Tropoja i refuzon titullin “Qytetar nderi” Qosjes

1 Shkurt 2013, 10:39Politika TEMA

Akademikut Rexhep Qosja i është “refuzuar” titulli “Qytetar Nderi” në Tropojë, edhe pse për këtë vlerësim ishin marrë më herët dy vendime zyrtare. Pasi këshilli i komunës, me shumicë votash kishte arritur t’i akordonte akademikut të njohur titullin, ka qenë kryetari Ram Kortoçi, ai që e ka bllokuar atë, raporton GSH.

Në letrën që mban firmën e vulën e tij, Ram Kortoçi e kthen për shqyrtim vendimin e mësipërm. Një ndër arsyet e refuzimit që ai përdor është fakti se sipas tij “Për marrjen e një titulli të tillë duhet që personi i propozuar të ketë dhënë një kontribut ku të ketë përfituar komuniteti i kësaj komune dhe për këtë arsye personi në fjalë nuk e plotëson këtë kriter”. Ai lë të kuptohet se Qosja nuk ka kontribut për këtë komunë, paçka se motivacioni i thënë më herët tregon kontribute të jashtëzakonshme të akademikut.

Më tej Kërtoçi shton se Qosja duhet ta kishte falenderuar Tropojën për mikpritjen që iu është bërë kosovarëve në luftën e Kosovës.

“Një njeri që mban titullin akademik dhe një njeri që ndjek situatën duke ditur gjendjen e kombit të tij në çdo pjesë të territorit, akademik Rexhep Qosja e ka ditur se në vitin 1999, në kohën e largimit të kosovarëve me dhunë nga trojet e veta, Tropoja, ky vend që nuk kishte vend për familjet e veta, u hapi derën vëllezërve kosovarë. Por Qosja nuk e zuri kurrë më gojë këtë akt, siç bënë pjesa më e madhe e intelektualëve kombdashës kosovarë”, shkruan Kortoçi.

Me propozim të një grupi këshilltarësh, Komuna Tropojë, me vendimin nr.70, datë 7.11.2012 kishte vendosur t’i akordojë akademikut Rexhep Qosja titullin: “Qytetar Nderi”, si studiues i përkushtuar, shkrimtar me veprimtari të pasur kulturore e atdhetare dhe veprimtar i njohur i çështjes kombëtare. Nga 9 këshilltarë të pranishëm, vendimi u mor me pesë vota pro e katër kundër dhe motivacioni ishte: “Figurë komplekse dhe intelektuale e kombit shqiptar, arkitekt i bashkimit kombëtar, shkrimtar i njohur dhe njëri prej përfaqësuesve më në zë të mendimit filozofik shqiptar”.

28 komente në “Tropoja i refuzon titullin “Qytetar nderi” Qosjes”

  1. Bossi says:

    Hajde Kertoçe hajde!!! Mos e ke gje Ram Kertollja siç i thone shkodranet patates ti zoteri.
    U bere ti te gjykosh nje akademik qe eshte me i pergatituri ne trojet shqiptare.
    Ik ore malok pabuks.

  2. Sali Balozi says:

    heu sali sali ! nje Shqypni te gjithe e ke ba pershesh

  3. Albert says:

    ….ne Tropoje as nuk ka patur,as nuk ka qytetare,te asnje lloj kuptimi.Keshtu qe,si mund te kete qytetar virtual “nderi” ne nje vend ku ka vetem cuba?!….

  4. Dani says:

    Vendim shum i qelluar, ky tipi nese meriton ndonje titull, le te kerkone ne Serbi dhe prej sherbyeseve te Serbise.

