nacionaliste në Shqipëri, Gramoz Ruçi tha se në Shqipëri kryeministri Berisha po mundohet të kapet me dëshpërim pas fantazmës së nacionalizmit primitiv ballkanik, siç kapet pas fijes së barit ai që po mbytet.

“Pasi e zhyti Shqipërinë në një rrënim demokratik, ekonomik dhe social, kreu i kësaj qeverie, më e korruptuara në Europë, po rrezikon ta tjetërsoj rolin tradicional konstruktiv të Shqipërisë në rajon,” tha Ruçi.

Gjithashtu gjatë takimit zoti Ruçi i njohu eurodeputetët edhe me problematikat që lidhen me përgatitjen e procesit zgjedhor të 23 qershorit dhe përshëndeti angazhimin e Parlamentit Europian për monitorimin e këtyre zgjedhjeve.

6 komente në “PSE, Swoboda: Shqipëria ka nevojë për ndryshim të qeverisjes”

  1. fshatari says:

    Akoma do pushtet ky kryetari i koperatives se Progonatit te kohes se partise?

    1. AMERIKANI says:

      Hej fshatar mos u merzit do ta leme saliun der sa ti bien gjith dhembet e qelbur qe te kenaqen gjith katundaret kur ta shikojne pa dhembe si qen zarbo duke lehur qeni i fundit infermieri shurres te hysni kapos Enver Hoxhes,Llumi njerezimit ,

  2. Jani says:

    Ah mor Swoboda te degjofte perendia.
    Vetem na hiq kete salen, se na i ka prure ne maje te hundes.
    C’eshte e verteta, athere ne 1992, kur ne kish me shume nevoje te mbijetonim, ai na perkrahu. Jo na shpetoje lekuren, se me gjithe ato zullume qe kishim bere per 45-vjet meradhe, aha skish gjygj te na gjykonte. I falemi zotit per ate qe na beri. Por ama, tani edhe ne duam njecicke pushtet, si i thone fjales, kupton apo jo.

  3. Eshte shume e domosdoshme rrotacioni politik, pore z. Swoboda ky eshte nje rrotacion i vonuar. E them qe eshte nje rrotacion I vonuar pasi ne shqiptaret si popull opozitar luftuam me mish e shpirte per te ruajtur vlerat e demokracise , vlera keto qe u neperkemben ne menyre te pa skrupullt nga nje kryeminister I pa pergjegjeshem. Mbyllja 8 vjet qeverisje te nje njeriu te pa pargjegjeshem dhe te nje force politike tersishte e nenshtruar nga nje kryeminister si Berish eshte shume e rende per shqiptaret,
    Ne z. Swoboda luftuam mjafte me te gjith mjetet demokratike deri atej as greva e urise qutiti ter Evropen. Pore c`te bejme qe edhe juve atje keni disa Berisha te cilet ne cilesin e delegacionit te PE erdhen dhe e din ti z. Swoboda se c`fare deklaruan.? Ata deklaruan se process demokratike eshte edhe kur vidhen votat pore edhe per te mbrojtur votat. Ket deklarate e beri Deputeti I PE z. Dauel.
    Ky ishte nje frymezim me madhe, antidemokratik qe kam degjuar ndonjeher dhe aqe me teper nga nje deputet I PE Popullore qe pasak mission te na jape udhjezime dhe ne qenkemi shume te “lumtur” qe kemi kete Parlamet te PE te cilet stimujojn vjedhjen e votes madje dhe e mbrojn kete vjedhje.
    Si rezultat I luftes son te pa epur z. Swoboda juve organizuar edhe Krokodilin ku dhe juve bet dy Rozolluta per verifikimin e zgjedhjeve te viti 2009. Pore Cndodhi z. Swoboda ndodhi ajo qe nuk u priste, Berisha I perdori per leter higjenike te dy rozolutat e BE-se.
    Pore nuk jan vetem keto z. Swoboda per ruajtur demokracin nga kjo force politik qe eshte ne pushte teper e papergjegjeshme ku drejtuesit kryesore te shtetit vidhnjin me Bllok ne dore Populli u organizua ne Demonstrate. Dhe juve z. Swoboda e dini mire se c`far ndodhi, ndodhi ajo qe nuk u priste Berish vrau demonstruesit dhe nuk I beri syri Terr ase verre. Atehere themi qe rrotecioni po vjen natyrshem ndersa ngjarjet ne shqiperi per keto 8-te vjet nuk jan natyrshem pore jashte c`do limiti te demokracise dhe ne keto kushte edhe ne themi po behet nje rrotacion teper I vonuar dhe me pasoja te renda per shqiptaret.
    Edhe kjo sic situate zgjedhore ku pritet rrotacioni I vonuar duket se po merren masa antidemokratike ku po shkelet cdo norme kushtetuese per te s

  4. Horri i Bulevardit says:

    Arabet te kishin degjuar amerikanet apo europianet akoma do i kishin ne pushtet ben alite dhe kadafet.
    Prandaj shqiptaret sduhet te degjojne keta europiane qe na cane mendern, te djathtet thone kete dhe te majtet tjeter gje.
    Ne hale shkofshin te gjithe, rendesi ka qe te zhduket hajduti me gjithe familje.

  5. liria e fjales says:

    Tre konkluzione.
    1 -Nuk behet demokraci me komunista qe kane ndruar xhaketen.

    2- Qe nga saliu dhe ruci,te filloje pastrimi i Parlamentit nga komunistet dhe spiunet .

    3-Boll me mendjet e ndryshkura dhe percarese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje