Mbi 50 përqind e pasagjerëve në aeroportin e Rinasit fluturojnë me Belle Air
Numri i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) pësoi një rënie me 8.4 përqind në vitin 2012. Kjo është rënia e parë vjetore në trafikun e pasagjerëve të regjistruar në aeroport si pasojë e krizës në fushën e fluturimeve apo të bizneseve në eurozonë, thonë zyrtarët e aeroportit. Vitin e kaluar, 1.665.331 pasagjerë fluturuan nga TIA në krahasim me 1.817.073 pasagjerë në vitin 2011.
Ndërkohë, lëvizjet e trafikut ajror (ATM-të) ranë me 10,7 përqind në krahasim me vitin 2011, ndërkohë që dërgesa e mallrave, një tregues i cili monitoron shëndetin e ekonomisë, ra me 14.9 përqind.
“Duhet theksuar se viti 2011 ishte një vit i veçantë, kryesisht për shkak të rritjes në shifrat e pasagjerëve pas liberalizimit të vizave. Ne kemi qenë të vetëdijshëm se një rritje e tillë nuk do të mund të përsëritej në vitin 2012,” tha Andrea Gebbeken, Drejtoresha Ekzekutive e TIA-s.
“Krahasuar me vitin 2010 – viti që parapriu vitin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave – ne kemi parë një rritje prej 8 përqind,” shtoi ajo.
Në vitin 2012, linjat ajrore që kanë transportuar më shumë pasagjerë nga dhe për në Tiranë kanë qenë Belle Air (50.1%), Alitalia (9.6%), Air One (9.6%), Austrian Airlines (8.1%) dhe Turkish Airlines (5.5%). Aktualisht, dymbëdhjetë linja ajrore fluturojnë për dhe nga TIA, që lidh kryeqytetin shqiptar direkt me 32 destinacione. Pikat më të frekuentuara si destinacion përfundimtar ose transferimi mbeten Roma, Milano, Vjena, Londra dhe Piza.
“Pavarësisht numrit të pasagjerëve në ndryshim, ne mbetemi pozitivë për arritjet e deritanishme të aeroportit, dhe për arritjet që pritet të vijnë. Ne mbetemi të angazhuar në sigurimin e standardeve më të larta për pasagjerët tanë dhe të një mjedisi të shëndetshëm për të gjithë ata që fluturojnë përmes aeroportit tonë apo për ata që jetojnë këtu pranë”, tha zonja Gebbeken.
50% DHE THONI QE NUK KA MONOPOL 50%%% 900.000 ME BELLEAIR ME ATO CMIMET E KRIPURA…., PA ASNJE LLOJ SHERBIMI…
Ne nje reklame qe Aeroporti i Rinasit prezantohej ne nje panair nderkombetar thuhej:
“Jemi Aeroporti me i mire ne Shqiperi”
Ne faqen prapa te reklames thuhej:
“Jemi i vetmi Aeroport ne Shqiperi”
Aeroporti i Rinasit eshte Aeroporti me i shtrenjte ne rajon.
– Sherbimet e tij per uljen, ngritjen per avionet jane me te shtrenjta se edhe ne Aeroporti Charles De Gaulle ne Paris.
– Karburanti qe u shitet avioneve eshte me i shtrenjte se ne te gjithe vendet e rajonit.
– Taksat e Aeroportit jane me te shtrenjta se shume vende te tjera.
– Eshte i vetmi Aeroport qe ka takse ekstra 10 Euro per person qe fluturon ne avione charter (Shqiptare qe shkojne jashte per pushime, ose turiste te huaj qe vijne ne Shqiperi).
Per rrjedhoje edhe cmimet e fluturimeve per shtetasit shqiptare qe duan te udhetojne jashte vendit, apo per emigrantet shqiptare dhe shtetasit e huaj qe duan te udhetojne si turiste ne Shqiperi, jane me te larta se ne cdo vend tjeter.
* Eshte kjo aresyeja qe edhe Kompani te medha serioze te ashtuquajtura lowcost, si Ryan Air, Easy Jet, Wizz Air, Air Berlin, Fly Dubai, Air Arabia qe fluturojne ne cdo aeroport te Europes dhe madje edhe ne aeroportet fqinje si Podgorice, Tivat, Dubrovnik, Shkup, Selanik, Korfuz etj, nuk fluturojne ne Tirane.
* Eshte kjo aresyeja qe gjate gjithe 22 viteve te demokracise, ne Shqiperi nuk ka fluturuar deri tani ASNJE Kompani Charter qe sjell ne Shqiperi turiste te huaj, nderkohe kur edhe ne Aeroprotin e Ohrit fluturojne gjate tere sezonit Prill – Tetor mbi 100 fluturime charter, apo ne Aeroportin e Tivatit mbi 200 fluturime charter.
* Nga ana tjeter, Belleair, kompania e vetme shqiptare e fluturimit, mban poziten monopol ne tregun e fluturimeve, e rendon akoma me shume situaten e cmimeve te fluturimit nga aeroporti i Tiranes.
Ne keto kushte, a nuk ju ngjan si fyerje slogani publicitar i Aerportit te Tiranes ndaj udhetareve?
O enver mehmeti, ti je plehre qe shkruan fjale te tilla ne keto forume ti je piusht e duhesh vare prej kembesh, ti qe vodhe 7 anije ne flotenn e peshkatarve e I le 200 familje pa buke, e mban mend kur ke qene drejtues, ti I shite per skrap, ti je ndyresire, tregopjua shqipetarve per trafikun e irlandes e thuaju si I mbylle me dtejtesine.mos shkruaj me ne forume se ti kerkn te perfitosh se je I ndyre, te fala miqte e tu qe te njohin mire.
Mese e vertete, TIA ka monopolin e fluturimeve duke aplikuar cmimet me te larta ne rajon ne emer te investimeve per nje aeroport kisoke, sigurisht si nata me diten Nga ai qe kishim. Shikoni aeroportin e Shkupit, I ndertuar Nga kompani turke, ndryshon si nata me diten Nga TIA.
Monopoli I TIA-s mban mbyllur dhe te bllokuar aerportin e ri te Kukesit, dhe pengon avancimin e investimeve ne Korce, Gjirokaster dhe Sarande, ku ndertimi I aeroporteve do I jepte hov te ri ekonomive lokale.
Kontrata me TIA Duhet rinegociuar, Sali Berisha duhej ta kishte bere ne 2005n kur ashtu sic beri me General Eletric.
Po si ka mundesi, ne kemi Levizje Sociale per integrimin ne Evrope?!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/derri-mac-i-lsi.html
Prisni kur te marri veten Greqia do dilni edhe ju nga kriza
Jam nje qytetar Shqiptar,qe banoj jashte Shqiperise.Sivjet,vajta per vizite ne Shqiperi.Nderkohe bera dhe turizem jashte Shqiperise,vajta ne Turqi,ne Greqi dhe ne Maqedoni.Pra,une jam rregjistruar,sikur kam qene jo nje person i vetem,por jemi 4 turiste.Ne keto levizje,kam qene vet i trete dhe kemi “ndikuar” ne ritjen artificiale te turisteve nga 3 ne 12 veta.Pra,loja me numurin e turisteve,eshte nje loje kungulleshkash dhe jo i vertete si total.Aty,pervec kesaj natyre si e imja,i shtohen si turiste edhe gjithe ato levizje nepunesish,qeveritaresh,deputetesh,biznesmenesh qe hyjne e dalin me disa here ne vit.
Pra edhe megjithe keto “manovrime”,perseri ka nje renie prej 8,4 perqindesh te numurit te tyre.Kjo tregon “suksesin” e modelit te suksesshem ekononomik te kryeqenit Sali Cmenduria.
Easyjet, Germanwings, Air Berlin, Pegasus ne Prishtine, WizzAir ne Shkup, RyanAir, Esyjet ne Selanik, Bari !!!!!!!
Ketu shume shtrenjt ky BelleAIR!
Belle Air, kompani ne dobi te familjes se menderes, qe ben reklame vehtes se si kane lene asnje kompani per konkurence te pakten per aparence.
shume universitete bejne reklame dhe me pyet njehere cuni, o babi po pse bejne reklame keto shkolla?
Sdija se si ti pergjigjesha.
Kjo eshte shteti i Saliut qe i ben reklame vehtes se vet dhe po vet e shef ate reklame dhe gezohet duke pare se cfare ka arritur.
Rinas eshte nga aeroportet me te shtrenjta ne bote. Ceki – indi eshte 500 euro. Shqiperi – Zagreb eshte po 500…shtet loqe, me sal me nano ilir e rama. shtet analfabetesh
Z. Mero, duke te falenderuar per mundesine per tu shprehur, por me vjen shume keq qe probleme madhore si koncensioni i bulqizes, u zhduk nga faqja juaj. Apo zamka ju telefonoi apo pag…..?