  5. Dyrrahu says:

    KENI TË DREJTË ZOTI KORTOCI

    Unë i jap të drejtë zotit Kortoçi që thotë se Qosja nuk ka dhënë kontribut për Tropojen. Ky njeri nuk ka kapacitetin që të vlerësojë kontributet e Qosjes sepse është i trashë nga koka dhe nuk ka lexuar asnjë vepër të kryeletrarit shqiptar.
    Sikur të kishte lexuar vetëm një vepër të tijën ai do të shihte se akademiku ynë nuk është argat i Bashkive apo Komunave, por ai është akademik i kombit.
    Meqnëse ky njeri vepron me direktiva, me paragjykime dhe me politikë ditore natyrisht se nuk e lejon ndarjen e çmimit. Po të lejonte dhënjen e çmimit Qytetar Nderi do i hakmerrej kokëtuli tjetër në Tiranë. Të njetën gjë, sikur ky tropojani analfabet, e kanë bërë edhe “akademia” shqiptare, nuk e ftuan në ceremoninë e organizimit për manifestimin e 100 vjetorit të Pavarësisë shqiptare. Këta të fundit jo pse nuk i kanë lexuar veprat e Qosjes, por pse kanë qenë të urdhëruar, sikur që e kanë pasur mendjen te zhvatja e ca lekëve të shpërblimit për zellëshmëri nga kryeministrit.
    Tokë moj tokë, po pse nuk hapesh e t’i përbish të gjithë ata “shqiptarë” të cilët janë jashtëqitja e kombit dhe kështu të mbetet bota shqiptare e pastër??!!!

  6. MEMEDHETARI says:

    Titulli i shkrimit eshte i papershtatshem…
    Do te duhej shkruar:
    “Nje Kokoroc i refuzon titullin “Qytetar Nderi” Qosjes”…
    Aqe me teper qe votat kane qene 5 PRO dhe 4 KUNDRA…
    Gjithe Tropoja nuk eshte Kokoroce…

  7. riko says:

    Po, është ky QOSIQI qe shqiptaret i quan “kafshë të një ferme” në njërin nga librat e tij dhe ai nuk e precizon nëse është fjala për malok, shpellar, jugak apo diqka të ngjashme.
    Ky e përkrahi djegjen e Shqipërisë në vitin 1997 dhe e quajti “revolucion demokratik i vonuar”…

  8. albana says:

    Ndihem shume keq nga ky lajm. Kjo nuk duhej lejuar te ndodhte nga zoti Berisha. Veprimi i pamatur demton me shume se kedo personalisht ate. Ai ka te meta si kushdo tjeter, aq me shume shtohen te metat kur je ne politike, por nuk eshte kaq anakronik sic duan ta paraqesin keshilltaret e partise se tij te vendlindje.
    Kudo qe te ndodhte heqja e titullit nje personaliteti si z.Qosja do ishte shume e papranueshme, por kur ndodh ne vendlindjen e z.Berisha, kjo te mpine mendjen. Ne qofte se z.Berisha nuk ka pas mundesi ta mesonte me pare, duhet te perdori personalitetin e vet per ta anuluar kete veprim te pamenduar dhe shume te rende per vete ate.

  9. Albi says:

    Jemi bere si ne kohen e Enverit. Kryeministri vendos kush eshte akademik e kush jo, kush eshte hero e kush jo, kush eshte i dyti pas Skenderbeut e kush jo, vlereson historine e kombit, ben vleresimin e veprave letrare, nxjerr edhe armiqte e klases pushtetare, etj.

    Tropoja nuk e meriton ta kete qytetar nderi ate njeri. Per sa kohe qe votojne kriminelin qe kane nxjerre nga barku.

    Po Bush-i c’ka bere per Fushe-Krujen qe u shpall qytetar nderi??

  10. Cen Cibuku says:

    Po ca e do Rexhep Qosja titullin “qytetar nderi” nga Komuna Tropoje more aman.

    Po pse ka pas ndonjeher qytetari ne Komunen Tropoje ?

    Hajde Ram Kar-Toci hajde. Taman Toc qenke. E ke ndigju ate fjalen “Or ti toc”

  11. Bato Mokra says:

    Ja, dhe nje perversitet tjeter dhe mjaft i rende e me pasoja ne percarjen kombetare te dores se zgjatur te Sali Berishes, i hakmarrjes se tij primitive.
    Jo vetem mosmiratimi i titullit, te cilin Akademikut dhe Patriotit te shquar Prof. Rexhep Qoses, tashme ia ka dhene gjithe Shqiperia kete titull edhe ne nje ngjarje te shenuar sic ishte 100-vjetori i Shpalljes se Pavarisise, ne Vlore, por edhe nga pergojimi, nga futja ne vorbullen thashethemnajen shqiptare (+mediatike, teme e re per ta tani) te figures madhore te tij, do te nxjerre perfitime te tjera Sali Berisha.
    Rrofshin 9 keshilltaret e tjere qe kane formuluar ekzaktesisht motivacionin:“Figurë komplekse dhe intelektuale e kombit shqiptar, arkitekt i bashkimit kombëtar, shkrimtar i njohur dhe njëri prej përfaqësuesve më në zë të mendimit filozofik shqiptar”.
    Dhe ne kete cast, me bie ndermend se si “krahu i armatosur” (menderisht dhe me pushke ne dore) i Sali Berishes s’la bashki dhe komune pa shpalle Qytetar Nderi Azem Hajdarin.
    P.S
    Eh, prof. Rexhepi te kishe bere ndonje kanal (“veper” per komunitetin) diku ne B. Curri dhe t’i merrje nje vertetim ketij fare kryetari.
    Pastaj me sa e njoh organizimin dhe funksionimin e organeve te pushtetit lokal ai kryetar s’ka fare pune me veprimtarine e keshillit te Bashkise, i cili eshte organ ne vete, me komptetencat e veta. E vetmja gje qe mund te beje ky fare kryetari (tropojanet jane te vetmit per modifikime emrash, si gjithe shqiptaret ne keso rastesh) eshte qe te mos marre pjese ne ceremonine e dhenies se titullit. Prefektura e Kukesit (pak gjasa ka) duhet ta korrigjoje URGJENTISHT kete marrezi percarese e denigruese te Akademikut Qose, te cilit i uroj jete te gjate e pende te forte (natyrisht dhe reagim me dinjitet, sic di Ai per kete budallallek te pashoq).
    Se fundi, c’kujton ai kryetari se Prof. R. Qosja eshte Zhani Ciko qe ia japin titullin dhe populli ia heq per arsyet shume te njohura tani (perjashtuar gatishmerine e tij te rralle per te rrezuar Pallatin e Madh te Kultures, fill 5′ pasi e anuncoi marrezine Sali Berisha).

  12. CIU-CIU-CRRRRRRR says:

    KETE QOSIQ E URREN 90% E KOSOVES KY ESHTE BASHKEPUNTOR I NGUSHTE I PSIKOPATIT RAMA

  13. patrioti says:

    Ne radhe te pare une si tropojan, dhe si shqiptare, personalisht kerkoj ndjese per kete vendim te shemtuar,kundrejt akademikut ne fjale qe meriton respektin e te gjithe shqiptarve.Por nga ana tjeter nuk mund te gjykoj nje rreth apo krahine te tere, vetem per fajin e dy apo tre legenave qe na kane marre ç’do lloj te drejte per t’u perfaqesuar dhe shprehur. Sa per burrnin dhe qytetarine e popullit malsore tropojan ka folur dhe do flase vete koha dhe historia,nuk ngelet ne gjykimin e disa individeve qe mendojne me bark dhe jo me koke.

  14. Horri i Bulevardit says:

    Jam i sigurt se edhe Bathorja do tja mohonte titullin akademikut Qosja, se ne fakt zoti qosja ka shkruajtur per ata qe dine shkrim e kendim, ska shkruajtur per ata qe jane analfabete.
    Keshtu qe edhe Tropoja e tregoi se sa vlen.

  15. dritani says:

    I vetmi njeri qe ka bere per Tropojen eshte Enver Hoxha.

    Tani do te lexojme komentet e “antikomunisteve” tropojane per prapambetjen e madhe ne te cilen e zhyti diktatura Tropojen.

  16. I.Troplini says:

    Nuk ka qytet shqiptar “me te marre peng nga kodoshet” se Tropoja. Kudo ku te shkel kemba ne Shqiperi, Tropoja dhe tropojanet jane sinonim i harbuterise, pabesise dhe zaptimit te pronave publike dhe private.Te lene menjane nga komunizmi dhe te keqperdorur nga “demokracia e Sali Berishes” tropojanet vazhdojne te lengojne nen diktatin e Ram Kartoceve dhe palacove te tjere. Nuk ma merr mendja se ndokush nga radhet e shqiptareve do te ishte “i indinjuar” nese nuk merrte nje titull nderi nga njerez te tille, perkundrazi.

  17. martin says:

    Akademik Rexhep Qosja nuk ka nevoje per njohjen si qytetar nderi i tropojes Ai eshte i njohur qytetar nderi i mbare kombit shqiptar ai eshte rilindas i gjalle. Faleminderit z Rexhep Qose jam i sigurte qe ndjehesh akoma me i vleresuar kur kjo vjen nga sali serb tropoja.

  18. Gjergj Simaku says:

    A eshte akoma anetar i kryesise se Lidhjes Komuniste te Jugosllavise ky qosja?

  19. agimi says:

    Ka qene bashkepuntor i UDB jugosllave,ai smeriton te vij ne shqiperi e jo te bahet qytetar nderi.

  20. shqiptar says:

    epo nuk eshte ndonje gjeme e madhe.Ne nga Korca themi”u be 5 lek tufka” per nje gje qe i ka rene vlera.

  21. shqiptar says:

    epo nuk eshte ndonje gjeme e madhe.Ne nga Korca themi”u be 5 lek tufka” per nje gje qe i ka rene vlera.ekam fjalen per titujt qe jepen

  22. vaso says:

    akoma gjall qenka ky korraku shqip foles ik ore pjerdhu ne turqi

  23. dimer says:

    -Qosja nuk ka nevoje per vleresimin e trap-ojaneve, por te tropojaneve.

  24. ermiri says:

    Kulmi i ligesise dhe idiotesise me kete rrefuzim.

  25. Dardan says:

    Shume rralle kam lexuar artikuj kaq te shkelqyer sa ky me siper.
    Shume mire qe ky Gerrdoqi nuk paska lejuar qe Dijetari i Madh Qosje ti jepet titull “Qytetar nderi”. Arsyeja eshte se kete medalje ari (“Qytetar nderi”per Qosjen)do ta keqperdoronte ky Gerrdoqi bashke me gjithe ca llumra te tjere atje ne Tropojen e larget.
    Po e spjegoj me thjeshte marrjen e nje medalje (duke e konsideruar se fitimi me i madh per qytetar nderi eshte i atij komunitetit se sa fitimi i Akademikut tone). I dhane nje fshati majmunesh nje arke me syze sepse ata te gjore nuk i shihnin mire frutat qe kepusnin (ca te bera dhe ca aguridhe). Doli kryetari i majmuneve dhe u spjegoi se si perdoreshin keto vegla te derguara nga zoti i pylit. Te gjithe majmuneria rrinin, degjonin dhe shihnin me sy te cakerritur se si krytari i tyre duke u treguar vendin e syzeve i vuri ato ne rreze te bishtit gjitur me parapanicen.

  26. lira says:

    dimer, pak e sakte koment.Qosen e vleresojne njerzit. Kafshet trap-ojane vleresojne saliserbin e shpellave te tropojes.

  27. Heron says:

    Laje , thaje, hidhi parfum , lyeje me xhel, vishe me Armani , jepi post te rendesishem nckncknck prape gomari do ti nxjerre veshet qe te duket qe eshte gomar!

  28. alban4eva says:

    me mire, do ishte turp per Qosen te merrte titull nderi nga trap-ojanet e Salehut.. Qosja s’ka nevoje per tituj nderi nga Salinjte..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje